Berisha: Rama me familjen e tij rrëmbeu 24 hektarë tokë të kishës ortodokse me ndihmën e kreut të arkivave

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN ME GAZETARËT

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha në konferencën me gazetarët bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Rama për plaçkitje të madhe në lidhje me tokën e kishës ortodokse. Sipas Berishës, Rama dhe familja e tij, përfshirë nënën dhe vëllain e tij, kanë uzurpuar 24 hektarë tokë, duke falsifikuar dokumente dhe shkelur ligjet për të fituar pronësinë mbi këtë pasuri. Pjesë e akuzës është dhe përdorimi i dëshmive të dyshimta dhe të dyshuar për falsifikim, që lidhen me periudhën e Luftës së Dytë Botërore dhe pretendimet për trashëgiminë nga stërgjyshi i Ramës, Thoma Koleka.

Berisha theksoi se asnjë dokument kadastral nuk provon se toka ka qenë ndonjëherë në pronësi të familjes Koleka, dhe se aktet ligjore dhe gjyqësore janë manipuluar për të mbështetur këtë pretendim.

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës se toka e uzurpuar ndodhet në një zonë të bukur dhe të vlerësuar ndërkombëtarisht, pranë kanionit të Gjipesë dhe manastirit të Skutarisë. Investigimi i gazetarit Armand Maho zbardhi falsitetin e këtij procesi dhe përdorimin e mbrojtjes nga figura si Skapi dhe Sadushi të partisë. Berisha shtoi gjithashtu gjatë fjalës së tij ndërtimin pa leje të fshatrave turistike nga Vilma Nushi, e lidhur me Ramën, dhe denoncon censurën nga mediat e mëdha.

Lideri opozitar, Sali Berisha deklaroi se dosja që përfshin Edi Ramën dhe lidhjet e tij me aktivitete të dyshimta do të dërgohet në institucione ndërkombëtare dhe media të gjithë botës. Ai gjithashtu solli në vëmendje edhe dosjen 184, e cila ka zbuluar përfshirjen direkte të Ramës dhe Taulant Ballës në çështje të sigurisë kombëtare, përfshirë eksportin e të dhënave të sistemit TIMS në drejtime armiqësore. Berisha tha se operacioni u krye me urdhër të Ramës dhe Ballës, dhe se ato informacione janë mbajtur larg hetimeve nga Spak.

Kryetari i PD, Sali Berisha e konsideroi mbylljen e TikTok si një akt të turpshëm censurë, pa asnjë bazë ligjore, duke e krahasuar këtë me vendimet autoritare të diktatorëve të kaluar. Berisha akuzoi Edi Ramën për shkeljen e lirisë së shprehjes, duke theksuar se, ashtu si babai i tij, Kristaq Rama, që ndalonte kritikat, edhe Rama nuk duron kritikat e të rinjve në TikTok. Berisha ftoi të rinjtë të përdorin VPN për të shpërfillur censurën dhe të vazhdojnë luftën për lirinë e fjalës dhe kundër censurës.

FJALA E PLOTË

Rikthehemi sot te një nga plaçkitjet më të mëdha që pati pasoja ndër më seriozet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Plaçkitja që Edi Rama me emrin e mamasë së tij dhe vëllait të tij, në bashkëpunim me kushërinjtë e tij, i kanë bërë shtetit dhe kishës ortodokse shqiptare, duke i hrabitur 224 mijë metër katrorë tokë nga më të çmuarat.

Historiku i Edi Ramës, një hajn i papërmbajtur gjithë jetën e tij, shtrihet edhe në shumë e shumë dekada, periudha që ai akoma nuk kishte lindur fare.

Për dijeni, xhinsi nga nëna i Edi Ramës, siç e dini është nga fshati Vuno dhe ai ka qenë një xhins i varfër.

Sipas dokumenteve, stërgjyshi i tij, Thomai ka pasur si gjë të gjallë 3-4 dhi dhe një apo dy derra.

