Berisha: Rama do paditet për mashtrim publik për mbrojtjen që i bëri Mirlindës, dënohet me mbi 5 vite burg! Edi Rama lavdëron aty ku vjedh më shumë

PRONONCIM PËR MEDIA KRYETARI I PD, SALI BERISHA PARA KUVENDIT

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, në një deklaratë për mediat para Kuvendit, akuzoi qeverinë për keqpërdorim ekstrem të parlamentit dhe shmangie nga problemet jetike të qytetarëve. Ai theksoi se, ndryshe nga vendet e Europës që po ndërmarrin masa për të përballuar rritjen e çmimeve, në Shqipëri mungojnë lehtësirat ekonomike për qytetarët.

Berisha u ndal te rritja e të ardhurave nga TVSH-ja, duke theksuar se qeveria aktuale ka përfituar nga kriza duke rritur barrën mbi konsumatorët. Ai solli si shembull Greqinë, e cila ka ndërmarrë masa konkrete financiare për qytetarët, ndërsa Shqipëria, sipas tij, ka çmime më të larta të karburanteve në rajon.

Një pjesë e rëndësishme e deklaratës iu kushtua çështjes së AKSHI-t, të cilën Berisha e cilësoi si “një nga dosjet më kriminale në historinë e vendit”. Ai akuzoi qeverinë për përqendrim të tenderave të teknologjisë dhe për përfshirje të personave të afërt me pushtetin në përfitime të paligjshme. Sipas tij, hetimet janë të pjesshme dhe nuk prekin “kokën e aferës”.

Lideri demokrat, Sali Berisha theksoi gjithashtu se ka pasur dëshmi dhe përgjime që implikojnë figura të rëndësishme, por që nuk janë hetuar nga drejtësia. Ai vlerësoi sekuestrimet e fundit të pasurive, por i konsideroi të pamjaftueshme.

Në lidhje me reformën zgjedhore dhe kushtetuese, Berisha deklaroi se Partia Demokratike është e hapur për dialog, por nuk pranon kushte që pengojnë zgjidhjen e çështjes zgjedhore.

Në fund, ai kritikoi ashpër mediat dhe analistët që manipulojnë opinionin publik në favor të qeverisë, duke i cilësuar si “mafie e fjalës së lirë”.

PRONONCIMI I PLOTË

Keqpërdorim ekstrem i parlamentit për të larguar tematikën nga interesat më jetike të qytetarëve shqiptarë.

Këto kohë, qeveritë dhe parlamentet e Europës janë marrë me një seri masash, një breshëri masash për të lehtësuar gjendjen ekonomike, financiare të qytetarëve për shkak të rritjes së madhe të çmimit të naftës dhe çmimeve të tjera në mbarë Europën dhe botën.

Se cila është pasoja e kësaj rritje mbi qytetarët shqiptarë, mjafton t’u rikujtojë se taksa kryesore që ata paguajnë nga i sapolinduri tek ai që është në ditën e fundit të jetës së tij, është TVSH-ja.

Dhe nga TVSH-ja, narkoqeveria e Edi Ramës ka vjelur këto kohë 14 përqind më shumë se sa në muajin paraardhës.

E tëra kjo quhet taksë konsumatori, taksë e paguar nga ato qenie të gjalla që konsumojnë.

Asnjë rikthim, asnjë lehtësim, në një kohë kur vetëm dje, kryeministri i Greqisë informoi se përcaktoi 500 milionë euro për të lehtësuar pasojat e krizës së naftës.

Përcaktoi 150 euro për çdo fëmijë.

Përcaktoi 150 euro për pensionistët ndën 300 euro.

Këto nuk përfshijnë fermerët, që po e po e kanë të garantuar.

Pra, Shqipëria përkundrazi merr dhjetëra milionë euro më shumë nga qytetarëët duke përfituar nga kriza dhe kjo kryekëput falë taksës ndëshkuese të Edi Ramës mbi naftën.

Maqedonia dje e shiste naftën me 150 lekë, Shqipëria me 200 lekë në mbarë territorin.

Pra, 50 lekë më shtrenjtë.

Lehtësira të mëdha janë bërë për qiratë, janë dhënë bonuse në dorë për ushqimet.

Në Shqipëri, Edi Rama mendon vetëm për veten dhe familjen e tij.

Së dyti, jam këtu për të denoncuar sakatimin që po i bëhet dosjes së AKSHI-t.

Dosja e AKSHI-t është një nga dosjet më të shëmtuara, më kriminale në historinë e vendit.

Dosja e AKSHI-t është dosja në të cilën familja e Edi Ramës dhe Edi Rama kanë grabitur qindra e qindra milionë euro.

AKSHI është agjencia e parë publike e shtetit shqiptarë, në garën e të cilës janë marrë pengje jo një, po disa persona, për shkak të tenderave, se ato duhet t’i fitonte gjithmonë Armand Frangu.

AKSHI është agjencia, të cilës Edi Rama me një vendim qeverie të vitit 2017, përqendroi të gjithë tenderat kombëtare të fushës së high tech, në një kohë kur më përpara secila ministri, secili dikaster i bënte vetë ato tendera dhe nuk ekzistonin kurrë koncepte të tilla.

Por çfarë ka ndodhur tani?

Ka ndodhur që publikisht siç jeni në dijeni, jo tani, por dy vite më parë, unë kam lexuar para jush, para medieve dhe shqiptarëve, një informacion të marrë direkt nga prokuroria, në të cilin Gerond Meçe, i regjistruar në regjistrim ambiental, çka do të thotë se ishte ulur në një tavolinë ku kishte regjistrues, i thotë bashkëbiseduesit se ABS-ja nuk është kompani e imja, por e Armand Frangut, pavarësisht se është në emër tim.

Dhe se Linda pa diskutim është patronazhistja e AKSHI-t.

Patronazhistja e AKSHI-t, thotë Gerondi, është Linda e Surrelit.

Keni parë ju të thirret Linda e Surrelit për këtë punë?

Ekziston në dosje kjo.

Keni parë të thirret Armand Frangu, i cili ka marrë me qindra tendera me procedurë sekrete në kundërshtim flagrant me ligjin?

Keni parë të thirret Edi Rama se pse i përqendroi të gjitha tenderat e IT në një agjenci? Çfarë e shtyu?

Atëherë çfarë kemi të bëjmë?

Kemi të bëjmë me një proces i cili shpërtheu për shkak të meritës së Gerond Meçes që u arratis në një ambasadë, bëri dëshmi.

Ai dhe jo vetëm ai se është edhe një shtetase tjetër që ka bërë dëshmi.

Është edhe Daniel Shima, i cili është një person enigmatik dhe problematik, por edhe ai, sipas disa burimeve mediatike, ka bërë dëshmira rrënqethëse.

Të gjitha këto dhe përqendrimi mbetet tek Mirlinda, ndaj të cilës Edi Rama u bë avokat publik.

Të pyes unë ty Isa, a mundet të dalë një zyrtar i lartë dhe të mbrojë në konflikt të plotë interesi njërën Lindë, kur indirekt prapa saj fshihet Linda tjetër?

Ky është absolutisht mashtrim publik dhe dënohet 5 vite e sipër me kodin penal të Shqipërisë.

Dhe ne do e dërgojmë në gjykatë për mashtrim publik.

Po pa diskutim. Dhe mashtrim publik me konflikt interesi brenda.

Sepse këtë mashtrim nuk e ka bërë për të mbrojtur Lindën e AKSHI-t, por e ka bërë për të mbrojtur Lindën e Surrelit.

E keni ju këtë përgjim zoti Berisha?

Sali Berisha: Po e kam lexuar unë para jush, e kanë të gjitha mediat. E kam lexuar atë, e kam treguar se cili prokuror e ka, kam treguar përpjekjet që u bënë për ta zhdukur. Ajo më erdhi nga prokuroria.

Erdhi direkt nga prokuroria.

Pra, keni parë ju të hetohet kjo? Asnjë fjalë.

Keni parë ju që ndodhi vetëm pas 3-4 muajsh ndodhi të sekuestrohen pronat e Agasit dhe grupit të tjerë organizuar kriminal?

Tani, imagjinoni një qeveri, e cila ka për organizatë kriminale kulmin e suksesit.

U kujtohet ju Edi Rama, se Edi Rama aty ku vjedh, lavdëron më shumë.

Qytetarë dhe qytetare, ju lutem mos harroni, po e dëgjuat duke lavdëruar diçka, absolutisht është duke vjedhur.

Se këtë bëri edhe me sterilizimin, këtë bëri edhe me djegësat.

Se aty ku vjedh, ai lavdëron.

Dhe AKSHI që ishte agjencia e kulmit të suksesit të tij, stisi edhe Diellën për të maskuar, doli ashtu siç u cilësua në fillim, gropa e zezë e vjedhjeve, e kopshtit të Edi Ramës.

Së fundi, unë denoncova edhe aty.

Një i burgosur e denoncoi nën betim para gjykatësit se ka porositur vrasje.

Heshtje varri nga Edi Rama dhe ministrat.

Nuk di cili ministër, se më duket nuk e thoshte me emër, se këta janë tre, dhe të tre janë kriminelë ata.

Më shumë është Taulanti vetëkuptohet, por edhe ata dy të tjerët janë inoçentë.

Janë edhe ata të përzier.

Edhe kjo një shkak tjetër.

Por nuk mund të jenë axhendë e parlamentit, ndaj dhe ky parlament po humbet çdo kuptim.

Nuk mund të jetë integrimi.

U kujtuan tani pas protestave tona ta sjellin raportin pas kaq muajsh.

Çfarë ndodh atje? Duhet ta dinë shqiptarët.

Dje në Bruksel u vendos të krijohet grupi i punës për hartimin e traktatit për integrimin përfundimtar të Malit të Zi në BE.

Pasi foli për Malin e Zi, komisionerja e zgjerimit, Marta Kos, tha se mbeten themele të këtij procesi lufta kundër korrupsionit dhe shteti ligjor.

Pra, mbeten arrestimet për korrupsion dhe mosbllokimi i drejtësisë, çka Shqipëria nuk e lejon.

Ne edhe njëherë u themi shqiptarëve se ata që vjedhin janë pengesë kryesore e integrimit, ata të cilët përdorin pushtetin si mburojë ndaj drejtësisë, janë pengesë kryesore ndaj integrimit.

E kundërta është e vërtetë, denoncimet tona e ndihmojnë integrimin sepse ato dëshmojnë se ka edhe shqiptarë të cilët nuk pajtohen me gjendjen dramatike të krijuar nga Edi Rama në Shqipëri.

Elda Menga, TCH: Z. Berisha, PS është e gatshme të pranojë ndryshimin e sistemit zgjedhor ashtu sikurse e ka kërkaur PD, në rast se ju pranoni të diskutohet edhe ulja e numrit të deputetëve. A është e gatshme PD të ulet në një komision të posaçëm për reformimin e Kushtetutës, që të diskutohen të gjitha çështjet?

Sali Berisha: PD ka rënë dakord me kërkesën e aleatëve të vet dhe të tjerëve në përpjekjen më serioze për të gjetur mirëkuptimin më të gjerë si opozitë, më të drejtë dhe më të ndershëm, secili pjesën e vet, kjo është ai ligj dhe ne e bëjmë.

Kushte, të cilat kërkojnë të pengojnë këtë, ne nuk pranojmë.

Ne nuk kemi pse pranojmë sepse ne nuk gjykojmë se pa zgjidhur problemin elektoral, nuk mund të ketë një reformë kushtetuese.

Edhe njëherë ne nuk bashkojmë votat me Edi Ramën dhe ai po përgatit, se tani problemi i tyre është lufta kundër Skapit, se këtu duan të dalin ata, po të harrojnë se do marrin kurrë një votë të PD, pasi ata e kanë betejë politike, nuk e kanë betejë në interes të qytetarëve.

Isa Myzyraj, Report Tv: Z. Berisha, një pyetje për AKSHI-n, meqenëse u ndalët shumë gjatë. Ju theksuat në fillim të fjalës tuaj që dosja e AKSHI-t po copëtohet. Në fakt, hetimet e prokurorisë dhe veprimet e prokurorisë tregojnë të kundërtën. Vetëm tre ditë më parë, u sekuestruan 40 milionë euro në llogari bankare pa llogaritur vila, resorte, apartamente të shumta. Pra, pse s’i jepni Çezarit atë që i takon Çezarit? Pra ata janë duke u zhbërë një organizatë e cila presupozohet ose dyshohet që është një organizatë kriminale.

Sali Berisha: Në qoftë se merren me gjymtyrë dhe nuk merren me kokën dhe trungun, pastaj nuk jemi dakord. Do më falësh. Nuk jam dakord. Shiko. Dosja e AKSHI-t është kjo, që ta themi të vërtetën. AKSHI është meritë e atyre që sollën dosjen e Gerond Meçes.

Pra unë, ti e di, kam denoncuar dy vjet përpara dëshminë e Gerond Meçes në SPAK për Linda Ramën, që ishte me regjistrim. S’është marrë asnjë masë.

Unë kam denoncuar, meqë jemi këtu, kam denoncuar në mënyrën më të përsëritur para jush dhe shqiptarëve Daniel Shimën, i cili ishte Gerondi bis.

Po Gerondi u fut në një ambasadë dhe i tha të gjitha. Danielit i thanë, plaç, mos na i thuaj dhe rri atje ku je, policia i tha, ky s’ka gjë, kështu s’ka ndonjë gjë të veçantë se ishte, ishte zënë, ishte zemëruar me partneren. Dhe ky ishte motivi që e morën e rrahën e bënë copa atje në në Elbasan e të tjerë me radhë.

Pra, nuk është e vërtetë që këta kishin vullnet për ta hetuar. Po, unë vlerësoj, pa diskutim, identifikimin e një pjese të pronave, po pronat më të mëdha i ka Armand Frangu. Paratë më të paranë më të madhen nga AKSHI e ka, a po flasim për para, e ka marrë Armand Frangu dhe ky është denoncuar vit pas viti nga opozita. Është implikimi i Lindës, çfarë ka, pse?

Po si ta thotë mendja ty? Vëre pak veten, pyete pak veten ti. Çfarë e shtyn Edi Ramën? Çfarë mund ta shtyjë të thotë, ajo ishte fjalë kot mo, e gjora. E gjora fle, banon në një apartament me qira.

Po ndoshta e kanë gënjyer.

Sali Berisha: Dëgjo pra, dëgjo, po, po. Dëgjo, edhe apartamentet të gjitha këta me okazion. Po si s’gjetëm ne të tjerët me okazion? Vetëm këta gjejnë me okazion. 210 metra apartamenti, asgjë qiraja.

Pra, Edi Rama është me të katër këmbët dhe unë nuk mund ta pranoj kurrë si një hetim të plotë përveçse gjysmak këtë që po ndodh. Ndodh ajo që, se duhet të kemi një memorie. Në qoftë se një prokuror guxoi, burrërisht e them këtu, të paraqesë, ta marrë në ndjekje penale, të kërkojë pezullimin dhe pastaj arrestimin të Lubi Ballukut, mos harro se ish-shefi i tij ia mbajti tre muaj pa e firmosur dhe në fund i tha, ti kujdes kokën.

Këtë dosje e kontrollon Dumani.

Këto janë aludime…

Sali Berisha: Pra, pra, ndaj dhe ky thotë tani të rrimë larg Ramës. Nuk nuk afrohet me Ramën ky. Se a u thirr Linda Rama për t’u pyetur pas dëshmisë së Gerond Meçes? Pas të gjithave.

Pra s’mund të pranoj unë një hetim gjysmak, sepse ato kanë ardhur të gjitha, ato çka thënë Gerondi, i kanë të gjithë të tjerët. Këta e kanë lënë kapitullin e Lindës së Surrelit, kapitullin e Ramës dhe janë marrë me këto tre të tjerët.

Po nuk janë vetëm këta të tre. Kryesore është Linda e Surrelit, kryesor është Armand Frangu.

A është thirrur Armand Frangu ndonjëherë këtu? Më thuaj, më thuaj ti mua. Janë marrë biznesmenë? Janë marrë. Armand Frangu nuk është marrë.

Ndaj dhe uk kemi pse pranojmë gjëra të cilat në fund të fundit është përsëritja e Lubisë, Bis, por ama pa bërë asnjë hap. Pa bërë asnjë veprim ndaj tyre. AKSHI është Rama, Linda. Kjo është e ditur kjo. Derisa është Armand Frangu. Plus shumë e shumë gjëra të tjera për ta.

Po megjithatë, unë isha tek parlamenti. Ka humbur, dhe së fundi dënoj me forcën më të madhe mafien më të rrezikshme në Shqipërisë, mafien e fjalës së lirë, që drejtohet nga Edi Rama dhe dhe ushtrohet nga një grup i ngushtë sahanlëpirësish, puthadorësh, të cilët mashtrojnë shqiptarët në mënyrë monstruoze nga mëngjesi gjerë në darkë.

Në krye të këtij grupi qëndron Sokol Balluku, Baton Stanishiçi, për të mos numëruar dhe të tjerë, të cilët bëjnë gjithçka, përdorin çdo mashtrim, bëjnë çdo krahasim, përdorin çdo trillim, se si e si të zbusin, si e si të mbrojnë figurën e nxirë të Edi Ramës.

Kjo është e mira e demokracisë z.Berisha, fjala e lirë, të gjithë mund të flasin çfarë të duan.

Sali Berisha: Jo, manipulimi jo, më fal një minutë. Fjala e lirë është e lirë pa diskutim. Po manipulimi, po të dalësh tani, të dalësh dhe të thuash…

Po ke dhe analistë që mbrojnë.

Sali Berisha: Prit, prit, prit, të dalësh dhe të thuash. Po a e kupton ti që ABC-ja është kthyer në Teleballuku tani? Qytetarët i thonë Teleballuku. Si është kjo? Më fol ti mua pak. Qytetarët si thonë në fund të ditës. Po Teleballuku e quajnë të gjithë. Pse s’e quajnë, ti të them unë, bëj një anketë ti. A e sheh ABC-në? Nuk e sheh se është bërë Teleballuku. Se e ka bërë Sokoli. Se tani, kështu është abuzim i tmerrshëm me valët. Valët janë të publikut, nuk janë as të Sokolit, as të pronarit të Sokolit, as të Edi Ramës.

Linja editoriale është e pavarur.

Sali Berisha: Kush tha? Po Sokoli është linjë editoriale more, ç’qenka e pavarur? Këta janë jashtëzakonisht një mafie shumë, shumë e rrezikshme. Tani, teoria kryesore e tyre, si të krahasojnë, për të përmirësuar, për të zbardhur figurën e Ramës, si ta krahasojnë me Berishën. Keni parë ju apo jo? Dhe gati sa s’më quajnë mua herë- herë kryeministri i vërtetë. Dilte një fans i tij thoshte, epo këto vendime i merr Berisha.

Po ç’punë ka Berisha mo? Batoni thoshte, të dy kanë bizneset e tyre, të dy i kanë këto. Pra, janë një mafie jashtëzakonisht antikombëtare, e rrezikshme, sepse fjala është e para.

Në qoftë se dhunon fjalën, ke dhunuar çdo gjë tjetër. Dhe të tillë janë këta. Prandaj, prandaj ata, unë kurrë nuk i konfondoj gazetarët me këtë kategori shpifësish, trilluesish, të paguar, por këta janë shumë të rrezikshëm për shoqërinë, sepse këta ë manipulojnë të vërtetën, janë armiq, armiq të së vërtetës dhe nuk mund të mos dënohen.

Shihni ju çfarë temash bëjnë. Keni parë ju të ketë një debat për naftën, për fermerët në Shqipëri? Më thoni ju mua. Jo, sepse nga zyra e Ramës, tani ke provë më të madhe të karakterit mafioz saqë Endri Fuga ia mbathi.

A është e vërtetë kjo apo jo? Njeriu që lëshonte direktivat, ku është tani? Në arrati. Në arrati. Ndaj dhe sjell në vëmendje të qytetarëve, të bëjnë gjithçka për një informacion sa më të saktë.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale