FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KUVEND
EKSTRAKT
Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit akuzoi me tone të ashpra qeverinë aktuale se po dëmton fermerët dhe qytetarët shqiptarë. Berisha e cilësoi heqjen e subvencionit të naftës për fermerët një vendim cinik dhe antishqiptar, duke theksuar se fermerët shqiptarë po paguajnë karburantin më shtrenjtë se vendet e rajonit dhe Europës. Ai krahasoi çmimin e naftës në Shqipëri me atë në Gjermani, duke theksuar diferencën mes pagave dhe kostos së jetesës.
Në fjalën e tij, lideri demokrat kritikoi edhe mungesën e Edi Ramës në seancën plenare, duke theksuar se shmang përballjen për shkak të aferave dhe akuzave që rëndojnë mbi qeverinë.
Një pjesë e rëndësishme e deklaratës së Berishës iu kushtua raportit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian për Shqipërinë. Sipas tij, raporti evidenton probleme serioze në procesin zgjedhor, funksionimin e parlamentit dhe sistemin e drejtësisë, duke reflektuar denoncimet e vazhdueshme të opozitës.
Gjatë fjalës së tij, Berisha hodhi akuza edhe ndaj përfaqësuesve të mazhorancës, mes tyre Belinda Balluku dhe Olta Xhaçka, të lidhura me çështjet e korrupsionit dhe mbrojtjeje politike.
Në përfundim, Berisha deklaroi se qeveria po çon drejt bllokimit procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe bëri thirrje për debat parlamentar mbi gjetjet e raportit europian.
FJALA E PLOTË
Të dashur qytetarë dhe qytetare, zonja dhe zotërinj deputetë, zonja drejtuese e seancës.
Nuk ka akt më absurd se kjo që propozoni sot në parlament.
Nuk ka akt më cinik ndaj 30-40% të shqiptarëve që jetojnë me çurkun e djersës së ballit. Nuk ka qëndrim më cinik ndaj tyre, më të pashpirt. Vini këtu pasi të keni hequr subvencionin për naftën fermerëve në kulmin e krizës për naftën. Njeri normal në botë që mund të imagjinojë një vendim të tillë, nuk ka. Përveç atij që tani e ka kap tmerri nga tërmeti, tmerri nga ky tjetri, tmerri nga ai, tmerri nga ky, tmerri nga vetja e tij, që s’vjen në parlament fare, se të ka frikë dhe ty, se dhe ty të ka frikë tani. Që është i tmerruar dhe që s’di ç’bën.
Pra, vini këtu, po kjo është gjëja kaq të turpshme.
Po ul akcizën kur kur të kalojë mbi 220. Fshatarëve më të varfër të Evropës.
Kjo është politikë shpopullimi. Shpopullimi.
Është politikë Çubriloviçi. Është politikë antishqiptare.
Fermeri i Maqedonisë e merr me 100 lekë naftën. Qytetari me 150 lekë.
Si e shpjegoni ju këtë?
Kryehajduti i Shqipërisë me taksën më të lartë në botë mbi litrin e naftës, i detyron shqiptarët të blejnë atë me 2.2 euro.
A doni t’jua lexoj? Një, prisni të nxjerri një tabelë këtu.
E pata te telefoni.
Në Gjermani, pardje nafta në pompë ishte 2 euro. Në Shqipëri, nafta në pompë 2.2 euro. Rroga në Gjermani, gjashtë herë më e lartë se në Shqipëri, tetë herë më e lartë. Pra, këto janë akte cinike. Po a e dini ju sa i merr ai, sa u merr ai qytetarëve në TVSH-në e naftës me 220 lek litri? A e dini apo jo? Dhjetëra e dhjetëra milionë euro. Derisa ai ju braktis, braktiseni. Derisa ai nuk guxon të vijë këtu, s’keni pse e mbroni ju atë.
Tani, zonja drejtuese e seancës, absurdi më i madh është diskutimi i këtyre problemeve dhe injorimi i raportit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian.
Lexojeni mirë atë raport dhe del secili nga ju të kuptojë se me atë votë krimi që ka dhënë për Ballukun, i ka futur një thikë pas shpine procesit të integrimit europian të shqiptarëve.
Lexojeni. Media informon se janë bërë mbi 300 ndërhyrje në komision.
Lexojeni se fillon dhe mbaron absolutisht sikur ta kishte shkruajtur opozita në kuptimin e denoncimeve të saj, të vërtetave të saj për vite të tëra. Po kjo s’ka ndodhur. Nuk është produkt i opozitës. Ai është produkt i atij misioni faktmbledhës që erdhi këtu, i përbërë nga socialistë, siç e dini vetë, popullorë, konservatorë, liberalë, komunistë, fare të majtë. Të gjithë kanë votuar një me një, rresht për rresht e gërmë për gërmë atë raport që këtë parlament e bën të paqenë. Atë raport që për zgjedhjet, edhe atë frazë që përdorni ju, se thonë se ishin kompetitive. Ua zhduk nga duart. Ligji është për zgjedhje kompetitive, kurse ju nuk i bëtë kompetitive. Përkundrazi, thotë. Institucionet e shtetit u shkrinë në një me strukturat e partisë. Pra, bëtë zgjedhje në kushte moniste. Prandaj nuk vjen ai këtu. Nuk vjen ai dot këtu. Nuk mund të vijë. Nuk mund të vijë këtu, sepse ai është autori i aneksimit dhe asgjësimit të parlamentit. Por, vendet që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian, duhet të kenë në rol qendror parlamentin. Nuk vjen ai, e kërkojmë. E kërkojnë me interpelanca deputetët, sepse ai qëndron në çdo akt të dosjes Balluku. Ja tha ai, Palloshi gjatë. Po të marrësh ato, tha, mesazhet e tua aty në dosje, janë shumë më të shumta se të miat dhe më të egra.
E patë Ballukun apo jo? Dje bëri edhe rolin e kryetarit tuaj. Do t’ia marrë atij tjetrit, po t’ia marrë sa të dojë atij. Po e filloi fraksioni i Firit. Hajde mos i shkoni po të doni. Po ç’është kjo? Pra, nuk vjen ai. A e patë raportin? A e patë raportin? Se si thotë parlamenti është inekzistent pothuaj, në funksionet e tij. A e patë çfarë thuhet për Ballukun? Që e keni mbrojtur politikisht imunitetin e saj. A e patë? A e lexuat? O Lubistë! Në vend se të ulni kokën, prapë ngrini, ngrini kokën ta mbroni. Po keni vend apo jo? Keni atdhe? Keni qytetarë? Vjedhjet e Lubisë shkatërrojnë integrimin, thoni ju? Po lexojeni po të doni.
Zonjë, zonjë. Mos e lëviz atë, mos e lëviz kronometrin, se po i zhduk minutat. Në qoftë se ka një gjë që i bëni të gjitha ju. Po i bëni. Prandaj kronometrin mos ma lëviz. E patë o zotërinj, se çfarë thotë për gjyqësorin? E lexuat apo jo? Po të damkosur nga kryetari juaj. E keni të gjithë nga Edi Rama, sepse është kreu i Meduzës, i AKSHI-t. A e dini ju, t’ua lexoj unë ju pak regjistrimin e Geron Meces: ku i thotë Linda Surrelit, i përcakton të gjitha tenderat. Po ABI Bank-u i Lindës? Po JetBank i Edi Ramës? A, çfarë kujtoni ju? Se do të tolerohen më tutje? Jo. Ju po çoni drejt bllokimit të procesit të integrimit me këto qëndrime. Prandaj dhe një debat i thellë në parlament, për një qëndrim tërësisht rrënjësor. Po ju s’jeni të aftë. Ju nuk jeni të aftë. Sepse ju, faktikisht, jeni të gjithë sot në dorë të Lubisë. Edhe ky që foli. Edhe ky që doli. Ky është emërtesë e Lubisë. Edhe ata të tjerët, emërtesë e Lubisë. Nxori dhe fraksionin e Firit. Dhe tani prisni çdo gjë prej saj.
Pra, mos pranoni të shkelmoni procesin e integrimit. Lexojeni pak çfarë thotë për Ballkanin e Hapur. Çfarë thotë për letrën e firmosur me Vuçiçin. A e kuptuat ju që keni një argat të Beogradit kryetar të qeverisë, andaj dhe ai nuk vjen dot këtu. Nuk del dot këtu ai. Këtu nuk del dot. S’duron dot t’ia përplasni në fytyrë të gjitha ato që ka bërë kundër shqiptarëve. Lexojeni pak. Lexoni pak çfarë thotë për Olta Xhaçkën. Investitori strategjik, Olta Xhaçka. Ministren që plaçkit 10.000 metra katrorë dhe futet kryetari i bashkisë në burg, kurse ajo vazhdon në parlament.