Një personalitet i tyre i shkolluar, që ishte Spiro Koleka, anëtar i Byrosë Politike dhe ministër i disa qeverive të Enver Hoxhës, në kujtimet e tij, të publikuara nga e bija, rrëzon në mënyrë përfundimtare çdo disponim pronësie nga xhinsi Koleka, krahu i Thomait e këtej.

Territoret ku pretendohet janë territore publike ose territore të kishës.

Ky i është vërsulur si një hajn i papërmbajtur pronave të kishës.

Në dosjen e tij ka falsifikime të paimagjinueshme.

Ka shqyrtime dhe vendime jashtë çdo afati ligjor dhe antiligjore.

Ka ndryshime datash që vetëm falsifikatorët që i kanë bërë, e dinë.

Vendime gjykatash që janë të vitit 2003 dhe paraqiten si të vitit 2013. Nuk mund ta marrë vesh kush se çfarë qëndron aty sepse dosja është e kyçur në sirtarin personal të Sokol Sadushit.

Cili është roli i Ardit Bidos, është jashtëzakonisht suspekt.

Nuk ekziston asnjë dokument kadastral që të faktojë se kjo tokë i përkiste Thoma Kolekës, Petro Kolekës, stërgjyshit dhe gjyshit direkt të Edi Ramës. Asnjë!

Ka një dëshmi të periudhës kur aty luftohej, se Vunoi ka qenë shesh luftimesh të egra mes ushtrisë greke dhe asaj italiane.

E çuditshme është se si në atë periudhë, në kulmin e luftës, Bido gjen një dëshmi pronësie, e cila nuk përbën asnjë lloj kategorie ligjore.

E cila nuk tregon asgjë se çfarë thotë ajo dëshmi.

Një gjë është e sigurt se ajo dëshmi kurrë nuk mund të provojë pronën e askujt, aq më tepër që është në kohën e një lufte të egër, kur dëshmitë përdoreshin sipas qejfit.

Njeriu më i shkolluar i tyre, që Edi Rama e quan Baba Piloja në kartolinat e Vitit të Ri, në memorien e tij, të publikuar nga vajza, dëshmon se është një familje e varfër.

Një familje e varfër me 24 hektarë tokë në breg nuk ekziston kund. Po ata nuk kishin tokë, ndaj edhe Piloja dëshmon që kishin tokë.

Nuk ka asnjë dokument që reforma agrare, e cila prekte çdo pronë mbi 5 hektarë, të ketë bërë ndërhyrjen më të vogël për të marrë ndonjë copë tokë nga familja Koleka, xhinsi i Edi Ramës, krahu i Edi Ramës.

Pra, investigimet që ka bërë gazetari investigativ, zoti Armand Maho, ndriçojnë në mënyrë të plotë dhe përfundimtare gjithë falsitetin dhe mekanizmat që u përdorën për të plaçkitur një pronë publike apo të kishës, e cila nuk është kurrë e vërtetë që thotë shtrihet atje lart në male, por shtrihet nën manastirin e Skutarisë, një nga tokat më të bukura aty.

Dhe shtrihet në njërin nga 20 kanionet më magjepsëse të planetit, që është kanioni i Gjipesë, i vlerësuar nga studiuesit ndërkombëtarë për vlerat e tij.

Unë e përgëzoj dhe e falënderoj shumë zotin Maho për këtë investigim që ka bërë.

Natyrisht siç e dini vetë ju, mburoja e tij është Skapi i partisë dhe Sadushi i partisë që nuk nxjerr dosjen për të parë të gjithë veprimtarinë dhe falsifikimet që ka bërë familja e afërt me Ramën. Bashkë me Nushët.

Ata Nushët kanë qenë edhe më të varfër se keta.

Ndërkohë në tokat e plaçkitura, aty pa leje fare janë ndërtuar fshatra turistike nga Vilma Nushi, e cila ëshët, ç’t’i thuash.

Ma mirë ta lëmë ashtu siç është.

Unë e kuptoj që mediat e mëdha do e censurojnë sepse po më censurojnë përditë programin.

Ne flasim para jush për programin, 4 mediat e mëdha në garë se si e si të censurojnë më shumë.

Dhe japin gjithë ditën zhapikët, hardhucat, bretkosat, thithlopat që përdor ai nga mëngjesi gjer në darkë.

Falënderoj z. Maho për investigimin tejet të thelluar, të kryeaferës së vjedhjes së tokave publike dhe të kishës, direkt nga Edi Rama dhe familjarët e tij, direkt.

Siç e shihni, janë gjetur prova të pakundërshtueshme se Edi Rama ka lidhje me atë pronë, aq sa mund të ketë Tërmet Peçi, se më erdhi në mendje emri i tij. Aq sa mund të ketë, marrim një tjetër të tyre, asnjë lidhje, asnjë gjë nuk faktohet. Faktohet një vjedhje e tmerrshme e mirëfillitë e tokës, nga njeriu që thotë nuk është e imja, por është e mamasë.

Keni dëgjuar ndonjëherë ju këtë. Edhe në Kod Civil, edhe mamaja ta shkruaj se, nuk është e tij, e drejta civile i njihet atij si trashëgimi dhe ka 6 vite që e mban në sirtar Sadushi i partisë, vetëm e vetëm se ajo është e mbushur me falsitete që rrëzojnë tërësisht grabitjen e 224 mijë metër katrorë, tokë troje turistike.

Falënderoj shumë Armandon për gjithë këtë dokumentacion, ku faktohet se kush është pronari real, faktohet shumë qartë zinxhiri i falsifikimeve të datave, dokumenteve e me radhë, dhe mos harroni del qartë se, pse Fredi Beleri i cili e dinte se toka, është e kishës dhe toka tjetër nuk kishte lidhje me Kolekët, aq sa kishte me atë tjetrin.

Pra, pse u arrestua dhe bëri 1 vit e gjysëm burg Fredi Beleri, vetëm e vetëm për të plaçkitur atë tokë.

PYETJE-PËRGJGJE

Ermal Rizaj, SYRI TV: Përveç medias, këto dokumente që janë publikuar ditën e sotme, do të dërgohen dhe në SPAK për të bërë një kallëzim nga PD?

Berisha: Nuk kam një përgjigje për momentin, pasi siç e shihni, çdo çështje që ka të bëjë me Edi Ramën nga Skapi i partisë, hidhet në kosh. Po jap dy gjëra që janë të pabesueshme.

Dosjen 184, dosje e mirëfilltas e Dumanit, me ligj, ata e transferuan në Gjykatën e Tiranës dhe gjykata në zbatim të ligjit, e rikthej dhe e transferuan vetëm se, në të dy dosjet qoftë atë të Peshkopisë dhe Durrësit, del direkt Edi Rama, del direkt në biseda Edi Rama.

Tani nuk e di a e morët vesh ju për atë Muçon. Një nga aktet madhore të kërcënimit të sigurisë kombëtare, ishte eksporti i të dhënave të sistemit TIMS në drejtime absolutisht armiqësore. Se unë armiq quaj banditët, vrasësit, kriminelët, për një shoqëri ata janë armiq, e kërcënojnë.

Imagjinoni në shkeljen më të rëndë që është vërtetuar në 32 vite, të sigurisë kombëtare, Skapi e merr dhe e delegon në Gjykatën e Tiranës. Pse thoni ju, për shkakun e vetëm se ai operacion është kryer me urdhër të Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Fare e njohur kjo.

Ky personi është një kamikaz i Edi Ramës. Se ky ka kryer një operacion të tmerrshëm, të dhënat më të fshehta që kemi ne në polici, për sigurinë. Dhe ky person dërgohet te Gjykata e Tiranës, vetëm e vetëm se po të mbahej në Spak do të thirrej Taulant Balla, se ka qenë ministër. Taulant Balla sa mori detyrën, këtë kreu. Kishte 1 javë, 10 ditë dhe tha, nuk ka ndodhur gjë, ka ndodhur një gjë e zakonshme tha.

Edi Rama e kishte emëruar këtë, është shumë i lidhur me këtë.

Pra ta dërgojmë në Skap ne këtë është njëlloj si ta hedhim në një kosh të plehrave, por ne këtë do e dërgojmë në të gjitha institucionet ndërkombëtare, në të gjithë botën, të gjitha mediat.

Natyrisht nuk është vendim përfundimtar për ti dërguar apo mos dërguar.

Andon Kello, ABC News: Zyrtarët amerikanë të OPDAT janë rikthyer pranë Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion pas pezullimit të fondeve prej 2 muajsh nga administrata e Donald Trump. A është ky një mesazh mbështetës për Spak nga administrata Trump?

Berisha: Unë nuk mund të pohoj këtë. Unë mund të pohoj këtë si një përpjekje për të luftuar korrupsionin, por unë mund të pohoj edhe njëherë, se një prokurori politike nuk legjitimohet kurr në një vend.

Besoj se, Skapi kështu siç është, ka faktuar shqiptarëve dhe botës se është një kah i armatosur politik i drejtësisë i Edi Ramës. Meqënëse e shtron këtë çështje theksoj: vendi që ndëshkon më rëndë korrupsionin sot, nga ato që lexoj unë, është Republika Popullore e Kinës. Në Kinë e kanë ligjin dënim me vdekje. Dhe e vërteta është që ekzekutohen për korrupsion.

Por, prokuroria kineze dënon dhe ndëshkon dhe për motive politike. Dhe ata të cilët pranojnë një prokurori si krah politik, unë nuk besoj kurrë se Presidenti Donald Trump, që po atakon me forcën më të madhe, pikërisht shndërrimin e drejtësisë në armë politike, ose mbështet një gjë të tillë. Jo! Kurrë, ai nuk e mbështet.

E mbështetën më parë, po e provoi dhe vetë me Letezian, Alen Bragun, e provoi vet se çfarë janë prokurorët politikë. Ndaj dhe jo, nuk kam asnjë lloj shqetësimi për atë qëllim që e imagjinon ti. Jo, nuk mund të jetë kjo një përkrahje për prokurorinë politike.

Një gjë duhet të dish. Ka shumë dosje për qeveritarët, të cilat lidhen në një mënyrë ose një tjetër. Dosja McGonigal nuk është pak. Mos e merr të thjeshtë. A e dëgjove ti presidentin, fjalimin që mbajti për këto çështje? Për ne është normal…

Andon Kello, ABC News: Nga sot Tik Tok nuk funksionon më në Shqipëri, si do ia bëni për të përdorur Tik Tokun?

Berisha: Kjo e imja është në rregull. Sepse unë kam shkarkuar një VPN, dhe ai e përmbush funksionin. Por kjo do të hyjë në histori si një ditë e zezë e censurës, si një akt madhor censure, pa asnjë ligj, pa asnjë bazë. Thjesht të njëjtin vendim që mori Habitullahu i Kabulit, mori dhe Habitullahu i Tiranës.

Në traditën e tij atërore, njeriu që ka patur për baba një xhelat të fjalës së lirë, ka firmosur varjen në litar në të Havzi Nelës në 10 gusht 1988. Edi Rama përsëriti të njëjtën gjë, për të njëjtën arsye.

Kristaq Rama nuk duronte dot vargjet e lira të tij. Edi Rama nuk duron dot kritikat e të rinjve në Tik Tok. Kjo dëshmon qartë edhe njëherë se çfarë raporti ka ky me vlerat bazë të demokracisë, liritë dhe të drejtat e njeriut.

I ftoj të gjithë të rinjtë të shkarkojnë VPN-në dhe të vazhdojmë betejën tonë, në radhë të parë kundër censurës. Nuk duhet t’i nënshtrohemi censurës. Ky është një akt i shëmtuar, një akt që nuk mund ta bënte kurrë një njeri.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale