FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e sotme tha se, rezultatet e PISA-s janë dëshmia më flagrante e shkatërrimit dhe shpërbërjes së sistemit arsimor dhe se kjo rënie ka 2 shkaqe themelore: Korrupsionin dhe kalimin nga arsimi për Shqipërinë në arsimin e partisë.
Berisha tha se, Edi Rama është i aftë të propozojë çdo masë në Kuvend, por mosbindja civile do të vazhdojë. Berisha tha se, është një parlament pa zë, një parlament automatësh, që ngrenë dhe ulin kartonat.
Kryetari i PD, Sali Berisha tha në konferencën për shtyp se, beteja pa kthim është beteja pa kthim dhe gjithnjë e më shumë po zien Shqipëria kundër këtij regjimi.
FJALA E PLOTË
PISA është programi ndërkombëtar i Organizatës së Kombeve të zhvilluara për vlerësimin e nxënësve 15-vjeçarë.
Fillimin në këtë program, Shqipëria e ka në vitin 2009, por unë jam sot këtu për të shprehur denoncimin, natyrisht dhe keqardhjen më të thellë për rënien dramatike të treguesve mbi të cilët bazohet ky studim periodik, leximin, matematikën dhe shkencën, tre fushat kryesore, të nxënësve në Shqipëri.
Shqipëria sigurisht nuk ka qenë në nivelet që duhej të ishte në pikët në këtë program. Por Shqipëria realizoi një rritje vertikale gjatë viteve 2006-2013. Kjo ishte ana më pozitive e saj.
PISA e vitit 2022, e cila ka 8 vite të Rilindjes famëzezë të Shqipërisë dhe 1 vit nga qeverisja e mëparshme, pra kjo është PISA më e plotë e një qeverisje. 8 me 1.
Dhe kjo provohet dramatike, fatale në shumë aspekte për arsimin shqiptar.
Kjo rënie, për të cilën zonja Sula do ju flasë gjerësisht, ka 2 shkaqe themelore.
Të parin, korrupsionin, korrupsionin, korrupsionin.
Të dytin, kalimin nga arsimi për Shqipërinë në arsimin e partisë. Nga mësuesit për Shqipërinë, në mësuesin e partisë.
Këto dy faktorë kanë bërë që ne të zbresim në të gjithë treguesit nën nivelin e vitit 2009.
Të zhbëhet një arritje thelbësore, e cila në vitin 2018, në pikë, të kalohet mbi 400 pikë nga 470-480 në fusha.
Ishte një ngjitje premtuese dhe kjo ngjitje përmbyset në mënyrë katastrofave, zbret nën nivelin e vitit 2009 dhe kjo është dëshmia më flagrante e shkatërrimit, e shpërbërjes së sistemit arsimor, që nga ajo që është një rivdekje e vërtetë e zhvillimit të Shqipërisë.
DEKLARATA E LILI SULA, DREJTUESE E DEPARTAMENTIT TË ARSIMIT NË PD
Doja të ndaja të ndaja 2-3 të dhëna teknike me ju se çfarë është Pisa.
Pisa është programi i vlerësimit të arritjeve të kompetencave të nxënësve, zhvillohet çdo 3 vite.
Lëndët që kontrollohen apo vlerësohen për 15 vjeçar, janë të lexuarit, matematika dhe shkenca.
Për këtë vit ka qenë matematika në qendër të vlerësimeve për nxënësit 15-vjeçar.
Në tabelën që keni në ekran ju shikoni arritjen e nxënësve tanë për 2022.
Të dhënat flasin vetë, kemi të bëjmë me rënie drastike të arritjeve të nxënësve tanë për vitin 2022, në krahasim me 2018, por edhe në krahasim me një mesatare të përgjithshme që kanë vendet të ndryshme të ankuara në këtë vlerësim.
Në vlerësimin e Pisas, kanë marrë pjesë 80 vende dhe ne renditemi nga vendi i 69 deri tek vendi i 74, jemi të 11 nga fundi.
Këto janë të dhënat drastike që meritojnë një vëmendje të veçantë.
Do të ndalesha tek shprehitë e të lexuarit të cilat janë në nivelin 358 pikë, me një rënie prej 47 pikësh, gjë që na paralajmëron për një analfebatizëm masiv, të frikshëm funksional.
Para disa vitesh dhe në mënyrë periodike, mediat e kanë pasur si çështje kryesore analfabetizmin funksional në Shqipëri, por ju them si eksperte e arsimit dhe si qytetare e prind, që ne do të kemi rritje të frikshme që nuk kuptojnë se çfarë lexojnë, ose lexojnë një fjali dhe nuk e dinë kuptimin e saj.
Nga ana tjetër edhe në matematikë të dhënat janë me një rënie prej 69 pikësh, që përsëri dëshmojnë jo vetëm probleme të nxënësve tanë, por edhe rrënim të sistemit tonë arsimor. Një rrugë e errët që tashmë ka zënë prej 10 vitesh sistemi ynë arsimor, që lidhet me politika dritëshkurtëra, të errëta, me mundësi financiare shumë të vogla, me përqindje të ulët të Prodhimit të Brendshëm Bruto, që qeveria i akordon arsimit.
Jemi në kuotat e para viteve 2005.
Nga ana tjetër, dua të them edhe dy faktorë që kanë të bëjnë më motivet se si është motivuar ky rezultat në raportin e Pisas. Faktorët kryesorë renditen në këtë zbritje dramatike të të dhënave në Pisa.
E para ka të bëjë me pandeminë e cila ka ndikuar në të gjithë rezultatet dhe kompetencat e nxënësve tanë.
Së dyti renditet tërmeti dhe së treti një faktor tjetër që është krejt subjektiv sipas mendimit tim, nxënësit nuk e kanë marrë seriozisht plotësimin e këtij testi.
Të ndalem shumë shkurt te të tre faktorët.
Pandemia ka qenë një faktor global dhe nuk ka goditur vetëm Shqipërinë. Ne e dimë që para kushteve të barabarta të gjithë jemi të barabartë.
Pra pandemia ka ndikuar edhe për shumë vende të tjera dhe prej këtyre 80 vendeve që janë marrë në testim.
Shteti që e trumbetoi mësimin online, platformat E-Learnign, Sokrates, etj., që u vunë në dispozicion të nxënësve, kanë qenë të dështuara, nuk kanë pasur asnjë rezultat.
![](https://pd.al/wp-content/uploads/2023/12/8786b547-d889-45af-9d4f-a80e8ea8debe.jpg)
Për të shkuar edhe më tej, pas vitit 2022 që është bërë Pisa, laboratorët smart që janë inauguruar dhe kanë qenë pjesë e propagandës së kësaj qeverie, nuk ekzistojë, nuk funksionojnë. Edhe në ato shkolla ku janë, nxënësit, nuk kanë akses në këto kompjutera.
Lënda e Tik-ut, jo vetëm në zona rurale dhe rrethe të ndryshme të Shqipërisë, por edhe në mes të Tiranës, lënda e Tik nuk zhvillohet.
Kompetenca digjitale, që është një nga kompetencat shumë të rëndësishme të Pisas del me rënie të thellë në krahasim me vende të tjera, por edhe në krahasim me një vlerësim mesatar të të gjithë raportit të Pisa.
Kjo do të thotë se ka bërë keq punën që ka pasur ndërmend të bëjë. Nuk ka arritur të ngrejë asgjë për kompetencat digjitale të nxënësve.
Fëmijët kanë që në klasën e parë lëndën e TIK-ut dhe vijojnë ta kenë gjatë gjithë arsimit të detyruar, përgjatë arsimit të mesëm, por edhe në gjimnaz nuk zhvillohet. Kur nuk zhvillohet në Tiranë, unë e kam parë edhe vetë që nuk zhvillohet në asnjë qytet apo zonë rurale të vendit.
Një tjetër e dhënë dëshpëruese e Pisa ka të bëjë edhe me sa ndihen fëmijët, 15-vjeçarët të përfshirë në procesin arsimor, në shkollë. Edhe në këtë pikë kemi rënie.
Sipas të dhënave, në krahasojmë 2022 dhe 2018.
![](https://pd.al/wp-content/uploads/2023/12/ce204c01-df23-4c33-9c86-03f07c579657-1024x766.jpg)
Në anën e djathtë të ekranit kemi nga 15 që ishte në 2018, në 11, dhe pastaj në 23 rritet në 22, në mënyrë për të treguar se 15% e fëmijëve ndihen të huaj, jashtë shkollës, nuk janë të përfshirë në procesion arsimor, institucion dhe në komunitetin e shkollës.
23 për qind, ndihen të sikletshëm, por kanë probleme të tyre në shkollë.
Në 2022 është bërë 15 për qind e nxënësve që ndihen të vetmuar në realitetin shkollor.
Unë jam e sigurtë që qeveria nuk ka bërë asgjë, por ha hap diskutime si ndihen fëmijët, sa të sigurtë janë fëmijët tanë në shkollë, 15-vjeçarët.
Abuzohen, diskriminohen, çfarë është konflikti, gjuha e dhunës, si trajtohen të huaj, ata që vijnë nga një qytet tjetër, çfarë problemesh ndodhin me lëndët narkotike që nuk duhet të përdoren.
Të gjitha këto, ose të paktën një pjesë e konsiderueshme e këtyre problemeve, janë pjesë e përgjigjes së këtij degradimit të thellë nga 2018 në 2022 për përfshirjen e 15-vjeçarëve tanë në institucionin shkollor.
Nga ana tjetër edhe në degradimin me 4, 5, 5 pikë të të qenit të vetmuar në shkollë, ne duhet të themi se kjo qeveri nuk ka bërë asgjë për shkollën komunitare, një politikë të trumbetuar ndër vite nga Lindita Nikolla dhe më pas edhe nga ministrja Kushi.
Kështu që asnjë politikë komunitare, asnjë politike për të ndjerë mirë fëmijët tanë në shkollë, për të mos pasur diskriminim, konflikte etj.
Një nga problemet e tjera që del te Pisa, dhe më falni që po ju them se Pisa është një libër i madh, 5 volume, i arritjeve të nxënësve 15-vjeçar në shumë nivele, deri më tani janë publikuar 3 volume dhe 2 volume të tjera pritet të botohen në muajin janar, por të dhënat flasin dhe flasin qartë.
Teksa fola për pandeminë, dhe thashë se një nga faktorët kryesorë që renditen për realitetin arsimor të 15-vjeçarëve është pandemia, dua të theksoj se pandemia ka nxjerrë zbuluar të gjithë investimet dhe tenderave që janë bërë për Sokrates, E-Learning dhe për platforma të tjera të të mësuarit online.
Arsyeja e dytë që shënohet për këtë rënie drastike të vlerësimit të nxënësve tanë në këto tre fusha vlerësimi është tërmeti.
Në raport kam hasur të dhëna problematike sepse për tërmetin shprehen të dhëna se për shkak se tërmeti zuri dhe pati probleme në 12 qytete dhe në më shumë se 12 qytete, nxënësit kanë dalë me vlerësime, kompetenca të ulëta në testimet që janë bërë.
Ne e dimë që tërmeti ishte një problem që goditi Shqipërinë në nëntor 2019, por nga ana tjetër jemi të bindur që nuk kanë qenë 12 qytete shkolla e të cilëve kanë bërë mësim online. Një shifër e fryrë e nxënësve të këtyre qyteteve, që sipas institucioneve që kanë dërguar këtë lloj raporti ka ndikuar në uljen e perfomancës së nxënësve.
Një tjetër arsye e cila për mua nuk ka vend të diskutohet sepse është absurde, ka të bëjë me mënyrën që nxënësit tanë kur kanë bërë testimin nuk e kanë marre seriozisht.
Aq sa është një motiv naiv dhe fëminor, aq është absurd për institucionet shtetërore ta marrin në konsideratë këtë motiv.
Nëse fëmijët tanë nuk e marrin seriozisht një test, çfarë duhet të marrin ata seriozisht? Kjo do të thotë se ata nuk marrin seriozisht as mësimin e ditës, raportet me institucionet shkollore, raportet me shoqërinë, raportet me të nxënit në shkollë dhe me grupe.
Ne e dimë se testimet janë prova që i vënë fëmijët për të punuar me librin dhe për të dhënë vlerësime. Pra janë maja ku fëmijët përgatiten dhe e marrin seriozisht testimin.
Kompetenca e leximit është në vitin 2000. Jemi në vitin 2000 me kompetencën e leximit, dhe mjafton ky fakt për të ngritur një sërë çështjesh të tjera.
![](https://pd.al/wp-content/uploads/2023/12/92459c60-2392-4749-bb1b-da463d4f02ce.jpg)
![](https://pd.al/wp-content/uploads/2023/12/4c9278cd-2762-4836-a878-20f4b76404b7-461x1024.jpg)
PYETJE- PËRGJIGJE
Isa Myzyraj, Ora News: Propozimi i PS tanimë nuk është që përjashtimi i deputetëve të mos jetë më 10 ditë, por të shkojë deri në 60 ditë, pra dy muaj duhet të përjashtohen duke parë edhe veprimet e deputetëve të opozitës rrezikoni deri në dy muaj. Cila do të jetë përgjigja juaj mbi këtë propozim të rregullores, pasi ajo do të pritet të votohet në 71 vota që PS i ka tanimë?
Berisha: Siç konstatoni, parlamenti nuk ekziston. Kur them nuk ekziston, ai si ndërtesë ekziston, si klub monist ekziston, por si parlament që funksionon mbi bazën e ligjeve dhe Kushtetutës nuk ekziston.
Dhe, mosbindja civile e grupit të deputetëve të PD u dëshmua mjeti ndër me eficentët në histori. De facto, përmbysi parlamentin e drogës, krimit dhe korrupsionit. Dëshmoi para gjithë botës së çfarë përfaqëson regjimi aktual i Tiranës, por mbi të gjitha ç’përfaqëson vetë Edi Rama, një njeri i cili i shndërruar në kreun e Meduzës të sistemit më korruptiv që ekziston kund sot.
I shndërruar në kreun e Meduzës të qeverisë të lidhur me krimin dhe drogën që ekziston në ndonjë vend sot është i aftë në një puç antikushtetues të marrë në dorë edhe pushtetin e parlamentit, de facto edhe ta asgjësojë atë.
Pra, ky përbën në historinë e revolucioneve demokratike, ky përbën një nga sukseset më të mëdha. Është e vështirë të gjeni ju për të mos thënë të pamundur, 43 vetë që me lëvizjen e tyre të përmbysin parlamentin e drogës, krimit dhe narkoshtetit. Nuk ekziston në politologji, në histori, jo.
Ndodhi vetëm në Shqipëri kjo.
Do thoni ju, çfarë fakti keni ju për këtë? Po, unë e them unë ju.
Imagjinoni nëse ata deputetë nuk do ishin në mosbindje civile në parlament, po do kishin bojkotuar parlamentin. Do kishin dëgjuar qytetarët kakarisjet e deputetëve socialistë nga mëngjesi deri në darkë për suksese imagjinare, për mashtrime, falsifikime e çdo gjë tjetër. Iku tani.
Tani i kanë të shkurtra 3 minuta, 5 minuta, maksimumi 7 minuta pa zë. Një parlament pa zë. Një parlament automatsh që ngrenë dhe ulin kartonat.
Këtë shembull, këtë krahasim duhet ta bëjnë qytetarët. Në qoftë se demokratët nuk do ishin në betejë të mosbindjes civile, gjer në mesantë do të vazhdonin diskutimet koprolalike, me në krye Edi Ramën ata deputtetë. Të paktën kjo nuk ndodhi më, se nuk ekziston më ai parlament.
Atëherë lidhur me masat që propozon ai. Ai kur ka bërë grusht shteti kundër shtetit dhe merr kopetencat e parlamentit të vetë në dorë, është i aftë të propozojë çdo ligj dhe çdo masë, por promblemi është se mosbindja civile do vazhdojë qoftë edhe me një deputet të vetëm të PD që do mbetet aty, ai do marrë përgjigjen që meriton.
Ermal Rizaj, Syri Tv: Sot ju nuk ishit në parlament për shkak të masës disiplinore, por sot është miratuar buxheti në vitin 2024. Në fushën e arsimit ky buxhet është fokusuar dhe si ia ia vendosni ju emrin këtij buxheti të miratuar sot nga ana e mazhorancës socialiste?
Berisha: E kemi cilësuar. Ky është buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e vendit. Buxheti i ndëshkimit të qytetarëve shqiptarë. Me vjedhje dhe me taksa. Por vjedhja është shtylla më kryesore e këtij buxheti. Keni parasysh.
Janë përqendruar rreth 400 milionë euro parashikohen në Porto Romano në mënyrë që ky të vjedhë 1.4 milionë m2 truall publik dhe 4 milardë euro investime të parave të drogës dhe Bitcoin-it të ortakut të Olsi Ramës, Amant Josifit dhe të grupit të tyre. Nuk ka cilësim tjetër. Në një kohë kur pensionistët në qoftë se nuk kanë një ndihmë shtesë nuk marrin dot ilaçet që iu duhen, nuk marrin dot mjekimin, numërojnë kafshatën. Ku nuk ka emër tjetër.
Ne bëmë 3 seanca publike për të gjitha sektorët për buxhetin dhe faktuam aty se çfarë katastrofe ishte ky buxhet. Ishte vjedhje, korrupsion, kaq.
– Përjashtimi me dy muaj si masë disiplinore, i detyron deputetët e opozitës që të marrin masa më ekstreme deri në grevë dhe në bllokim të sallës së parlamentit?
Berisha: Deputetët e opozitës do të marrin dhe do të qendrojnë me të gjithë qëndresën e tyre. Kjo është betejë pa kthim.
Beteja pa kthim është beteja pa kthim. Tani gjithnjë e më shumë po zien Shqipëria kundër këtij regjimi, po zien. Dhe ne gjithnjë e më shumë po iu dëshmojmë shqiptarëve fytyrën e vërtetë. Por unë ftoj sot, meqë jam këtu, çdo prind, ftoj çdo nënë, çdo baba që çon fëmijët në shkollë, po edhe çdo shqiptar atdhetar që beson se ky vend zhvillohet para së gjithash dhe mbi të gjitha nëpërmjet dijes, aftësimit të fëmijëve të këtij vendi, të shohë këtë tabelë se ku e ka katandisur shkollën dhe arsimin regjimi i drogës vjedhjes dhe krimit i Edi Ramës.
Kjo është një sintezë fatale, do thosha, dramatike, e të gjitha zhvillimeve 10 vjeçare në Shqipëri. Nuk ka tregues më të sigurtë të zhbërjes së një shoqërie, se sa treguesit e sotëm të PISA-s. Gjë e turpshme.
E tha zonja Sula, Covid. Po tjerët nuk kishin Covid?
Të gjitha këto vende, pa përjashtim kishin Covid, të gjithë. Po Shqipëria ra kokëposhtë.
Tërmet. Po kishte tërmet Durrësi, Thumana, Kurbini. Po Shqipëria nuk është vetëm Durrësi, Thumana dhe Kurbini. Ç’punë kishte? Durrësi, Thumana dhe Kurbini përfaqësojnëas 1/15 e shqiptarëve.
E shihni ju, këta përdorin fatkeqësistë për t’u fshehur vetë. Për 5të fshehur vjedhjet që kanë bërë vetë dhe shkatërrimit që i bëjnë sistemit të arsimit.
Ardit Hoxha, Euronews: Ju përmendët gjatë përgjigjes suaj që dhatë për kolegun Rizaj se Shqipëria po zien. Ne duam të dimë pikën e vlimit. Ku është pika e vlimit për këtë aksion opozitar gati dy mujor të opozitës në parlament?
Berisha: Pyetja është e drejtë, dhe unë e kuptoj që ju insistoni në një përgjigje, por mos harroni se vlimi është vlim, shpërthimi është shpërthim.
Kalohet nga vlimi në shpërthim do thoni ju. I sigurt se do ndodhë.
Cila është dita? Unë nuk e kam akoma të përcaktuar se cila është dita. Do të jenë më shumë qytetarët ata që e përcaktojnë, por ajo do ndodhë. Siç e sheh, ajo do ndodhë. Opozita qendron e pamposhtur në mosbindjen civile.
Ju falënderoj!