Berisha: Qeveria bën kontrabandë nafte me Libinë. Edi Rama i ndan qiratë publike si indulgjencat dhe ja jep kujt të dojë

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës në sallën e parlamentit, në lidhje me raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, është shprehur se qeveria shqiptare bën kontrabandë nafte me Libinë.

Berisha tha gjithashtu se, kryeministri i ndan qiratë publike si indulgjenca, dhe ua jep, atyre që do.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së akuzoi ministren Olta Xhaçka se ka marrë ilegalisht resort 5 milionë euro në bregdet. Në fund të fjalës së tij, Berisha theksoi se në Shqipëri futet qumësht pluhur nga Shumadia, dhe kjo ka sjellë edhe therje të lopëve.

FJALA E PLOTË:

Zonja dhe zotërinj deputetë!

Sot ne diskutojmë për një raport të institucionit shtetëror të kontrollit të buxhetit, i cili nga 177 auditime, në 205 subjekte ka gjetur mbi 5 mijë e ca shkelje dhe ka gjetur një dëm ekonomik prej 138 miliardë lekësh. Nga këta 138 miliardë lekë, KLSH-ja konstaton se 88.5 miliardë janë paligjshmëri ligjore, me ndikim në perfomancë.

Për një zyrtar, të dashur qytetarë dhe qytetare, paligjshmëria është vjedhje dhe vetëm vjedhje. Po si shprehet kjo paligjshmëri ta transkriptojmë pak në dogana dhe tatime. Kjo shprehet me gjemitë e naftës kontrabandë që bën qeveria. Shqipëria në vitin 2011, konsumoi 720 mijë ton naftë, duke patur pothuajse gjysmën e automjeteve të sotme motorike.

Po sot sa e ka konsumin e naftës sipas zyrtarëve? E ka rreth 500 mijë ton. Kosova e ka konsumin e naftës më të madhe se Shqipëria. Të tërën e vjedh qeveria. Natyrisht kontrabandë nafte kush përveç qeverisë, kush nuk mund të bëjë, se nafta nuk vjen më me karroca dhe kamionë, nafta vjen vetëm me anije. Dhe janë kapur konvoj, vazhdimisht kapen gjemitë që vijnë nga Libia.

Pra, kjo është njëra anë. Po kontenierët harruat. Kontenierët që vijnë nga Kina fshehin gjithçka dhe janë një vjedhje që nga koha e Elisës, gjer sot. Pra shkeljet ligjore janë vetëm abuzim.

Po marrim qiratë. Edi Rama i ndan ato si indulgjencat. Kujt ti teket. Olta Xhaçka ka marrë resortin 5 mln euro në breg për veten e vet. Të tjerët i kanë me emra e pa emra. Luca që bën propagandën e tyre, e merr repartin total.

Pronën e një familje, shteti nëse nuk ja kthen, me ligj është i detyruar ti japë qiranë më të lartë, të cilës shtetit nuk mund të ja ndryshojë destinacionin, por i njeh pronarit parablerjen. Por këta nuk kanë ligj, nuk kanë moral, nuk pyesin për asgjë.

KLSH-ja gjen miliarda e miliarda në infrastrukturë. Po si të mos ketë miliarda në infrastrukturë, kur Unaza e Tiranës kush e di sa do shkojë. E ndanë kjo zonja që ikën, ja mbath, se do ikë atje ku e ka vendin, e garantoj, e ndan me 2 km dhe e ndërton kilometrat me 24 milionë, në një kohë kur tuneli i Kalimashit është ndërtuar me 18 mln, kur tuneli i Kërrabës është ndërtuar me 13 mln kilometri.

Marrin e ndërtojnë tunelin e Llogarasë. Ja lidhin sytë Llogarasë. Mirë do ta ndërtosh nuk them, por je i detyruar ta ndërtosh me leverdinë më të madhe ekonomike. Në vend që të pritej mali në segmentin ku tuneli është 3 km, mali shpohet atje ku tuneli del 6 km. Për të vjedhur. Dhe tani nuk u del rruga. E inauguruan, por tuneli po të hapet bllokohet, sepse e kanë bërë shto e vidh. Ku iku se nga atje erdhi, a erdhi me helikopter apo me makinë, me çfarë erdhi kjo Ballukja.

Prandaj këta hidhen në këtë mënyrë.

Po shkollat mesa i ndërton Erion Veliaj, më thoni pak. Një shkollë ka një standard në të gjitha manualet e ndërtimit 600-700 mijë euro. Kaq i ndërton dhe PNUD-i këtu shkollat me paratë e donatorëve. I ndërton 6 mln euro, hajdut si ky nuk ka toka. Pa lexoni pak për pyllin e tij, për pyllin e tij vertikal apo orbital, çfarë e quan ai.

Çfarë ka bërë ai? Ai ka shkatërruar çdo hapësirë të gjelbër të këtij vendi. Sot sipërfaqja për banorë në Tiranën e këtij hajduti është 0.46 metër katror për banor. Norma është 9 metër katror për banor. Prandaj ju silleni në këtë mënyrë, për të mos vënë epitete.

Pa merrni pak marrëveshjen Veliaj-Gjici. Marrëveshje e tipit të ndaluar, ku një mekanizëm mafioz antiligjor përjashton çdo njeri tjetër, përveç Gjicit që duhet të ndante paratë me Veliajn.

Merreni pak tenderat e Veliajt me Agron Malajn e Burrelit. 30 mln euro ai në ujësjellësin dhe objektet e Tiranës. Ndërtues i madh ai, imagjinoni çfarë ndërtuesi është ai. Nuk leni ligj pa thyer, procedurë pa thyer, nuk leni hajni pa bërë.

138 miliardë vjedhje e abuzime janë për 205 kontrolle, se po të bëhen 400 audite ju garantoj se shkojnë jo 138, por edhe 180 ndoshta. Po sa janë 138 miliardë, janë fiks dyfishi i fondit të pagave të Republikës së Shqipërisë. Janë 1.5 herë fondi i pensioneve në Republikën e Shqipërisë.

Ju ligji ju pret.

Ku është kjo e Shëndetësisë. Vjedhje klamoroze në kohën e Covid. Nuk ishte gjë virusi, siç ishte virusi i vjedhjes së saj. Dosja në SPAK mbyllet nga Edi Rama. seç është një Duro, jo, të gjitha i ka bërë kjo Ogerta.

Del tjetra e flet këtu si pa gjë të keq, përçartë, në një kohë kur bujqësia është një katastrofë. Si mund të flasësh këtu, kur ti e di që je deputet i Myzeqesë dhe e di sa lopë janë therur. Unë mendoj se duhet të kemi përgjegjësinë para qytetarëve. Nuk mund ta bëjmë këtu betejën personale, por duhet ta bëjmë betejë për të mbrojtur interesat.

A e dini ju se bulmeti në Shqipëri është 7-8 % më i lartë se mesatarja në BE. Sepse ne po varemi tani nga bulmeti i Shumadisë dhe kolegu juaj Shalsi na sjell amendament personal, për të hequr taksën e qumështit pluhur.

Çfarë do të thotë kjo? Të theren lopët do të thotë kjo. Të merret qumësht pluhur. Ne blejmë kos me qumësht pluhur, pimë qumësht pluhur. Sigurisht jo, se ruani xhepat ju.

Po pse ishte prodhimi i qumështit më i lartë.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale