FJALA E KREUT TË PD, SALI BERISHA PARA SELISË BLU
Revolucioni marshon edhe sot. Qytetarët në protestë dhanë mesazhet më të fuqishme në të cilat kërkohet largimi siekuanon i Edi Ramës.
Çdo ditë ky regjim fakton se ka humbur legjimitetin e tij. Ky regjim erdhi bazuar në dhunimin e zgjedhjeve, bazuar në vjedhjet e qytetarëve, dhunën ndaj tyre, krimin dhe drogën. Ky regjim nuk ka më asnjë ditë legjitime të qendrojë. Ky është një regjim monist, i cili ka shndërruar parlamentin, imagjinoni ju jashtë parlamentit, në një bunker të fjalës së ndaluar.
Ky është një regjim monist i cili përdor parlamentin për të miratuar ligje për klanet e drogës, për klientelën e tij, për ministra që t’i lumturojë në status strategjik. Për të fshehur vrasje në gjirin e familjes kriminale qeveritare.
Ky regjim mobilizon të gjithë vjedhjen që bën për të qendruar në pushtet. Edhe njëherë iu them qytetarëve.
Kjo e jona nuk është betejë për PD, nuk është një betejë për deputetët e PD. Kjo jona është betejë për çdo shqiptar.
Do t’ju bëj një pyetje.
A nuk kanë të drejtë qytetarët shqiptarë, socialistë, demokratë, të pa parti të mësojnë se nga erdhën 222 mijë dollarë që iu dhanë në parkingje dhe nën dorë McGonigalit. A nuk kanë të drejtë qytetarët shqiptarë se çfarë dokumentash dërgoi Edi Rama për të marrë peng Lulzim Bashës.
A nuk kanë të drejtë qytetarët shqiptarë, cilët janë dëshmitarët që shkuan nga europa për të dëshmuar për McGonigalin që ai t’i fuste thikën opozitës shqiptare?
Si ka mundësi që një përfaqësues zyrtar i një kompanie kineze, e cila akuzohet nga SHBA si kuverturë e inteligjencës kineze të pajiset Dorian Duçka me pasaportë diplomatike shqiptare. Me email qeveritar shqiptar.
Unë ju them, presidenti i kësaj kompanie është i dënuar 4 vite burg për aferat e tij.
Pra, ne çfarë kërkojmë? Ne kërkojmë të hetojmë, sepse çdo qytetar shqiptar kërkon t’i dijë këto të vërteta. Nuk mund t’i lëmë në terr.
Revolucioni vazhdon! Protesta kombëtare është më 3 mars, në të cilën bashkohen të gjithë shqiptarët kundër këtij regjimi, që po vjedh pa dallim, bindjesh politike, statusi, apo gjendje. Mos harroni se në një kohë kur qytetarët shqiptarë numërojnë kafshatën, vuajnë dhe nuk u del, i nisin fëmijët në dhera të tjera, këta qeveritarë, jo këta, sekretaret e tyre mbushin dyshekët me euro.
Imagjino ku jemi? A duhet të hetohen këto? Këta s’duhen, por ne do i hetojmë.
I them këto për të kërkuar mirëkuptimin e çdo qytetari shqiptar, se rrugë tjetër përveçse të bashkohemi kundër kësaj qeverie, nuk ka, pavarësisht nga objeksionet që mund të ketë, pavarësisht nga gjithçka.
Çdo ditë e tyre në pushtet nuk është ditë e mirë për çdo shqiptar.
Protesta e 3 marsit nuk ka të bëjë fare me gjykatën, sepse ne e kemi vendimin e gjykatës. Ne i përmbahemi atij parimi që i përmbahen njerëzit e lirë në të gjithë botën.
Njerëzit e lirë në të gjithë botën krijojnë një parti, shkojnë në gjykatën, regjistrojnë partinë e tyre, bëjnë ndryshime në statutin e partisë, shkojnë në gjykatë dhe bëjnë ndryshimin e tyre.
Gjithçka tjetër që lidhet me Edi Ramën, nuk ka asnjë lidhje me gjykatësit, nuk ka asnjë lidhje me datën e gjykimit.
– Z.Berisha ku ndryshon revolucioni juaj nga ai i Lulzim Bashës? Pasi duke sikur po ndiqni të njëjtin model?
Berisha: E di ku ndryshon? Po ta them unë ty, dhe ta mbyllim këtu. Në vitin 2009, kur PD fitoi zgjedhjet. Fitoi zgjedhje të certefikuara, është raporti më i mirë që është bërë ndonjëherë për zgjedhjet në Shqipëri, ku thotë: U plotësuan kriteret kryesore ndërkombëtare të OSBE-ODIHR për zgjedhjet.
Edi Rama vetëm për të sabotuar marrëveshjen e stabilizim-asocimit si anti-shqiptar që ishte mbajti tre muaj parlamentin me bilbila.
Kurse bilbilBasha, pas atij procesi shkoi edhe votoi jo vetëm borxhin, por edhe Vettingun, ia votoi Edi Ramës. Tani besoj se e morët vesh se ku ndryshon kjo opozitë nga ajo opozitë.
Të gjithëve u them se forcë nuk është vetëm dhuna. Sigurisht, dhuna është forcë, por edhe jo dhuna është forcë. Dhe ju garantoj që revolucioni paqësor e ka më të sigurt fitoren, se çdo formë tjetër e cila mund të implikohet me dhunë.
Mos harro, kanë lënë punë kanë lënë çdo gjë, janë sakrifikatorë të mëdhenj. Njerëz të sakrificës protestuesit. Mirënjohje të pakufishme!
Ne kemi thënë, ata që mund të shkëputen nga puna, se njerëzit do ushqejnë fëmijët në darkë.
Videot erotike janë aspekti më i parëndësishëm, ku Edi Rama kërkon të mbulojë këtë superskandal të shekullit. Për ato për çka jemi për një transparencë absolute këtu, jemi për ë gjitha ato çështje që unë ngrita këtu dhe që janë në interesin e çdo shqiptari në kuadrin e skandalit të McGonigal. Ka edhe problematika të tjera të mëdha.
Për shembull, u them shqiptarëve se anulimi i kontratës me ALEAT është një akt jashtëzakonisht i rrezikshëm i cili mund t’ju kushtojë shqiptarëve edhe vizat. Kaq.
Ju falenderoj me shumë mirënjohje. Përqafime!