Berisha: Rezultatet e censusit janë katastrofike, në vend dalin 1.5 milionë shqiptarë. Edi Ramën do e dërgojmë për ndjekje penale, nuk ka deklaruar pasurinë e thjeshtrës

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në turin ‘Opozita në Aksion’, u ndal në Gjirokastër. Gjatë bashkëbisedimit me demokratë dhe simpatizantë të PD-së, Berisha deklaroi se Edi Rama nuk i ka fituar zgjedhjet, por i ka vjedhur.

Duke folur për Ramën, kryedemokrati theksoi se, ai do të dërgohet në ndjekje penale. Berisha theksoi se, Rama nuk ka deklaruar gjatë këtyre viteve pasurinë e thjeshtrës dhe kjo është një shkelje e rëndë për të cilën do të paraqitet para institucionit të akuzës.

Ndërsa theksoi se vendi është boshatisur, kreu i PD-së akuzoi Ramën se po fsheh rezultatet e censusit të mbajtur në Tetor, sepse në vend dalin vetëm 1 milionë e gjysëm shqiptarë.

Në fund, kreu i PD-së, tha se nuk mund të lejojnë që SKAPI të sillet në këtë mënyrë, duke amnistuar Edi Ramën, Erion Veliajn dhe ministra e ish-ministra të qeverive Rama. E për këtë gjë, opozita do të protestojë edhe atje.

FJALA E PLOTE:

Kënaqësi e veçantë që jam këtu në një moment kthese vendimtare për PD-në, për shoqërinë shqiptare, për demokracinë dhe kombin shqiptar.

PD ka qenë dhe mbetet parti e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe minoriteteve. Mbetet parti e interesit kombëtar, e shtetit ligjor dhe orientimit të saj euroatlantik.

Në këtë aspekt nuk ka asnjë kthesë, por kthesa e madhe që kërkohet sot nga ne, nga çdo demokrat, është qëndrimi që duhet të mbajmë ne për realizimin, për garantimin e këtyre parimeve.

Kthesa që kërkohet nga ne, nga çdo demokrat dhe demokrate, ka të bëjë me misionin e ri që duhet të marrë përsipër PD, të përmbysë me të gjitha mjetet e mosbindjes civile, atë që erdhi me termin rilindje në vitin 2013 dhe u vërtetua si një revansh primitiv hakmarrës ndaj demokracisë dhe përfundoi në një diktaturë bande, në një diktaturë krimi, në një diktaturë të shpërbërjes së arritjeve tona.

Sot, ne mblidhemi këtu në një moment kur Shqipëria sundohet nga një regjim, në të cilin krimi me lidhjet e tij gjer te kryeministri, në të cilin kartelet e drogës, nga Sinaloa e Meksikës, e udhëhequr nga dy shqiptarë, tek ato të Kolumbisë, Ekuadorit dhe Shqipërisë, kanë lidhje me zyrën e kryeministrit.

Mblidhemi në një kohë kur krimi dhe bandat kanë caktuar ministër të rendit, eksponentin kryesor të tyre.

Mblidhemi sot në një moment kur krimi vendos kudo, jo vetëm me këto lidhje, por edhe me grykën e revoles, në rrugë dhe në qelitë e burgjeve me sigurinë më të lartë.

Mblidhemi sot në një regjim të diktaturës së bandave, i cili tre muaj, pesë muaj para zgjedhjeve, liron nga burgjet vrasësit serialë, sjell nga Dubai dhe vendet e tjera, trafikantët më të rrezikshëm për t’i vërsulur kundër votës së lirë të qytetarëve shqiptarë.

Mblidhemi pra në një regjim, në të cilin krimi shndërrohet në votë dhe vota shndërrohet në krim.

A nuk u themeluam ne si parti e votës së lirë? Ne sollëm votën e lirë në Shqipëri, ne i përzumë me votën e lirë ata që erdhën me armë dhe rebelim komunist në vitin 1997. Ne dorëzuam pushtetin me votën e lirë dhe ne mbetemi dhe do jemi të betuar, të gatshëm për të paguar çdo çmim për votën e lirë të shqiptarëve.

PD, në njëfarë mënyre ra në apati, në raport me vlerën më themelore pas jetës të një shoqërie të lirë: vota e lirë.

Ndaj dhe sot lypset kthesa. Sot pritet vendimi ynë.

Ne u premtuam shqiptarëve se do mbrojmë votën tuaj dhe ne kemi qenë shumë seriozë në këtë premtim.

Natyrisht mbase ka pasur keqkuptim, mbase është kuptuar se ne ditën e zgjedhjeve do rrëmbejmë armët për të mos lejuar grabitjen.

Jo, nuk ishte ajo kuptimi i zotimit tonë. Kuptimi i zotimit tonë ishte se ne do verifikojmë çdo vjedhje dhe se ne hajdutit nuk do ia falim kurrë votën.

Ky ishte kuptimi i atij zotimi. Ndaj dhe ne e kemi detyrim premtimin që u dhamë shqiptarëve që do mbrojmë votën tuaj.

Ndaj sot jemi në sheshin e betejës për t’i thënë hajdutit se ti votën e vjedhur nuk do e gëzosh kurrë.

Përndryshe, në qoftë se ne nuk bëjmë këtë, firmosim për pushtetin e tij edhe në vitin 2040. Por ne nuk do e bëjmë atë.

Ne jemi parti e misioneve të mëdha.

Ne do ngrihemi në një mosbindje civile dhe do të rrëzojmë këtë armik të egër, që dallon aq sa dallojnë dy pika ujë në raport me votën, me dajën e tij xhelat të inteligjencës së diktaturës, Spiro Koleka.

Dallon në këtë aspekt me të atin xhelat që firmoste varjen në litar të disidentit.

Pra, këtë betejë e kemi betejë për ekzistencën e demokracisë.

Këtë betejë e kemi betejë për lirinë e votës. Detyrimin tonë për të garantuar votë të lirë për shqiptarët.

Ndaj dhe kjo është një kthesë.

Nuk e kemi bërë, nuk e bëmë më 26 prill, kur ne nuk duhet të lejonim kurrë të hynte në kryeministri kryebanditin që shpërndau 230 milionë euro për të vjedhur votat dhe prishur rezultatin e zgjedhjeve.

Por ajo nuk shkon më, ato data nuk përsëriten më. Nuk jemi ata ne, ne jemi ata që kemi sjellë votën e lirë dhe do e garantojmë me çdo kusht.

Kjo është një periudhë kthese vendimtare për demokracinë dhe për kombin.

Çdo shqiptar që ndjen minimumit të minimumit të dashurisë për këtë komb dhe për këtë vend, duhet ta dijë se këto 10 vite kanë qenë vitet e gjenocidit më të egër që shqiptarët kanë përjetuar në të gjithë shekujt.

Kurrë ndonjëherë, një komb nuk numëron 35 përqind të banorëve të larguar nga vendi për shkak të kushteve për shpopullim që krijon regjimi.

Lufta e Dytë Botërore, në vendin që e përjetoi në mënyrën më dramatike atë, Poloninë, e pakësoi atë komb me 20 përqind. As Siria në luftë civile nuk është pakësuar as gjysmën tonë.

Dhe sot, Edi Rama shpërndan tezën se po shkojmë për eksplorime, se le të ikin se do i zëvendësojmë me bangladeshas, me indianë.

Ne nuk mund të pajtohemi kurrë me këtë. Kjo është një superemergjencë kombëtare.

Ne u themeluam si parti e interesit kombëtar.

Po pse u themeluam si parti e interesit kombëtar. U themeluam se nuk ka një parti të një kombi të qytetëruar, që nuk e shpall interesin kombëtar si interesin kryesor të saj. Kudo që ndodhet, një parti e lirive të shqiptarëve, ka për nord interesin kombëtar.

Dhe ku është interesi kombëtar i shqiptarëve sot? Është në duart e atij që bota e quan, Pashiqi i shqiptarëve.

Më tutje nuk shkojmë. Shkojmë dhe do shkojmë drejt përballjes me të, gjer në largimin e tij.

Ky është një moment kthese drejt fitores. Ai mbeti në pushtet se ne nuk qemë të zotë.

Ju derdhët lumenj djerse, ju i mbrojtët idealet tuaja. Ju garantoj se me datën 25 prill, po të mos tradhtoheshit, do ishin fitimtarë të merituar.

Por ai, në një akt primitiv, hyri në pazare me kreun e opozitës. Po në këtë mënyrë, ku jemi sot?

Cili vend jemi ne? Sot ne jemi vendi në cilësinë, në sistem republikë parlamentare, por në fakt jo.

Në fakt parlamenti pluralist nuk ekziston më, sepse ky narkodiktator, kjo diktaturë bande, pas rrëmbimit të votës, kaloi në masën tjetër ekstreme, mohimin e të gjitha të drejtave themelore kushtetuese të deputetëve tuaj në parlament.

Kemi kohë që aty ne jemi figurina, jemi thjesht një fasadë. E them këtë sepse në emër tuaj, ne hartonim ligje. Ligjet tona ndryheshin në sirtar, në kundërshtim me ligjin, me Kushtetutën. Nuk kalonin nga komisioni në komision, që ju të mësonit se përfaqësuesit tuaj po hartonin ligje për të mbrojtur interesat tuaja.

Ne dërgonim rezoluta, deputeti juaj, për gjenocidin serb në Kosovë, ndryhej në sirtar dy vite dhe nuk vinte.

Ky ishte një shkelmim i Kushtetutës, e cila ka një nen të veçantë ku sanksionon të drejtën ligjvënëse të deputetit. Pra ne u shndërruam në deputetë pa të drejta ligjvënëse.

Ju, nëpërmjet nesh në parlament, ushtroni sovranitetin. Kjo është e drejta juaj për të kontrolluar qeverinë, natyrisht nëpërmjet parlamentareve. Dhe institucioni i këtij kontrolli janë komisionet hetimore parlamentare.

Sigurisht që ne komisionet hetimore parlamentare do i ndërtonim për të hetuar në radhë të parë atë që është kreu i Meduzës, kreu i korrupsionit në Shqipëri, për të hetuar Edi Ramën, për të hetuar ministrat e tij.

Nëse nuk e bënim këtë, ne përkuleshim para tij.

Dhe kjo nuk lejohej.

Po ju jap vetëm një shembull, Edi Rama që kur është bërë kryeministër, i janë shtuar pasuritë e deklaruara 16 herë. Po si mund të pasurohesh ti kështu, kur Kushtetuta të ndalon, asnjë të ardhur tjetër përveç rrogës nuk mund të kesh.

Në vitin 2008 kishte të depozituara 400 mijë lekë dhe 3800 euro. Tani në vitin 2021 del me 100 milionë lekë të reja dhe më shumë.

Po do hetohesh ti patjetër, do hetohesh për të gjithë aferat.

O ti do hetohesh o ne nuk të lëshojmë.

Ky është detyrimi ynë kushtetues. Nuk ka forcë në botë që na përkul ne.

Nuk ka forcë në botë që na përkul ne. Ndaj dhe ne filluam betejën. Dhamë shembullin vetë me kthesën.

Kthesa ishte beteja me mosbindje civile në parlament.

Ai krijoi çdo kusht që ne të largoheshim nga parlamenti, por ne nuk e bëmë atë.

Ne zgjodhëm betejën.

Ai, duke mohuar të drejtat tona, krijoi parlamentin monist, por dhe ne ia asgjësuam parlamentin monist, e futëm atë në ilegalitet. E detyruam të votojë për 4 minuta buxhetin, ia qorrëm maskën para botës.

Ajo mosbindje civile duhej në parlament. Ka pasur në këto 32 vite efektin ndërkombëtar më të jashtëzakonshëm në opinionin publik.

Europa dhe botë e pa se ky është një kryeministër që pranon të votojë në 4 minuta buxhetin e vitit, që të mos kontrollohet vetë. Që ky është një kryeministër që ka tmerr dhe ferr nga kontrolli për shkak të korrupsionit të tij dhe të qeverisë së tij.

Ne jemi të vendosur, nuk tërhiqemi nga parlamenti dhe vazhdojmë mosbindjen civile deri në rivendosjen e të drejtave kushtetuese dhe t’u përfaqësojmë ju ashtu siç keni dhënë votën.

Por tani, tani është koha që mosbindja civile nga parlamenti të kalojë në të gjithë jetën e vendit.

Është koha e kthesës së madhe. PD me mosbindje civile duhet çdo ditë të bëjë gjithçka për destabilizimin e kësaj diktature të bandave, kësaj diktature të drogës dhe krimit.

Ne jemi i vetmi vend ku të ardhurat e qytetarëve zvogëlohen nga viti në vit. Të ardhurat kombëtare rriten, oligarkët pasurohen dhe kalojnë në stratosferë me miliardat e tyre, pensionistët numërojnë kafshatën. Të rinjtë marrin rrugët e botës.

A e dini çfarë ka ndodhur me censusin e fundit? Ka tre-katër muaj që ka përfunduar, rezultatet janë katastrofike.

Rezultatet e para ishin 1 milionë e gjysmë shqiptarë.

Çfarë po bën zotëria, po merr regjistrat e gjendjes civile dhe po i kalon në census.

Kur Europa thotë se nga viti 2014 gjer sot kanë ardhur në territorin e saj 1.1 milionë shqiptarë si emigrantë ose azilantë, llogariteni vetë sa jemi ne sot.

Dërgon ekipe për të bërë verifikime në qyteza, qytete, fshatra, i dalin të njëjtat rezultate. Mijëra banesa bosh, fshatra të shkreta, lagje të boshatisura nga shqiptarët.

Çfarë do presim ne?

Para dy vitesh ne lexuam se OKB parashikonte se pas 30 vitesh, ne nuk do ekzistonim.

Po të ecim kështu, ju garantoj se përveç trafikantëve, pakkush do mbetet në këtë vend.

Përpjekja e fundit ndaj Sali Berishës.

Akuzon dhëndrin e tij se ka marrë në një proces 15-vjeçar, në përputhje të plotë me çdo ligj të vendit, 408 metër tokë të konfiskuar nga regjimi komunist gjyshërve të tyre, të cilët e kanë paguar me burg.

Vetë Edi Rama, nga kjo tokë ka marrë 1200 metër katrorë me katër vendime qeverie.

Kjo është e vërteta.

Dhe tani, porosit gjykatës dhe prokurorë të përcaktojnë masa antikushtetuese kundër meje, duke besuar se me izolimin tim, mund të bllokojë mosbindjen civile të PD.

I bindur jam se kjo jo vetëm do bllokojë, por do fuqizojë më shumë këtë lëvizje dhe Edi Rama do i ketë ditët e shkurtra.

Pra, ne jemi në mision.

Mos harroni, festuam 33-vjetorin, tre dekada e sa.

Vështirë të gjendet një forcë politike të ketë pasur shansin të bëjë për vendin e vet kaq sa ka bërë PD.

Tani ndodhet para detyrës më të rëndësishme të saj pas asaj që ka pasur në vitin 1991. Ndodhet para detyrës së përmbysjes së narkodiktaturës në Shqipëri.

Unë kam bindjen se ne me kauzën tonë të drejtë, do ecim të sigurt drejt fitores.

Para se të vija këtu, një aktivist i shquar i PD, me shumë të drejtë shtroi: ne tha, duhet të zbresim në çdo seksion, duhet të zbresim te qytetarët, duhet të organizohemi sepse këtë betejë, do ta kemi shumë më të suksesshme.

Në qoftë se nuk do ishte kjo situatë, e krijuar nga narkoregjimi, ne këtu së bashku sot do analizonim me haptas dhe sinqeritet të gjitha të metat tona dhe do përcaktonim çdo hap për fitoren.

Por jemi një vend që nuk bëjmë zgjedhje, ne jemi një vend ku opozita ndëshkohet në të gjitha mënyrat, ne jemi një vend ku integrimi është bllokuar, ku krimi vendos, prandaj ne na duhet sigurisht të merremi me të metat tona, por gjithçka në funksion të betejës që kemi përpara.

Ne na duhet që ajo nismë e mosbindjes civile, që po vazhdon në parlament dhe u them unë ju, me një efiçencë të jashtëzakonshme.

Ai grup parlamentar e ka atë meritë shumë të madhe.

Kurrë ndonjëherë, në njësi kohe kaq të shkurtër, një regjimi nuk i është çjerrë maska sa është diskredituar Edi Rama nga lëvizja e deputetëve në parlament.

Bota e pa se Edi Rama nuk pranon të hetohet se ai ka vjedhur.

Bota e pa se ai nuk pranon të hetohen partneritetet që ka dhënë me firmën e tij, se ai nuk pranon të hetohen familjarët e tij.

Kushtetuta, ligji e përcakton qartë, familjarët e kryeministrit, ministrit, deputetit, nuk mund të përfitojnë nga tenderat publike.

Dhe nëse përfitojnë, mandati ikën.

Thjeshtra e tij, punësohet në studio të mëdha të huaja dhe ato studio vijnë këtu dhe fitojnë të

gjithë tenderat.

Lënë të gjithë studiot tona me duarbosh sepse fitojnë vetëm ata që punësojnë thjeshtrën.

Dhe kur unë i them këtë gjë, ai del e thotë: nga familja ime, asnjeri nuk ka fituar asnjë qindarkë nga fondet publike.

Kur unë të nesërmen, dal dhe tregoj një pjesë të tenderave që ka fituar thjeshtra, thjeshtri del dhe thotë se familja ime përbëhet nga unë, Linda, Gregu dhe Zaho. E përjashton thjeshtrën.

Por ligji nuk e përjashton.

Dhe zotëria ka kryer dhe ne do e dërgojmë për ndjekje penale.

Ka kryer krime se ne kemi marrë deklarimet e tij.

Unë edhe sot jam i detyruar që pasuritë e fëmijëve të mi t’i deklaroj në dosjen time të deklarimit.

Kurse ai 7 vite, gjer në vitin 2021, nuk ka deklaruar asnjë qindarkë nga thjeshtra e tij.

Po kjo është vepër penale.

A mund ta kapërcejmë ne këtë? Absolutisht jo. Pavarësisht se ai kontrollon drejtësinë, por ne u përfaqësojmë ju.

Dhe ju sigurisht me shumë të drejtë prisni që ne të mbrojmë ligjin, të mbrojmë Kushtetutën dhe ne këtë do bëjmë sepse për 7 vite, ai nuk ka deklaruar asnjë qindarkë të thjeshtrës.

Unë dhashë këtë shembull.

Ju dëgjoni, SPAK, SPAK po dënon. Jo morë zotëri, ai është shndërruar në një instrument xhelati të së drejtës, vrasës i ligjeve. Ai merr burgos drejtora, zv/ministra, ka burgosur Lefterin i cili ua them unë këtu, ka qenë hajdut i marrë me qira. Unë se kursej atë. Ju e dini betejën që i kam bërë, kur ka qenë kryetar bashkie në Durrës.

Ai ishte hajdut me qira: Lefter këtë vjedhje do ta përqendrojmë këtu te ministria jote, por ti ke kaq, dhe s’ke gjë tjetër.

Djegësi i Tiranës miqtë e mi nuk shkon, 50-70, apo 100 apo 150 milionë. Jo. Djegësi i Tiranës në 30 vite shkon më shumë se 1 miliardë euro.

Djegësi i Tiranës është vepër e dy personave dhe askujt tjetër; Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Erion Veliaj ka firmosur, mbrojtur studimin e leverdisshmërisë. Mashtrim kryekëput. Sipas tij, dyfishohej çmimi për qytetarët i trajtimit të mbetjeve, ndërkohë që ligji thotë; partneriteti publik privat përdoret për të ulur koston e procesit në raport me atë publike.

Ai e ka parë se e dyfishon dhe e ka mbrojtur. Ai ka marrë përsipër financimin me 91 mln euro, pa mbledhur këshillin bashkiak. Ai ka kërkuar drejtorëve të tij në Komision ti japin 8 pikë kompanisë së tij, se ajo është vetëm e Erion Veliaj dhe Edi Ramës. Ti japin 8 pikë ndërkohë që ajo nuk ekzistonte kërkund.

Erion Veliaj ka firmosur jo 1, por disa shkresa se unë do të unë, Veliaj, do të merret me mbikëqyrjen, shpronësimin, asistencën teknike, ndjekjen e zbatimit të projektit, situacionet, me të gjitha.

Ku jemi? 6 vite nga 5 objekte asnjë objekt. 6 vite Komisioni i Mbikëqyrjes së projektit në dy vitet e fundit nuk mblidhet asnjëherë sepse Erion Veliaj nuk dërgon përfaqësuesit e tij.

Ku jemi? Asnjë nga 5 objektet nuk është ndërtuar.

Ku jemi? 130 mln euro janë zhdukur pa nam e nishan. I ka vjedhur Veliaj me Ramën se askush tjetër nuk mund ti vidhte.

Dhe çfarë ndodh me këtë SKAP-in e partisë.

A mund të imagjinoni se pas të gjitha këtyre në 110 faqe akuzë për djegësin e Tiranës, nuk përmendet njëherë të vetme Erion Veliaj. Ndaj ju them të gjithë atyre që mendojnë se SKAP po bën punë, u them; na thoni pak të dashur qytetarë, çfarë pune bën ai që në 110 faqe nuk përmend emrin e Erion Veliajt, por e amniston atë.

Çfarë pune bën ai që nuk e fut në hetim Ilir Beqjen që ka 7 firma në procesin e sterilizimit. Që ka rritur çmimin e sterilizimit, jo 10-20 apo 30, por sipas KLSH-së, 83 herë. Që ka marrë me firmën e Ilir Beqjes sterilizatorin e blerë nga qeveria e mëparshme me paratë tuaja. Një kat të spitalit të ri të ndërtuar me paratë tuaja.

Energji dhe ujë falas dhe çdo muaj për shkak të këtij çmimi, përjashtoheshin nga operacionet në mbarë vendin jo më pak se 1 mijë qytetarë. Shumë prej tyre dënoheshin me vdekje në mënyrën më mizore.

E fali herën e parë, nuk kishte asnjë hetim. Doli një gjykatës e tha, kjo është e paimagjinueshme. E dërguan herën e dytë, si e dërguan SKAPistët. E akuzuan se ky ka përgjegjësi se nuk ka zbuluar konfliktin e interesit mes Rrapaj dhe Rrjepas. Është amnisti sepse nuk është detyra e tij.

Nuk ka detyrë titulli. Detyrë për konflikt interesi ka me ligj ai që është në konflikt interesi. Rrjepaj dhe Rrapaj duhej të deklaronin me shkrim, kaq.

Këta e dinë që nuk ka Beqja përgjegjësi për këtë dhe e çojnë gjoja se e akuzuan. Atëherë çdo të bëhet.

Do të protestohet para SKAP-it. Nuk mundet SKAP-i të tallet me shqiptarët. Të tallet me djersën dhe mundin tuaj. Ka pranuar të shndërrohet në falangë krimi të Edi Ramës, dhe ne do ti përgjigjemi një për një.

Por tani për tani e kemi me Edi Ramën. Asgjë nuk na ndalon ne pa përmbysur regjimin e narkoshtetit dhe veglat e tij, kudo që ndodhe.

Faleminderit shumë!

BASHKWBISEDIMI ME DEMOKRATET

– Ju keni shtruar gjëra shumë të drejta. E vërteta është që, në një mënyrë ose në një tjetër Edi Rama ia doli me pazare, siç mori peng ish-kryetarin e PD, të marrë edhe persona të tjerë. Por dhe kjo është e dhimbshme, sigurisht.

Ju e thatë. Ju keni bërë investim të madh te këta njerëz, dhe këta ndjekin interesin e xhepit të tyre dhe e tradhtojnë PD, tradhtojnë ju.

Megjithatë, nuk ka vend të dekurajohemi. Po të vini re ju, kur Edi Rama humbi çdo arsye? Humbi pikërisht kur ne u bashkuam dhe kaluam në veprim. Atëherë e kuptoi që nuk kontrolloi më opozitë. Atëherë e kuptoi që ai do përballet me një opozitë që nuk do t’i ndahet më dhe nuk i ndahemi. Është e vërtetë, nuk e fshehën ata, dhe këtu s’mund t’i akuzoj.

Ata shpallën aleancën e qelbësirave. E shpallën publikisht këtë. Fatkeqësia qe te ata që u mashtruan prej tyre, por ata këtë nuk e fshehën në 2013. Aleancë qelbësirash e quajtën.

Ne, edhe ju, edhe tjerë e kanë shtruar me shumë të drejtë. Duhet të bëjmë gjithçka për një organizim sa më të fortë, por këtë organizim sikundër kërkonte në Greqinë e Lashtë me qiri Diogjeni ditën, duhet të kërkojmë ne sot të rinjtë të bëjmë me veten.

Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për fitoren tonë. Ndaj edhe nga do t’ia nisim këtij kërkimi? Do t’ia nismi nga familjet tona, fëmijët tanë që për një arsye ose një tjetër, për moshën ose diçka tjetër nuk pëlqejnë shumë të merren me politikë.

Jo, ne sot duhet t’u themi atyre se është koha e misionit të tyre. Se ky moment dhe kjo kohë është një rast unik në kohën e njeriut. Se të përballesh dhe të rrëzosh një diktaturë nuk jepet mundësia ndoshta gjithë jetën, ndoshta njëherë në jetë, ndaj dhe ata duhet t’i angazhojmë me të gjitha mundësitë tona në këtë betejë.

Ata duhet të përpiqen të angazhojnë shoqe e shokë të tyre, por për ne këtë betejë asgjë nuk di unë tjetër më të rëndësishme se sa tërheqjen dhe angazhimin e të rinjve krahas nesh dhe ne do u qëndrojmë atyre gjer në fund.

Këto komente kisha unë për fjalën tuaj. Është e dhimbshme. Fshati me 40 shtëpi katandiset me një shtëpi. Mos harroni në 2013 dy gjëra kishim rritur ne përveç integrimeve e të tjera.

Arritëm të kemi rrogat më të larta në rajon. Natyrisht, jo Greqia, se Greqia kishte dekada në BE, por të gjitha vendet tjera. Arritëm që popullata në Shqipëri të rritet në viti në vit dhe kjo ishte rritje shprese nga viti në vit. Kurse ramë në humnerë në raport me popullatën, por prap ka një postulat, kombet e vjetra nuk vdesin kurrë. Kombet e vjetra dhe mund të vdesin në qoftë se ata që janë gjallë nuk luftojnë për mbijetesën e tyre për të kapërcyer këtë vështirësi.

Se shqiptarët absolutisht kanë çdo pasuri në këtë vend, çdo pasuri. Jo për sa janë, po dhe për 3-fishin e kaq sa janë. Nuk ka vend më të pasur, nuk ka vend me pasuri më përrallore se sa Shqipëria.

Faleminderit!

– Unë do ndalem në një koment për fjalën tuaj dhe ju falënderoj për fjalën. Ju keni përmend në këtë fjalë, keni theksuar momentin më të mprehtë dhe kërcënues: Edi Rama ju garantoi se është rrezik për çdo shqiptar. Dhe në qoftë se më pyesni ju mua: çfarë përfaqëson ai më shumë se çdo gjë tjetër?

Unë do t’u thosha se ai përfaqëson një rrezik të madh për çdo qytetar të këtij vendi. Imagjinoni një njeri që urdhëron gjykatës dhe prokurorë të vendosë në kundërshtim me Kushtetutën masa sigurie për kryetarin e partisë kryesore opozitare pa asnjë akuzë penale ndaj tij, pa e pyetur kurrë ndonjëherë dhe pa asnjë firmë të asnjë vendimi të asnjë shkrese në një proces strikt ligjor, krejtësisht ligjor.

Çfarë do të thotë kjo?

Do të thotë që ky për çdo qytetar është i aftë të krijojë çdo lloj manipulimi, të formulojë çdo lloj akuze, të vendosë çdo lloj ndëshkimi. Është vetëm kjo? Jo!

Ky është një rrezik madhor për pronën tuaj. Çfarë ka bërë?

Dëgjoni miqtë e mi.

Qeveria e Fatos Nanos, pas tij qeveria e Sali Berishës dhe para tyre qeveria e ’96 kishte një ligj, ligji quhej kthimi dhe kompensimi i pronës. Dhe mbi bazën e këtij ligji, pavarësisht nga zërat që dëgjoni, por ama ju them këtu unë ju. Vetëm gjatë qeverisjes sonë në 6 vite kanë marrë pronë mbi 500 mijë shqiptarë. Kanë marrë tokë 1. 577. 400. 000 m2 tokë. Kanë marrë objekte qindra mijëra objekte. Ai ligj quhej ligji i Kthimit dhe Kompensimit të Pronës.

Janë marrë 53.755 vendime nga ajo që quhej Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronës. Mbetën 8% dosjeve të pa evaduara dhe procesi.

Çfarë ka bërë zotëria? Ka ndryshuar ligjin. Si quhet ligji? Ligji i Trajtimit të Pronës. E kuptoni ju çfarë do të thotë ligji i Trajtimit të Pronës?

Ligji i Trajtimit të Pronës de facto shpall të trajtueshme nga qeveria pronën e gjithsecilit prej jush. I trajtimit. Ligjet e mëparshme e kishin të stipuluar. Prona e cila ishte publike ose shtetërore, po të tjetërsohej kalonte automatikisht tek i shpronësuari. Kurse ky, mirë që nuk e ka më këtë, por edhe pronën tënde kur e gjykon se i duhet për t’ja dhënë Pëllumb Gjokës, apo ndonjë baroni tjetër të drogës ia merr dhe e quan trajtim prone. Dhe atij që ia ka konfiskuar për 60 vite diktatura komuniste ia merr, nuk ia jep. Po si ia paguan do thoni ju?

Ia paguan me çmimin e konfiskimit të vitit ’46.

Pra, ky përbën një rrezik të madh për pronën aktuale të çdo shqiptari. Dhe ky me këtë ligj ka pushtuar minimumi 6 milionë m2 troje turistike për veten dhe baronët e tij të drogës. Dhe vazhdon, çfarë bën tani? Bën një vendim për të hapur ndërtimet në zona të mbrojtura. Zona e mbrojtura kanë pronarë. Në qoftë se ti hap ndërtimin, të parit që duhet t’i ofrosh të drejtën është pronari.

Jo baronëve të drogës së tij.

Ky është rrezik real. Dhe në qoftë se çdo shqiptar do mundë ta etiketojë atë duhet ta kuptojë që ai përbën rrezik për pronën e çdo qytetari, për të ardhmen e tij

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale