Berisha: Rama kërkon të vrasë fjalën e lirë. Brenda 6 muajve tre media japin shpirt

TAKIMI ME DEGËN 7 NË TIRANË, FJALA E KREUT TË PD-së, SALI BERISHA

Të dashur demokrate e demokratë të degës 7 të PD-së, të dashur demokratë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.

 Shpreh kënaqësinë që takohem me ju, në prag të dy ngjarjeve shumë të veçanta në historinë e Shqipërisë, të PD-së dhe popullit opozitar.

Këto ngjarje janë, protesta, do ta quaja më europiane që shqiptarët kanë organizuar pas dhjetorit të vitit 1991, protestë në të cilën populli opozitar do të jetë i tëri në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në një mision të madh, për të përfaqësuar aty, përkushtimin, vlerësimin, qëndrimin ndaj vlerave të demokracisë, dhe atyre evropiane.

Njerëzit të cilët kanë respekt për lirinë, dinjitetin e tyre, të drejtat e tyre, përdorin protestën si zë të tyre. Përdorin protestën për të dëshmuar se asgjë nuk mund të mposhtë të drejtën e tyre për tu dëgjuar.

Njerëzit të cilët tremben, kanë frikë, zgjedhin heshtjen, ngushëllojnë veten me ç’më duhet mua dhe vazhdojnë në orbitën e njerëzve të shtypur.

Ne të tillë nuk jemi. Ne do të ndjekim shembullin e qytetarëve të lirë të Francës, Italisë, Anglisë, SHBA-së, Gjermanisë dhe të çdo vendi tjetër të cilët në çdo samit të liderëve të Europës apo botës, pavarësisht se gëzojnë liritë dhe të drejta pakrahasimisht më shumë se ne janë në protestë.

Nuk ka samit pa protestë. Të tilla ndodhin vetëm në vende diktatoriale ku protestat janë të ndaluara, ku diktatorët mblidhen dhe nuk pipëtin asgjë.

Edi Rama po bën gjithçka për të krijuar këtë tabllo dhe në Shqipëri, por ne kurrë nuk do ta lejojmë. Ne do të jemi në shesh me të madh e të vogël.

Ne dalim në shesh sepse protesta si e tillë është një detyrë dhe e drejtë kushtetuese e jona. Ne dalim në shesh sepse nuk përfaqësohemi nga ai që ulet me presidentë e kryeministria të BE-së. Pavarësisht se strategjia ka përcaktuar Tiranën si qytetin e këtij samiti, nderi i Shqipërisë, i Tiranës, i yni, dinjiteti ynë kërkon që ne në datën 6 ora 12:00 të jemi në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Protestat nuk kanë asgjë negative, përkundrazi me protestën tonë ne i shpëtojmë nderin, fytyrën, dinjitetin, Shqipërisë dhe shqiptarëve.

A nuk është Europa dhe bota që thotë se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Nuk po e themi ne, por po e thonë institucionet e besimit të mirë Europiane dhe botërore. Atëherë çfarë do të bëjmë ne që kemi mysafir dinjitarët më të lartë të Europës; do të jemi në shesh për të ju thënë se i korruptuar është Edi Rama me qeverinë e tij dhe ne jemi antikorrupsioni shqiptar.

Ne nuk jemi të korruptuar, por jemi viktima të këtij korrupsioni.

Shqipëria jo nga ne, por nga mediat evropiane dhe botërore është cilësuar si ‘Kolumbia e Europës’ është cilësuar narko shteti i parë dhe i vetëm në Europë dhe kjo jo pa baza.

Ju e shikoni, kush e bënte drogën në Shqipëri. 3 ministra droge emërohen njëri-pas tjetrit në Ministrinë e Brendshme. Edhe ky që është sot është deri në vesh me drogën, sepse është Edi Rama, sepse ata nuk i kanë caktuar qytetarët, por Edi Rama.

Sepse ai adapton platformën e drogës. Atëherë ne, qytetarët që pësojnë pasojat e kësaj politike, nuk mund të jenë atë ditë, përveç se në shesh. Për të ju thënë atyre, burra dhe grave të shquar se ne nuk jemi droga e krimi. Krimi është ai që keni në tavolinë. Ne jemi kundër krimit, kundër drogës.

Është një rast i jashtëzakonshëm për të ju dhënë një përgjigje të gjitha mashtrimeve e trillimeve, dhjetëra milionë euro që ka shpenzuar për të mashtruar shqiptarët dhe botën me propagandë. Duhet të jemi një zë i fuqishëm aty.

Ne duhet të ju themi europianëve se ne nuk jemi të varfër, se vendi është i varfër, por jemi të varfër, sepse jemi të vjedhur, vjedhur dhe vetëm të vjedhur nga Edi Rama dhe qeveria e tij.

Ne do të ju themi se këtu, fondet tuaja dhe të taksapaguesve shqiptarë në çdo vepër publike, nëse nuk mbikëqyrni ju, vidhen nga qeveria, vidhen 5-6 fish. 1 km rrugë ndërtohet me çmim  të 8-fishtë në krahasim me Europën. Ku shkojnë ata para, në xhepat e qeverisë.

Një shkollë nga kryehajduti i betonit në Tiranë, ndërtohet me 3, 5, 6 milionë euro. Por shkollat janë standarde, në Francë, Gjermani, Itali janë standarde. Ajo kushton gjithsej 680 mijë euro. 5 milionë euro ndërton shkollën ky zdromsi i betonit.

Çfarë ndodh me pasuritë tona publike? Vidhen.

Merrni portin e Durrësit.

Gjendet një arab i cili ka pasion investimin tek diktatorët, me Llukashenkon dhe të tjerë e i thotë Edi Ramës do të të bëj të pasur si veten. Hajt ta marrim bashkë këtë portin.

Portin nuk ua ka marrë shqiptarëve asnjë pushtues.

Porti sot është pasuria më e madhe publike e shqiptarëve. Përpunon 4.8 milionë ton. I shpërndan në zemrën e Shqipërisë, ku janë rreth 2 mln shqiptarë pothuajse. Në distancën më të shkurtër, transportin dhe koston më të ulët për shkak të distancës.

Tani, ne do të blejmë mallra sepse do të bëhet miliarder Edi Rama, që transportohen nga Tivari në Tiranë, nga Selaniku në Korçë, nga Igumenica në Vlorë e Gjirokastër.

Kush do të paguajë koston e këtij transporti. Ne, qytetarët me çmime në dyqan.

Si merr me 1 euro 200 hekratë tokë, u ka vënë çmimin e apartamenteve me 3000 euro metrin katror. Po kështu hotelet dhe molet në Durrës, ndërton Dubain e tij dhe mjerimin e shqiptarëve.

Tani thotë se do të ndërtojë port, por nuk ka ndërmend të ndërtojë port. Ai ka ndërmend të mbyllë portet, si antishqiptar dhe i mbylli, Sarandën e ka mbyllur, Vlorën po, edhe Durrësin tani dhe rroftë Shëngjini, por Shëngjini është me kufizime të mëdha, është një port i vogël.

Pra ky po zhbën Shqipërinë edhe gjeografikisht.

Prandaj dhe ne duhet të ju themi atyre, ky po na vjedh, po na vjedh në këtë mënyrë. Ne jemi këtu, hajdutin e keni në tavolinë.

Edi Rama nuk mund të na përfaqësojë. Ai me veprimet e tij, i nxin imazhin Shqipërisë.

Ai na bëri ne të jemi populli i gomoneve, njerëz të varkave.

Pse jemi njerëz të varkave? Sepse na vjedh, vjedh votën, lirinë, pasurinë, shkatërron bizneset, nuk ka ligj. Ne duhet të jemi aty, sepse ai për pushtetin dhe pasurimin e tij nuk njeh moral, normë, ligj e standard.

Shikoni se çfarë ndodh.

Dje kishim presidentin e Gjermanisë në Tiranë. Si për ta përshendetur atë, i fut ruspat një resorti turistik. Personalisht nuk kam qenë asnjëherë në atë resort, por aq më tepër që ai ishte me leje. Të gjithë kemi dokumentin që ishte me leje. Si mund të bëhet. A ka bandit mbi kokë që mund të bëjë një gjë të tillë.

E pse e bëri këtë? Vetëm e vetëm se do ti diktojë politikën editoriale të atyre medieve që ai ka. Pra ai bën gjithçka të mposhtë fjalën e lirë në këtë vend. E ka trashëgimni ai.

I ati i tij firmoste varjen e Havzi Nelës për fjalën e lirë. E dinte se bënte akt xhelati, por e meriton thoshte me ndërgjegjen e tij ç’njerëzore, sepse është armiku im. E konsideronte armik. Edhe ky, e meriton ky biznesmen apo gazetarë, se me kundërshtoi mua.

Pra jemi në kushtet kur ky pasi ka marrë të gjitha pushtetet do të mposhtë dhe fjalën e lirë dhe mediat.

Janë tre rrjete televizive brenda 6 muajsh, viktimë e tij. Televizionin Ora e konfiskoi me firmën e tij, vetëm e vetëm se Ylli Ndroqi nuk pranoi pazaret me të.

Duhet ta dinë të gjithë shqiptarët, është me regjistrim nëse nuk e kanë zhdukur si regjistrimet e Taulantit. Kur i kërkonte një miliarderi që do të ndërtonte një kullë tek bulevardi i ri,  thoshte, i thuaj 20%. Por sa ishte ky 20%? 100 milionë dollarë. Ky i thotë jo, si mund ti them unë.

Dhe këtu fillon pastaj procesi. Nuk ndodh në botë kjo, kërkund.

Një media tjetër, ka angazhuar një biznesmen dhe e ka blerë. Nuk kam kundërshtim. Mua më vjen vetëm mirë që bizneset e Kosovës, të shtrihen në Shqipëri. Por një paralajmërim do të ja bëj; nëse e shndërron në altoparlant, apo e ke blerë me qëllim për ta shndërruar atë media në altoparlant të Edi Ramës, atëherë bën një gabim të jashtëzakonshëm, sepse për ne, liria e fjalës, liria e medieve është shumë e shtrenjtë.

Pra ja ku jemi, brenda 6 muajve tre media japin shpirt.

Protesta është jetike për ne, për imazhin e Shqipërisë. Vërtetë është ky grup mafioz, kriminal, por janë edhe qytetarët në rrugë që kanë aspirata evropiane, dalin e protestojnë për vlerat evropiane dhe janë sirena alarmi për këtë vend, i cili po rrokulliset me shpejtësinë më të madhe.

Këtu kjo qeveri është e implikuar në krime të mëdha ekonomike dhe të tjera.

E dini ju se çfarë është Amant Josifi që ka vjedhur me call centerat e tij që ka vjedhur 2.2 miliardë euro qytetarëve europianë. Është i biri i drejtoreshës së administratës shqiptare dhe është ortaku i Olsi Ramës, këshilltari i Olta Xhaçkës. Është qeveria.

Këta nuk kanë të ngopur.

Do të ju tregoj një gjë. Në vitin 2005, unë për anëtarësimin në NATO me ka rastisur që detyrohesha të shkolla çdo 3-4 muaj në Këshillin e Atlantikut të Veriut në Bruksel i cili përbëhet nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO.

Ngaqë ishin shkruar vëllime për mafian shqiptare, gazetat hapeshin me mafian shqiptare, që krahasuar me të sotmen nuk kishte as të 10 e fuqisë që ka sot, jam futur aty dhe kam folur absolutisht sikur të isha në një frigorifer.

Ata zotërinj vetëm sa nuk thanë; ne nuk besojmë asnjë fjalë nga këto që po thua. Kaq frikë kishin marrë nga mafia shqiptare dhe kaq problem ishte bërë për ta, por gradualisht po ajo audiencë duke vlerësuar vendosmërinë e ndershme dhe serioze të qeverisë për ti vendosur bandat para ligjit dhe zero tolencë për krimin, u shndërrua në një mbështetëse kryesore të qeverisë së asaj kohe për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Po sot. Sot ishin në Uashington. A patë ju ndonjë firmë aty, asnjë. A e dini pse? Sepse pafytyrësisht ju kërkuan zyrtarëve amerikanë që ti mbështesnin ligjin e amnistrisë fiskale, gjë të cilën ata e refuzuan në mënyrë kategorike.

Edhe për këtë të portit takon sekretarin e Përgjithshëm të NATO dhe i thotë; NATO të angazhohet në ndërtimin e portit në Porto Romano. Mendoi se do të tërhiqte NATO-n në aferën e tij korruptive. Edhe këtu mendoi se do të merrte një dritë jeshile, por ata ja mbyllën shumë keq, siç e meriton.

Tani përsëri nuk heq dorë. Mendjen e ka se si e si të pasurohet, të bëhet një Alabar, me burimin e parave nga droga dhe krimi, të bëhet një multi miliardier duke vjedhur qytetarët e tij.

Ndaj dhe ne duhet të punojmë shumë këto ditë që kanë ngelur. Nuk e di a i keni dëgjuar komunikatat, si me qenë në shtetrrethim, kjo rrugë do të punojë e kjo nuk do të punojë. Rrugë janë të qytetarëve opozitarë. Asgjë nuk do të mund të na pengojë ne për të dalë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, asgjë nuk duhet të pengojë popullin opozitar nga Konispoli në Vermosh të mblidhet me datën 6 në Tiranë.

Por për qëllime praktike dhe në funksion të kësaj, le të hapim dyert për të gjithë familjarët dhe të afërmit tanë kudo që janë, të vijnë në datën 5 në Tiranë, se pavarësisht se çfarë bën ky me rrugët, ata të jenë në Tiranë dhe të dalin të gjithë bashkërisht në këtë protestë historike.

Protesta e ka goditur gjer në palcë, pasi e di që kjo protestë i tregon fytyrën e vërtetë të tij para mbarë Europës dhe Botës. E di që kjo protestë do të ndiqet nga mbi 1 mijë gazetarë dhe media të Europës dhe botës e me këtë rast ne do të paraqesim realitetin e regjimit të tij monist, regjim që e ka katandisur Shqipërinë për të drejtat e qytetarëve dhe zbatimin e ligjit, 53 vende poshtë Kosovës, 4 vende më poshtë se diktatura komuniste e Vietnamit.

Ne qëndrojmë dhe do të qëndrojmë për vlerat e lirisë dhe ndaj të bëjmë edhe ne atë që bëjnë qytetarët e lirë të Europës me datën 6 dhe to të kemi bekimin dhe simpatinë e mbarë  qytetarëve të lirë në Europë dhe botë e të shqiptarëve në të 4 anët e trojeve shqiptare.

Faleminderit shumë! 

FJALA PËRMBYLLËSE E KRYETARIT TË  PD, SALI BERISHA

Unë ju falenderoj shumë për diskutimet dhe çështjet e rëndësishme që keni ngritur në takim, dhe po përpiqem t’i trajtoj këtu një e nga një. Znj.avokate shtroi problemin se çfarë po bën PD për të mbrojtur portin e Durrësit.

PD ka bërë një betejë të fuqishme parlamentare, për të qartësuar qytetarët shqiptarë që kemi të bëjmë me një sipërmarrje privatë të Edi Ramës dhe Al Alabbarit, i cili është treguar i sinqertë, ka thënë se unë do të investoj, pavarësisht se multimiliarder, por investimet e mia do të jenë 79 milionë euro. Të tjerat janë nga kompani offshore, të cilat përderisa nuk iu thuhen emrat janë Edi Rama, Olsi Rama, Gjush Daka edhe ndonjë tjtër afër tyre.

Natyrisht që ne e kemi dërguar në jykatën Kushtetuese, ne kemi në program edhe një seri qëllimesh të tjera për të mbrojtur portin e Durrësit. Sikur unë iu them shqiptarëve që të mos investojnë asnjë qindarkë, të mos blejnë apartamente se ka filluar shitja e apartamenteve në ajër, jo në themel, në ajër që fare pa filluar. Mos të blejnë të blejnë se në mënyrë absolute kjo forcë politike do bëjë gjithçka që porti të mbetet ai që ka qenë dhe të fuqizohet. Ne kemi pas hapur tenderin, portin do ta thellonim, me një shpenzim ç’është e vërteta jo aq të madh për të pranuar anije 50 mijë tonëshe.

Porti i Durrësit është porti i dytë me pozicionin strategjik në rajon sipas Komunitetit të Transporteve të BE-së. Çfarë do të bëjmë nqs Edi Rama nuk na lejon? Ne e këshillojmë që të mos na provokojë, por të drejtat tona kushtetuese ne do t’i mbrojmë atë ditë më shumë se kurrë. Ne do të jemi në protestë!

Nqs ai provokon, përgjegjësia i bie atij. Në këtë protestë unë shpjegova motivet e saj dhe nqs ai mendon se atë ditë do të mund ta shtypë popullin opozitar, dhe populli opozitar ç’është e vërteta do t’i përgjigjet atij me të gjitha mënyrat, me të gjitha mjetet. Mos të ketë dyshim, ne po ushtrojmë të drejtën tonë kushtetuese. Askush nuk ka të drejtë që të na pengojë ne!

Ju ngritët çështjen e Primareve. Kjo është një procedurë historike zonjë. Për herë të parë në këtë vend, secili nga ju që jeni këtu, por që plotësonin kriteret bazë, keni patur të drejtën të kandidoni për qytetar të parë të qytetit tuaj. Të përjashtosh kandidimin do të thotë të përjashtosh një të drejtë themelore të anëtarit apo të simpatizantit tënd. Natyrisht ka një paketë kriteresh, një munër kriteresh që do i plotësosh, por në plotësim të këtyre kritereve as nuk ka dhe as nuk do të ketë pengesa për ata që duan të kandidojnë.

Në të gjithë Shqipërinë kandidojnë për 61 degë, 61 bashki mbi 200 e ca kandidatë. Asnjë prej tyre nuk është i kryetarit dhe i kryesisë që të gjithë janë tuajit, ose kanë vetëdeklaruar. Model ky që e bën lirinë të funksionojë, model ky që respekton dinjitetin e tjetrit, model ky që vendos, kthen pushtetin tek ju. Ju dhe vetëm ju do të keni tagrin të nxirrni qytetarin e parë, të nxirrni kryetarin e partisë, të nxirrni deputetin e kështu me radhë.

Në këtë vend është jashtëzakonisht e rëndësishme. Pse? Kudo është e rëndësishme, por po ta analizoni pak, në Shqipëri përveçse në PD, në ndonjjë parti tjetër ë shoqëri vota ka marrë fund. Vota është fiktive. Qytetarëve u blihet vota, qytetarëve u dhunohet vota, çdo gje bëhet me votën.

Edi Rama, është parti e madhe padiskutim, ka përjashtuar votën, të cilën për hir të së vërtetës, aty nga vitet ’98-2000, ata e futën votën në parti, siç e dini. Fatos Nano aso kohe u zgjodh me dy ose tre kandidatë në kuvendin e partisë. Më vonë ato futën zgjedhjen e kryetarëve me votën e anëtarëve. Gë e cila ishte një zhvillim pozitiv dhe i domosdoshëm për një vend që ka kaluar në diktaturë.

Gjermanët kanë një ligj të cilin ua garantojmë që do ta bëjmë sapo të vijmë në pushtet. Çfarë thotë ai ligj? Ai ligj detyron forcat politike që të respektojnë strik parimet demokratike. Që t’i marrësh e t’i heqësh votën njjë partie ti atë e merr dhe e shndërron në serrë kriminelësh, në serrë terroristësh, në serrë hajdutësh, në çdo gjë tjetër, por jo në njerëz të lirë. S’mund të jetë i lirë ai që rri në komunitet dhe s’pyetet për asgjë, por duartroket.

Në këtë aspekt procesi që ne po zhvillojmë është një ogur i madh për Shqipërinë.

Vijmë te kandidaturat, nuk ndaj atë mendim. Pse? T’i marrim pak. Ka midis tyre, jo një, por disa, që absolutisht kanë cv ndër më të shkëlqyerat të brezit të tyre, të faktuar jo këtu, por në universitetet më të mira të botës. Kanë përballë një njeri, që kur nuk pati se çfarë të vjedhë, vodhi kompjuterin e tij. Si është historia e kompjuterit? Ua tregoj unë.

Ky ishte kryetari i Mjaft-it. Mjaft-in e financonte Soros-i. Një ditë prej ditësh ky gdhiu me vilë, paratë e Mjaft-it përfunduan në vilë, dhe tani do të shkonte konrolli. U zhduk kompjuteri i financave. U zhduk dhe tha erdhën më thyen derën dhe ma vodhën kompjuterin. Kompjuterin e vodhi vetë ai, se ç’i duhej kujt kompjuteri i financave të Mjaft-it. Një njeri i cili, i kapur, jo një herë, por me dhjetëra herë, duke mashtruar në mënyrën më të ulët qytetarët e tij, jam këtu jam aty, në një kohë kur është kapur mbi 18 herë që shpërndante video sikur ishte në Tiranë dhe ndodhej në Gjenovë, ndodhej në Paris, apo ndodhej edhe në zona tjera.

Ajo e kompjuterit është vjedhje e vogël, por është i angazhuar në një nga vjedhjet, në një nga organizatat kriminale më të strukturuara në vjedhjen e djegësave. Ju duhet ta dini se Erion Vliaj, ka firmosur pasi krijoi një marrëveshje me një kompani mafizoe të huaj, pastaj u lidh me djegësat dhe çfarë ndodh? Ka katërfishuar taksën e plehrave për qytetarët. Më katërfishin e ketyre parave që vjedh, paguan kompaninë e Sharrës që është kompania Rama-Veliaj. I paguan 28 euro për një ton plehra. Në kontratë thuhet: Kompania do të tarifojë me 11 euro tonin në rast se plehrat depozitohen dhe 28 euro tonin, kur plehrat digjen. Erion Veliaj ka 5 vjet që iu merr qytetarëve të tij, dhe e vërteta është zonjë që atë e pret burgu dhe vetëm burgu, për të mos thënë pastaj për 16 vjeçarin Gjoklaj që e varrosi në plehra. Ndaj s’mund të ketë asnjë lloj krahasimi.

Unë mendoj se kandidatët që kanë dalë, nga ju kanë dalë, ose vetëdeklarim. Kanë qenë dhe kanë përfaqësuar kudo ndër vlerat më të mira shqiptare dhe të Partisë Demokratike. Nuk jam për seleksionim nga lart që ju duhet të jeni ata që të përcaktoni përfaqësuesit tuaj, dhe jo kryetari dhe kryesia. I jepet fund kryetarokracise dhe kryesiokracisë. Në mënyrë që të bëhemi njerëz të lirë, të jemi vërtetë të lirë.

Avniu që është zgjedhur me votën tuaj, dhe jo propozimin tim, ju detyrohet juve. T’ju shërbejjë ju, të debatojë me ju, të arsyëtojë me ju. Në qoftë se do të zgjidhet  përsëri, përndryshe ju, kur vjen radha tjetër, keni të drejtë t’i thoni nuk justifikove Saliun, apo tjetrin me rradhë.

Tani, Luljeta shtoi problemin e protestës. Mqs hape këtë çështje, unë dua të hap me ju një problem në po këtë çështje. Ne jemi njerëz politik, dhe ne jemi forcë politike që punojmë për të merituar pushtetin. Por ne kemi një pengesë, një njeri që nuk pranon votën. Nuk pranon mekanizmin e votës. Jemi në një shoqëri të lirë, apo në një shoqëri me votë fiktive ? Deri më sot ne u bëmë një shoqëri me votë fiktive. U bëmë një shoqëri, votën e rrëmbente ai me banda, me patronazhista, me para, me shtetin makineri elektorale.

Ju them unë ju vetëm përdorimi i shtetit, hiqi blerjet, hiqi bandat, hiqi patronazhistët, vetëm përdorimi i shtetit makineri elektorale, i bën zgjedhjet të pandershme. Dhe ju duhet ta dini unë kam qenë kryeministër. Nqs kryeministri vendos për të përdorur shtetin si shtet elektoral ai ka vendosur të mos e pranojë rezultatin, ta marrë me çdo kusht rezultatin. Aty zgjedhje të lira nuk mund të ketë. Ky është një ndër kriterët më kryesorë, që qytetarët e tu të ndërrojnë me votë pushtetin, apo të votojnë qytetarët e lirë.

Edi Rama e ka me certefikatë, e ka me raport ndërkombëtar që ka përdorur shtetin si makineri elektorale. Dhe ajo që e shkroi këtë, ua them unë ju, ajo ishte një avokate e tija për vite e vite, por ajo kur u përbal me këtë situatë, edhe një kundërshtare e imja, të dy i bënë vednimet. Unë bëra vendimet që ndalova çdo përdorim të resurseve në fushatë, duke filluar nga vetja ime edhe ai bëri vendimin. Ai nuk repsektoi në asnjë nen, e respektova në çdo nen. Sigurisht se po të jetë shteti nga njëra anë, dhe të dalë një parti aty të garojë me shtetin nuk garohet ajo. Se mundësitë financiare të shtetit, etj., janë të qindfshita me një parti. Edi Rama e ka me certefikatë, nuk respektoi asnjë pikë të vendimit që mori. Përdori shtetin si makimeri elektorale.

Të tjerat i dini vetë. Pse po i them këto tani? Këto po i them, se ne jemi para alternatives. Do votojmë si njerëz të lirë, apo do nënshtrohemi dhe do shpërbëhemi? Të ikim, s’votojmë, nuk mëshojmë dot pushtetin. Ne duhet të votojmë si njerëz të lirë. Dhe ne do të përballemi me Edi Ramën. Edi Rama është armik i votës së lirë. Ne do të strukturojmë, ua them unë juve një lëvizje deri në zgjidhjen e këtij problemi. Pra, me Edi Ramën votë të lirë nuk ka, është armik i saj.

Njerëzit që njohin zgjedhjet i kanë të qarta këto momente, por para se të dorëzohemi do luftojmë, do bëjmë betejë me të gjitha mjetet edhe të mosbindjes civile me të. Ne po kërkojmë votën. Ne meritojmë të votojmë, ky nuk të le. Ai tjetri që kishim në krye ishte i tillë, se dhe ai dilte na thoshte 5200 vota në një kohë kur kishte 1900 karrige aty. Dhe ajo sihte një shkelmim i votës nga të gjitha anët. Jo në doo e kthejmë votën. Do e kthejmë votën për ne, do e kthejmë votën për shqiptarët dhe po nuk kthyem votën, ne kemi ikur, kemi marrë fund si komb.

Kështu që do të ketë protesta, protesta shumë të fuqishme. Ata që duan të ndjekin këtë rrugë duhet të pregatiten dhe duhet të pregatitemi. Kemi dhe një betejë tjetër me të. Ai kërkon të na marrë flamurin, harrojeni se ka punë gjykate këtu. S’është gjykata farë këtu, është Edi Rama. Gjykatësi ka vednosur, legjitim statuti, legjitim Kuvendi i 11dhjetorit, legjitim sigla dhe flamuri i partisë. Në një akt të paimagjinueshëm nuk lejon rregjistrimin e vendimit të gjykatës në rregjistrat e partive. Nuk ndodh në botë kjo, përveçse në Shqipëri, po pse? Sepse do të marrë flamurin tonë dhe t’ja japë një partie 2% dhe kërkon të na tjetërsojë. A do e pranojmë ne këtë? Kurrë s’do e pranojmë dhe po të jetë puna dhëmbë për dhëmbë do shkoj me të. Ua them këtu, kush të dojë, unë jam i vendur që të mbroj flamurin e PD-së.

Me atë flamur ne përmbysëm komunizmin, me atë flamur ne transformuam Shqipërinë, dhe ky bastard, bllokmen dhe xhelat, hakmarrje për ato që u keni bërë etërve të tij do ta zhdukë gjoja me punë gjykatash. Jo mor s’është punë gjykatash kjo është punë e tij, dhe ne po të jetë se synon këtë gjë do të përleshemi me të, do të përballemi me të, kudo. Nuk mund të dorëzojmë flamurin ne. Nuk ka asnjë motiv që demokratët të dorëzojnë flamurin e tyre. Ka të rënë për flamurin e PD. Forcë politike e sapokrijuar, në një kohë kur forca tjera politike në Europën ish-omuniste nuk shpreheshin për NATO-n, sepse ishin dy blloqe dhe flisnin për neutralitet. PD përcaktoi për NATO-n, etj, me rradhë. Nuk dorëzojmë ne flamurin tonë. Ai që e kërkon, ai t’i bëjë hesapet mirë. Ne i themi se nuk ka punë asnjë gjykatë, nuk ka punë gjykatësish këtu. Gjykatësi e ka dhënë vendimin, ky i pengon që të gjitha. Do t’ja varë një vegle të tij flamurin e PD, kështu që ky është një vendim shumë i madh për protesta.

Të pregatitemi për protesta! Do fitojnë ata që kanë vendosur të fitojnë dhe ne do qendrojmë. Dhe keni të drejtë, ne qendrojmë për parimin, legalizimi e urbanizimi. Ke shumë të drejtë për urbanizimin e lagjeve. Janë qindra kilometra, rrugë në lagjet e Tiranës të pasistemuara. Edi Rama është i përqendruar tërësisht në konceptet atërore. Bulevardi, sheshi. Çfarë bëri në shesh ai? E bëri si sheshet e tiranmenit. Për çfarë duhet ai shesh? Iu desh vetëm për të vjedhur. Për të shpenzuar 50 milionë euro për rrasat e gurit, ndërkohë kur ato në mnëyrë absolute nuk shkojnë kurrë 10 milionë euro. Dhe si me ato sheshe që thotë ky urbanizim, ta dini ju me 61 sheshe që janë në Shqipëri, se kaq janë bashkitë, janë shpenzuar 1.2 miliardë euro. 1.2 miliardë euro për rrasa guri të nxjerra në Berat a në Peshkopi a dikur tjetër. Çmenduri! E paimagjinueshme! Por, pse kjo? Ka vjedhur! Ato nuk mund të kishin shkuar më shumë se 300 milionë, maksimumi i maksimumit dhe pjesa tjetër ka përfunduar në xhepat e tyre.

Taksa në qoftë se nuk përdoret lokali për biznes, nodshta ka patur synimin të imponojë dhënien e saj qoftë edhe me qera se nuk më duket shumë logjike kjo taksë mua, po edhe taksë pa logjikë nuk ka, prandaj unë duhet ta shoh ligjin dhe në qoftë se ligji vërtetë e penalizon të zotin e shtëpisë, kur ai do ta ndërroj destinacionin, ose nuk do që ta përdori nuk më duket e drejtë që të taksohet për atë që nuk përdor.

Për arin e zi, e drejtë është, shumë e drejtë. Pasi ikëm ne nga pushteti, ne privatizuam ARMO-n dhe dua të dini që, nqs në privatizimin socialist ata bënë dokumeta që ta shisnin për 8 mln euro, ne e shitëm në privatizim me 120 mln euro. Por a ishte i suksesshëm ky privatizim? Nuk them se ishte i suksesshëm. Çfarë bënë këta? Aty shkoi një nga koskat më të rrezikshmë të mafies shqiptare Engjëll Agaçi, në bordin e arit të zi.

Engjëll Agaçi e shndërroi ARMO-n në një gropë të zezë, ku sipërmarrës dhe banka, zhduknin qindra milioonë euro. E vinin ARMO-n në hipotekë, merrte kredi sa donte, i ndanin me njëri tjetrin se nuk investonin assnjë qindarkë në ARMO. Këto janë të gjitha të vërtetuara. ARMO ështe shitur për skrap sot që ta dini ju, dhe sigurisht e ka blerë një njeri i afërt i tyre për skrap. Nuk mund ta them se mund të ndërtohet ARMO në Ballsh, nuk mund ta them këtë, por ua them me siguri se në Porto Romano në vitin 2008, në zgjerimin e Porto Romanos nga 51 hektarë me një shtesë që bëmë ne me 815 hektarë.

Një nga zonat e mëdha është zona e rafinerive, zonë tjetër është zona e TEC-eve, por në vlerësimin tim porto Romano, se rafineritë të jemi realist ndërothen në bregdet. Fizibiliteti i tyre kërkon që të ndërtohen afër portit në bregdet. Kështu që , në rast se Ballshi nuk mund të ringjallet më Porto Romano mund të ndërtohen rafineri. Natyrisht, jo vetëm për tregun shqiptar, por edhe për tregun rajonal. Sepse tregu i Shqipërisë nuk është kaq i amdh, por i marrë me vende të tjera bëhet plotësisht i madh, dhe unë jam i bindur se mund të ndërtohet një rafineri e madhe në Porto Romano.

Kurse, përsa i përket të përndjekurve dhe dëmshpërblimeve për të atyre që i kanë paraqitur dokumentat me vonesë. Sigurisht, ligji do amendohet. Kur caktohen afate kanë një synim për të nxitur përmbushjen, por gjithmonë afatet shtyhen dhe ka vështirësi në këtë drejtim.

Edhe njëherë, ju ftoj ta shndërrojmë datën 6 dhjetor në ditën e protestës më madhështore që shqiptarët kanë njohur. Ta shndërrojmë datën 4 dhjetor në festën e vërtetë të votës së demokratëve dhe simpatizantëve e mbështetësve të tyre. Ju ftoj të merrni të gjithë pjesë të ushtroni të drejtën e votës për të zgjedhur kandidatin për qytetarin e parë. I gjithë programi për Tiranën do paraqitet nga fituesi i Primareve të PD dhe ai do të bëhet realitet në datën 14 maj. Faleminderit shumë!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale