Berisha: Rama po përgatit atentatin më të rëndë në historinë 32-vjeçare ndaj pluralizmit, kërkon t’i emërojë opozitës përfaqësuesin e saj

PRONONCIM PËR MEDIA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA PAS PËRFUNDIMIT TË MBLEDHJES SË GRUPIT PARLAMENTAR

EKSTRAKT

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar ditën e sotme në ambientet e Kuvendit, Kryetari i PD, Porf. Dr.Sali Berisha gjatë një prononcimi për media tha se, Rama ka 32 vite që po pregatit atentatin më të rëndë mbi pluralizmin politik shqiptar, ku po kërkon t’i emërojë opozitës përfaqësuesin e saj.

Berisha tha se, Opozita duhet të jetë e vendosur të qendrojë në mbrojtje të votës të të gjithë atyre që votuan kundër kësaj qeverie dhe për opozitën.

Berisha tha se, rezolutën e paraqitur me mocion për Kosovën, me urdhër të Edi Ramës e kanë hequr nga rendi i ditës së parlamentit.

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se mbledhja ishte e frytshme dhe u diskutuan edhe çështje të tjera rreth rendit të ditës.

PRONONCIMI I PLOTË

Nga ana tjetër ka të dhëna se ai po pregatit atentatin më të rëndë në historinë 32 vjeçare të pluralizmit politik shqiptar. Po pregatitet të marrë përsipër përdorimin e votave për t’i emëruar opozitës përfaqësuesit e saj.

Opozita është e vendosur të qendrojë në të drejtën e saj si opozitë dhe në mbrojtje të opozitarizmit dhe opozita është e vendosur të qendrojë në mbrojtje të votës të të gjithë atyre që votuan kundër kësaj qeverie dhe për opozitën.

Në mbledhje u diskutuan dhe çështje tjera të rendit të ditës. Ranë në ujdi për të gjitha qendrimet dhe mund t’ju them se ishte një mbledhje shumë e frytshme.

Pyetje: Z.Berisha mediat në Kosovë thonë që është arrestuar Milan Radoiçiç, a keni një koment për këtë çështje?

Berisha: Radoiçiç ka qenë në Serbi dhe ka shumë mundësi që presioni i madh ndërkombëtar të kenë detyruar Aleksandër Vuçiç të arrestojë terroristin që ai dërgoi në Banjskë me të gjitha mjetet e ushtrisë për të filluar atë që vetë Vuçiç e quajti rebelim kundër terrorit imagjinar të Albin Kurtit ndaj komunitetit serb.

Dhe ky arrestim është një hap, por ai duhet të sillet të gjykohet në Kosovë, aty ku ka gjykuar aktin terrorist.

Pyetje: Keni ndonjë ide apo një draft për reformën zgjedhore?

Berisha: Ne kemi propozime të shumta. Ne kemi tani në dorë raportin e fundit të OSBE-ODIHR, i cili kësaj here si kurrë ndonjëherë më parë pikë të parë ka ndëshkimin e dhunimit masiv të zgjedhjeve, por ka dhe rekomandimet.

Kemi specialistët më të mirë në këtë fushë. Natyrisht kjo nuk i pëlqen Edi Ramës.

Pyetje: Z.Berisha, kur thoni se Edi Rama po bën përpjekje për të përcaktuar përfaqësuesit e opozitës, e keni keni fjalën për të zëvendësuar kryetarin e grupit parlamentar z.Bardhi me të deleguarën nga Lulzim Basha. Dhe nëse po, çfarë diskutuat në mbledhje?

Berisha: Edi Rama nuk njeh ligj, nuk njeh kod moral, nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh asnjë normë.

Në këtë aspekt ju garantoj se është i aftë të propozojë çdo vendim dhe të urdhërojë çdo vendim.

Pyetje: Cili është interesi i z.Rama në këtë rast?

Berisha: Interesi i z.Rama është pushteti absolut, kaq është.

Pyetje: Z.Berisha, ju thoni që kryeministri nuk njeh asnjë normë, asnjë ligj pse duhet opozita që tëë vijojë të rrijë në parlament? Mos duhet të bojkotojë, apo do vazhdoni betejën?

Berisha: Jo. Unë nuk jam që të bojkotohet parlamenti. Duhet të vazhdojmë betejën e gjithëanshme.

Mirupafshim!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale