Berisha: Revolucioni do të vazhdojë. Protestë para Parlamentit. PD nuk vjen në pushtet me dhunë, por me votë.

FJALA E KREUT TË PD- SALI BERISHA ME TË DELEGUARIT, DEGËT E TIRANËS DHE FRPD

Së pari, edhe njëherë dua të falënderoj me mirënjohjen më të thellë, ato qytetare dhe qytetarë, të falënderoj të gjithë pjesëmarrësit dhe organizatorët e atij cunami që jehoi në Shqipëri dhe botë më shumë se çdo protestë tjetër qe kemi organizuar deri më sot.

Ishte ajo, nisja më dinjitoze, më e merituar e revolucionit tonë demokratik paqësor.

Nëqoftëse ne dolëm në 6 dhjetor, në protestën më të pazakontë që Shqipëria kishte njohur ndonjëherë, ne me 6 dhjetor na nxori mbrojtja e të vërtetës në shesh. Ne kishim vetëm një mesazh, që mikëpritësi juaj është turpi i Shqipërisë dhe i botës dhe se ju jeni të mirëseardhur në këtë vend, si miq të mëdhenj të kombit tonë.

Ne e ndërmorëm atë akt sepse nuk mundesh kurrë të pranonim që një samit evropian të përdorej për kreun e një organizate kriminale si makeup. Nuk mund ta pranonim ne një gjë të tillë. Por në një hark kohor të shkurtër u faktua para gjithë botës sa të drejtë kishim ne.

Në dhjetor mediat e botës e dhanë lajmin gjerësisht protestën tonë, por mbizotëroi lajmi i atentatit që ata bënë. Megjithatë në dhjetor pati edhe nga ata që thanë se ishin tensione të brendshme politike. Koha provoi se ne dolëm për të vërtetën në rrugë, për të ju thënë të vërtetën liderëve evropiane se çfarë përfaqësonte Edi Rama. Se koha provoi se ne bëmë një nga veprimet më të goditura, më të duhura të ekzistencës tonë.

Zhvillimet e mëpasshme, faktuan se ky individ, ky njeri dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë nuk njohin asnjë kufi, asnjë normë, asnjë ligj, asnjë moral. Nuk ndalen para asnjë veprimi për hir të pushtetit të tyre të krimit.

Hapja dje e revolucionit tonë, me një protestë aq madhështore ka pushtuar të gjithë mediat e botës. Agjencitë më të mëdha, por tani siç ishte Shqipëria në mesin e ciklonit gjatë dy javëve, në protestën tonë, në lajmet, ishte Edi Rama me McGonigalin, që kishte korruptuar dhe e kishte porositur si vrasës me pagesë kundër opozitës.

Nuk kishte sukses më të madh në arenën ndërkombëtare se sa ky. Protestën tonë e përcollën gjerësisht të gjitha agjencitë, të gjitha mediat e mëdha të Amerikës, Europës, Kanadasë dhe vendeve të lira. 

Ne bëmë një gjë të jashtëzakonshme, treguam se këtu ka një popull që nuk pajtohet kurrë me aktet kriminale të Edi Ramësdhe është i vendosur të arkivojë në banesën e tradhëtarëve, hajdutëve, këtë kriminel që firmos ‘bam, bam,bam, e fap, fap, fap’, për të mbushur  xhepat dhe baulet e tij. Që rekruton kryezbuluesin e SHBA-së për të na luftuar ne, opozitën, sepse sipas tij, vendi nuk duhet të ketë opozitë. 

Ndaj dhe secili nga ata që mori pjesë në protestë ka kryer, i ka bërë një shërbim të madh jo vetëm PD-së, por Shqipërisë dhe kombit. Ne thamë dje, se protesta ishte sipari i një revolucioni paqësor, i revolucionit tonë, revolucion demokratik, paqësor. 

Ata të cilët para protestës u zhdukën si minjtë nga frika dhe tmerri, kur e panë që ne u shpërndamë të qetë, dhe panë njëri-tjetrin se nuk u ka ndodhur gjë, dolën nga ishin futur, dolën dhe filluan të thonë; ku është revolucioni, ja ku është qeveria. 

