Berisha: Rama shkoi në samitin e ekstremistit të majtë Aleks Soros, ku u mbajtën qëndrime të qarta anti-amerikane, sikur të ishte një prostitutë politike!

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN ME GAZETARËT

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof, Dr. Sali Berisha akuzoi me tone të ashpra kryeministrin Edi Rama për mungesë transparence dhe mashtrim të publikut lidhur me vizitën e fundit në Spanjë. Në një konferencë për mediat ditën e sotme, Berisha deklaroi se Rama ka fshehur pjesëmarrjen si klandestin në një samit ndërkombëtar për demokracinë në Barcelonë, duke e paraqitur vizitën si takim zyrtar me homologun spanjoll Pedro Sánchez.

Berisha tha se, Rama shkoi në samitin e ekstremistit të majtë Aleks Soros, ku u mbajtën qëndrime të qarta anti-amerikane, sikur të ishte një prostitutë politike. Lideri demokrat e cilësoi këtë sjellje si dëmtuese për imazhin e Shqipërisë dhe në kundërshtim me interesat kombëtare.

Në vijim të konferencës, kryetari i PD komentoi edhe një denoncim të bërë nga përfaqësues të Partisë Demokratike lidhur me licencimin e një banke digjitale, Jet Bank. në vend. Ai ngriti dyshime për lidhje të kësaj banke me aktivitete kriminale, përfshirë mashtrime përmes call center-ave dhe qarkullim të parave përmes kriptomonedhave, duke akuzuar institucionet shtetërore për neglizhencë dhe ndërhyrje politike në procesin e licencimit.

Berisha u ndal gjithashtu te aksioni opozitar, duke theksuar se protestat do të vijojnë të jenë paqësore, por më të fuqishme në vijim. Ai akuzoi policinë për përdorim të tepruar force ndaj protestuesve dhe paralajmëroi mobilizim më të madh qytetar kundër qeverisë.

Në planin politik, ai bëri thirrje për bashkimin e të gjitha forcave opozitare në një front të përbashkët, me synim garantimin e zgjedhjeve të lira dhe largimin e qeverisë aktuale nga pushteti.

Në fund, lideri opozitar, Sali Berisha komentoi edhe një rast të raportuar në mediat britanike për një shtetas shqiptar që kërkon të mos ekstradohet në Shqipëri për shkak të rrezikut për jetën. Ai deklaroi se nuk ka informacion konkret për rastin, por përsëriti akuzat për lidhje mes zyrtarëve të lartë dhe grupeve kriminale, duke përmendur edhe emra konkretë në këtë kontekst, si Taulant Balla për porositje vrasjesh.

FJALA E PLOTË

Të nderuar gazetare dhe gazetarë, të nderuar qytetare dhe qytetarë, këtë konferencë para jush ju kërkoj ndjesë, por do ta filloj duke shtruar një pyetje për të gjithë ju.

Si mund të quhet, çfarë emri mund t’i vihet një kryeministri, i cili fluturon disa mijëra kilometra nga vendi i tij për të marrë pjesë në një samit ndërkombëtar të titulluar Samiti Global për Demokracinë në Barcelonë dhe mashtron qytetarët e vet, u thotë se unë isha për një vizitë në Spanjë, tek Pedro Sanchez, dhe nuk thotë një fjalë të vetme, mban sekret për qytetarët e vendit të tij pjesëmarrjen në samitin global ku ishin një numër i caktuar kryetarësh shtetesh apo kryeministra, nga një seri vendesh të Amerikës Latine, të Afrikës dhe pjesë të tjera të globit.

Pra, edhe njëherë, kur një kryeministër shkon në një vend, merr pjesë në një samit sikur të ishte klandestin, në një kohë kur ajo ishte ngjarje publike ndërkombëtare, e ftuar nga kryeministri spanjoll, me një numër të konsiderueshëm kryeministrash dhe kryetarë shtetesh.

Çfarë emri mund t’i vini ju një kryeministri të tillë që fsheh pjesëmarrjen e tij në një samit ndërkombëtar dhe e shet se ishte për një vizitë zyrtare në Spanjë?

A mund ta quani këtë një burrec, një langaraq, por mundet edhe një prostitutë amorale politike?

Pse kjo?

Së pari, samiti në të cilin u paraqit siç deklaron udhëheqësi i të majtës botërore ekstreme, ishte organizim i tij.

Lexoni postimet që ka bërë dhe kënaqësinë që shpreh.

Së dyti, ky samit, e vërteta, ishte me një mantra anti-amerikane, por nuk ishte pro-europian.

Jo, nuk ishte një samit pro-europian.

E fundit, si mund të fshehësh pjesëmarrjen në një samit të tillë?

Cilat janë arsyet që e fsheh? Burracak, langaraq janë të pakta, por edhe prostitutë politikë.

Por edhe e tillë, nuk e fsheh, ti shkove.

More pjesë.

Je në panel.

Je në foto.

Kujt ia fsheh ti këtë?

Pra, shikoni se çfarë, nuk e di cilën fjalë t’i them, nuk përdor fjalët e tij, me të cilat ka lindur në gojë, nuk ia lejoj vetes, por i them të paktën langaraq.

Ti shkove, njofto se isha në samitin global për demokracinë, të organizuar nga ekstremisti i majtë, Aleks Soros.

Mirëpo, këto lëvizje midis ekstremeve të këtij njeriu pa karakter, delinkuent, i kapur nga ligji shqiptar dhe ndërkombëtar, bëjnë qesharake Shqipërinë dhe shqiptarët.

Çfarë tregon me këtë?

Ky tregon me këtë se nuk ka interesa kombëtare.

Shkove, pranove dhe u anëtarësove në Bordin e Paqes dhe për këtë shqiptarët meritojnë shpjegimin që vijon, ne e kemi miratuar këtë plotësisht, sepse po të jetë çështja për çështje të sigurisë kombëtare, në absolutisht pa asnjë mëdyshje jemi në anën e SHBA. Të mos ketë iluzion këtu.

Dakord.

Po tani ç’të shtyu të shkosh tek ata që kanë qëndrime të kristalta antiamerikane.

Dhe ata, ato qëndrime i kanë për interesa të vendeve të tyre, siç gjykojnë ata.

Ku i ke interesat ti? Ti nuk ke interesa për vendin, ke interesa vetëm personale.

Ti çdo lëvizje e bën për të shpëtuar kokën tënde.

Kjo është fyerje, ky është përçmim.

Ky është turp!

Po pse do publikojë Aleksis Soros fotot e samitit me Edi Ramën dhe do i censurojë Edi Rama?

Çfarë tregon kjo?

A nuk tregon kjo për një njeri pa karakter, frikacak.

Është turp.

Njeri pa dinjitet.

Në qoftë se e takon, publiko foton, çfarë ke?

Do thoni ju çfarë? Jo, ka rëndësi shumë të madhe, se ai nuk e ka udhëtim privat atë.

Ai e ka udhëtim përfaqësim të shtetit shqiptar.

Dhe në atë samit ishin të pranishëm një seri kryetarë shtetesh, kryeministrash me qëndrime të hapura antiamerikane.

Çfarë e shtyn, çfarë interesi ka Shqipëria aty?

Asnjë interes.

Janë vetëm interesat personale të Edi Ramës.

Dhe ky është keqpërdorimi absolut, është shpërdorimi absolut i postit dhe detyrës.

U përpoq ta maskojë me çdo kusht.

U përpoq të mashtrojë shqiptarët me çdo kusht.

Ju e patë vetë.

Dënoj me forcë një qëndrim të tillë poshtërues për një kryeministër.

Por unë nuk merakosem se vetëposhtërohet ai, por problemi është se ai është përfaqësim.

Nuk ka ndodhur kurrë, nuk mund të ndodhë, të shkojë kryeministri në një samit dhe ta fshehë.

Sigurisht një takim klandestin, ndërkohë që atë e jepnin mediat e të gjithë botës.

Më së paku, se nuk dua ta prish gojën me fjalët e tij, langaraq!

SESIONI PYETJE-PËRGJIGJE ME GAZETARËT

Mariglen Kume, MCN TV: Z. Berisha, ditën e djeshme nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë një denoncim në rrjetet sociale, në të cilin sipas dokumenteve të shtetit gjerman dhe dokumenteve të tjera të cilat kishte, evidentohen lidhje të pronarëve, pra të Jet Bank në Shqipëri, të bankës së parë online, me pronarin e Forex-it të dënuar me katër vite burg në Austri për mashtrim me call center-at. Në këtë kuadër ngrihej edhe pikëpyetja në lidhje me cilësinë e verifikimit të bërë nga Banka e Shqipërisë sa i përket licensimit të Jet Bank. A do të kërkojë Partia Demokratike interpelancë apo të thërrasë në komisionet parlamentare Bankën e Shqipërisë në lidhje me këtë proces? Çfarë, çfarë hapash do të ndërmerrni?

Sali Berisha: Faleminderit për pyetjen. Shumë të rëndësishme. Historia e bankës digjitale është një histori disavjeçare, të cilën me të drejtë Banka e Shqipërisë e ka kundërshtuar.

Tani, Banka e Shqipërisë e ka kundërshtuar, kurse Edi Rama ka insistuar në mënyrën më patologjike. Në këtë kontekst, në qoftë se mund t’i vihet një emër kësaj banke, në këtë kontekst, kjo është banka e familjes Rama.

Historiku është ky. Gjashtë vite më parë, apo ndoshta dhe më shumë. Jo, gjashtë vite më parë, Ardian Çela deklaroi në parlament, në rast se ju kujtohet, se kuçedrat e energjisë, kuçedrat e kaskadës janë shtëpitë e barit dhe shtëpitë e Bitcoinit. Ju kujtohet kjo? Dhe se në atë kohë, në atë kohë, ekzistonin një seri të dhënash se në afërsi të hidrocentraleve, ishin vendosur kontejnerë, shtëpi Bitcoini, që e duan korrentin konstant e të tjerë e të tjerë me radhë.

Pas kësaj, ka historinë e vet kjo, prandaj e kërkonte Edi Rama me çdo kusht bankën. Armand Josifi, ortak me, me Olsi Ramën, siç e dini publikisht, në Pegasus, këshilltar i Olta Xhaçkës, Amant Josifi, me shpejtësi të madhe rriti rrjetin e call center-ave. Çfarë ndodhi në atë kohë? E ndiqja. Në atë kohë, vraponin tatimorët tek call center-at, i dyllosnin dhe punonjësit kalonin të gjithë tek Amant Josifi, të mbrojtur.

Atyre u thuhej, dhe janë denoncuar këto, hajde punoni tek ne se ne shteti nuk na lë, sepse ishte Olsi Rama mbrojtësi. Në atë kohë, mashtrimi me call center arriti përmasa disa miliarda në kuadrin e grupit Milton. Besoj ju kujtohet, Milton. Një grup me degë në Ukrainë, në Shqipëri e të tjerë, po kjo, qendra e fuqishme ishte Shqipëria.

Amant Josifi kishte një rrjet i tërë, kishte një person, Enea, i cili ishte i specializuar në konvertimin e Bitcoinit në monedha të tjera. Prit. Këta, e dini mekanizmin si vjedhin. Një vjedhje shumë e ulët. Bëjnë reklamin që sill Bitcoinin tënd këtu, ta zëmë Bitcoini kushton 30,000 euro, dhe do ta marrësh me 35,000 euro.

Pensionistët, apo dhe jo pensionistë, e depozitojnë në kuletën digjitale të tyre dhe ata, dhe aty mbetet imazhi i Bitcoinit, po Bitcoini zhduket. Dhe ata shohin dhe kontrollojnë dhe kujtojnë se janë në rregull, kujtojnë se e kanë Bitcoinin në vëzhgim. Bitcoini ka përfunduar në Dubai. Bitcoini i tyre ose është kthyer në euro.

Të gjitha këto i kemi denoncuar. E dini ju. Doli skandali, Amant Josifi ia mbathi për Dubai. Thonë e përcolli Olsi Rama. Nuk jam njeriu që kontrolloj dot ato pikat e kalimit të kufirit. Por, avokati i Amant Josifit, Altin Troplini, Hajri, Farruku dhe Gjokaj, gjer sot nuk e kanë marrë në ndjekje Amant Josifin. Jo. Çfarë tha i papërgjegjshëm, i korruptuar, turp? Jo tha, ai veprimtari nuk ka ndodhur në Shqipëri.

Domethënë, si të thuash, janë vjedhur të tjerë. Domethënë po të shkojnë shqiptarët e të vrasin të tjerë apo të vjedhin atje, këtu nuk, këtu ligji u thotë bravo. Kjo ishte logjika e plaçkitësit. Po kjo është e vërtetë, siç jua them. Siç jua them. Dhe, pse nuk hetohej Amant Josifi?

Se ishte Olsi Rama. Ishte Olsi Rama, njeriu i, njeriu, menaxheri i Amant Josifit. Prit. Amant Josifi, një gjykatës spanjoll, se ne nuk lëshuam as mandat arresti ndërkombëtar për të, fare. Fare. Lëshon mandat arresti ndërkombëtar dhe gjendet në Dubai dhe arrestohet në Dubai.

Përsëri Altin Troplini thotë, jo, ne nuk kemi hetim, do ta bëjë, do ta bëjë autoritetet spanjolle. Kishte kryer veprimtari kriminale miliarda euro dhe ky deklaronte se nuk do ta hetonte. Pra, këto janë çështjet, dhe më në fund, pas këtyre veprimtarive, ju duhet ta dini se call center-at plaçkitëse janë fenomeni më, ndër më kriminalët në Shqipëri. 24 orë mbi 24 orë.

Qindra e qindra qendra plaçkitëse. Qindra e qindra. Qendra plaçkitëse. Vjedhin qytetarët italianë, francezë, gjermanë, austriakë e me radhë. Dhe këto para tani kalojnë në bankën Rama. Bankën e familjes Rama. Quhet Jet a po si, s’ka rëndësi. Është bankë e këtyre, ata janë fonjo, të gjithë janë të krijuar.

Kjo është bankë në funksion të familjes Rama. Me Bitcoinin e ka në Shqipëri, e menaxhon familja Rama. Plaçkitjen e call center-ave. Tani për Olsin thonë, po nuk mund të them, se ngaqë janë bërë aq të shumta, Olsi është licensuesi i tyre. Ato vjedhin shuma të rralla. Minimumi 30 milionë euro në muaj secila.

Qytetarëve, e kuptoni ju se si jemi bërë ne? Ndaj dhe banka. Faleminderit.

Anisa Kadesha, RTSH: Z. Berisha, cila do jetë strategjia e protestës së ardhshme, meqenëse ju dje thatë se ajo do jetë në proporcion e dhunën që ushtroi policia ndaj protestuesve?

Sali Berisha: Ne jemi për protestë paqësore dhe vetëm paqësore dhe u them të gjithë atyre që, në mbrojtje të Edi Ramës kundërshtojnë protestat tona, se gjer sot, 7 protesta kombëtare më të fuqishme që ka njohur vendi, për shkak të karakterit paqësor, nuk ka një polic të plagosur.

Mediat nuk mund të citojnë emrin e një polici të plagosur.

Mediat mund të paraqesin skenarë të organizuar nga policia për të paraqitur policë të plagosur, por të dështuar, por jo të plagosur.

Sepse është protestë paqësore.

Ky është shkaku.

Tani, protestën e fundit janë përdorur helme me rrezik të lartë. Janë përdorur granata siç i patë, janë përdorur plumba gome, janë përdor verbues ariu dhe helme të tjera toksike.

Janë hedhur nga tarracat shishe molotov në mes të protestuesve. Me dëshmitarë të gjitha këto.

Herën e fundit, Skënder Balluku, një mercenar i Lubi Ballukut, mendoi se do mbyllë çështjen Rama-Balluku me akte shtazërie kundër protestuesve.

E garantoj se do jetë përgjegjës për secilin prej tyre.

Dhe opozita nuk mposhtet kurrë.

Opozita do u përgjigjet në mënyrën më të fuqishme.

Protesta tjetër do të njoftohet shumë shpejt, kryengritja tjetër paqësore dhe do jetë më madhështorja që ka njohur vendi.

Fiorenca Cana, Ora Neës: Z. Berisha, në përfundim të protestës së 17 prillit, ju deklaruat se do bëni gjithçka për t’u bashkuar në një front të përbashkët me të gjitha forcat e tjera opozitare. Çfarë nënkuptoni me gjithçka?

Sali Berisha: Ne besojmë se ekziston një bazë reale bashkëpunimi dhe bashkërendimi për të gjithë opozitën shqiptare. Për çdo opozitar në historinë e kombit, nuk ka pasur pas Enver Hoxhës një armik të dytë të shqiptarëve si Edi Rama. Opozitarë të vërtetë.

Nuk ka pasur kurrë një regjim plaçkitës si ky.

Nuk ka pasur kurrë një armik të votës së lirë siç është ky.

Nuk ka pasur kurrë një qeveri të lidhur kokë e këmbë me krimin, drogën.

Dhe në këtë kuadër, të krahasosh të pakrahasueshmet, të krahasosh qeverinë apo kryeministrin me opozitën dhe liderin e saj, më së paku je një viktimë e mjerë e propagandës, përndryshe je një shërbëtor i pashpresë i qeverisë.

E them këtë sot sepse siç e dëgjoni ju, mafia më e rrezikshme e Shqipërisë është mafia e fjalës së lirë, e trillimit dhe manipulimit.

Ajo përbëhet nga disa elementë mafiozë të blerë nga qeveria.

Nga disa mercenarë të fjalës së lirë të tipit Baton Stanishiq, që pasi ka mbrojtur për 12 vite, pasi ka mashtruar shqiptarët, po nuk është i vetëm, janë disa, tani gjen si mburojë të krahasojë të pakrahasueshmen.

Krahasojnë qeverinë me opozitën që lufton çdo ditë kundër saj.

Sulmojnë protestën e opozitës sepse ushqehen si zhaba me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Pra, në këto rrethana, uroj që asnjë opozitar të mos bjerë viktimë e kësaj propagande, por të gjejë kurajën, frymën e bashkimit dhe bashkëpunimit.

Qëllimi ynë më i parë dhe më kryesor duhet të jetë t’u garantojmë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Dhe me Edi Ramën, vetëm puthadorët e Edi Ramës mund të imagjinojnë diçka të tillë.

Ne, po në zgjedhje, kemi ofruar listën e hapur proporcionale të pastër kombëtare me një prag të përcaktuar jo nga ne si PD, por parti tjetër.

Në sistemin zgjedhor pra, me qëllimin më të mirë për një bashkim të opozitës, gjykoj se kemi bërë lëshimin maksimal dhe të drejtë.

Pse?

Sepse ky bashkim duhet të jetë mbi bazën e kontributeve reale të secilës parti.

Dhe kjo shumë shpejt do konkretizohet.

Ky propozim i tyre është shqyrtuar nga koalicioni ynë dhe është pranuar nga koalicioni.

Urojmë që çdo forcë politike opozitare, e cila gjen aty të ndershmen dhe të drejtën, bashkimin mbi bazën e kontributit real.

Të bashkohemi, të krijojmë një front të gjerë të përbashkët kundër kësaj qeverie për të kthyer votën e lirë dhe për të larguar nga pushteti Edi Ramën.

Klajdi Bodlli, SYRI TV: Z. Berisha, në mediat britanike ka dalë një lajm për një shtetas shqiptar i cili ka dalë para gjykatës së Londrës, Irfan Azizi, dhe do të shqyrtohet ekstradimi i tij ose jo në Shqipëri. Gjatë pretendimeve të tij, ai është shprehur se në Shqipëri i rrezikohet jeta, pasi grupi kriminal, sipas tij, që nëse ai do të vinte në Shqipëri do të vriste atë, pasi kishte lidhje të ngushta me kryeministrin dhe kishte kryer dhe disa vrasje me porosi të kryeministrit të Shqipërisë. A keni ju një koment apo një informacion në lidhje me këtë lajm?

Sali Berisha: Informacion konkret për këtë rast nuk kam. Koment kam të plotë.

Është e dokumentuar me dokumente zyrtare në dosjet e SKAP-it të partisë, me dokumente zyrtare, se Taulant Balla ka bërë ndërlidhjen direkte për probleme elektorale midis kartelit Çela dhe Edi Ramës.

Është e faktuar, në mënyrë zyrtare me dokumente zyrtare, me regjistrime, se Taulant Balla ka porositur vrasje. Dhe këto dokumente, këto regjistrime, janë djegur me proces-verbal i cili është publikuar në media nga gjykatësja Vyshka, mos gaboj dhe një prokuror tjetër.

Është e dokumentuar fakti se Taulant Balla është nisur me urdhër të Suel Çelës me prokurorin Vat Staka në Shkodër për të liruar terroristët që i vendosën tritolin ndën shalë Lulzim Kullës. Është e vërtetuar me dokumente zyrtare se Taulant Balla, ministër, kërkonte autoriteteve gjyqësore të Elbasanit që të rikthenin dosjen e ‘Toyota Yaris’, makinave tani, jo parave se paratë i kishin zgjidhur, por tani makinat duhet t’i riktheheshin kartelit, sillni tek policia që t’i nxirrnin jashtë afateve ligjore të rikthehen.

Nuk ka një të dytë pas Edi Ramës më të inkriminuar në Shqipëri se Taulant Balla.

Unë nuk e njoh atë personin që ka bërë këtë deklaratë në gjykatat e Londrës, por e vërteta është kjo që them për Taulant Ballën dhe gjithë këto dokumente janë në këtë dhe unë i kam paraqitur.

Dhe këta janë famëzi. Urdhëroni. Kryetari i grupit parlamentar të partisë së krimit rezulton… ky s’po, polivalent ky. Ky është një rast tjetër ky që del tani në Londër për të.

Faleminderit!

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale