FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË FOLTOREN E KUVENDIT
Zonja drejtuese e seancës. Zonja deputete, zotërinj deputetë. Të dashur qytetare dhe qytetarë që ndiqni këtë seancë.
Tema e momentit në këtë rend të ditës është një projektligj që ka të bëjë me rritjen e rolit të Parlamentit në integrimin europian. Natyrisht, si një forcë politike e vendosur për t’u mbështetur totalisht dhe pa rezerva çdo akt, vendim, ligj nëë funksion të këtij procesi, ligji ka mbështetjen tonë të plotë, ndonëse me vetdije të plotë se ky akt është një letër e vdekur e pavlerë, pasi ju jeni, veproni çdo ditë, çdo javë, çdo muaj në kundërshtim me parimet më themelore të këtij procesi.
Unë para se të ndalem dhe të argumentoj këtë që thashë, dua të ndalem në dy ngjarje tragjike.
3-4 netë më parë, në krye të detyrës tek punonte për të mbajtur mbesën e vogël, bie nga breshëritë e banditit të qeverisë, të kriminelit të qeverisë, një nënë, një gjyshe, një punonjëse, Mimoza Paja. Në breshëri plagosen 5 të tjerë. Dhe kjo është absolutisht vepër e nxitur nga politika, e narko-qeverisë shqiptare.
Jo vetëm se banda e cila u sulmua ishte në mbrojtjen e plotë të qeverisë, se i dyshuari për vrasje ishte liruar nga të gjitha detyrimet me ndërhyrje politike nga lart, por për faktin se keni shpallur si platformë dorëzimin e rendit në duart e krimit.
Platforma që kreu i krimit në Shqipëri, po përdor termat në latinisht ‘kaput meduze’, Edi Rama shpall dhe mbrojnë publikisht: ‘T’i hanë kokën njëri-tjetrit’, nuk do të thotë asgjë tjetër vetëm: vrisni sa të doni njëri-tjetrin!
Është strikt licensë për të vrarë njerëzit njëri-tjetrin. Dhe kjo licensë në një vend i cili e ka dënimin me vdekje me Kushtetutë të ndaluar, është një aktakuzë e rëndë për atë që e lëshon dhe e dorëzon rendin në duart e krimit.
Por, nga ana tjetër: ‘T’i hanë kokën njëri-tjetrit’, është njëkohësisht asgjësim tërësor i ligjeve të vendit. Dhe pikërisht t’i hanë kokën njëri-tjetrit’ në këtë platformë vrasës të tjerë shkrehen në breshëri, dhe vranë një nënë në banak, plagosën 5 të tjerë ulur në tavolinë, sepse kjo është platforma e Edi Ramës.
Dënoj këtë standart që nuk asgjë të përbashkët me shtetin ligjor, me Kushtetutën, me kodet e vendit. Dënoj këtë standart i cili përputhet 100% me rregullat e mafies dhe shpellave të saj.
Unë dua t’ju them ju se pardje se për herë të parë, u zgjova në mëngjes dhe u mora me fejsbukun, kontrollova fejsbuket e këtyre ministrave që janë prapa shpinës sime. Mendova se do të ishin tronditur nga lajmi tjetër, sipas të cilit njoftohej se një nënë lehonë me fëmijë 8 ditësh, ishte marrë nga një bandë policësh, dhe ishte burgosur sepse nuk kishte paguar një gjobë 250 mijë lekë.
Nuk gjeta asnjë fjalë zonja ministre, ansjë keqardhje për këtë zonjë. As ju që po flisni aty prapa shpinës sime. S’kishit botuar, kur ça nuk kishit publikuar me jelekë, me gjerdanë ari e me të tjera e të tjera, me sofra plot e stërplot, kurse nëna në burg lehone me fëmijë tetë ditësh në shtëpi, asnjë fjalë.
Ju zonja të nderuara mos harroni se jeni nëna. Jeni bashkëshorte. Dhe ju nuk duhet që paraja t’ju verbojë në këtë mënyrë. Mos harroni se përfaqësoni, gra dhe vajzat, pa diksutim, dhe nuk duhet kurrsesi paraja t’ju errësojë në këtë mënyrë që ju t’ju bëjë kaq të pandjeshme.
Zonja dhe zotërinj!
Unë jam sot këtu për të denoncuar përsëri, Edi Ramën për bllokimin që i bën Parlamentit. Prej 9 muajsh unë kam dorëzuar në Parlament amendamentin për heqjen e parashkrimit për kryeministrat dhe ministrat për efekte të korrupsionit.
Edi Rama e bllokon, sepse ka vjedhur. Në rast se nuk ka frikë nga vjedhjet e tij. Le ta sjellë amendamentin, ta votojmë. Ju jeni në pushtet, unë jam në opozitë. Ju keni SKAP-in, unë nuk kam asgjë, përveç të drejtës sime. Pse ju nuk sillni ligjin këtu? Më thoni pak?
Nuk sjell ligjin, sepse i dalin Sarajet e Surrelit të ndërtuara nga themelet dhe dy kate nëntokë me 500m2 oborr, në një kohë kur kishte gjithësej 3800 deutchmarkat në komisionin e deklarimit të pasurive. Nuk sjell pa asnjë faturë, pas asnjë të dhënë. Nuk sjell, sepse ka firmosur fap fap fap e pam pam pam për 420 milionë euro për t’i vjedhur me Agaçin dhe me linjën e tij, dhe Ahmetajn e tij. Nuk sjell, sepse po grabit 5 miliardë euro pasuri përrallore në Portin e Durrësit.
Nuk sjell, ka frikë dhe tmerr sepse Amant Josifi, ku është kjo Ministrja e Jashtme? Këshilltari i Olta Xhaçkës, ortaku i Olsit, ka vjedhur me bitcoin me call center 2.2 miliardë euro, dhe po shkon e po i fsheh në Dubai. Nuk i sjell, sepse po vjedh pasuritë, buxhetin e shtetit, kryetari i një organizate kriminale që ka vjedhur në 9 muaj 123 miliardë lekë sipas kontrollit të shtetit. Nuk sjell, por unë i betohem atij se neni i parë që do votohet pas ardhjes në pushtet të PD do të jetë ky nen dhe le të shkojë në Karaibe, le të shkojë ku të dojë. Ai do të bëhet përgjegjës për të gjitha këto vjedhje.
Erdhi dhe ky bodyguardi i tij tani. Po, se edhe ky e di, prandaj nuk e sjell ligjin. Është kriminel elektoral. Dhe krimiet elektorale janë absolutisht të pafalshme, plus të tjera.