EKSTRAKT
Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha tha në një konferencë të mbajtur në ditën e sotme me gazetarët se, Edi Rama mban të burgosur politik Jamarbër Malltezin, sepse ai denoncoi sarajet e tij, aferën e inceneratorëve, pallatin e Lindës, betonizimin e Tiranës dhe tenderat e thjeshtrës.
Berisha tha se, vendimi i ndryshimit të destinacionit të një pjese të territorit të klubit Partizani nga Rama, është 100 përqind i kundërligjshëm.
Berisha tha se, Rama ndryshoi destinacionin e klubit “Partizani” nga terren sportiv në zonë urbane në kundërshtim me ligjin dhe ka hartuar edhe planin e zhvilimit me ndërtime.
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama mashtroi hapur për të justifikuar krimin e tij dhe tani ai kërkon të fshihet prapa Shalsit. Berisha tha se, deklarata e mbrëmshme e Edi Ramës faktoi se dacibao e Krajës, Millonait dhe Gjokës është shkruar prej tij.
Kryetari i PD, Sali Berisha i bëri thirrje gjyqtares Irena Gjoka që të mos fshihet, por të deklarojë nëse është shkarkuar për shkelje të rëndë ligji dhe korrupsioni nga vetë Sali Berisha në vitin 1996.
Berisha gjatë konferencës së mbajtur ka komentuar edhe letrën që GJKKO i ka dërguar Kuvendit për ta njoftuar atë për ta marrë në pyetje lidhur me privatizimin e ish kompleksit “Partizani”.
DEKLARATA E PLOTË E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN ME GAZETARËT
Pse mbrohet Edi Rama nga krimet e tij!
Deklaratë e Kryetarit të PDSH, Prof. Dr. Sali Berisha
Dt. 15 Nëntor 2023
Edi Rama mbrëmë në një monolog në median e Bolinos dëshmoi qartë se ai personalisht dhe siç dihej qëndron prapa aktit hakmarrës primitiv të vendosjes antikushtetuese të masave të sigurisë, ndaj meje dhe burgosjen politike të Jamarber Malltezit, vetëm e vetëm se ai në emër të interesit publik, ndër më të parët ka denoncuar me dokumente ndërtimin e sarajeve të Surrelit me gjatësi themeli 57 metra të gjatë ndërkohë që pronari i tyre, Edi Rama, kishte të deklaruara në ILDKP, 3800 euro dhe 400 mijë leke duke faktuar kështu se Sarajet e Surrelit u ngritën mbi krimin, korrupsionin dhe larjen e parave.
Shtoj këtu se Jamarber Malltezi qe mbahet i burgosur politik nga Rama i tmerruar prej tij, mbahet në burg sepse ka marrë në përputhje të plotë me ligjet e vendit 140 metër tokë trashëgimi e pakontestueshme e familjes së tij nga 1 miliard e 16 milion metër katror tokë që qeveria e kryesuar nga Sali Berisha ju kthej pronarëve gjer në fund te vitit 2012 ose ka marrë 140 metër katrot nga 54.22000 metër katror truall që qeveria e kryesuar nga Sali Berisha gjer në fund të vitit 2012 ju ktheu pronarëve të ligjshëm.
Edi Rama me daljen e tij mbrëmë në mediat e Bolinos provoj se ai personalisht qëndron prapa burgosjes politike të Jamarber Malltezit sepse ky i fundit me guxim ka denoncuar ndër më të parët në emër të mbrojtjes së interesit publik pallatin pesë katësh të familjes se tij, të ndërtuar në mes të sheshit të pallateve pa asnjë faturë doganore, tatimore, bankare, ndërtimore, por vetëm në mënyrë korruptive, mafioze apo me para gjaku, siç deklaronte Linda Rama.
Edi Rama me mashtrimet e tij provoj mbrëmë përfundimisht se është ai që ka urdhëruar burgosjen politike me çdo kusht të Jamarber Malltezit, sepse ky i fundit në mbrojtje të interesit publik ka denoncuar me dhjetëra në mos qindra herë, betonizimin e Tiranës nga Edi Rama të bazuar në korruptimin e tij nga ndërtuesit e kryeqytetit.
Edi Rama mban të burgosur politik Jamarber Malltezin, sepse ai si anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe Kryetar i Komisionit të Mjedisit, është absolutisht ndër më të parët që ka denoncuar në dhjetëra e dhjetëra debate televizive dhe në 283 statuse në Facebook e tij, aferën e inceneratorëve, vjedhjen e shekullit, është ai që ka denoncuar dhjetëra herë thjeshtrën e parë të vendit, vajzën e familjes Rama, për dhjetëra tendera të fituar në shkelje flagrante të kushtetutës së vendit.
Le të kthehemi tani te shohim se si përpiqet Edi Rama të mbrojë krimin e tij politik. Ai lëshoi mbrëmë në mediat e Bolinos, një seri mashtrimesh me të cilat jo vetëm u përpoq të mbrojë veten për krimet e kryera, e konkretisht për shkeljen e ligjit duke lexuar një për një ato që ai vet ka shkrojtur në dacibaon e larove të tij. Rama mbrëmë tha: Njëri thotë kështu, unë do të them të kundërtën, ndërkohë këtu flitet për fakt, jo për opinione. Është shumë e thjeshtë, leja e firmosur nga unë me vendim të KRRT ka një hartë. Leja që erdhi si rezultat i ndryshimit të destinacionit dhe si rezultat i ndryshimit për ligjin e sportit ka një hartë. Nxirrni hartat dhe ta shohin njerëzit në hartë. Ja ku janë terrenet sportive, vazhdon ai, fusha e Partizanit, etj. Ja dhe godinat me fotografi, ja dhe fushat e tenisit, etj., që kanë qenë të klubi sportiv Partizani. Leja e dhenë nga KRRT është ajo me të kuqe, që ka qenë hyrja djathtas te klubi, ku ishin disa karakatina. Ajo është leja: Leja me jeshile është e firmosur prej meje.”
Në këtë deklaratë, Rama pranon se ai ka ndryshuar me firmën e tij me 8 qershor 2006 destinacionin nga zonë sportive në zonë urbane të një pjese të territorit të Klubit Partizani. Shtoj këtu se me këtë ndryshim Edi Rama ka bërë një shkelje flagrante të ligjit, dhe kjo është absolutisht e vetmja shkelje ligji të cilën larot e tij Kraja, Millonaj, Gjoka kanë përmendur në dacibaon e tyre prej qindra faqesh.
Është e vërtetë që ky vendim është firmosur nga unë, Sali Berisha, me datën 22 nëntor të vitit 2006, por është firmosur thjeshte në rol noteri, mbasi 10 dite para kësaj firmosje, Gjykata Kushtetuese me kërkesë të Edi Ramës, kishte rrezuar më datën 10 nëntor 2006, ligjin që i lejonte qeverisë të ndërhynte në vendimet e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Bashkisë.
Pra, vendimi i ndryshimit të destinacionit të asaj pjese territori të Klubit Partizani nga Edi Rama, është 100% i kundërligjshëm, i dënueshëm dhe ka në bazë korrupsionin.
Kurse më poshtë Rama mashtron trashë për të justifikuar krimin e tij. Ai thotë se: Gjithë pjesa tjetër tek tenisi, palestra, është leja që ka ardhur pasi është ndryshuar ligji i sportit. Ligji atëherë ishte i qartë nuk mund te ndërtohet në terrene sportive. Ligji u ndryshua dhe terrenet u ndryshuan”.
Këtu sipas tij ndryshimin e ka bërë jo për shkak të xhepit, por për faj të ndryshimit të ligjit. Në këtë rast kemi të bëjmë me një gënjeshtër të bazuar 100% në mashtrim.
Ligji për sportin në asnjë gërmë dhe as në fryme nuk ndryshoj destinacionin e terreneve sportive, por mundësoi ndryshimin e pronësisë kur ato ishin të ndërtuara në tokë private dhe kishte mbi njëmijë të tilla, me kushtin e prerë ligjor, të ruajtjes së destinacionit sportiv. Le të ju referohemi ligjeve, për saktësi citoj nenin 31 para dhe pas ndryshimit të tyre pra, si ishte dhe si u bë:
Neni 31§2 para ndryshimit. “Objektet sportive jepen me koncesion apo privatizohen, me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni, në përputhje me ligjin nr.7973, datë 26.7.1995 “Për koncesionet dhe pjesëmarjen e sektorit privat në shërbimet publike dhe infrastrukturë”.
Neni 31§2 pas ndryshimit: “Objektet sportive privatizohen nga pronarët e truallit, kur ka të tillë, në të kundërt, jepen me koncesion, në përputhje me ligjin nr.9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet dhe pjesëmarrjen e sektorit privat në shërbimet publike dhe infrastrukturë”, me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni.”.
Ne fjalinë e pare, ndryshimi u ka mundësuar pronarëve të truallit të qindra e qindra terreneve sportive të mos përjashtohen nga e drejta e privatizimit dhe të ushtrojnë të drejtën e parablerjes sipas të gjitha ligjeve të miratuara nga qeveritë socialiste e demokrate në lidhje me kthimin e kompensimin e pronave. Ne thelb kjo nuk ishte një e drejtë e re e krijuar në legjislacionin shqiptar, por njehsim i qëndrimit të ligjit për sportet me legjislacionin e KKP, i cili gjithnjë ka njohur dhe rregulluar të drejtat e parablerjes së pronarëve.
Për te gjithë ata qe i thonë gjuhës shqipe, gjuhë shqipe, dhe jo xhepi, ky ligj nuk autorizon dhe nuk lejon ndryshimin e destinacionit, mbasi ligjëvënësi ka ndarë jo me pik, por me presje të dy fjalitë e para, me fjalinë e tretë në të cilën thuhet se këto mund të bëhen pra kthimi tek pronari apo dhënia me koncesion me kusht që të mos ndryshohet destinacioni. Mirëpo në raste të caktuar xhepi nuk pyet as për ligjin dhe as për gjuhën. Dhe ky është përsëri rasti i Edi Ramës i cili edhe këtë pjesën e madhe, pas një studimi që bëri me studion zvicerane ‘Urboplane’ dhe dëgjesave me banorët e zonës në kundërshtim flagrant me ligjin dhe në përputhje me xhepin e tij, e shpalli zonë urbane dhe tani ai kërkon të fshihet prapa Shalsit. Shtoj këtu se studimi Rama-Shalsi i studios urbane zvicerane në të cilin zonës së madhe që thotë Rama, ju ndryshua destinacioni nga sportive në urban, përsëri është firmosur nga Sali Berisha, por vetëm në kuadrin e miratimit të Plantit të Përgjithshëm Rregullues të Tiranës, firme e cila pas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2006 ishte thjeshte noterizim.
Por cili do që lexon deklaratën e mbrëmshme të Edi Ramës në mbrojtje të shkeljeve të tij ligjore, me sa duket të bazuara në valixhe me euro, kupton se ato janë copy paste me mashtrimin që ai ka bërë në dacibaon e larove të tij, kundra meje dhe Jamarber Malltezit, çka do të thote se Edi Rama është autor i vërtet i saj.
Kështu në dacibao e tij të firmosur, nga ish-oficeri i sigurimit famëzi të shtetit, Arben Kraja, zuzar i shtetit që qëndron në detyrë në kundërshtim me ligjin, famozja Enkelejda Millonaj kriminele që për të mbrojtur sivllaun biologjik të saj Tualant Balla, i mohon në kundërshtim me kushtetutën qytetarit të drejtën e procesit gjyqësor kundër Ballës, dhe gjykatësja Gjoka që fshihet si turp i njeriut prapa krimit të saj, paraqitën pikërisht shpifjet e Edi Ramës se, ndryshimi i ligjit të sportit u bë për shkak të Klubit ‘Partizani’.
Ndërkohë që ligji kthente tek pronarët qindra e qindra terrene sportive të ndërtuara në tokën e tyre me kushtin e prerë ligjor, të mosndryshimit të destinacionit sportiv të këtyre terreneve të cilat gjer atëherë ishin të uzurpuara dhe shfrytëzoheshin nga persona pa asnjë lidhje me pronësinë e tyre.
Po rikujtoj këtu Fushat e mëdha sportive tek ‘Ali Demi’, Kompleksi Dinamo e rreth 105 terrene të tjera sportive që u zhdukën me firmën e Edi Ramës.
PYETJE-PËRGJIGJE
Osman Stafa, News 24:Pse këtij trualli, edhe pse ligji e thotë fare qartë që nuk i ndryshon destinacioni, dhe sot nuk është më Kompleksi ‘Partizani’?
Berisha: Atëherë këtë pyetje bëja Edi Ramës, i ndryshoi Edi Rama.
Edi Rama më datën 10 qershor të vitit 2006 kur nuk ishte kthyer, nuk ishte privatizuar asgjë, mori apo nuk mori para unë nuk mund të them, por absolutisht pa para nuk bëhet. Vendosi që këtë ta shndërrojë nga zonë sportive, në zonë urbane.
Këtë e bëri Edi Rama. E ka bërë kur nuk kishte asnjë privatizim aty. Kur ato objekte ishin krejtësisht shtetërore. Pjesa tjetër, çfarë bëri Edi Rama? Për pjesën tjetër ia kishtë vënë syrin ose e paguanin.
Për pjesën tjetër mori një studio zvicerane, e cila studio quhet Urbo Plan, e pagoi, dhe ajo bëri masterplanin e kësaj zone. Studio bënte masterplanin, Shalsi i cili ka humbur vetëm në martesëne parë 8 apartamente, pas divorcit. Është e njohur 7 ose 8. I meritonte plotësisht t’i humbiste se asnjë nuk e kishte me djersë.
Shalsi bënte dëgjesat. Po, e vërtetë bënte dëgjesat dhe Edi Rama e la këtë studim, të gjithë zonën zonë urbane dhe kjo zonë u integrua në planin e përgjithsëm të rregullimit të territorit, të cilin e firmosi Sali Berisha në 12 apo 13, në një kohë kur Sali Berisha nuk kishte asnjë tagër ligjor pas dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, prapa të cilave për hir të së vërtetës qendronte Edi Rama, se ai më kishte paditur mua te të dyja për të bërë ndryshimin më të vogël.
Kjo është evvërteta. Këtë kërkojani. Prandaj ia nuk vjen te ju. Pse nuk vjen ai te ju, të dalë ai para jush si dal unë, po del te Bollinot? Se e di që ju do t’i bëni transparencën e plotë këtij momenti.
E para thotë, objektet sportive jepen me koncension, apo privatizohen, por nuk thotë te pronari, pse? Sepse ato ishin të uzurpuarar nga mafiozë, ishin të uzurpuar nga të fortë dhe nxirrnin fitime prej tyre, shteti nuk merrte një qindarkë. Kurse pronari jo e jo.
Në përputhje me ligjin e kompensimit plotësisht, thotë: objektet sportive privatizohen nga pronarët e truallit, aty kur ka të tillë dhe kullat jepen me koncension në përputhje me ligjin për koncensione me kusht që të mos u ndryshohet destinacioni.
Çfarë ka bërë ligji? Ligji ka hapur të drejtën e pronarëve, sepse Paro Laçi, një bandit me bandën e tij të armatosur në bashkëpunim me gjeneral Qirjazin që deklaron se ia çova në bashkëpunim me gjeneral Qirjazin, ose të tjerë, që deklaron se ia dërgova ekipin dhe ma përzuri me forcë. Shfrytëzonte direkt, i merrte tarifa çdo njeriu që hynte në territor dhe ato i paguante një rrogë këtij apo atij.
Situata të tilla ishin në Ali Dem, në Dinamo, kudo. Dhe çfarë bëri ligji? Ligji tha: privatizohen ata që kanë pronarët te pronarët, por pronari do ruajë destinacionin.
Pra, ky është ndryshimi i vërtetë që do të lajë duart si Pilati Edi Rama, i cili për mua me 99 përqin e ka bërë ndryshimin për një valixhe me euro.
Osman Stafa, News 24: Në çfarë rastesh një vendim i KKT së Tiranës i marrë në atë kohë ka një fuqi mbi ligjin, i cili flet qartë, dhe pse juve dhe pas këtij momenti nuk shkuat në Gjykatën Kushtetuese për të qenë i qetë me veten tuaj për situatën?
Berisha: Gjykata Kushtetuese vendosi dhe i hoqi çdo kompetencë në atë kohë për dijeninë tuaj, dhe janë të gjitha dokumentet. Pati një përballje të fortë mes qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës për Zogun e Zi. Ky arriti, se ishte kryetar i shoqatës, bashkive, komunave, arriti të mobilizojë dhe të lobojë fuqishëm pranë kongresit të autoriteteve lokale dhe rajonale të KE, dhe solli këtu kryetarin e këtyre autoriteteve, një italian që nuk më vjen emri tani, i cili bëri disa deklarata dhe natyrisht, dua të jem i sinqertë këtu.
Karta Europiane e Autonomisë lokale dhe rajonale duhej respektuar nga Shqipëria se e kishte firmosur atë. Unë shpëtova qytetin nga monumenti më i zi që mund të ndërtohej te Zogu i Zi.
A pyesni ju, pse nuk e ktheu më atë monument ai, atë shëmti të qytetit> Se ktheu më. Jo, jo nuk e ktheu. Por gjykata vendosi edhe me ndërhyrjen këto që them, dhe natyrisht autonomia lokale rajonale ka bazën e vetë ligjore ndërkombëtare për zonën e KE, dhe unë nuk kisha fuqi më. Ajo ishte noter që po të mos e firmosje hynte në fuqi pa firmën time.
Osman Stafa, News 24: Ditën e sotme është firmosur një shkresë që Gjykata e Posaçme i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë për t’ju njoftuar juve në lidhje me procesin gjyqësor. E keni hapur këtë zarf z.Berisha, dhe sa është numri i zarfeve që ju ka arhdur dhe nuk i keni hapur ende?
Berisha: Përgjigja ime është kjo. Gjykatësja, turpi i drejtësisë shqiptare, europiane dhe botërore nuk duhet të fshihet prapa krimit të saj, por të deklarojë në emër të detyrimit ligjor, jo integritetit, se integritet nuk ka ajo. Ajo ka zero integritet personal, por në emër të detyrimit ligjor të deklarojë është shkarkuar apo jo nga Sali Berisha në vitin 1996 për shkelje të rëndë ligji dhe korrupsion.
Të dalë të deklarojë, nuk mund të fshihesh. Turpi i njeriut, jo i gjykatëses. E di çcfarë u tha ajo avoketërve. Nuk jap dorëheqjen se nuk më sollët prova që unë jam shkarkuar, e kuptoni apo jo.
Pr, nuk ka ndërgjegje ajo. Provë, arkivë në ndërgjegje të saj nuk ekziston. Arkivë në ndërgjegjen e saj nuk ekziston për ato q ëka bërë. Dhe tani mbahet me premtimin që i ka dhënë direkt Edi Ramës për masën që ka marrë.
Por du t’u them një gjë unë këtu ju. Unë kam qenë kryeministër, president. Këto kanë qenë funksionet që kam kryer. Gjithë jetën time ata që kanë punuar me mua kanë patur porosi konstante. Vetëm një: mos prano asgjë në kundërshti me ligjin. Kanë qenë ushtarakë, kanë qenë policë, kanë qenë oficerë të shërbimit të fshehtë, çfarëdo që kanë qenë. Porosia më konstante nga Sali Berisha ka qenë: kurrë mos thyeni ligjin, mos pranoni urdhra kundër ligjit.
Që të pranoj unë një urdhër të një qënie, ç’ti thuash, e cila fshihet prapa krimit të saj dhe shkelmon Kushtetutën, si një tru i drejtësisë, kjo të harrojë se unë ia pranoj një gjë të tillë. Kjo është përgjigja.
Ajo që iu kam thënë gjithë jetën vartësve të mi, ajo ka qenë e njëjtë dhe për mua. Asaj zonjës i them unë, ki grimcën më të vogël të integritetit moral, profesional, integritetit njerëzor të tregosh se je shkarkuar, apo jo nga Sali Berisha për korrupsion në një datë të caktuar, në një muaj të caktuar në vitin 1996, dhe se e ke deklaruar këtë shkarkim në ato deklarimet që ke bërë për vetingun, apo s’e ke deklaruar.
Për të mos thënë ca pyetje tjera, po po mjaftohem vetëm me këto. Këto të dyja shkoni e bëjani asaj, pyeteni. Se ajo uk është asgjë tjetër veçse një skllave mjerane në shërbim të Edi Ramës, dhe unë sigurisht për çdo skllav kam mëshirë.
Florida Mingla, Zëri: Z.Berisha, Gjykata e Strasburgut ka dalë në një përfundim në lidhje me 21 janarin, dhe në një material prej 40 faqesh thuhet se shteti shqiptar ka përgjegjësi për dy gjëra: së pari për vrasjet, dhe së dyti për moszbardhjet e krimit. Si e komentoni ju vendimin e dhe reagimin e kryeministrit Edi Rama që kërkoi një hetim të ri nga SPAK? A jeni gati të hetoheni për 21 janarin?
Berisha: Unë të them sa vijon. Jam 100 përqind dakord për hetim dhe rihetim të çdo procesi. Por sqaroj shqiptarët, se në qoftë se ai proces nuk është hetuar si duhet, ai proces nuk është hetuar si duhet vetëm e vetëm për shkak të Edi Ramës, për të mbrojtur Edi Ramën, i cili është autori i vërtetë prapa asaj që ndodhi. I cili erdhi, rrethoi kryeministrinë me banda dhe banditë, në një protestë më të dhunshmen në historinë e vendit, me qëllime të caktuara ndaj pushtetit.
Edi Rama i ka të gjitha deklaratat e tij në televizion, se kur populli do bëjë këtë, populli do bëjë atë. Kështu q ëishte ky kontekst që bëri që Ina Rama dhe jo akuzat e mia ndaj Ina Ramës, se unë publikisht bëra të qartë qendrimet e mia ndaj saj, të mos bëhej, ndoshta si thotë Strasburgu hetimin e duhur.
E dyta, ky proces në masën 80 përqind është hetuar, pasi Sali Berisha ka ikur nga pushteti dhe është hetuar nga Ina Rama. Një militante e verbër e PS, një person me kredencialet më të ultat që mund të ketë njeri, ua them unë ju.
Dhe një person që kur përfaqësuesi i qeverisë amerikane erdhi dhe dha një kontribut të madh në atë kohë, për shumë vërtetësi, dhe unë kërkoja një prokuror ndërkombëtar për hetim. Ajo refuzonte dhe zoti Countryman lexoni se çfarë tha për Ina Ramën. I keni deklaratat në mediat tuaja.
Natyrisht, nuk mund të mos them këtu, keqardhja ime e vetme është që në atë vendim ndodhet firma e Dorian Pavllit, kushëririt të Edi Ramës. Po të kishte qenë një gjykatës tjetër shqiptar do të mund të kishte sqaruar gjykatësit e nderuar të Strasburgut, për të cilën unë edhe njëherë them, për hetimin asnjëlloj, të bëhet e të ribëhet sa herë të jetë e nevojshme.
Por, do kesh sqaruar se, kushëriri i Dorian Pavllit, Edi Rama është nxitësi kryesor i asaj që ndodhi nga jashtë me fakte e dokumente. Por, do kesh sqaruar se, Ina Rama është një militante e partisë së Ramës e cila nuk bëri hetimin vetëm se i duhej të thërriste Edi Ramën, sepse Komuniteti Ndërkombëtar në mënyrë të prerë kërkonte që të hetohen organizatorët dhe autorët e asaj që ndodhi.
Po duket, Dorian Pavlli ka qenë aty njëkohësisht avokat i Edi Ramës. Nuk ka qenë gjykatësi përfaqësuesi i paanshëm i Shqipërisë.
Florida Mingla, Zëri: Përse në rastin e hetimit të dhëndrit tuaj në dosjen Partizani deklaruat disa ditë më parë se do t’i drejtoheni Strasburgut, dhe në këtë rast deklaroni se 21 janari ka prapavijë politike. A mendoni që ju sërish pas këtij vendimi t’i drejtoheni Strasburgut për çështjen e Partizanit?
Berisha: Absolutisht, unë gjithnjë mendoj Strasburgun një gjykatë shumë të drejtë, dhe një fat them unë për qytetarët europianë që kanë një gjykatë të tillë në Strasburg.
Kur thashë gjykata, unë fola për Dorian Pavllin, dhe nuk është Dorian Pavlli përfaqësues i gjykatës, por është përfaqësuesi i Shqipërisë në gjykatë. Duhet të jemi realist. Për Dorian Pavllin është bërë famoz edhe për mashtrime të tjera në shtypin botëror. Ju e dini, i keni lexuar shkrimet për Dorianin dhe në këtë rast ato që thashë unë janë 100 përqind të vërteta. Kjo mendoj unë nuk ndryshon as vendimin e Strasburgut, as vendimin tim ndaj Gjykatës së Strasburgut që është një qendrim që e respektoj shumë. Sepse ata kanë, them unë, kanë kontribuar shumë në mbrojtjen e së drejtës së konsakruar në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Gjykata ka mision garantimin e respektimit të asaj konvente.
Anesti Bajramemaj, A2CNN: z.Berisha jukeni thënë gjatë javëve të fundit që nëse vendimi i gjykatës dhe kërkesat për marrjen tuaj për marrjen në pyetje i drejtohen Kuvendit, ju do të shkoni të përgjigjeni para gjykatës. Në Kuvend kanë shkuar dy shkresa, dy komunikime të Gjykatës së Shkallës së Parë për korrupsion dhe krim të organizuar. A do të shkoni ditën e hënë në gjykatë për t’u përballur me gjykatën?
Berisha: Së pari, duhet të dini një gjë ju këtu që të informojmë publikun. Është ky që po flet këtu para jush që në vitin 2012 i ka hequr parlamentit kompetencën që kishte për të penguar hetimin pa lejen e tij të deputetëve dhe imunitarëve.
Ne në fakt, kemi patur identik ligjin gjerman pothuaj, nenin 46, madje pak më të fortë. Një nen deklaronte, se deputeti nuk mund të merret nën hetim pa miratimin e parlamentit dhe të tjera.
Sali Berisha dërgoi në parlament ligjin që i hiqte të drejtën jo vetëm për miratim, por për çdo veprim të drejtësisë në raport me imunitarët. Edi Rama e kundërshtoi në mënyrë kategorike dhe e vazhdoi debatin 2 ose 3 muaj. Ai iu thoshte të gjithë ambasadorëve që ky më arreston menjëherë. Ekzakt kjo që them, dhe u detyrova të bëj kompromis. Shpëtova atë që mund të shpëtohej. Ajo që mund të shpëtohej ishte hetimi që të hetonin, pastaj për imunitete, për masa kufizuese duhet të vendoste parlamenti.
Tani vijmë këtu. Në mënyrën më të turpshme, më të paimagjinueshme, gjykatësja që fshihet pas krimit të saj bashkë me skapistët deklaruan se ndalimi i udhëtimit jashtë nuk është heqje lirie.
Kushtetuta ka një nen, quhet neni 38. Ky ka një pikë, pika 2, e cila thotë që personi nuk mund të ndalohet. Nuk është për deputetin tani. Asnj ëperson nuk mund t’i ndalohet dalja e tij jashtë shteti.
Natyrisht, i ndalohet me vendim gjykate ose i ndalohet pastaj me vendim të gjykatës pasi merr vendimin nga parlamenti, sepse është heqje lirie. Kurse për mercenarët e Ramës kjo nuk përbën heqje lirie. A mund të kaloj unë interpretimin e Kushtetutës nga një njeri që fshihet pas krimit siç është Gjoka, apo nga zuzari Kraja që rri në kundërshti me ligjin dhe Kushtetutën në detyrë si mercenarë për t’i kryer shërbime speciale Edi Ramës, në një kohë kur ligji i prokurorisë i thotë dil jashtë shërbimit, apo Millonai që sillet për lidhjet obskure që ka me Taulant Ballën nuk njeh ligj, Kushtetutë, as Konventë.
Kjo shkresë i është drejtuar Kuvendit, më thonë tani, nuk kërkon njoftimin e Sali Berishës, pse është dërguar në Kuvend le ta shpjegojë vetë ajo dhe SKAP-i.
Ajo është një person që fshihet prapa krimit, dhe një njeri që fshihet prapa krimit është i aftë të shkruajë çdo gjë dhe të bëjë çdo gjë. Ajo, e kam thënë dhe e them të largohet per konfliktin e interesit, të tërhiqet, të sillet në parlament kërkesa për detyrimin tim për t’u paraqitur siç thotë, dhe heqja e së drejtës për të dalë jashtë shtetit, dhe unë do absolutisht do votoj vetë për to.
Pse ka gjykatës që s’kanë ligj as moral në rrafshin profesional, unë nuk mund të shkel as Kushtetutën, as ligjet e vendit. Dhe ti si gazetar duhet të informosh mirë se kjo nuk synon Sali Berishën, por kjo synon gjëmën për çdo shqiptar.
Imagjino ti kur për liderin e opozitës thyhet Kushtetuta, se ç’mund të pësosh ti dhe qytetarët e tjerë të vendit.
Enkel Xhangoli, Klan News: Në fakt në hartën që ju paraqitët ndryshimi i planit rregullues të vitit 2006 në fakt përfshin vetëm godinën e parë që është në ngjyrë jeshile, por ka patur edhe një ndryshim të dytë të planit rregullues pas studimit që ka bërë ajo studio që ju e përmendët. Kur është bërë ky ndryshim, i cili në fakt përkon edhe me ndryshimin e destinacionit të fushave sportive në lejen për ndërtim. Është bërë nga ana e z.Rama, apo e Z.Basha?
Berisha: Vetëm nga ana e z.Rama nën patronazhin e z.Shalsi, i cili thashë edhe njëherë për shkak të divorcit humbi 7 apartamente të plaçkitura se nuk i tregonte dot. Ia kam thënë atëherë, ia them dhe tani. Ekzakt kjo që them. Ky studim është bërë në vitin 2009.
Enkel Xhangoli, Klan News: Se anca e apelit është caktuar në orën 9 të mëngjesit ditën e hënë e cila në fakt përkon edhe me kërkesën për paraqitjen ndaj jush, meqë është e hëna e tretë e këtij muaji. A do të shkoni, apo do të çoni avokatët?
Berisha: Nuk kam marr asnjë kërkesë. Avoketërit janë të autorizuar të ndjekin procedurën, sepse nuk e kam të lehtë unë që të vendos për një qendrim parashtetëror. Nuk mund ta vendos kurrë unë atë, dhe nuk jam i atij mendimi. Unë avoketërit nuk them që nuk i kam autorizuar, i kam autorizuar. Avoketërit e mi në respekt të kësaj porosie u paraqitën në gjykatë, i dhanë mundësi të shpetonte fytyrën gjykatësja Gjoka, ajo nuk pranoi. M’i hoqi avoketërit, i përjashtoi dhe zgjodhi avokate. Kë zgjodhi do thoni ju?
Edi Rama i çoi asaj për mbrojtjen time njeriun që kishte për idhull në bronz Enver Hoxhën dhe në shtrat në facebookun e saj Edi Ramën. Tani a mund të imagjinoni ju? Si thua Myzyraj? E Pa koment është kjo.
Kjo është e pa koment, se ajo të zgjidhte të paktën ndonjë foto tjetër të E di Ramës. Se vetëm aty kishte besim Edi Rama, se ajo do ta mbronte sipas Edit Sali Berishën. Ky do të jetë skenari i një filmi të bukur, keni për të parë ju.
Isa Myzyraj, Ora News: Para rreth dy javësh keni deklaruar që do të nismi t’ia bëni gjyqin publik popullor z.Rama. Kjo e sotmja ishte gjyq kundër Edi Ramës, apo gjyq për mbrojtjen e dhëndrit tuaj z.Jamarbër Malltezi?
Berisha: Dhëndri im është një i burgosur politik. E them edhe njëherë, është 100 përqind i burgosur politik sepse ai është dhëndri im, është anëtar i Këshillit Kombëtar, është kryetar i departamentit të Mbrojtjes së Mjedisit. Ai ka marrë në përputhje të plotë 100 përqind me ligjin, në një proces 15 vjeçar atë pjesë të pronë që i takonte si 1 të 64 të fisit Begeja.
Ndërkohë, për ata që u përpoqën ta servirin si përparësi, unë kam këtë përgjigje. Nga qeveria e Sali Berishës kanë marrë tokat e tyre bujqësore, troje, pyje ose kullota 101600 hektarë pronarët shqiptarë, apo 1.66 milionë metër katrorë, kanë marrë truall 54.22 hektarë, apo 54.220 mijë metër katrorë. Lista është qindra mijëra.
Padiskutim që ka qenë prioritet kryesor rikthimi i tokës. Prioritet kryesor rikthimi i tokës ka dhënë 30 milionë euro kompensim. Pra, ajo ka qenë një përparësi të cilën unë sot falënderoj me shumë mirënjohje atë makineri eficente të administratës që ka bërë të mundur me punën e saj këtë proces.
Sikundër i kërkoj ndjesë asaj përqindje, e cila është nën 9 përqind e cila nuk përfundoi procesi i kthimit. Por u rikthyen 55.2 hektarë truall. U rikthyen në total 1.160 miliardë tokë të të gjitha llojeve.
Erneta Shevroja, ABC News: Z.Berisha doja një koment nga ana juaj lidhur me një letër lidhur me kryetarin e Bashkisë së Fushë Arrëzit që ka dalë nga koalicioni Bashkë Fitojmë. Një letër drejtuar kryeministrit që kërkon që të strehohen refugjatët afrikanë në bazë të marrëveshjes që ka bërë Edi Rama me kryeministren e Italisë. Ka patur një konsultim me ju, pasi ju u shprehët publikisht kundër asaj marrëveshje?
Berisha: Tani, që ta dini qendrimin tim unë e kam shumë publik. Unë kam qenë kundër me bindjen e plotë se ka një problem madhor të të drejtave të njeriut. Ka një problem kushtetues, përveç kësaj. Këto dy probleme më bëjnë mua që të qendroj në pozicionin tim. Për këto dy probleme unë kam kundërshtuar një kërkesë vite më parë, pak të ngjashme, por pak më ndryshe për sjelljen e irakenëve në Shqipëri. Dhe nuk kam patur asnjë keqkuptim nga qeveria e SHBA.
Unë jetën time politike, mos e harroni kurrë këtë, në dhjetorin e ’90, angazhimin tim e kam patur për të drejtat e njeriut dhe i qendroj deri në fund të jetës sime. Nuk mund të pajtohem që të mbyllem. Sot më thonë mua, gjykata e madhe e Britanisë së Madhe e rrëzoi marrëveshjen e qeverisjes së kryeministrit për Ruandën.
Unë e kuptoj që problemi i refugjatëve është një problem madhor, por në bindjen time më të thellë nuk është një zgjidhje kjo. Unë jam për kthimin e tyre nga kanë ardhur, por jo ndërhyrjen e tyre në një vend tjetër. Çfarë standartesh për të drejtat e njeriut ka Shqipëria? Mizerabël. Shqipëria nuk respekton të drejtat e deputetëve të saj në parlament.
Sikundër, e kam shpjeguar dhe e shpjegoj, ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, përveç Kushtetutës, përveç Konventës, përveç vendimeve të Strasburgut për çështje të tilla, i cili shkelet me dy këmbë. Nuk pajtohem unë me një gjë të tillë.
Qendrimi im është ky, edhe unë këtë qendrim kam patur mundësi nnë bisedë t’ua transmetoj edhe qeveritarëve italianë dhe natyrisht në mënyrën më transparente publikut shqiptar. Kam theksuar gjithashtu, dhe po e them prap. Nuk jam për protesta. Pse nuk jam për protesta?
Së pari, edhe demokratëve kudo që janë. Ne nuk mund të protestojmë për një çështje emigrantësh.
Së pari, rrisim ksenofobinë dhe ne jëmi komb në interes kombëtar, jemi komb mikpritjeje.
Së dyti, ne nuk jemi parti në asnjë mënyrë, as e ksenofobisë, e cila një teh brisku e ndan nga racizmi.
Së treti, e them këtu, e kam thënë, nuk kam pse ta fsheh, Italia ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm e thashë edhe një ditë në transformimin e Shqipërisë. Nuk janë vetëm miliardat, që ato janë, por janë ozmia, problemi i mijëra shkëmbimeve të përditshme midis dy vendeve 80 km larg, të cilat në një vend i cili ishte më i izoluari i planetit, ka patur ndikimin më të fuqishëm
Këto janë qendrimet e mia të hapura. Edi Rama ka shkelur Kushtetutën, ka shkelur Konventën e të Drejtave të Njeriut, ka shkelur vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ka shkelur vendimet e gjykatës së Strasburgut.
Këto që them unë nuk varen nga askush, por këto që them unë janë të vërteta reale.
Jolldiz Mitro, Tv Klan: Z.Berisha, një ditë më parë paralajmëruat riformatime në qeveri që sipas jush do bëhen vetëm për të konsoliduar krimin ekzekutiv nga kryeministri Rama. A keni ju dijeni se cilët janë emrat që do të ulen dhe në portofolët e cilëve prej ministrive do të ulen këta persona?
Berisha: Miqësisht të kërkoj të mos kalojmë nga mali me të vërteta, të gosipi i qytetit. Se ajo ekziston, ato ndryshime do ndodhin, dhe ashtu siç thashë do të faktohet, por gjersa ato janë në nivel gosipi, nuk më takon mua që të them tani, që ti do ikë, ti do ikësh, se janë me emra ata, dhe do kthehet filani, filani.
T’i lëmë të qetë edhe pak ditë sa të bëhen publike.
Faleminderit!