Menduan se, në këtë mënyrë do të zhvlerësonim protestën tonë, përkundrazi treguan vetëm frikën dhe tmerret e tyre që u kalli protesta. Treguan tronditjet e mëdha që kanë pësuar, por nuk cenuan aspak suksesin e jashtëzakonshëm të saj. 

Një revolucion paqësor është revolucion paqësor. Ata të cilët shprehin dyshime dhe mos besim në revolucionet paqësore dhe demokratike, nëse e bëjnë nga padia u them të lexojnë. Me revolucion paqësor demokratik, jo në një ditë, as në 5, as në 10, as në një muaj, as në tre muaj, ne përmbysëm diktaturën komuniste në Shqipëri me votën e lirë.

Me revolucion paqësor demokratik, Mahatma Gandhi përmbysi sistemin kolonial në Indi. 

Me revolucion paqësor demokratik u përmbysën shumica e klikave komuniste në vendet ish komuniste, përveç se në Rumani.

Ata që venë në dyshim sukseset e revolucionit paqësor demokratik, ose janë naivë, ose të etur për gjak. Ne nuk jemi as naivë, as të etur për gjak. Kemi bërë një revolucion ndaj regjimit më stalinist të Europës, kemi shmangur gjakderdhjen, kemi firmosur fitoren. 

Kemi nisur një revolucion ndaj regjimit më mafioz të Europës, do të shmangim gjakderdhjen, do të firmosim fitoren. Askush të mos dyshojë për këtë.

Një revolucion paqësor nuk është çështje e një dite, një proteste, e disa protestave. Është një proces, është një proces i qëndrueshëm mosbindje civile. 

E thotë Mahatma Gandhi; në një revolucion mosbindja civile është i shenjtë. Por duhet ta kuptojnë të gjithë këtë mision. Duhet ti besojmë të gjithë këtij misioni. 

Dje unë, bashkë me ju unë bëra një tur në simbolikën e tij. 

Institucioni i parë ishte parlamenti. 

Parlamenti është sot, totalisht, verbërisht vegël e një njeriu, Edi Ramës. Nga tempulli i demokracisë që duhet të jetë, nga institucioni ku opozita në emër të atyre që e kanë votuar, të 620 mijë shqiptarëve që e kanë votuar, duhet të paraqesë alternativën, por edhe të bëjë kontrollin e qeverisë. 

Këto të dy funksione Edi Rama i asgjëson, duke shkelur kushtetutën dhe ligjet. Ligjet që ne paraqesim për votim, nuk sillen në parlament për shqyrtim. Komisionet Hetimore bllokohen, nuk lejohet. Kurrë ndonjëherë, kurrë ua them unë, as në 1991, parlamenti nuk ka qenë në këtë gjendje. Ndaj dhe mesazhi ynë ishte, parlamenti. Ai është parlamenti i krimit monstruoz kushtetues. 

Ti mohosh një opozite të drejtën e kontrollit, shkelmon mbi 620 mijë njerëz që kanë votuar kundër qeverisë. Ti mohosh një opozite legjitime, të drejtën e fjalës, shkelmon mbi vitën 620 mijë qytetarëve që kanë votuar kundër qeverisë. 

Ti mohosh të drejtën për ti kërkuar mocion, faktikisht çfarë e shndërron parlamentin. E shndërron në një turp kombëtar. Sigurisht të gjitha këto bëhen që ne të bojkotojmë parlamentin dhe atëherë etiketa, apo akuza se këta bojkotojnë. Asnjë orë nuk e bojkotojmë, ua them unë këtu, ne ashtu siç është ashtu do të rrimë. Por parlamenti do të ketë protestat më të fuqishme popullore rreth tij.

Zgjedhësit e Tiranës dhe Shqipërisë do të vijnë të protestojnë. Pse do të protestojnë? Do të protestojnë për një parlament që respekton votën e 620 mijë shqiptarëve, që kanë votuar kundër Edi Ramës. Ndaj dhe qytetarët e Tiranës, demokratët e Tiranës janë të ftuar dhe kërkoj që të bëjmë çdo përpjekje për të qenë te parlamenti në çdo seancë. Ai është institucioni i krimit monstruoz kushtetues. 

Aty shkelmohet çdo seancë kushtetuta e vendit. Aty shkelmohen në çdo seancë të drejtat e 620 mijë shqiptarëve që kanë votuar kundër kësaj qeverie. Atëherë, duhet tu dalim zot. Atëherë duhet tu dalim zot. 

Revolucion çfarë do të thotë? Do të thotë të jesh i zoti, i aftë, të reagosh, të ndërgjegjësosh dhe kapitalizosh pakënaqësinë. Ndaj dhe ne, misionar në çdo familje do të trokasim dhe me çdo zgjedhës do të bisedojmë. Protesta te parlamenti është protestë për ti dalë zot votës tuaj. Është protestë për të mbrojtur rendin kushtetues. 

Unë kam besim të madh se, revolucioni ynë nuk do të njohë të ndalur. Asnjë ndikim të mos keni ju, nga ata të cilët unë e kuptoj, unë e kuptoj, kam mirëkuptim të plotë, se durimi i njerëzve ka arritur në kufijtë më të mëdha mosdurimi, por përsëri revolucioni ynë është paqësor, i mjeteve të mosbindjes civile, nuk është me armë. 

Ne do të përmbysim këtë regjim, me mjetet të mosbindjes civile dhe në fund me votën e lirë. Ne nuk njohim formë tjetër pushteti. Ne jemi Parti Demokratike, cilido të lexojë parimet e saj. Kjo forcë politike nuk merr pushtet me dhunë, jashtë çdo lloj koncepti. Nuk është formë  ekstremiste, e pushtetit me dhunë. Nuk është forcë staliniste, fashiste, është forcë demokratike. Por përdor të gjitha mjetet demokratike dhe të mos bindjes civile që qytetarët tanë të votojnë të lirë. Ky është zotimi i ynë, kjo është fitorja jonë dhe ne do të fitojmë. 

Në marshimin tonë simbolik, ministria e Brendshme, ajo është ministria e familjes. 

Aty është emëruar partneri i Delinës, aty manipulohen të gjitha të dhënat e qytetarëve, aty organizohen trafiqet, aty organizohen manipulimet, aty Ardivelijtë kurdisin kurthe kundër opozitës dhe ai është një institucion krimi. 

Një institucion i cili ka ndikim shumë të madh në mbajtjen e këtij regjimi. Një institucion i cili ndikon dhe rrit, mbron trafiqet e drogës dhe trafiqet e tjera. Ndaj dhe mosbindja civile, opozita, ka punë direkt me të. Ministri i familjes.

Bashkia e Tiranës.

Por s’ka fyerje më të madhe për çdo qytetar të Tiranës, se sa ai kryetar. Çfarë duhet ti bëjë më shumë qytetarëve ai. Sa që për çdo thes me plehra që derdh, i vjedh paturpësisht. Si një hajdut ordiner. Ua ka rritur me 60-70 % taksën e pastrimit qytetarëve. Ua ka rritur tre herë bizneseve. 

Çfarë do të bëjë më shumë ai, të vijë të fusë duart në xhepa? Por ai po i fut duart në xhepat tanë. Çfarë mund të bëjë më shumë një hajdut se ky, që shkelmon kushtetutën. Ka vendosur taksën e arsimit, por Shqipëria me kushtetutë, arsimi është falas. E ka kushtetuta, ku e gjen autoritetin ky hajdut që të taksojë qytetarët e Tiranës për fëmijët e tyre. Kush ja jep këtë të autoritet. Kushtetuta ja ndalon.

Kushtetuta detyron bashkinë, qeverinë dhe cilindo që tu japë arsim falas fëmijëve. Kurse ky i detyron qytetarët të paguajnë taksë për ndërtimin e shkollës, e quan taksë arsimi. Ky rrugaç subrakushtetues. A mundet një njeri të veprojë në këtë mënyrë. Ku e gjen autoritetin ai të shpallë me taksë një shërbim që kushtetuta nuk e lejon, e garanton falas. A mundet ky të qarkullojë nëpër Tiranë. Ky është një kriminel kushtetues, është një hajdut, hajdut i pafytyrë. 

Dhe çfarë bën me para. Këtu të gjithë që janë qytetarë, kanë fëmijë, nuk kanë fëmijë paguajnë taksën e arsimit thotë ai. Ku e bazon ky taksën, ku e bazon? Por çfarë mund ti thuash këtij që nuk ka ligje as kushtetutë. Arsimi në Shqipëri është i garantuar falas. 

Po të jetë puna, po të mos ishte kjo, detyrim kushtetues një qeveri mund të vinte një taksë kombëtare për arsimin. Por se bën dot një qeveri atë, e ndalon kushtetuta, kurse ky nuk ka kushtetutë, ka kushtetutën e xhepit. Si mund të qarkullojë lirshëm ky njeri. Më thoni ju mua.

Jo se ai kalon mes nesh. Ai duhet të gjuhet me vezë, me domate kudo që shkon. Degët e PD-së janë të porositura, të ja nxijnë ditën këtij hajduti. Por si mundet të dalë mbi kushtetutën ky. Dhe çfarë bën me paratë që ua merr nga xhepat qytetarëve, na ndërton shkolla 6 milionë euro, 3 milionë euro dhe për të mbuluar vjedhjen i vënë emrin ‘Bashkim Fino’, ‘Petro Koçi’ mund të ja vejë, kush e di çfarë emrash ka vënë, ‘Gramoz Ruçi’.

Ua them socialistëve, por kjo është vjedhje për të gjithë, pavarësisht nga emrat. Si mund të vjedhë ai në këtë mënyrë. Na fal Petroja se ndoshta nuk ka shkollë me emrin e tij. 

Pra a mundet revolucioni ti tolerojë këta. Tirana thotë ai, kryeqyteti i këtij e atij. Një mashtrues i neveritshëm që bën çdo akt. Ju lutem, shkoni tek ndërtesat që ka ndërtuar ky për tërmetin. Kotecë të vërtetë. Po pse? Absolutisht 70% i vjedh. Keni inxhinierë ndërtimi në degë, keni ekspertë, shkoni e matni. Minimumi 70% i ka vjedhur. 

Shkoni në Vaqar, dilni tek kodrat, shkoni në Pezë. Kudo, përdor mediat për të mbuluar vjedhjen çdo ditë nga mëngjesi në darkë. Nuk tolerohet më tej. Është turp i madh për ne, që të shëtisë mes nesh ky njeri. Taksa e arsimit! Prisni kur të thotë, taksa e shkencës apo e dijes, që të gjejë një emër për të mbuluar vjedhjen e tij. 

Mor hajdut, ti nuk meriton të dalësh nga shtëpia në rrugë. Ai meriton të rrijë atje i ndyrë, me këtë pafytyrësi dhe paturpësi që ka. Është kështu apo jo. Ky vjedh ditën për drekë. I merr këto para, nuk janë pak janë shumë që ta dini dhe ndërton me 6 mlneuro shkollën. Dhe shkon e prish shkollën pa asnjë kusht për tu prishur, vetëm për të marrë të paktën 5 milionë dhe për ti dërguar ofshore. Një shkollë 9-vjeçare, nuk mund të shkojë kurrë më shumë se 600 mijë euro. 

Bashkia do të jetë objekt i mosbindjes civile. Bashkia është shndërruar në çerdhen e një hajduti, që nuk ma moral dhe asgjë. Ai është një kopje e klonuar e Edi Ramës. Është në detyrimin tuaj për të prodhuar të gjitha mjetet për ta ‘emëruar dhe turpëruar hajdut atë’ kudo, që ta mësojë e gjithë Tirana.

E dini se pse nuk vjen uji. Sepse njerëzit e tij shesin ujë me bote, është e faktuar, e provuar. Oficeri i rëndësishëm në policinë bashkiake ka një nga linjat më të rëndësishme të ujit me bote. Sigurisht atij nuk i intereson kurrë që qytetari të ketë ujë, paçka se atje liqeni, absolutisht sot për sot ka kapacitete për Tiranën dhe Durrësin, por për Tiranën 100%. Por s’ka se ata nuk shesin me bote. Flotilja e boteve, karvani i boteve të ujit i pafund, pra në çdo aspekt ky është njeri që duhet të kompensojmë kohën e humbur për damkosjen e tij. 

Dega që ka lagjen e tij duhet të vendosë portret e hajdutit, të nxira në çdo ndërtesë. Bashkia me të gjitha mjetet, nuk mundet ai të shkelmojë mbi qytetarët tanë në këtë mënyrë. Jo nuk mundet. I faktuar me dhjetëra, qindra herë që mashtron, mbjell të njëjtën pemë 10 herë. Po shkoj te 2 mln thotë, ka shkuar tek 100-120 mijë. 

Selia e PS

Ne nuk kemi asgjë me socialistët e thjeshtë. 

Ne i respektojmë ata. Ne nuk jemi përpjekur kurrë ti nxjerrim ata jashtë zgjedhjeve ata. Jo. Dhe jam i bindur që edhe ata nuk pranojnë përpjekjet e Edi Ramës për të përjashtuar PD-në nga zgjedhjet. Por ama, koha çfarë ka faktuar. Ka faktuar se, sekti i rilindjes është sekt kriminal, me të cilin shumica e socialistëve të thjeshtë nuk i lidh asgjë. Të cilët me veprimet e tyre krijojnë dhimbje, krijojnë varfëri, njëlloj si tek socialistët, si tek paparti, si tek demokratët e kështu me radhë. 

Nuk kanë ata interesa. Rilindësit, këta të sotmit janë një organizatë kriminale të cilën Shqipëria duhet ta largojë një minutë e më parë nga pushteti. 

Por çfarë e lidh një socialist të thjeshtë me Olta Xhaçkën, e cila është e zhytur në vepra korruptive nga më të mëdhatë. 

Çfarë e lidh me Taulant Ballën. A ka turp më të madh se një parti politike që të ketë kryetar të grupit parlamentar, njeriun e kapur në flagrancë si trafikant prostitutash. Dhe të dalë po të dojë. E denoncuar nga ambasada se po nxjerr në mënyrë të paligjshme viza për moldave, i denoncuar me shkresa. Pse more, për këtë paska ngelur e majta shqiptare për të pasur një përfaqësues si ky. Leje pastaj se në çdo dosje krimi, pothuaj, del emri i tij. 

Këta janë uzurpatorë të partisë. Këta e kanë shndërruar partinë, në parti krimi. 

Damian Gjiknuri i cili u përpoq të fajësonte Edi Ramën. Pse të thotë Edi Rama shko me tradhëtarë dhe ti bashkë me ta? Jo jo, e çoi xhepi me McGonigalin, xhepat e tij, interesat e tij. 

Ku banojnë këta. Në lagje banojnë këta. Edhe këta gjuhen me domate dhe vezë dhe u vihen tabela përreth. ‘Emëro dhe turpëro’ është dhe duhet të jetë praktika e revolucionit. 

Njerëzit duhet të shprehin pakënaqësinë e tyre. Këta kudo që janë, duhet të ndihen të pasigurtë. Ka rëndësi të jashtëzakonshme që të zhvillojmë një debat, dialog me çdo qytetarë për këto çështje madhore. 

Duhet durim. Revolucioni nuk triumfon me një ditën, as me një muaj. Revolucioni paqësor nuk dështon kurrë, fiton. Për këtë të jeni të sigurtë, por ne duhet të persistojmë. 

Edhe ne e kemi përgjegjësinë tonë këtu. Cila është përgjegjësia jonë? Ne kemi ndejtur 9 vite. Duhet të jemi të hapur të sinqertë, nëse një qeveri funksionon me rregull, me suksese dhe sipas ligjit, ajo mund të rrijë jo 9, por edhe 14, 16 vjet dhe opozita shkon duke ndërruar liderët e vet, por ajo është qeveria sukses. Ka ndjenjur Helmut Koli, 14 apo 16 vite. E ka mbyllur me nder të madh.

Kurse ne në 10 vite qëndruam me një qeveri që kalonte nga skandali në skandal. A është kështu apo jo? Me një qeveri e cila çdo javë, të cilës çdo javë i shpërthente një skandal, me një qeveri që ka vjedhur vetëm në rrugë, bilanci i fundit, vetëm me rrugët, 9 miliardë euro. Bilanci ky i ekspertëve të pavarur. 

Një rrugë që është nisur për 74 milionë, ka përfunduar në 350 milionë. Një rrugë e cila, u prokurua për 255 milionë, autostrada Tiranë-Elbasan, për shkak të 7 kilometrave të fundit nga Iba në Farkë, se të gjitha të tjerat kanë qenë të paguara dhe të përfunduara, përfundoi me 430 mln euro. A mund të më gjejë kush, që 7 kilometra rrugë, pati një shembje 10 mln euro, të shkojë çmimi në 430 mln. 

Të gjitha këto duhet të kishin përgjigje, revolucionin demokratik paqësor. Por tani ne e nisëm këtë. Ky revolucion e sigurtë do të çojë në fitore. Por ky revolucion ka dhe do të ketë vështirësitë e veta. Mos harroni një gjë, duhet të jemi të kthjellët. 

McGonigal nuk ishte i izoluar, mos të kujtojë kush. Jo, jo, nuk ishte i vetëm. 

Mbi bazën e manipulimeve të McGonigal dhe lobimeve të Xhorxh Soros, u morën vendime nga më të turpshmet. Mos kujtoni ju se, do të ketë tërheqje, jo përkundrazi. Yuri Kim që investoi më shumë se sa McGonigal publikisht kundër opozitës, do të bëjë gjithçka për të mbrojtur karrierën e vet. 

Por nuk është vetëm ajo. Ka dhe të tjerë. Ju e morët vesh, u hoq artikulli nga Bild, pse tha të vërteta. Mund të them gjëra të tjera plot, por këto duhet ti kapërcejmë, duhet ti përballemi. Ky është revolucioni ynë. 

Nëse nuk dilnim me 6 dhjetor, nuk do të kishte këtë dimension 11 shkurti. Prap do të kemi vështirësi, prap do të kemi kurthe, prap do të kemi sulme, por do të qëndrojmë të pamposhtur në të drejtën tonë. Dhe ky është një mision i madh, ky është një mision i madh. 

Shqipëria për fatin tonë më të keq, nga Edi Rama u bë shembulli më i nxirë se si aleanca e korrupsionit shqiptar me ndërkombërtarë mori përsipër të shkatërrojë opozitën shqiptare, në emër të kujt? Në emër të korrupsionit. Po pse, që të vidhet sa më shumë, që të plaçkitet sa më shumë Shqipëria. Për çfarë arsye tjetër? O burra, aty vidhet, aty mbushet thesi me para, aty bëhen vilat. Ai vend është për plaçkë. 

Ju jeni njerëz me fibër politike, të gjitha këto duhet të jenë çështje debati tuaj, në çdo takim, në çdo kafene, në çdo qendër pune, kudo që jeni. 

Ka një terror në administratë, duhet të takohemi me punonjës të administratës, duhet ti jepni zemër, duhet tu jepni kurajo. Çfarë nuk ndodh? Ka mjaft prej tyre që po ikin nga administrata, sepse tani janë lëshuar pa asnjë fre të vjedhin sa më shumë dhe u kërkojnë të firmosin në mënyrë të kundraligjshme çdo gjë.

U bën thirrje punonjësve të administratës, asnjë firmë, denonconi publikisht këta hajdutë sepse fundi i tyre është i shpejtë. 

Nesër pasdite çdo qytetar, çdo qytetar, ftoj të vijë në protestë si dëshmi e vullnetit për të mbrojtur parlamentin, për të mbrojtur kushtetutën që dhunohet në parlament dhe ju garantoj se në si deputetë do të bëjmë detyrën tonë. 

Ne do të qëndrojmë, do të mbrojmë interesat e qytetarëve, do të mbrojmë kushtetutën, dhe revolucionin do ta vazhdojmë kudo që ndodhemi.

Ju falënderoj dhe edhe njëherë me shumë mirënjohje për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm ditën e djeshme, por ky revolucion nuk mund të ndalet gjer në fitoren e tij.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale