PRONONCIM PËR MEDIA KRYETARI I PD, SALI BERISHA JASHTË KUVENDIT
EKSTRAKT
Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, deklaroi gjatë një prononcimi jashtë Kuvendit se parlamenti është shndërruar në mburojë të vjedhjeve dhe krimit, duke akuzuar kryeministrin Rama dhe zv.kryeministren Belinda Balluku për grusht shteti ndaj drejtësisë. Berisha theksoi se në 10 shkurt Rama do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët.
I pyetur për pjesëmarrjen e PD në komisionin e posaçëm të Reformës Territoriale, Berisha theksoi se opozita është dhe do të mbetet pjesë e komisionit, duke mohuar bojkotin dhe duke i cilësuar pretendimet e mazhorancës si manipulime. Sipas Berishës, rendi i vetëm i ditës për qytetarët është përballja me atë që ai e quajti “grushti i shtetit i Edi Ramës”.
PRONONCIMI I PLOTË
Parlamenti është transformuar në një mburojë, në një parzmore të vjedhjeve të papërmbajtura, të plaçkitjes së papërmbajtur të Edi Ramës, Lubi Ballukut dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale që kryeson Edi Rama.
Sot, parlamenti përsëri mblidhet, diskuton gjithçka vetëm e vetëm që të shurdhojë, vetëm e vetëm që të mbulojë krimin monstruoz që ka kryer, grushtin e shtetit, Edi Rama nëpërmjet tij, duke marrë pushtetin e drejtësisë, duke bllokuar prokurorinë dhe të drejtën kushtetuese, detyrimin e saj kushtetues për ngritjen e akuzave ndaj cilitdo që shkel ligjin.
Me këtë akt të pashembullt në historinë e vendit, dëshmon se jemi në kushte në të cilat qytetarët dhe vetëm qytetarët mund t’i japin përgjigjen më të merituar.
Është sot koha më shumë se kurrë 10 shkurti të shndërrohet në ditën e viganit, në ditën e uraganit të fuqishëm të lirisë, të shqiptarëve dhe të përmbysjes së këtij regjimi të urryer që nuk ndjek asnjë ligj, parim dhe as Kushtetutë.
Anesti Bajramemaj, A2 CNN: Z.Berisha, ka një paqartësi nga socialistët sa i takon pjesëmarrjes ose jo të deputetëve në dy komisionet e poaçme. Do të shkoni në komisionin e territoriales, apo do bojkotoni?
Sali Berisha: Tani, respekt kam për ty, por të këshilloj miqësisht me paqartësitë dhe konfuzionin e atyre që janë, siç e thashë edhe në parlament, e keqja banale, këta që janë në plate, e keqja banale e vendit, kurse ata që janë mbrapa, ata janë e keqja radikale, ata janë ligësia njerëzore në infinit. Kurse këta janë automat, ndaj dhe mos i dëgjo ata fare se vetëm trillojnë dhe shpifin.
Absolutisht sot parlamenti, sot çdo qytetar ka vetëm një rend dite dhe kjo është Lubi Balluku dhe pas saj Edi Rama para gjyqit.
Eksiola Shehu, Euroneës: Z.Berisha, a mund të jetë e qartë edhe për publikun, PD do të marrë pjesë në komisionin e posaçëm të reformës territoriale?
Sali Berisha: Tani edhe njëherë, sot PD, sot çdo qytetar shqiptar ka në axhendë sa hap sytë gjersa bie në darkë, luftën kundër grushtit të shtetit në mburojë të Lubi Ballukut dhe Edi Ramës. Pra, çdo veprim është i paralizuar në momentin kur mbrohet një kriminele e damkosur me një kryekriminel, me një kryetar të organizatës kriminale që e ka emrin Edi Rama. Pra, edhe njëherë, unë e kuptoj se narkoqeveritarët, se Edi Rama bën gjithçka për të spostuar diskursin nga Lubia dhe vetja e tij tek komisionet, tek kjo, tek ajo, por ai me këtë nuk do realizojë dot asgjë. Ka një çështje në rendin e ditës të çdo shqiptari dhe kjo çështje është grushti i shtetit kundër shtetit, i kryer nga Edi Rama për të mbrojtur veten e tij nga vjedhjet e tmerrshme. A e shihni ju se edhe imunitetin po e përdor për të mbuluar Agasin. A e dini ju se Agasi është sot i lirë nga kafja në kafe? A e dini ju se Agasi është organizatori i kërcënimit të prokurorëve? Në vitet 2005-2013 janë arrestuar dhe vendosur para ligjit 1500 banditë dhe kapobanda, prej tyre, disa, jo pak, kanë marrë dënime përjetë dhe janë edhe sot. Disa u lirua nga Edi Rama. Të tjerë kanë marrë dënime 25-30 vite e me radhë. Por ju jeni dëshmitarë, nuk ka pasur kërcënime të paktën prokurorë nuk kanë dalë publikisht të thonë se po na kërcënojnë. Unë besoj se kanë kërcënime sot. Nuk i shtojnë ata. Unë e kam kollaj të them se Altin Troplini gënjen, jo nuk them se gënjen. Sepse mekanizmi i kërcënimit me jetë të tyre është mekanizmi që përdor Edi Rama nëpërmjet Ergys Agasit. E patë ekzekutimin në sheshin e pushtetit? Aeroporti është sheshi i pushtetit. Është sheshi më i mbrojtur i vendit. Aty mund të ekzekutojë vetëm policia. Askush tjetër nuk çmendet të marrë guximin të kryejë atë vrasje që e panë shqiptarët. Ajo ishte vrasje e organizuar nga Ergys Agasi. Ishte nga ato që thoshte pam, pam, pam. E dëgjuat ju. Plus pastaj e vërteta është se e tepruan kur e krahasuan me dosjen e atij tjetrit, se nuk ka ndonjë ngjashmëri të madhe. Por nuk është se galeria e Ergys Agasit, e videove dhe fotografive është nga më të turpshmet dhe në krye të këtij turpi qëndron Edi Rama.
Eksiola Shehu, Euroneës: Z.Berisha, nëse u kuptova drejt, në artikulimin tuaj thatë se çdo veprim është i paralizuar, duke përfshirë edhe mospjesëmarrjen në komisionin e reformës territoriale?
Sali Berisha: Thashë parlamenti është i paralizuar. Asgjë nuk mund të kemi ne në rend dite përveçse grushtin e shtetit që po kryen Edi Rama për të mbrojtur veten e tij.
Anesti Bajramemaj, A2 CNN: Në rend dite ka një vendim për ndryshimin e përbërjes së komisionit….
Sali Berisha: Të bëjnë ç’të duan. Ne jemi në komision. Duan të na përjashtojnë fare? Le ta bëjnë.
Eksiola Shehu, Euroneës: Zoti Berisha, po ju nuk po shkoni në komision? Keni munguar në tre mbledhje.
Sali Berisha: Kush të tha? Në asnjë mbledhje nuk janë njoftuar anëtarët e opozitës. Janë që të gjitha manipulime të Edi Ramës sepse do të spostojë, por ne jemi të përqendruar tek grushti i tij i shtetit. Është i pashpresë. Çfarë do të bëjë, ai do përfundojë me Lubinë, në krah të saj, aty ku e ka vendin.
Andon Kello, Abc Neës: Pra, ju jeni në komision?
Sali Berisha: Jemi, si nuk jemi. Kush tha që nuk jemi? Ne kemi qenë dhe jemi. Nuk ka asnjë diskutim. Besoni ju gënjeshtrat e Taos? E patë ju kush ishte Tao, ia lexova aty para jush. Si mund t’i besoni ju atij?


