FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TURIN E FOLTORES NË KRUJË
EKSTRAKT
Në turin e “Foltores” në Krujë mbrëmjen e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, uroi 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si një histori suksesi dhe model për rajonin.
Berisha theksoi se Kosova, pavarësisht rrethanave të vështira historike, arriti të bëhet një shtet i pavarur dhe sot vjen si një shembull demokracie, drite dhe shprese për shqiptarët. Ai kujtoi përpjekjet e ish-presidentit Ibrahim Rugova për pavarësi, duke nënvizuar se kjo kauzë u bë realitet falë sakrificave të shqiptarëve dhe mbështetjes së aleatëve ndërkombëtarë.
Në vijim të fjalës së tij, lideri demokrat, Sali Berisha akuzoi qeverinë Rama se ka ndërtuar një regjim që mbështetet mbi “tre shtylla: vjedhjen, mashtrimin dhe krimin”.
Berisha tha se Shqipëria po përjeton një formë të re diktature autoritare, ku pluralizmi pranohet formalisht, por shtypet në praktikë. Kryedemokrati shtoi se vendi po përballet me një eksod masiv të popullsisë dhe rënie të lindshmërisë si pasojë e mungesës së shpresës dhe korrupsionit.
Berisha e cilësoi situatën aktuale një narkodiktaturë, duke akuzuar qeverinë se po përpiqet të paralizojë drejtësinë për të mbrojtur korrupsionin. Ai ngriti shqetësimin për kapjen e mediave dhe ndikimin e krimit në institucionet shtetërore.
Në përmbyllje të fjalës së tij, lideri demokrat bëri thirrje për mobilizim qytetar, duke theksuar se ndryshimi do të vijë përmes kryengritjejes paqësore, e cila do të çojë në largimin e qeverisë nga pushteti.

FJALA E PLOTË
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.
Mirënjohjen më të pakufishme, ju, qytetarëve të Krujës, banorëve të këtij rrethi, për mbështetjen jashtëzakonisht të çmuar që i keni dhënë dhe i jepni Partisë Demokratike. Nderimin tim më të madh.
Të dashur miq, të dashur deputetë, drejtues të degës së Partisë Demokratike të Krujës.
Kruja është mbi të gjitha frymëzim për shqiptarët. Është frymëzim për lirinë, është frymëzim për atdhetarinë.
Kruja është frymëzim për çdo njeri që në çdo rrethanë, në çdo situatë, sado të pabarabartë që të jenë, betejat mund t’i fitohen, luftën e drejtë mund ta fitojë.
Ky është leksioni më i madh, trashëgimia më e madhe që na la Kruja dhe Skënderbeu për shqiptarët.
Evokoj sot këtë moment, sepse sot ne kemi një datë të madhe të shënuar në historinë e kombit, pavarësinë e Kosovës.
Në kushtet më të pabarabarta, në pamje më të pamundura, shqiptarët ia dolën të bëjnë të pamundurën të mundur.
Ia dolën me përpjekjet e tyre mbinjerëzore, me luftërat, me luftën e tyre, të bëjnë të pavarur Kosovën, të mos jenë më të shtypur, siç ishin dhe në këtë 18 vjetor, Kosova vjen si një shtet, si një shembull, demokracie, drite, shprese për rajonin dhe shqiptarët.
Pra, kthehem në ato vite kur presidenti Ibrahim Rugova çdo ditë përsëriste kërkesën për pavarësi. Ju them unë ju këtu se absolutisht asnjëri në ndonjë kancelari të huaj nuk e mbështeste këtë kërkesë.
Por ja që ajo u bë realitet, sepse ajo është një kauzë e drejtë dhe u bë një kauzë e vendeve më të mëdha, të cilat kanë sot Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera mirënjohjen tonë më të pakufishme.
Kështu që, gëzuar edhe një herë datën e dytë më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare pas pavarësisë së Shqipërisë.
Miq, po të ndalemi sot të shohim pas 35 viteve, ne, na ndodhi ajo që nuk i ka ndodhur asnjërit prej vendeve ish-komuniste. Në Shqipëri është vendosur një diktaturë e dytë.
Një diktaturë, jo siç ishte diktatura e parë që ndalonte me ligj dhe kushtetutë partitë politike, por një diktaturë autoritare, që pranon pluralizmin dhe e shtyp pluralizmin.
Partia Demokratike solli në Shqipëri pluralizmin, si motorrin më të sigurt të zhvillimit të një kombi dhe të një shoqërie. Ata të cilët e lanë 45 vite në monizëm, sot janë vërsulur me tërbim kundër pluralizmit, kundër demokracisë, kundër kushtetutës, kundër lirive dhe të drejtave të qytetarëve të Krujës dhe të Shqipërisë.
Sot, në qoftë se, analizojmë, sot ka një njeri nga i cili të gjitha pushtetet varen.
Sot, në 220 mijë rrogëtarë të këtij shteti, më shumë se 200 mijë i përkasin partisë shtet. I përkasin partisë shtet e cila në të drejtën e Zotit, jo për ta rënduar, por ka lindur si parti krimi, është rritur si parti krimi, vazhdon si parti krimi, si fatkeqësia më e madhe kombëtare.
Kjo është Partia Socialiste. Kjo parti, me në krye Edi Ramën, thashë ka vendosur një regjim i cili tre gjëra ka tre shtylla kryesore. Ka vjedhjen, ka mashtrimin, ka krimin. Me këto tre shtylla kryesore, kjo parti, po i bën Shqipërisë një zbrazje dy deri në tre herë më të madhe sesa zbrazja që i bëri pushtuesi serb duke zbatuar doktrinën e Çubrilloviçit të Kosovës.
Kurrë ndonjëherë një komb, në këto troje, kombi ynë në këto troje, nuk ka njohur një rrokullisje të tillë si këto 10 vite.
Sot, vetëm në hapësirën e Shengenit, hapësirën e Bashkimit Europian, në 10 vite nga ky regjim u detyruan të largohen 1.1 milionë shqiptarë. Po të llogarisim dhe të tjerë, vende të tjera,
shkon mbi 45% e popullatës. Ku po shkojmë kështu ne? Njerëz atdhetarë, që e donin këtë vend, le t’i shtrojmë pyetjen vetes, ku po shkojmë?
Ne po shkojmë drejt zhdukjes. Zhdukjes së pashmangshme. Nga këta 1.100.000 që kanë ikur, 70% janë ndër 45 vjeç. Lindjet sot janë 76% më të ulëta se në ’91-shin.
Pse kjo?
Pse nga viti 2007 në vitin 2014 popullata në Krujë, në Tiranë dhe në Shqipëri rritej nga viti në vit? Rritej, është statistika, është instituti që e fakton. Çfarë ndodh tani?
Ndodh sepse ky regjim, me aktet, me plaçkitjen që bën, me mashtrimet që bën, me dhunën e formave të ndryshme, ky vret shpresën e shqiptarëve. Ky ua nxin diellin shqiptarëve. Ky ua nxin jetën shqiptarëve.
Tani që janë kapur, mbi bazën e denoncimeve tona, tani ç’po ndodh? Tani po bën ligjin. Me mburojë për të vazhduar vjedhjen vetë dhe ministrat e tij.
Grusht shteti është. Po bën ligjin për të paralizuar si kurrë ndonjëherë drejtësinë.
Miq, se këtu ka një propagandë shumë të keqe. E mo se kështu janë këta një lloj… Jo more jo, kurrë. Kujtohuni pak, o miq.
Në vitin 2011 unë i kam dhënë asaj Ina Ramës epitetin më të merituar. S’po e përdor këtu tani. Po, por ama më falni. Mbrapa, pavarësisht nga epiteti im, kur ajo kërkonte imunitetin e deputetëve, kurrë nuk mendohej ta bllokonim, në asnjë mënyrë. Dhe secilit ministër, apo zv/kryeministër që u kërkua imuniteti, e dha vetë, e dorëzoi vetë, dhe u paraqit.
Tani, Edi Rama kërkon të na thotë: ju kemi vjedhur dhe do t’ju vjedhim. Dhe ka tre muaj që mban shoqërinë shqiptare peng, ka tre muaj që të kapur në flagrancë me vjedhje që shkojnë mbi 1 miliardë euro. Jo thotë. Nuk mundet të pezullohet. Nuk mundet t’i hiqet imuniteti.
Sot shkonte dhe vajtonte, derdhte lot për Lindën e AKSHI-t, që drejtonte sipërmarrjen e cila merrte peng biznesmenë. Keni dëgjuar ju? Ndërmarrje shtetërore, agjenci shtetërore që merr peng biznesmenë? Nuk kam dëgjuar në botë.
Kam dëgjuar, që në narkoshtete, kartelet marrin peng. Po këtu i merr vetë shteti, i merrte Ergys Agasi me urdhër të Ramës. U organizonte. Po pse? Sepse baxhanaku i tij duhet të fitonte çdo tender. Mund të rreshtoj shumë, por moment më kritik për vendin nuk ka patur.
Ndaj dhe ne si demokratë, na takojnë t’i dalim për zot një misioni të ri. Dhe ky mision është shpëtimi i Shqipërisë, nga kjo nga kjo narkodiktaturë, nga kjo diktaturë autoritare. Shpëtimi i saj. Askush s’mund ta bëjë më këtë.
Mos dëgjoni ju, se është propagandë e shfrenuar, kriminale. Por ne, megjithëse u përpoqën të na zhdukin, a s’është apo jo? U përpoqën të na vendosin fasadë të qeverisë. Ja u rikujtoj këtu demokrateve dhe demokratëve. Një javë para zgjedhjeve të para zgjedhjeve të prillit të 21-shit, më vjen këshilltari i huaj i zgjedhjeve, se ai kishte një vit që punonte, dhe më thotë: Sali thotë, në qoftë se s’i fitojmë këto zgjedhje, si thua ti për një koalicion të madh?
Çfarë i them unë? Koalicion të madh tha. Jo i thashë unë, se kjo është një fatkeqësi e madhe për ne pastaj, se po s’i fituam s’i fituam, po vendi do opozitë. Do qeveri, do opozitë.
Si t’ia bëjmë kështu? Po tha, po po të ndodhi. Po të ndodhi thashë, unë do ta kundërshtoj me gjithë forcën time aty. Pra, çfarë i kishin bashkuar letrat? Donin që në Shqipëri të mos kishte opozitë. Dhe ju e dini pastaj kalvarin që kaluam. Po mbijetuam. U ngritëm.
Dhe shqiptarët, sado që u përpoqën të na demonizonin, përsëri nuk na e hoqën besimin. Sado që u bë një propagandë e tmerrshme kundra nesh, përsëri sot ne jemi forca kryesore e besimit të tyre. Po, tani ne jemi ballë për ballë.
Po. Tani jemi në betejë. Ne u kemi faktuar shqiptarëve dhe botës se Edi Rama është një armik i egër i votës së shqiptarëve. Se nuk respekton asnjë nen, asnjë normë, asnjë ligj. Dhe nuk lë asgjë pa bërë për të kontrolluar votën e shqiptarëve.
Nuk e vë kush më në diskutim. Ne i dolëm zot votës, e mbrojtëm. Dhe e gjithë vjedhtaria e tij u denoncua botërisht. Kjo, çfarë na duhet ne? Çfarë vlere ka për ne? Po. Ka për vlerë, se ne jemi njerëz të parimeve, njerëz të idealeve demokratike. Kjo na jep ne të drejtën të përdorim çdo mjet kundër kësaj qeverie për përmbysjen e saj.
Është e paligjshme. Kjo është qeveri e paligjshme. Kjo qeveri nuk buron nga vullneti i qytetarëve shqiptarë, por buron nga farsë elektoral dhe s’meriton asnjë ditë të ekzistojë. Pra, arritëm këtë. Së dyti, prapë për ata që thashë u janë lodhur veshët duke dëgjuar denoncime, denoncime, vjedhje, vjedhje, abuzime, vjedhje.
Unë u them atyre njerëzisht: mos u mërzisni, se ne duhet ta bëjmë patjetër atë detyrë. Ne nuk duhet të pajtohemi kurrë me plaçkitjen dhe grabitjen e shqiptarëve. Por, tani çfarë doli në pah? Doli në pah që njeriu që vraponte për të arrestuar kundërshtarët politikë pa asnjë fakt dokument, tani me kamionë dokumente do të bllokojë drejtësinë.
Mbron korrupsionin.
Ky regjim, çfarë bën?
Miq, ka pushtuar 90, 93% të mediave dhe ato i paguan miliona, dhjetra, dhjetra miliona euro nga taksat tuaja, për të mashtruar nga mëngjesi gjer në darkë. Në qoftë se në diktaturën hoxhiste ne kishim një televizion dhe kishim dy-tre gazeta, por nga ana tjetër kishte dhe Zërin e Amerikës, kishte Radio Vatikanin, kishte dhe televizionin italian.
Pra, orientoheshim më lehtë.
Sot, nuk ka më një Zëri i Popullit. Janë 20, 30, 40 të tilla. Nuk ka më një radio-televizion, janë 90% e tyre. Çfarë ndodh me këtë, me këtë moment? Taksat tuaja, paratë tuaja shndërrohen në mashtrim për ju. Mashtrimi shndërrohet në vjedhje, shndërrohet në errësirë. Dhe në këtë mënyrë, shndërrohet në votë, në këtë mënyrë shqiptarët largohen.
Nuk shohin kurrfarë perspektive në këtë vend. Nuk shohin perspektivë sepse krimi i trysnon.
Janë dy vende në Europë miq, që, kanë pësuar, është dhe një vend tjetër që ka pësuar këtë që kemi pësuar ne. Dhe kjo është Gjeorgjia. Edhe atje është një diktaturë autokratike. Edhe atje të gjitha pushtetet janë në një dorë.
Por atje, fuqia e vërtetë është Rusia. Kurse në Shqipëri, fuqia e vërtetë është droga. Është droga!
Janë miliardat e drogës. Ju dëgjuat për Ergys Agasin. Çfarë është Ergys Agasi? A mund të imagjinoni ju? Një njeri që ka një zyrë të madhe, që filmon e regjistron çdo gjë dhe mizën që i lëviz, që thërret ministra, që organizon vrasje, që thërret gjyqtarë, që thërret kryepolicë, e të tjerë e të tjerë. Kush është ky? Ky është Edi Rama.
Ergys Agasi ishte një ordiner, një nëpunës, një punonjës, por që u bë i gjithëfuqishëm sepse ishte Edi Rama. Në fakt, merrte çdo natë udhëzimet e Edi Ramës. T’ju them unë ju. Nuk ka burra më të ligj se këta të tre që do ua them: Taulant Balla, si quhet ky, Ervin Hoxhaj, dhe ministri tjetër para tij, Çuçi. Më të ligj burrat nuk bëhen. Po do t’ju them një gjë.
A mund ta imagjinoni ju, a mund ta imagjinoni ju, që ata i ka hequr që të tre Ergysi? Absolutisht! S’po dua të lëshoj më gojën për ta. Të tre i ka shkarkuar nga detyra. Pse? Sepse tregonte zero tolerancë ndaj tyre për të ndërhyrë në policinë e krimit. Nuk keni punë ju me Prodën, apo stër-Prodën. Me këta nuk keni punë.
E thirrën njërin prej tyre, e thirrën njërin prej tyre, po. Dhe i thanë, shiko, ministër, ne me këta tre kriminelë në polici, ne ndërpresim marrëdhëniet me policinë. Dhe ky i thotë, ju thotë, këto fjalë mos m’i thoni mua, se unë nuk kam asnjë autoritet tek ata. I gjithë autoriteti thotë, është tek kryeministri. Ai e ka në dorë këtë.
Edhe ata shkojnë drejt te zyra, i thonë ne të kemi ardhur për këtë punë se ministri na tha këto fjalë. Çfarë ndodhi? E thirri: mor djalë legen i tha, ti u ke thënë atyre që i kam unë në dorë? Pas një muaji e shkarkoi. Dhe këta janë njerëz që unë i sulmoj çdo ditë në parlament, e keni parë ju. Por këto janë, ky ishte, ky ishte Ergysi. Ergysi pra, ishte Edi Rama.
Ne qeverisemi nga një njeri, i cili e vërteta është, është kryetari i organizatës më të rrezikshme kriminale të Shqipërisë, të Ballkanit dhe të Europës, dhe ky është Edi Rama.
Ndaj dhe ne jemi sot në një udhëkryq shumë të rrezikshëm. Është bërë bajate. Është bërë stërbajate, ua them unë ju. Edhe unë e kuptoj, kur ne çdo ditë rreshtojmë vjedhjet e tyre. Dhe ka njerëz që thonë: aman thotë, vjedhje, vjedhje, vjedhje. Sigurisht që ne nuk mund të rrimë pa i thënë, se pastaj nuk përmbushim veten tonë. Por e vërteta është që ata vetëm vjedhin. Ky është problemi. Atëherë hajdutë të pamëshirë.
Ju jeni njerëz politikë. Qeveria që mbron korrupsionin, qeveria që vjedh qytetarët, nuk meriton të qëndrojë një ditë në pushtet.
Pra, në qoftë se ka një faktor të dytë që i heq legjitimitetin një force politike, është vjedhja e qytetarëve.
Miq, dua t’ju tregoj, e kam treguar dhe një ditë. Në ’97-ën, çfarë ndodhi? Këta filluan, socialistët propagandën që paratë e firmave i ka marrë qeveria dhe i ka futur në buxhet. Dhe qytetarët protestonin, duam paratë tona, duam paratë tona. Qytetarët e besuan se qeveria ka marrë paratë e tyre, në kohë kur qeveria s’kishte marrë zero lek. Dhe unë ju them ju këtu.
Cili ishte qëndrimi ynë? Qëndrimi ynë ishte ky. Bashkëpunëtorëve të mi, ne nuk qeverisim njerëz që besojnë se ne i kemi vjedhur, prandaj ne do dalim në opozitë.
Të faktohet që ne nuk kemi marrë asnjë leke. Dhe qytetarëve çfarë u thashë? Borxhi nuk është marrë nga qeveria. Qeveria s’ka prekur paratë tuaja.
Dhe qeveria s’mund të njohë kurrë një borxh që nuk e ka marrë. Se përndryshe, do detyrohesha t’ia merrja atij që s’kishte vu 100 lekë në firma dhe t’ia jepja këtij tjetrit. Ajo ishte amorale, mund të bëhej, por unë nuk e bëja kurrë, sepse shkelja disa norma morale.
Tani, këta kanë vjedhur. Këta janë kapur.
S’janë gjë këto që kanë dalë deri tani.
Ky që u emërua sot drejtor i AKSHI-t, e di ç’është ky? Ky i ka dhënë baxhanakut 75 milionë euro tenderin pa asnjë punë. Ju tani jeni po e merrni se këto tendera që bëhen për teknologjinë, këto janë abuzime më të tmerrshme. Se nuk i llogarit dot kush mirë.
Tender 75 milionë për të përmirësuar inteligjencën artificiale. Kina për të bërë DeepSeek, ka shpenzuar 6 milionë. Për të nxjerrë aplikacionin e vet.
Shqipëria 75 milionë. Asnjë lek për inteligjencën artificiale, të gjitha vjedhje. Dhe ky tani merret atje ku ishte edhe vihet drejtor ky.
Pra, ku jemi këtu miq? Këtu jemi para situatës që këta kanë plaçkitur gjer në palcë shqiptarët, kanë larguar masivisht nga Shqipëria, dhe përsëri thonë: ne jemi mbi ligjin, ligji për ne s’ekziston, drejtësia për ne s’ekziston. Tani u thotë: janë minj, janë qen, futen këtej, futen andej, me gjuhë ordinere. Por tani jemi ne.
Tani ne jemi në fushë. Dhe ne, ja do vdesim, ja do rrojmë! Këta do i nxjerrim nga pushteti. Këta nuk duhet të qëndrojnë as edhe një ditë më shumë. Jo. Kanë humbur çdo të drejtë të qeverisin Shqipërinë. Kanë humbur çdo të drejtë të qeverisin shqiptarët. Ata janë armiq të lirive të tyre, armiq të pasurive të tyre.
Këta e shkatërruan kombin! Nuk kanë të sosur të këqijat që i kanë bërë këtij kombi, Edi Rama me organizatën e tij kriminale. Atëherë, jemi të lodhur, jemi dhe të rraskapitur, nuk e mohoj, jemi dhe të dëshpëruar, por prapë nuk ka frymëzim më të madh për njeriun sesa t’i gjendet vendit të vet në momente kritike.
Është nder, është humanizëm i jashtëzakonshëm t’i gjendesh njeriut tënd në çdo kohë. T’i gjendesh shokut dhe mikut tënd, por është disa herë më shumë t’i gjendesh vendit tënd. Dhe ne do i gjendemi Shqipërisë.
Ne jemi në betejën finale. Ua them unë ju. Edhe këtë betejë do ta fitojmë ne. Se kjo është betejë e drejtë. Asgjë s’do na pengojë ne pa i nxjerrë këta, pa u dhënë
atë që meritojnë.
Janë bërë miliarderë duke vjedhur shqiptarët.
Kanë zhytur 40, 49% të shqiptarëve në varfëri. Kanë larguar 45% të shqiptarëve nga vendi i tyre. Këto të këqija që i kanë bërë do i paguajnë. Natyrisht që, kryengritja jonë është paqësore, dhe është vetëm paqësore. Dhe në mënyrë absolute, ne do fitojmë!
Kur them këtë, ja po ua them këtu fjalën e nderit, se siç i kapëm Aldo Barët e të tjerët ku ishin e ku s’ishin nëpër botë, do i kapim këta qeveritarë kudo që të shkojnë dhe t’i sjellim para ligjit. Një agjenci më e fuqishmja do krijohet për gjetjen, konfiskimin e pasurive të tyre.
300 apartamente Lubia.
E imagjinoni ju apo jo? Jepni paratë tuaja te rruga, kthehen paratë në apartamente për të. Jep 20 milionë euro kilometrin, ku i thotë tani nga 12 më kthe apartamente mua këtu. Kështu janë bërë apartamentet. Dhe dihen vetëm kaq. Po po të marrësh, po Edi Rama ka miliarda. 200 milionë kishte vetëm kryetar bashkie.
E denoncoi raporti i OSBE-së. Pra, miq, sot ne jemi thirrur në këtë mision, më i rëndësishmi i jetës sonë. Çfarëdo shërbimi që ne i kemi bërë Krujës, Shqipërisë, shërbimi që na kërkohet t’i bëjmë është më i madh se të gjitha të tjerat.
Unë kam besim se do ta përmbushim me sukses.
Faleminderit!



