Berisha Ramës: Je i pashpresë, nuk do të arrish kurrë të mposhtësh opozitën shqiptare.

Flas sot në këtë parlament, me thirrjen time drejtuar mbarë qytetarëve shqiptarë, popullit opozitar.
Në këto momente në të cilat ky regjim i mbështetur tërësisht në krimin, drogën, vjedhjen e qytetarëve shqiptarë dëshmoi se është i aftë të bëjë gjithçka për eliminimin e opozitës së vërtetë. Por unë jam sot këtu para jush si dëshmi e shpirtit të pamposhtur të opozitës.
E vendimit të saj sublim për tu përballur dhëmb për dhëmb me këtë regjim kriminal, kreun e tij Edi Rama i cili në traditën e etërve të tij mizorë, xhelatë, babait të tij që firmoste varjen në litarë të kundërshtarit, dajës së tij që urdhëronte varrosjen të gjallë të kundërshtarëve politikë.
Jam këtu për ti thënë se je i pashpresë, se me asgjë nuk do të arrish kurrë të mposhtësh opozitën shqiptare.
Jam këtu për ti thënë se me aktin më korruptim, ke arritur të blesh dhe shesësh, deklarata, deputetë, kryetarë opozita e të tjerë me radhë, por ata kanë marrë fund, kanë shkuar dhe janë arkivuar siç do të arkivohesh dhe ti në kohët që vijnë.
Edi Rama duke nxjerr në mes të rrugës një kriminel një informator të policisë kriminale, të përgatitur me ministrin e familjes që në kohëra të ndryshme ndajnë të njëjtën bashkëshorte. Edi Rama mendoi se kjo është rruga për të triumfuar mbi opozitën. Por i them këtu se të gjithë kriminelët e Shqipërisë po ti mbledhësh, të gjithë vrasësit po ti fusësh në këtë sallë, se të gjithë trafikantët, kurrë nuk do të mund të mposhtësh opozitën dhe popullin opozitar.
Qytetarë dhe qytetare, unë kam marrë mijëra mesazhe nga ju. Në tërësi ato konvergojnë në përgjigjen që duhet ti japim Edi Ramës dhe unë ju garantoj se përgjigje tjetër përveç asaj që thoni ju, nuk kam imagjinuar dhe nuk mendoj. Një përgjigje të përbashkët, solemne kundër këtij armiku, i cili nuk ka normë morale, parim, kundër këtij burracaku, frikacaku që zgjedh një ditë të rëndësishme për shqiptarët për të kryer krimin, duke shprehur se ajo do të shërbente si maskë, mbulesë për të.

Nuk ka moral këtu. Ku është kjo. Ke shkuar për të takuar Viktorin në burg apo jo. Thuaja pak shqiptarëve, çfarë lidhje ke me 5 tonët e drogës që erdhën në çervenakë.
Ku e keni atë çuçin e familjes. A e dini e kujt ishte sera e Beratit, ua them unë.

Berisha lexon mesazhin:

“Mirëmbrëma doktor, me datën 11 nëntor në Berat është goditur një serë e kultivimit të kanabisit dhe janë sekuestruar mbi 2 ton kanabis dhe sasi e tërë e bërë gati për mbjellje. U përjashtuan e gjithë policia gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Beratit, vetëm drejtori i policisë Edmond Targaj u kalua në Akademinë e Policisë. Nga informacion 100% i sigurtë doktor, drejtori i Beratit ishte drejtues dhe menaxher i aktivitetit kriminal. Por në këtë situatë Edmond Targaj shkoi tek ministri i familjes Çuçi dhe i tregoi se unë nuk kam bërë gjë tjetër se vetëm kam zbatuar porosinë e bosit të drogës në ministri, Aranit Arapi, i cili më ka folur në emër tuaj dhe i tregoi komunikimin me sms. I tregoi komunikimin me sms, në të cilën Arapi i thoshte se ministri kërkon që ajo sera të mos preket.
Dhe ky, pas kësaj bisede anuloi menjëherë e Targës nga Policia e Shtetit”.

Por çfarë është Gerti në krahasim me këtë. Po ky është 10 herë më kriminelë se Gerti. Gerti mori një dorë parash nga ju, nga Edi Rama, nga ky e mori. Por këta janë shumëfishi i tij. Qytetarë, këta janë rrezik personal për çdo njeri. Ndaj dhe ju bëj thirrje për beteja të reja. U bëj thirrje të ngrihemi se kjo kalbësirë nuk ikën ndryshe vetëm se me revolucion.
Ata që kanë frikë nga revolucioni, ata janë skllevër të krimit. Ata janë mostrat të krijuara nga skllavëria e krimit. Revolucioni askënd nuk duhet të trembë. Revolucioni është flladi i lirisë për të përzanë. E shikoni ju se me kë jam në parlament. Por prap do vij, do vij e do vij gjersa të përzëmë kriminelin e fundit nga ky parlament, që të ju kthehet qytetarëve.
Ndaj dhe mora fjalën dhe njëherë për të i deklaruar Edi Ramës se kauzën tonë ti kurrë nuk e vret dot. Mor hakmarrës primitiv, mund të nxjerrësh një kriminel në rrugë, mund të gjuajë të bëjë ç’të dojë. Por një popull të tërë që është sot kundra teje nuk do mund ta presësh dot.
Dhe kohërat që vijnë do ta faktojnë këtë që thash.
Rroftë populli opozitar, rroftë opozita, rroftë revolucioni i saj.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale