Berisha: Rama në përpëlitjet e tij të fundit. Qytetarët janë të vendosur të mbështesin opozitën më 14 maj!

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË MBLEDHJEN E GRUPIT PARLAMENTAR

Zotërinj dhe zonja deputete, një klimë e shkëlqyer është sot në mbarë vendin në mbështetje të opozitës. Ky është turi më i zjarrtë, më entuziast i të gjithë karrierës sime politike.

Si asnjëherë më parë dua t’ju informoj ju: zjarri, entuziazmi, besimi në fitore është më i madh se çdo herë tjetër.

Demokratet dhe demokratët, qytetaret dhe qytetarët, janë në një mobilizimim të madh të paparë për t’i dhënë Shqipërisë, vetes dhe të ardhmes së tyre mbështetjen dhe ndryshimin që meritojnë.

Ky është hapi më kryesor i së gjithë hapësirës Euro-Atlantike dhe më gjerë. E quajnë koka e gjarprit. Ne e kemi quajtur kaput meduze. Midis këtyre dy termave, nuk ka asnjë dallim substancial në raport me krimin. Kanë filluar të zbërthehen dimensionet e tij kriminale. Vjedhjet monstruoze me afera korrupsioni, tashmë jo nga zëra vetëm kundërshtarë, por nga zëra të pavarur dhe objektivë.

Kanë filluar të zbërthehen dhe të nxjerrin kokë implikimet e tij të tmerrshme me grupe trafikantësh. 3 ditë më parë ishte investigimi për Amant Josifin, ortakun e Olsi Ramës, të cilin rumori i zyrtarëve e akuzon direkte si njeriu që përcolli në Dubai Amant Josifin.

Pra, po kundërmon erë në mbarë Europën.

Nga ana tjetër, përpjekjet e tij për të shkuar i vetëm në këto zgjedhje, dhe për të përjashtuar opozitën e vërtetë nga zgjedhjet, morën fund.

Dështoi me turp!

Opozita finalizon në orët që vijnë, koalicionin e fuqishëm me të cilin i jep Edi Ramës dhe monizmit të tij, goditje fatale me datë 14 maj. Ai mbetet në koalicion vetëm me Alibashën dhe Lul Bravën.

Por unë një gjë do t’u them të gjithë demokratëve në Shqipëri, se nuk ka zgjidhje më të gabuar sesa zgjidhja për t’u keqpërdorur si patericë e Edi Ramës në këto zgjedhje. Pasi sot, çdo qytetar, çdo demokrat, duhet të angazhohet dhe të bëjë gjithçka për fitoren e opozitës dhe disfatën e Edi Ramës. Të mbështesësh një njeri, i cili nxin me emrin e tij sot kudo në botë, zgjedh të nxish veten tënde. Të mbështesës një njeri, i cili, e sigurt 100% do ketë fatin e McGonigal-it. Sepse, krim nuk kryen vetëm ai që merr, por edhe ai që jep.

Kjo është në kodin e SHBA, në Shqipëri dhe në çdo kod. Edi Rama me Duçkën e tij, i ka dhënë Agron Nezës 225 mijë dollarë. Askush të mos ketë iluzion se Ramën e pret fati i McGonigal. Të marrësh përsipër për të kandiduar vetëm për të dëmtuar opozitën, do të thotë vetëm për të ndihmuar Edi Ramën, kjo përbën një akt shumë të rëndë personal.

Unë nuk mund të imagjinoj që një njeri i lirë me dinjitet i lejon vetes, natyrisht, unë nuk mund të kem besim se pallat-Kapllani, që numëron në listë 90 e ca tendera nga qeveria, ku së fundmi 2-3 milionë nga Erion Veliaj, nuk do jetë i detyruar të zbatojë urdhrat, por unë kam besim te qytetarët, kam besim te demokratët, që do bashkohen, do i trajtojnë këta individë si paterica të Edi Ramës, dhe do u japin përgjigjen e merituar.

Edi Rama është në përpëlitjet e tij të fundit.

Sot, gazeta më e lexuar në Europë, ia numëronte të gjitha të zezat që i ka bërë këtij vendi. Ndaj dhe zonja e zotërinj deputetë, tek qytetarët ka një pakënaqësi të gjithanshme. Ka një ndërgjegjësim të plotë se Edi Rama e ka konsumuar me turp, kohën e tij. Agjendat po i rrokullisen, por rrokullisjen e plotë duhet t’ia japin shqiptarët dhe ta bëjnë sa më shpejt të përshtatshëm për ligjet e kodeve penale në Shqipëri dhe SHBA. Nuk ka të ndalur, nuk ka asnjë lloj kufiri nuk njeh. Po shpërndan fonde qindra milionëshe me qëllimin e vetëm elektoral. Por është në detyrën tonë të bëjmë transparencë të plotë, të regjistrojmë çdo veprim të tij dhe t’i themi se populli të ka futur në rreth të kuq. Se drejtësia amerikane në SHBA do të flasë për ty, por nuk është e largët kur të flasë drejtësia në Shqipëri. Natyrisht jo SKAP-i i partisë. Nuk e di e keni marrë vesh apo jo që, aty edhe prokurorët kanë nisur të personalizohen, njëri i Damianit, Tjetra e Taulantit, tjetri i këtij e atij. Tani janë bërë me prokurorë SKAP-ist personalë këta, kjo është e vërteta. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Është një situatë dramatike.

Por të gjitha këto marrin përgjigjen e merituar më 14 maj, ku qytetarët janë të vendosur, janë të gatshëm të mbështesin opozitën dhe t’i japin një kthesë për mbarë vendit, demokracisë në Shqipëri.

Ka disa projektligje. Përsëri nuk ka sjellë ligjin për lustracionin. Ligjin i cili, në përputhe me standartet ndërkombëtare nuk lejon kandidimin e bashkëpunëtorëve e sigurimit të shtetit në asnjë nga funksionet e larta dhe në funksionet me zgjedhje. Dhe natyrisht, kjo ekziston tashmë në Kushtetutë, por rikujtoj këtu një moment, se është shumë i rëndësishëm.

Në qoftë se përpara këtij ligji, kanë paraqitur pretekste absolutisht absurde, por kushtetuese në thonjza, tani nuk ka asnjë pretekst kushtetues, pasi në Kushtetutën e vendit, gjykatësit, prokurorët nuk mund të jenë të tillë në qoftë se kanë qenë bashkëpunëtorë të bashkëpunimit të shtetit. Këto klauzola të Kushtetutës janë shkelmuar me dy këmbë.

Ligji që ne kemi sjellë këtu, tani pra, ka një bazë solide kushtetuese. Por këtë e mban Linda e Parlamentit. Ajo merr urdhër dhe nuk e ka sjellë. Ligji ka 6 muaj që pret në sirtaret e Parlamentit, dhe ne do ta denoncojmë me forcën më të madhe. Nuk ka sjell këtu e nuk sjell amendamentin e dorëzuar. Po, para 7 muajsh pothuaj për heqjen e të drejtës së parashtrimit për Kryeministrin.

I them edhe njëherë Edi Ramës, bëhu burrë dhe ta bëjmë këtë nen, ta firmosim. Natyrisht, nuk po ulemi në tavolinë, po firmose ti ta firmos dhe unë, ose ta firmos unë, firmose dhe ti po ta mban. Po nuk ta mban…po absolutisht, në qoftë se nuk e firmos, do të jetë neni i parë që do firmoset me ardhjen e PD në pushtet.

Koha tregon, se është jetike për të ndëshkuar hajdutëritë e tmerrshme që iu bëhet qytetarëve shqiptarë nga kryeministri, përgjegjës kryesor dhe ministrat rreth tij. Nuk mund të ketë parashkrim për ta, sepse ata përdorin të gjitha manovrimet që krimet e tyre e tejkalojnë parashkrimin. Jo! Dhe kjo është e domosdoshme, ndaj dhe ne do të luftojmë që ky ligj të kalojë në parlament. Kryeministri dhe ministrat që firmosin për plaëkitjen e qytetarëve, duhet të ndiqen nga drejtësia gjer ditën e fundit të jetës së tyre, pa asnjë lloj mbrojtje. Janë krime të shëmtuara që varfëërojnë dhe mjerojnë qytetarët.

Parashkrimi ëfarë është? Parashkrimi është amnisti. Nuk mund të ketë amnisti për qeveritarët, ndaj edhe ta mbyllim këtë kapitull.

Ai sigurisht nuk firmos, e ka tmerr. Por, ky nen do ta ndjekë mbrapa derisa të votohet në parlament.

Problemet tjera janë një seri, por ligjet që kanë dorëzuar deputetët demokratë, ata i mbajnë në sirtar. Rezoluta për gjenocidin në Kosovë, ka mbi 9 muaj në parlament. E mban në mënyrën më të papërgjegjshme, më të turpshme, më antiligjore dhe më antikushtetuese, kryetarja e parlamentit, Linda me urdhër të Edi Ramës.

Ky është një akt i pashembullt në histori.

Edi Rama me këtë qendrim dëshmon se është një vasal, një puthador që zbaton urdhrat e Aleksandër Vuçiç.

Edhe njëherë, duhet t’u bëj shumë të qartë, se dokumente ndërkombëtare, se komisioni i krijuar për hetimin dhe shkaqet e krimeve në Luftën e Parë Botërore, me njerëzit më të shquar të kohës, i përcakton masakrat në krahinën e Lumës, gjenocid të mirëfilltë. Në një fshat 600 banorë, në të cil8in fëmijët të djegur të gjallë para nënave të tyre. Në Pobregë 420 banorë janë që të gjithë, dhe Edi Rama shkoi dhe prishi monumentin në qendër të qytetit për të nderuar viktimat e këtij gjenocidi.

Gjenocidet serbe janë një realitet, dhe ata të cilët kërkojnë që ne t’i mohojmë, ne nuk do t’i dëgjojmë, sepse ultranacionalistët serbë janë të gatshëm t’i përsërisin në qoftë se bota e qytetëruar nuk u vë një fre për këto që kanë kryer. Operacioni ‘Patkoi’ ishte operacioni më barbar i planifikuar ndonjëherë dhe që u zbatua në Kosovë.

Ndaj ne do insistojmë me të gjithë forcën tonë, për kalimin e rezolutës.

Komisioni Parlamentar për hetimin e Edi Ramës. Së pari për udhëtimet e tij, dy komisione parlamentare. Për udhëtimet e tij me 22 milion euro në 137 udhëtime. Për shpenzimet e tij të tjera, për vazon 4 milion euro në oborrin e Kryeministrisë. Për sponsorizimin e tij nga kompanitë, të cilat rezultojnë me probleme madhore në SHBA dhe në Kinë, Konglomerati Energjitik Kinez, për hapjen e ekspozitës në Hong Kong. E gjithë veprimtaria e këtij njeriu, i cili nuk bën asgjë tjetër, vetëm merret me veten e tij, me pasurimin e tij.

Ky është Kryeministri i vetëm në botë që kryeson nga 48, vetëm 19 mbledhje të qeverisë. Ky është Kryeministri më parazit në kuptimin absolut të fjalës. Do të thotë që shkon në mbledhje vetëm kur vjedh. Vendime që bëhen për interesa të tij.

Nuk mundet ai të bllokojë opozitën, të drejtat kushtetuese të saj. Ndaj edhe këto janë ëështje konstante në parlament. Qytetarët shqiptarë presin transparencë të plotë me McGonigal-in. Ëfarë shkëmbyen ata njëri me tjetrin? Ëfarë ndanë ata njeri me tjetrin? Cili është roli i Edi Ramës në krijimin e mjedisit të gjobvënies? Cili është roli i tij, jo vetëm me McGonigal-in, por edhe me Lou Bladel, dhe Marko Rosinin në betejën kundër opozitës?

Pra, hetimet këtu janë jetike. Nuk mund të ecet në këtë mënyrë.

Porti i Durrësit është afera më e madhe korruptive në Europë sot. Shkon të paktën 5 miliardë euro. Dhe mobilizon të gjithë shtetin e tij njëpartiak në funksion të kësaj afere.

E dëgjuat Presidentin e Republikës? Çfarë kuptuat ju nga vizita e tij në selinë e NATO-s? Ëfarë kuptuan shqiptarët nga vizita e z.Bajram në selinë e NATO-s?

Kërkesën për të tërhequr NATO-n në aferën korruptive të spostimit të Portit të Durrësit në Porto Romano.

Sigurisht, Sekretari i Përgjithshëm i dha përgjigjen e merituar.

Unë këtu në emër të PD i deklaroj NATO-s, se kjo parti e cila ka qenë promotorja e anëtarësimit të vendit në NATO, është e gatshme që t’i ofrojë NATO-s, si në të shkuarën, çdo lehtësi në vend tokësore dhe aeroportuale në Republikën e Shqipërisë. Por e fton gjithashtu, të ketë kujdes nga kjo organizatë politike mafioze, e cila po bën transferimin e portit mijëravjeëar të Durrësit në Porto Romano me qëllimin e vetëm për të plaçkitur të paktën 5 miliard euro shqiptarët me projektet që kanë, me konto offshore, etj.

Së fundmi, tani gjithçka në mbështetje të kandidatëve tanë të fitores. U kemi paraqitur shqiptarëve kandidatë në mënyrën më transparente.

Kudo që shkon, e kemi ballin e hapur, dihesh krenar me ta.

Por ata duan mbështetjen tuaj më të fuqishme çdo orë, çdo ditë në mënyrë që të ecim të sigurt drejt fitores.

Faleminderit shumë!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale