FJALA E KREUT TE PD-së, SALI BERISHA NË TAKIM ME STRUKTURAT E DEGËVE 6, 13 DHE 16 NË TIRANË
Të dashur demokrate e demokratë, drejtues të drejtuese të degëve 6, 13 dhe 16 të PD-së, drejtues qendrorë të PD, miq e të ftuar.
Është kënaqësi, mirënjohje për ju, për pritjen kaq të ngrohtë, për punën e shkëlqyer, për vendosmërinë tuaj, për vazhdimin e këtij misioni, këtij revolucioni i cili është jetik për fatet tona, të shqiptarëve dhe për demokracinë shqiptare.
Sot jemi para një regjimi i cili ka humbur çdo legjitimitet të ekzistojë më tutje, për të cilin nuk më interesa qytetare, por interesa të pasurimit të tij dhe klaneve të tij. Vetëm dje Edi Rama dhe qeveria e tij, miratoi një vendim me të cilin ka qëllim të prishë 96 mijë banesa në qytetin e Tiranës. Ka qëllim të vendosë qytetin, troje e banesa në dispozicion të klaneve të drogës, oligarkëve të tij.
Pasi shfrytëzoi fatkeqësinë natyrore të tërmetit tërësisht për pasurimin e tij dhe klikës së tij. Ju jeni dëshmitar se si është shfrytëzuar në Kombinat kjo fatkeqësi, tani nuk i durohet më, nuk pret më. Tani autorizoi veten, i dha vetes ‘karta bianka’ për të prishur çdo banesë që ai e konsideron fitimprurëse, ndërtimin në atë troje fitimprurës për veten dhe suitën e tij.
Edi Rama dhe kjo qeveri duhet të largohen sa më parë. Ata kontrollojnë sot të gjitha pushtetet kanë shndërruar drejtësinë në degë të PS-së, një një drejtori të ekzekutivit të saj. Asnjë shqiptar nuk pret më që e drejta e tij ti sanksionohet në një proces gjyqësor kur ai kërkon. Së pari do ti duhen 10-15 vite për tu gjykuar, duhet të paguajë qimet e kokës ryshfet për të afruar vendimin dhe pastaj aty fiton ai që paguan më shumë.
Kurrë ndonjëherë përveç diktakturës hoxhiste, drejtësia nuk ka qenë nën një kontroll të tillë. Ju e patë Gjykatën Kushtetuese. Qëndruam 4 vite pa gjykatë, tani që është plotësuar merr vendimet më antikushtetuese, më antiligjore në tërë historinë e Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese para kësaj, nuk është se nuk kishte të meta e defekte, por tre mandate të qeveritarëve të lartë që kishin përdorur pushtetin për tu pasuruar vetë, ua hoqi pa koment, duke patur edhe funksione e lidhje të forta, por diktimi i Kushtetutës ishte i atillë që nuk lejonte vendim tjetër.
Kurse kjo gjykatë, duke shkelmuar mbi të gjithë precedentët, mbi veten e saj dhe Kushtetutën refuzoi të heqë mandatin e Olta Xhaçkës. Një ministre që bëhet vetë dhe kunatën investitor strategjik, por që mbrohet për korrupsionin e saj nga Edi Rama dhe Gjykata Kushtetuese.
‘Hakmarrja për drejtësi’ ka vrarë 17 shqiptarë të dokumentuara, të faktuara, ka 29 grabitje me armë. Sot ata u shpallën të pafajshëm nga gjykatat e kontrolluara nga Edi Rama.
Aty ku nuk ka drejtësi ka vetëgjyqësi, nuk ka të drejta njerëzore të respektuara, por kjo nuk do të thotë që ne as të shkojmë në vetëgjyqësi as të dorëzohemi, kjo do të thotë të vazhdojmë me vendosmëri revolucionin tonë, deri në largimin e Ramës nga pushteti.
Nuk është rrugë e lehtë, e thjeshtë, por ju garantoj se rrugë tjetër nuk ka. Ne jemi të vendosur për të mos u dorëzuar kurrë. Vështirësi të mëdha kemi. Me mijëra largohen nga Shqipëria. Në 2 vitet e fundit janë larguar 200 mijë. Në tërësi ata janë të rinj dhe kundërshtarë të këtij regjimi. Po prap, ajo e bën detyrën tonë më të vështirë, më të pamundur. Sepse ne rast se ne biem pamundësi, kjo rrokullisje e Shqipërisë nuk ndalet kurrë.
Kjo do të thotë se secili prej nesh ka një detyrim shumë më madhor, të bëjmë gjithçka për të përmbysur këtë regjim. Sot ne, shqiptarët largohen nga Shqipëria sepse realisht janë në gjendje dëshpërimi, varfërimi.
Ka dy lloj varfërishë. Ka një varfëri që ne ishim në vitin 1992, varfëria më ekstreme, që ishte një varfëri në pakësim. Në vitet 1994-97, popullata në Shqipëri filloi të rritet, njerëzit besonin se do të dilnin nga varfëria. Nuk është se ishim të pasur në vitin 2007, por përsëri ishte një varfëri në pakësim, njerëzit besonin se çdo vit do të ishte më mirë. Prandaj ata zgjidhin të vinin në Shqipëri, të ndërtonin të ardhme për veten dhe fëmijët.
Sot ka një varfëri të frikshme, që shtohet çdo ditë dhe ka një shkak themelor, vjedhjen, vjedhjen dhe vetëm vjedhjen nga Edi Rama dhe klika e tij. KLSH-ja, konstaton se në 9 muaj në vjedhur dhe shpërdoruar 122 miliardë leka, në 9 muaj jo 1 vit. Këto 122 miliardë lekë mjaftojnë për të rritur me 130% të gjitha rrogat në Shqipëri. Por çfarë ndodh, rrogat, pensionet nuk rriten. Përkundrazi për shkak të inflacionit ulen dhe bëhen më pak të vlefshme.
Kjo sepse njeriu i cili udhëton 137 me avion me dhomë gjumi luksoze, çarter në dispozicion, nuk mundet kurrë të çajë hallin e atij që numëron vaktet e bukës, e atij që i dridhet dora kur fëmija i kërkon një libër apo një dhuratë. Nuk mundet kurrë të ja dijë, atij që nuk gjen punë dhe nuk ka rrugë tjetër veç se të niset në dherat të tjera.
Ai i cili ulet me 10 mijë dollarë darkën, sigurisht që nuk mund të ja dijë atij që nuk ka vaktin e darkës, se përndryshe nuk do të ulej.
Asnjë kryeministri, as presidenti të SHBA-së nuk do të ja arrinte të paguante një darkë 10 mijë euro, se ka proporcion, nuk ja lejonte vetes një gjë të tillë. Kur je miliarder, bën çtë duash, por këto të tjerat, rrogën e merr nga qytetarët, nga paratë publike.
Pra në këtë mënyrë ne varfërohemi çdo herë e më shumë. Pasuritë publike shkojnë të gjitha për pasurimin e qeveritarëve të klientelës, apo oligarkëve të tyre. Edi Rama si asnjë kryeministër tjetër në histori, kontrakton vrasës me pagesë për opozitën shqiptare, për të vrarë një forcë politike, për të vrarë pluralizmin, demokracinë.
Historia Rama-McGonigal, është historia më e turpshme, më kriminale, dhe ju garantoj unë ju se nuk besoj se mund të ketë komb tjetër në botë që mund ta toleronte një skandal të tillë dhe ne nuk duhet ta tolerojmë kurrë. Nëse ne rrimë duarkryq para këtij skandali ne i bëjmë vetes dhe vendit, shërbimin më të keq. Por ne nuk do të rrimë duarkryq para këtij skandali.
McGonigal e ka vendin në burg, atje ku është, Edi Rama pas tij. Edi Rama duhet të shkojnë pas tij. Jo vetëm paguan paratë dhe i angazhon kundër opozitës, por vazhdon bashkëpunimin me të në një kohë kur ai priste gjoba në Tiranë, gjobiste biznesmenë, përdorte pushtetin e SHBA-së, agjencisë së tij për të terrorizuar, marrë peng qytetarët shqiptarë. Me dy mafioz, lejtnantë të Ramës, Duçka dhe Neza, ata vendosën dhjetëra e dhjetëra gjoba.
McGonigal përcaktonte se kush do të merrte licencën e kush jo. Një akt i tillë është i papërshkruar në historinë e marrëdhnieve ndërkombëtare. Ne duhet të flasim, duhet ti japim përgjigjen e merituar Edi Ramës, përndryshe të këqijat që ai ka bërë do harrohen në krahasim me atë që do u bëjë Shqipërisë e shqiptarëve. Do duken lule këto në krahasim me të tjerët që do të bëjë. Nuk ka moral nuk ka asnjë normë, nuk ka ligj që njeh.
Po të studioni në politologji gjeni udhëheqës demokratikë që zgjidhen me zgjedhje të lira e ikin me zgjedhje. Gjeni diktatorë për të cilët zgjedhjet nuk ekzistojnë. Gjeni mbretër absolutë, por që kanë dekretuar ligje të cilat zbatohen në mënyrë absolute, sigurisht në interes të tij, por zbatohet ligji.
Ky nuk ka ligj, nuk ka kushtetutë. Ky e thotë më mburrje se nuk e kam lexuar njëherë kushtetutën. Por çfarë i duhet kushtetuta atij, e cila është një mburojë për ju, ndaj dhe kapardiset në studio duke thënë se nuk e kam lexuar kushtetutën, shkelmon çdo ditë mbi të.
Të tillë në histori quhen despot. Despotët nuk kanë as ligje, as rregulla, kanë vetëm vullnetin e tyre. Ky është Edi Rama. Shndërron Shqipërinë në një çiflig të familjes së tij dhe kjo e ka tërbuar këto ditë. Nuk kam dëshirë ti përmend as njeriu familjen, por absolutisht kur të jetë puna për interesat tuaja do të ja përmend gjithkujt që e përdor kundra jush.
Po pse do të fitojë dhjetëra e dhjetëra tendera baxhanaku i tij, në një kohë me ligj ai nuk duhet të marrë pjesë në tendera në një kohë sa e ka baxhanakun kryeministër. A më keni dëgjuar ndonjëherë të them një fjalë për të në një kohë kur ai nuk ishte qeveritar, Edi Rama, por tani ai është kryeministër. Baxhanaku nuk mund të marrë pjesë në tendera. Baxhanaku është fitimtar më i sigurtë në Shqipëri i tenderave.
Por Çuçi nga doli. Pse u vu Çuçi, Çuçin e vuri droga, është histori droge. Ka një thjeshtë vajzë të mrekullueshme, por problemi është se kompania e saj fiton gjithë tenderat. A shkon kjo? Po, po një grup arkitektësh fatlum se punon ajo aty, dhe pothuajse çdo tender të Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës e fiton ajo.
Por Shqipëria nuk ka qenë kurrë kaq e hapur kjo vjedhje, pa mëshirë, gjithçka në funksion të tij.
Ne do ti qëndrojmë atij. 3 marsi është një ditë e veçantë, një ditë që do të flasim fuqishëm, protestën tonë, revolucionin tonë. Kufomë politike e pakallur. Sot ai përbën rrezikun më të madh për këtë vend. Sot ai është i gatshëm të marrë çdo vendim me qëllimin e vetëm që të shpëtojë lëkurën e tij. Sepse ai e din, me korruptimin e McGonigal, thikën e tmerrshme që i futi marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, por së pari sigurisë së SHBA-së duke i rekrutuar me para kryezbuluesin, ai nuk mund të ketë më kurrë shpresë për të ardhme politike. Ai ka kryer një suicid politik.
Por do të bëjë gjithçka, do të marrë çdo vendim, do të mbajë çdo qëndrim në mënyrë që të mund të mbijetojë. Dhe ne i themi atij se ne do të mbajmë çdo qëndrim, do të marrim çdo qëndrim në mënyrë që të të shporrim njëherë e mirë nga skena politike.
Nuk kufomë politike nuk mbahet kurrë në pushtet. Shoqëria dhe vendi duhet të shpëtojnë një minutë e më parë prej tij. Ai na fton ne për qëndrime, vendime për të cilat do të paguajë çmimin më të madh. Po bën ndërhyrjet e fundit armiqësore ndaj PD-së në gjykatë. Por unë i them, se absolutisht ndaj çdo vendimi tënd, faturën do e paguash vetëm ti si kryeministër, si krim-ministër, qeveria jote. Ne nuk shuhemi, ne jemi forcë politike e pamposhtur, ne e faktuam këtë.
Dështoi çdo plan për të na shndërruar PD në një vasale të PS. Dështoi çdo plan për të na emëruar kryetari e partisë. Dështoi çdo plan i McGonigalit me ftuan që donte të na mbante në krye të partisë një peng të Edi Ramës, një njeri që vetë e kishte akuzuar se është i financuar nga rusët. A kemi ne të drejtë ta pyesim këtë zonjë, që as guvernator, as kush i huaj nuk mund ti lejonte vetes shfaqjet publike që bënte ajo.
A mund ta pyes se ka 5 javë që hesht nga fija e barit, pse nuk i kërkon falje shqiptarëve, pse nuk i kërkon falje demokratëve që u dhe barin, që doje me çdo kusht dhe çdo çmim, tu lije në krye, një njeri që kishte marrë financime ruse sipas jush. Punoje për ata që i kishin dhënë financimin apo për vendin tënd. Punonte për Ramën dhe McGonigalin. Kjo është e sigurtë.
Mos mendoni se McGonigal ishte një person i izoluar, jo nuk ishte i izoluar. Nuk ishte i vetëm. Ai kishte disa bashkëpunëtor, por kishte dhe të tjerë. Ndaj dhe ne, duke nxjerrë çdo mësim duhet të ecim në këtë revolucion me bindjen se Shqipëria bëhet vetëm nga shqiptarët, me bindjen se liria që ne mbrojtëm dhe mbrojmë është forcë e pathyeshme. Me bindjen se vokacioni ynë perëndimore nuk mund të ndryshojë me asgjë. I rezistuam një agresioni korruptiv të pashembullt, por jemi në këmbë dhe ecim të sigurtë gjer në përmbysjen e Edi Ramës dhe regjimit të tij.
Revolucioni paqësor do durim, guxim. Nuk fitohet as me një ditë, as me një javë, as me një përpjekje, fitohet me persistencë, me persistencë dhe vetëm me persistencë. Nuk fitohet as me shabllonet që servirin drejtuesit, fitohet me kreativitetin e të gjithë atyre që marrin pjesë në këtë revolucion. Ndaj dhe më 3 le të jetë një ditë e veçantë e këtij revolucioni, por ai do të vazhdojë gjer në fitoren e tij të plotë.
Koha ka ardhur, koha vjen për mosbindjen civile të cilën Gandi e quante të shenjtë për një revolucion paqësor dhe ne do ta quajmë të shenjtë, do të përdorim të gjitha mjetet e saj për fitoren përfundimtare të këtij revolucioni që ka synim votën e lirë të shqiptarëve, ka synim PD-në me votën e lirë në pushtet.
Ndaj dhe këto orë, ditë që na kanë mbetur, nga data 3 mars ora 12:00 të bëjmë gjithçka për të dalë së bashku me çdo fqinj tonë, me çdo të njohur, me cilindo që duam, që besojmë se duhet të bashkohet me ne. Nuk është lëvizje e jona partiake, është lëvizje qytetare. Është e çdo shqiptari, çdo qytetari, sepse pasojat e këtij regjimi janë masive, nuk janë vetëm mbi demokratët, por edhe mbi ata pa parti, mbi socilistët e ndershëm.
Fëmijët po ikin në të 4 anët, po u ikin të gjithëve. Me jetën e përditshme të vështirë po përballen të gjithë. Tu shtrijmë dorën, të bëjmë gjithçka, të bashkohemi, të mos harrojmë se, ne detyrimisht fitojmë si shumicë. Dhe është në dorën tuaj, në përkushtimin tuaj, të bindni sa më shumë bashkëqytetarë në këtë betejë.
Nuk kemi asgjë të stisur, të shpikur, kemi gjithçka të vërteta të pamohueshme, absolutisht. Dhe e vërteta më e hidhur e të gjitha këtyre është urrejtja dhe përçmimi që kanë këta hajdutë për ju, për qytetarët shqiptarë. Hajduti gjithmonë e urren viktimën e tij dhe në urrejtjen që ushqen ndaj viktimës, justifikon aktin që kryen. Po kështu janë këta, por këta janë hajdutë të paimagjinueshëm. Vjedhin me qindra milionë me firmën e tyre, këta nuk njohin kufij.

Kemi një kryetar bashkie i cili është bërë milioner dhe stërmilioner me fushën e Sharrës. E ka shndërruar në minierë floriri për veten dhe Edi Ramën. Juve ju detyron, ka vendosur koshat dhe të veçoni plehrat në secilin kosh. Procedurë standarde normale, të ndahen. Por çfarë ndodh? Pasi i hidhni ju aty i bashkon të gjitha në kamion. A ka paturpësi, dhe paguani ju për çdo ton 29 euro, në një kohë kur kontrata thotë 11 euro. 29 euro parashikon kontrata kur ato digjen dhe kur prodhohet energji dhe blihet, por është histori krejt tjetër ajo.
Kurse qytetarëve të Tiranës ky, që dikur thotë isha i varfër, isha kështu e ashtu, u merr për çdo ton, 18 euro në xhep. Asnjë ton pleh nuk digjet atje, asnjë ton nuk veçohet e seleksionohet. Të gjitha gropohen si këtu e 25 vite më parë.
Po ky individ që është një kopje, klonim i Edi Ramës ka vendosur taksën e arsimit, antikushtetuese, e turpshme, krim. Arsimi është falas. Nuk di një vend në botë, që arsimin publik të mos e jetë falas. Është një parim i hershëm, që shtetet garantojnë shkollimin e fëmijëve të shtetasve. Kurse ky ka kaq vite që vjel taksa, ndërton shkolla me 6, 5, 3 mln euro, ndërton shkolla me çmimin e dhjetëfishtë krahasuar me çmimet e manualeve të ndërtimit për një shkollë dhe i ndan këto me Edi Ramën, dhe Edi Rama nuk i thotë një fjalë.
Edi Rama në vend që ta shkarkojë në vend, ka shkelë kushtetutën ndan paratë me të dhe qytetarëve u zvogëlohen të ardhurat dhe buxheti çdo vit. Po ky ka shndërruar Tiranën në 10 qytetet më të ndotura të botës. A është Tirana për të qenë e tillë, kurrë. Por e ka shndërruar ky sepse ka nxjerrë teorinë se vështirësia në trafik do ti detyrojë njerëzit të mos mbajnë makina. Por duhet të jesh, siç është ai, që të mendosh kështu, por vështirësia në trafik do të thotë që secili nga ata që është në trafik të thithë ajër të ndotur, sa më të ndotur.
Dhe prandaj Tirana del në 10 qytetet me të ndotura. Por çfarë është ajo ndotje. Është tërësisht toksike, është shkak i sëmundjeve më të rënda që mund të prekin njeriun dhe ky mburret, thotë nuk duhet të qarkullojnë lirshëm.
E mbush qytetin me kulla, shton në mënyrë të paimagjinueshme dendësinë e popullatës. Është ndotje e tmerrshme. Nëqoftëse aty ku nuk ka hapësirë ti ndërton një 30 katëshe, shton aty nja 5-10 mijë banorë vetëkuptohet, ata do të marrin ajrin e njëri-tjetrit. Për atë ska rëndësi, rëndësi ka që atë e peshojnë në narko euro.
Jemi në një fushatë elektorale dhe ne kemi një kandidat i cili mishëron të gjitha tiparet e një qytetari të këtij kryeqyteti, me një shkollim dhe formim të shkëlqyer, me një formim familjar shumë të mirë. Me një respekt për qytetarët dhe kjo kërkon që secili prej jush të bëni gjithçka, të bëjmë gjithçka për fitoren e tij në 14 maj.

Ju garantoj se Belind Këlliçi do nderojë secilin qytetar të Tiranës dhe se Belind Këlliçi është njeriu që do shënojë kthesën dhe ndryshimin në këtë qytet. Përndryshe ky qytet në pamje të parë, thua në rregull, po shtohen kullat, ndërtimet, betoni, por nuk ka më keq sepse po thellohet ndotja dhe po bëhet i pabanueshëm, i papërballueshëm.
Është qyteti i vetëm në botë ku treguesi i ndërtimit është më i larti në Europë, çmimet janë më të lartat në Europë në një kohë kur çmimet duhej të ishin të përshtatura me xhepat e qytetarëve. Jo, ato përshtaten me portofolet e trafikantëve. Ata shkojnë e blejnë kate, blejnë gjysmën e blejnë të tërën dhe as që mund ti afrohet qytetari apartamentit.
Ndaj dhe çmimet janë në stratosferë dhe kreu i bashkisë ka pashpirtësinë të deklarojë haptas se shumë mirë që janë të larta. Por me cilin je ti, je me qytetarët apo me oligarkët, apo me narkotrafikantin. Se shumë mirë që janë të larta, por qytetari nuk e blen dot, atë e blen narkotrafikanti, atij i bëhet mirë se lan para dhe i ka paratë edhe në tokë të futura.
Kanë tonelata narkoeuro të fshehura në tokë. Ata duhet ti lajnë, ti pastrojë dhe ti blejnë. Pra ndodhemi në këto rrethana. Çdo ditë ju ftoj orë nga orët tuaja, kohë nga koha juaj të ndihmoni, të përpiqeni dhe të bëni gjithçka për fitoren e Belind Këlliçit.
Faleminderit!