Berisha: Rama të vijë e të japë dorëheqjen para shqiptarëve për arratisjen e numrit 2 të qeverisë

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në sallën e parlamentit, ka akuzuar kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla se po shkel rregulloren për interesa të treshes Rama-Doshi-Gjinushi.

Teksa foli për çështjen e Arben Ahmetajt, kryetari i PD-së, Sali Berisha, kërkoi që Edi Rama të vijë në sallën e parlamenti dhe të sqarojë shqiptarët për arratisjen e numrit 2 të qeverisë dhe i kërkoi atij të japë dorëheqjen.

FJALA E PLOTË

Kushtetuta e parlamentit thotë në mënyrë tekstuale, se një ligj nuk  mund të hyjë në rend dite pa kaluar 48 orë. Ti kryen një shkelje të rëndë ligjore të barabartë me banditët Rraja që rrihni qytetarët me shkopa bejsbolli.

Si mund ti lejosh vetes ti, një gjë të tillë. Nëse ju doni të bëni këtë gjë, ndryshoni rregulloren e parlamentit me procedurën e saj, dhe pastaj zbatoni marrëveshjen Rama-Doshi, Doshi-Rama dhe Gjinushi. Por ky është i turpshëm, është një akt i turpshëm kjo që bëni. Ky është një provokim i ulët, një shkelmim i ligjeve.

Kur kryetarja e parlamentit që duhet të jetë mbrojtëse, zbatuese kryesore e rregullores, apo kushtetutës së parlamentit e shkelmon atë me dy këmbët, për interesat e Skënder Gjinushit, Tom Doshit dhe Edi Ramës, ky është fundi i këtij parlamenti.

Kjo njëherë në radhë të parë.

Kjo e para, e dyta, ai zotëria që nxin aty me mungesën e tij duhet të vijë në parlament. Sot mbyllet parlamenti, mbyllet me faqe të zezë për shkakto tij, prandaj të vijë këtu e të dalë para shqiptarëve, sepse ka një mocion dhe një interpelancë për arratisjen nga vendi të numri 2 të qeverisë, akt i pashembullt në historinë e shtetit shqiptar në momentin që u kërkua nga drejtësia.

Kurse ju, ngriheni kundër Kushtetutës, doni të rrëzoni të drejtën me vota këtu dhe ai nuk paraqitet në Kuvend. Kush do të flasë për zv/kryeministrin? Do të flisni ju, jo ju s’keni tagër, do të flasin ministrat, jo ata  nuk kanë tagër. Duhet të vijë kryeministri këtu para shqiptarëve të kërkojë të falur, të denoncojnë arratisjen e zëvendësit të tij dhe të japë dorëheqjen. 

Të japë dorëheqjen, kjo është rruga dhe këtë presin shqiptarët sot prej tij.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale