FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR TE ‘RRUGA E SHPRESËS’
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha i është drejtuar me tone të ashpra kryeministrit Rama për korrupsionin dhe pasurimin e tij të paligjshëm. Berisha ka përmendur gjatë fjalimit të tij gjatë protestës maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’ ndërtimin e një vile luksoze dhe pronave të mëdha të cilat nuk përputhen me të ardhurat e deklaruara të Ramës.
Berisha gjithashtu ka cituar një raport të OSBE-së që e përshkruan Ramën si pronar të 200 milionë eurove të fshehura në banka offshore dhe e kritikon për pasuri të pa dokumentuar si një pallat pesë-katësh. Me tone të forta, Berisha ka sfiduar Ramën dhe e përshkruan atë si të pambrojtur.
Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë tubimit qytetar e ka përshkruar Edi Ramën si “hajdutin më të madh në historinë e kombit ku edhe e akuzon për abuzim të pushtetit dhe pasurim të paligjshëm.
Berisha ka përmendur disa raste korrupsioni, si dhënien e 37 mijë metra katrorë tokë vëllait të Ramës, marrjen e tokës nga pronarët e Tiranës, dhe shkeljet në lidhje me tendera dhe prokurime publike, përfshirë projektin e djegësit të Tiranës dhe përvetësimin e miliarda eurove në Durrës. Ai është përqendruar në faktin që Rama përdor pushtetin për përfitime personale dhe sfidon mundësinë që dikush ta mbrojë atë përballë këtyre akuzave të rënda.
Berisha ka vijuar më tej duke e quajtur Ramën “hajdut” dhe “njeriun më të pangopur në Europë.” Berisha ka theksuar se Rama ka abuzuar me pushtetin është i përfshirë në korrupsion masiv, duke përmendur projekte si tuneli i Llogarasë dhe një instalacion të shtrenjtë në zyrën e kryeministrit. Ai e akuzon Ramën për shpërdorim të fondeve publike dhe për përfitime personale, ndërsa shqiptarët vuajnë për shërbime bazë.
Sipas Berishës, Rama mbrohet nga individë dhe struktura kriminale si Dumani dhe “banda e Skapit.” Berisha ka theksuar se nuk ka forcë që mund ta mbrojë Ramën nga ndëshkimi që do t’i vijë nga populli shqiptar.
Kryetari i PD, Sali Berisha ka kritikuar projektin e Edi Ramës për ndërtimin e kullave për administratën publike, duke e akuzuar për shfrytëzimin e tokave publike për përfitime personale. Berisha pretendon se Rama nuk ka synim të përmirësojë hapësirat e agjencive shtetërore, por është i përqendruar në vjedhjen e pronave publike dhe në ndërtimin e kullave për përfitim personal. Ai gjithashtu e ka akuzuar Ramën për ngritjen e ndërtesave si kulla dhe stadiume me kosto të larta, duke e quajtur “të pangopur” dhe “monstër njerëzore.”
Berisha ka dënuar cinizmin e Ramës ndaj pensionistëve dhe trajtimin e tyre të padrejtë, duke përmendur një rritje të pamjaftueshme të pensioneve.
Lideri opozitar, Sali Berisha ka akuzuar me tonë të ashpra Edi Ramën dhe Erion Veliajn për abuzim me pushtetin, vjedhje të përmasave të mëdha dhe favorizim të interesave të tyre personale përmes shpërdorimeve financiare dhe projekteve të dyshimta. Berisha i ka bërë thirrje shqiptarëve për guxim dhe për të nisur një protestë masive për të përmbysur këtë qeveri, duke theksuar se ata që janë në pushtet janë të dobët dhe të korruptuar.
FJALA E PLOTË
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.
Mirënjohjen më të pakufishme ju qëndrestarëve të pamposhtur, mbrojtës të kauzës së lirisë, dinjitetit dhe shpresës së fitores së shqiptarëve.
Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë oratorët që çdo natë këtu në parlamentin e fjalës së lirë, me të vërtetat që kanë paraqitur para Shqipërisë dhe shqiptarëve, i kanë kallur datën, i kanë nxirë fytyrën hajdutëve më të këqinj që Shqipëria ka njohur në të gjithë historinë e saj.
Të dashur miq, në mbledhjen e fundit të asamblesë së krimit, Edi Rama i lemeritur nga kjo, u thotë asambleistëve se ju jeni humbameno, se ju nuk jeni kërrkushi, se ju nuk më mbroni.
Se ju akuzojnë për hajdutë dhe më akuzojnë për hajdut.
Se ju nuk reagoni.
Të gjitha këto bëmë që njerëzit të ulin kokën.
Bënë që njerëzit që dëgjonin të qeshnin me vete dhe të thoshin, Edi Rama me skuadrën tënde kriminale qeveri, jeni të pambrojtshëm.
Po si mund të të mbrojë ty kush o hajdut kur ke ndërtuar vilën 57 metra themele të gjata?
Kur ke ndërtuar vilën me 5 mijë metra katrorë oborr park dhe ke pasur të deklaruara në ILDKP o hajdut gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë?
Po ku mund të mbrohesh ti o vjedhës ordiner që vjedh në çdo gjë?
Si mund të pretendosh të mbrohesh kur ty përfaqësia e OSBE në Tiranë në një raport sekret që rrodhi në media, të deklaroi pronar të 200 milionë eurove të vjedhura, të depozituara në bankat offshore?
Po si mund të mbrohesh ti, kur ditën e martesës të del pallati në pajë 5-katësh pa asnjë faturë ndërtimore, doganore, bankare, tatimore?
Ta solli zonja në pajë pallatin 5-katësh në sheshet e pallateve.
Dhe kur u pyet ku janë, nga se u ndërtua ky, para gjaku. Ajo e di se çfarë do të thotë kjo fjalë.
Kurse për vilën, paratë e ‘Kurbanit’.
O hajdut, po çfarë i kujton ti shqiptarët, budallenj?
Kush mund të të mbrojë ty që turfullon në asamble, kur je akuzuar me zë dhe figurë nga biznesmenë tëndershëm se u ke kërkuar 600 mijë, u ke kërkuar 1 milion?
Po cili është ai që mund të bëjë avokatinë tënde o i pangopur, o hajdut i shpërfytyruar, kur i dhuron vëllait 37 mijë metër katrorë tokë dhe ua merr pronarëve të Tiranës?
Përdor vulën, firmën e kryeministrit!
Po kush mund të mbrojë ty o hajdut që nuk ke shok në botë?
Çfarë mbrojtje kërkon ti nga gjykimi i popullit shqiptar kur firmos bonusin 8 përqind në kundërshtim me ligjet?
Kur shpall emergjencën në kundërshtim me ligjet.
Kur përdor metodat e fshehta të palejuara për prokurime dhe sot, djegësi i Tiranës, pasi keni rrëmbyer 130 milionë euro, nuk ekziston nam dhe as nishan.
Po kush të mbron ty me sojin tënd si vetja jote, kur baxhanaku yt, kunati i bashkëshortes tënde, është bërë de facto me agjencinë e shoqërisë së informacionit, pronar i saj dhe vjedh aty me qindra milionë euro në tendera sekrete, në tendera direkte, ky shkon dhe ndërhyn me regjistrime edhe zonja jote.
O hajdut, nuk e ke marrë vesh ti që edhe muret kanë veshë dhe sy?
Po kush mund të të mbrojë ty në Durrës mo, që po përvetëson 3.8 miliardë euro tokë publike për të ndërtuar Dubain tënd, parajsën tënde?
Çfarë mbrojtje kërkon ti, hajduti më i madh i kombit në historinë tonë dhe një nga hajdutët më të mëdhenj të Europës aktualisht.
O hajdut, po si ke fytyrë, më thuaj mua pak, si ke fytyrë t’u kërkosh atyre të të mbrojnë ty?
Po çfarë janë ata, bar hanë ata?
Po nuk shohin ata mo që shkon dhe ndërton tunelin e Llogarasë që një vend në botë kurrë nuk do ndërtonte një tunel me kosto 65 mijë euro për banor.
Por e ndërton vetëm për të vjedhur, për të vjedhur.
O hajdut, ke firmosur, keni vendosur bashkë me atë Lubinë e çmendur nga vjedhjet, të merrni 50 milionë euro vetëm me dallimin mes ofertave.
Me se të të mbrojnë?
Si mund të mbrohesh ti na thuaj pak që shkon vendos instilacionin si asnjë kryeministër në botë?
As sheiku i Arabisë Sauditë që ka me triliona, asnjë sheik dhe askush tjetër nuk vendos një instilacion 4 mln euro në oborrin e zyrës dhe fëmijët vdesin për ilaçe.
A je shqiptar? Ti nuk je shqiptar, ti nuk je njeri.
Hajnia të ka zhveshur ty nga çdo lloj virtyti. Hajnia të ka shkretuar, nuk të ka mbetur asnjë grimcë njerëzore askund.
O hajdut, të mbron Dumani, të mbron banda kriminale e Skapit ty, por nuk ka forcë në botë që të mbrojë nga ndëshkimi i shqiptarëve.
Po ti nuk ndalesh kurrë, ti nuk di kurrë të ngopesh.
Ti paske qenë njeriu më i pangopur në Europë dhe në historinë e këtij kombi.
Po e morët vesh se çfarë vendosi sot? Të përdorë trojet publike për të ndërtuar me privat kullat e tij.
Dhe aty do strehojë edhe disa agjenci shtetërore.
O miq, po në qoftë se ka një gjë me tepri, në qoftë se ka një gjë që për hir të së vërtetës krahasohesh me shumë e shumë vende të tjera, shumë më të zhvilluara se Shqipëria, është kompleksi qeveritar i trashëguar.
Po çfarë do të thuash mor? Se u trashëguan nga koha e komunizmit, po ato janë kryevepra të arkitektëve italianë më të mirë të kohës.
Po ku ke hall agjencish ti mor, ti ke hall të vjedhësh katet e ndërtimit mbi tokë publike.
Zoti të vraftë, i pangopur.
Me troje publike në mes të Tiranës dhe ndërton kulla për vete dhe do strehojë aty agjencinë e Gonxhes, hajdutit më të madh.
Po si mund të të mbrojnë ty, kur nga mëngjesi gjer në darkë nuk mendon asgjë tjetër, vetëm se si të vjedhë, si të pasurohet duke vjedhur?
Edi Rama, ndërtove stadiumin dhe sipas shumë e shumë të tjerëve, kullën e xhelatit Kristaq Rama hotel.
Po ndërton stadiumin tjetër, do bësh kullë tjetër, i pangopur je, ti je monstër njerëzore.
Pastaj u thua pse nuk më mbroni.
Po kush të mbron ty, ti je i pambrojtshëm.
Kush të mbron ty që ndërton rrugë me çmime dhjetë herë më të larta me Lubi Ballukun.
Kush të mbron ty që tallesh në mënyrën më cinike me pensionistët.
A e morët vesh sa ishte rritja e pensioneve pas 11 viteve? Tmerr, rritja e pensioneve ishte gjithsej 700 lekë.
O i pashpirt, po ti sikur këto troje që po i merr për veten tënde me oligarkët tu, t’i shisje dhe t’ua jepje pensionistëve, ua rrisje me të paktën me 30 përqind pensionet.
Po ku ngopesh ti mo? Ti nuk ngopesh kurrë.
Po ku ngopesh ti mor, ti nuk ngopesh kurrë?
I thotë Erion Veliajt në këtë mbledhje, ti je i vetëm në botë Erion që një bashki me 12 mijë vetë, me 350 milionë euro buxhet, ia dorëzove 5D-ve, ia dorëzove hajdutëve.
Po çfarë i thua dot ti atij mo, po ai thotë që i dorëzove 48 miliardë euro shpërdorimit, vjedhjes, abuzimit.
Po ata 5 hajdutët e vjedhjes 100 përqind të Erion Veliajt janë xhuxhë në krahasim me Lubinë, me Agaçin, me Edi Ramën, me Gonxhen, Maznikun.
Dhe i thotë, se Erioni kapardiset aty e i thotë, zoti Rama apo shoku, nuk e di se si i tha, të them se aeroplani im do punojë me dy motorë, njëri i Erion Veliajt dhe tjetri i Edi Ramës.
Dhe Edi Rama, haha i tha, zbrit pak poshtë se kur të rrëzohet aeroplani, të bën copa.
Absolutisht këto fjalë, ky është kodi i hajdutëve, kodi i mafiozëve.
Pra miq, mbledhjet ishin, më mbroni nga hajnia.
Mbledhjet ishin mbroni Olsin nga hajnia.
Mbledhjet ishin Lubinë nga vjedhjet.
Asambleistët përcollën me përçmim përveç Petro Koçit, që u ngrit, doli në rrugë, të tjerët nënqeshën, kurse ministrat, Zeusin e tyre e adhuronin vetëm e vetëm se i lë të vjedhin si atë.
E bëra këtë ekspoze para jush miq, për t’u thënë shqiptarëve se ju nuk u mungon guximi, për t’u thënë të gjithë shqiptarëve se këta që keni përpara si pushtet, këta janë një kalbësirë që shemben me sulmin e parë, me guximin e parë, me protestën e parë.
Të gjithë në këmbë, të gjithë në betejë.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore!