Berisha publikon videot skandaloze të farsës elektorale nga Kruja: Shihni se si u votua, ndërkohë që policia patronazhiste i kontrollonte me kamera mbi kokë! Farsa e organizuar nga Altin Troplini, me kryekriminelin kryesor, Edi Rama

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN ME GAZETARËT

EKSTRAKT

Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur ditën e sotme, Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha e nisi fjalën e tij me një urim të përzemërt për SHBA-të për 4 Korrikun, duke i cilësuar si mbrojtësit më të mëdhenj të lirisë, veçanërisht për Shqipërinë. Berisha theksoi fitoren e fundit ndaj regjimit të Ajetollahëve si një kthesë historike që riktheu fuqinë dhe prestigjin amerikan pas Kabulit, dhe shtoi se moskuptimi i kësaj fitoreje tregon paaftësi politike ose simpati për tiranitë.

Në vijim të konferencës me gazetarët, Lideri Opozitar, Sali Berisha publikoi video me prova tronditëse nga zgjedhjet e 11 majit në Bashkinë Krujë, duke i quajtur provë të farsës elektorale që shkatërron të ardhmen e vendit. Berisha denoncoi kontrollin e votuesve nga policia patronazhiste me kamera mbi kokë dhe theksoi se mungesa e votës së lirë qëndron në themel të varfërisë, emigracionit dhe kapjes së shtetit nga krimi. Berisha tha se PD është e vendosur ta zbardhë këtë farsë dhe të rikthejë votën e lirë me çdo kusht.

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë e organizuar nga Edi Rama, me Altin Dumanin, ose Troplinin sicc e quan ai, si mburojë të krimit elektoral. Berisha e akuzoi Dumanin për amnistimin e dosjeve 184 dhe 338 dhe e cilëson si bashkëpunëtor të drejtëpërdrejtë në shkeljen e fshehtësisë së votës. Berisha theksoi se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje dhe i bëri thirrje shqiptarëve që të qëndrojnë të vendosur për votën e lirë dhe të ndershme.

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën për heshtje totale ndaj krimit më të rëndë mjedisor në Elbasan, ku prej ditësh digjen plehra toksike në një incenerator që nuk funksionoi kurrë dhe kushtoi 22 milionë euro. Berisha e cilësoi këtë një katastrofë mjedisore me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve. Sipas Berishës, Rama përpiqet të mbulojë këtë skandal duke u “hedhur qytetarëve kokat e drejtorëve” në Vlorë, ndërkohë që i ka shkatërruar kompetencat qeverisjes vendore dhe ka kthyer vendin në një parti-shtet.

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzon SPAK-un (të cilin e quan “SKAP”) se jo vetëm nuk heton kartelet e drogës dhe krimin e organizuar, por i mbron ato në mënyrë të qëllimshme. Berisha theksoi raste konkrete si ai i Çopjes, Ergys Agasit, Arkend Ballës dhe lidhjet me persona të afërt me pushtetin. Sipas Berishës, SPAK vepron vetëm kur ka presion ndërkombëtar, ndërsa për drejtuesin Altin Dumani, krimi i organizuar “nuk ekziston”. Në përfundim, Berisha e cilësoi SPAK-un si një organizatë kriminale në shërbim të partisë-shtet.

FJALA E PLOTË

Së pari, do ta filloj me një urim të përzemërt për 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së kombit që ka bërë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e kombeve tjera në tërësi, dhe lirinë e kombit shqiptar në veçanti. Pra, Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, një urim për qytetarët, qeverinë dhe presidentin Donald Trump, të këtij vendi.

SHBA-të kremtojnë këtë përvjetor pas një fitoreje epike, të jashtëzakonshme, mbi regjimin obskurantist të Ajetollahëve. Fitore me të cilën flamuri i këtij vendi u ngrit përsëri, pas rënies në gjysmështizë në Kabul. Dhe, kjo kishte një vlerë shumë të madhe. Ishte një këputje e nyjës gordiane.

Ata të cilët nuk kanë kuptuar përmasat e kësaj fitoreje, nuk janë në nivelin e duhur politik, për të mos thënë që kanë ndienja pro-obskurantizmit. Një armë bërthamore në duart e Ajetollahëve do të ishte një rrezik madhor për të gjithë Lindjen e Mesme, dhe për të gjitha vendet e tjera.

Tani, rikthehemi tek problemi themelor, shkatërrimtar për Shqipërinë dhe shqitparët. Farsa elektorale 11 maj, 2025.

Në themel te shkretimit të Shqipërisë, të përgjysmimit në 10 vite të popullatës së saj.

Në themel të rritjes së madhe të varfërisë në këtë vend.

Në themel të dominimit total të Shqipërisë nga kartelet e drogës dhe krimi, qëndron mungesa e votës së lirë të shqiptarëve me një ndërthurje të këtyre faktorëve, ndaj dhe PD është e vendosur të paraqesë para shqiptarëve të gjithë farsën e shëmtuar që ndodhi më 11 maj, me besimin e plotë se, do të jetë një motiv i madh për ta për t’u ngritur dhe rivendosur me çdo çmim dhe me çdo kusht votën e lirë në Shqipëri, për t’u përballur me narkoshtetin.

Sot, këtu kemi video, nga një seri qendrash të Bashkisë së Krujës, ku ju do të shihni se si u votua në këtë bashki, ndërkohë që, policia politike e patronazhistëve kontrollonte në mënyrë anti-ligjore, anti-kushtetuese votën e qytetarëve, ose qytetarët votonin kolektivisht, ose votonin duke patur kamerat mbi kokë, në mënyrë që t’u lexohej vota.

Kjo është fshehtësia e votës.

Siç e shihni, këto pamje faktojnë në mënyrën më të pakundërshtueshme se, ky proces është farsë, farsë dhe vetëm farsë. Se ky proces nuk ka asgjë të përbashkët me fshehtësinë e votës, por është fund erye një proces i kontrollit dhe vullnetit të qytetarëve. Kjo farsë elektorale, e organizuar nga partia shtet e krimit, ka për mburojë kryesore Altin Troplinin, i cili me amnistimin e krimit elektoral, duke filluar nga dosjet 184 dhe 338, faktoi se është një shërbëtor i turpshëm i krimit kushtetues dhe krimit elektoral, i Edi Ramës. Faktoi se është një mburojë kriminale e farsës elektorale.

Me amnistimin e krimit elektoral, Altin Troplini, de facto, firmos licencat e një krimi edhe më të madhe lektoral në zgjedhje të tjera.

Pra, për ta përmbledhur. Na rast se, kryekrimineli i farsës elektorale është Edi Rama, ndihmësi më kryesor i tij dhe lejtnanti kryesor i tij është Altin Troplini. PD nuk do t’i njohë kurrë këto zgjedhje.

PD fton shqiptarët, të gjithë ata të cilët besojnë se ky komb duhet të votojë me dinjitet dhe duhet të gëzojë të drejtën e votës së fshehtë dhe të lirë, kudo që janë në Shqipëri, diasporë dhe në çdo vend, të qendrojnë të pamposhtur gjersa qytetarët shqiptarët të votojnë të lirë.

Faleminderit!

PYETJE-PËRGJIGJE

Ermal Rizaj, Syri Tv: Z. Berisha, ndërkohë që ju prej javësh denonconi dhe publikoni prova për farsën elektorale, dje dhe sot Edi Rama ka ndërmarrë disa veprime. Dje u dha dorëheqja e drejtorëve të Bashkisë së Vlorës, ndërsa sot ministrat e kabinetit qeveritar janë vendosur të ndjekin punët në Bashkinë e Tiranës.

Cili është qëndrimi juaj për këto zhvillime në Vlorë dhe në Tiranë?

Dhe nëse Tirana shkon në zgjedhje për kryebashkiak, a jeni ju gati?

Berisha: Së pari, qëndrimet e tij janë dëshmi flagrante e asaj që ne e kemi denoncuar, jo vetëm ne, por edhe bota, të partisë-shtet në Shqipëri. Vetëm në një parti shtet ndodh që të asgjësohen kompetencat e qeverisë vendore.

Kushtetuta e vendit dhe marrëveshjet ndërkombëtare që ka firmosur Shqipëria, siç është karta e Kongresit të Autoritetit Rajonale dhe Lokale.

I njohin autonominë e plotë qeverisjes vendore nga qeverisja qendrore, dhe nuk pranojnë kurrë akte të tilla të cilat, ndodhin sot vetëm në Korenë e Veriut dhe ndodhnin dikur në kohërat më të zeza të diktaturës staliniste. Nuk ka asnjë tagër kushtetues, ligjor, as marrëveshje ndërkombëtare, që kreu i narkoshtetit të ndërhyjë në mënyrë brutale në kompetencat e qeverisë vendore.

Çfarë përfaqësojnë këta elementë?

Shkarkimi i drejtorëve në Vlorë është një akt tjetër i kokave të turkut. Pasi ka dhunuar masivisht zgjedhjet në Vlorë, pasi ka katandisur në Vlorë, në një gjendje standardesh, të themi higjeno-sanitare, që nuk i ka patur kurrë të tilla, pasi mbush brigjet me ujëra të zeza, dhe djeg çdo 2 javë qindra tonelata plehra dhe çon helme tek qytetarët e Vlorës, u jep atyre si kocka disa drejtorë, të cilët nuk u tha se çfarë kanë zbatuar apo kundërshtuar të kryetarit të tyre të bashkisë. Të cilët, marirn urdhra nga kryetari i tyre i bashkisë dhe jo kryeministri.

Pra, u bë gjithçka për të mbuluar.

Merrni dramën e Elbasanit. Vazhdon djegia e thellë e plehrave tek djegësi i Elbasanit, të cilin Edi Rama ua serviri shqiptarëve si kulmin e suksesit të qeverisjes së tij, për të cilin Edi Rama mashtroi, pasi vodhën bashkë me ministrat e tij 22 milionë euro dhe sollën një rrangullinë, një teneqe që nuk ka funksionuar një ditë.

Tani, u thotë elbasanasve, shqiptarëve: hani kokat e këtyre drejtorëve të Vlorës. Dhe nuk flet një fjalë, hesht si fija e barit, për krimin e rëndë mjedisor. Se ajo që ndodh është një krim i rëndë mjedisor.

Por, ka Altin Troplinin, për të cilin krimi nuk ekziston për Edi Ramën dhe drejtuesin e narkoshtetit.

Ka ditë që digjet dhe e gjithë ajo blozë, por edhe helme kancerogjene dhe helme tjera toksike të mundshme të çlirohen nga djegiet e mbeturinave, u shkojnë qytetarëve të Elbasanit, si dhuratë nga Edi Rama, Damian Gjiknuri, Taulant Balla, që mbushën xhepat me miliona e miliona euro.

E dëgjuat ju, tha ndonjë fjalë ai për zjarrin në mbetjet e Elbasanit. Nuk tha një fjalë të vetme, që është në mëmorien time, krimi më i rëndë mjedisor i 30 viteve të fundit, më i rrezikshëm.

Ka 4 ditë e netë që digjen e digjen lëndë nga më të ndryshmet. Dhe keni parasysh, Elbasani ka një fatkeëqësi të madhe. Është luginë ku, e kursyer nga erërat, ku bloza dhe tymi mbeten për kohë mbi të.

Nuk ka një fjalë.

Natyrisht, ai e konstaton se, farsa elektorale e ka fundosur përfundimisht para shqiptarëve dhe ka frike e tmerr nga revolta e tyre, e cila do të vijë.

Zgjedhjet në Tiranë dhe kudo që të zhvillohen janë farsë elektorale, vetëm farsë.

Mariglen Kume, MCN TV: Z. Berisha, së fundi SPAK ka sekuestruar pasuritë e një personazhi të njohur të qarkut të Elbasanit, që ju e keni përmendur shpesh pra, bëhet fjalë për Suel Çelën.

SPAK i ka sekuestruar rreth 4 milionë euro pasuri të paluajtshme.

A mendoni se kjo është e gjithë pasuria e tij?

Dhe a përfaqëson kjo forcën reale të grupit që ju e keni akuzuar?

Berisha: Kjo është si puna e cigareve të Ergys Agasit.

Çopjes, bashkëpunëtorit të Suel Çelës, i kanë gjetur 3 miliardë euro të transferuar nga Dubai në bankat Europiane.

A e kuptoni se është një tallje e madhe e Altin Troplinit me shqiptarët dhe faktikisht një mbrojtje që i bën krimit dhe karteleve. E morët vesh besoj, i patë pronat e Troplinëve. Hoteli tek Shkëmbi i Kavajës, nuk u prek përsëri. Kompania e ndërtimit nuk u prek, nuk u prekën asgjë nga ato ‘Todo kafetë’

Nuk u prek asgjë nga investimet në jug.

Altin Troplini është thjeshtë bashkëpunëtor i këtyre organizatave që detyrohet të ndërhyjë vetëm kur vijnë dosje nga jashtë.

A e konstatoni ju të nderuar gazetarë dhe qytetarë, se kjo prokurori nuk vepron kurrë, kundër karteleve të drogës dhe organizatave kriminale, nëqoftëse një shtet nuk sjell dosje.

A doni të ua jap të gjitha me fakte. Nuk ekziston për Altin Troplinin, krimi i organizuar nuk ekziston.

Organizatat kriminale nuk ekzistojnë. Kartelet e drogës nuk ekzistojnë. Sjellin vendet partnere regjistrime për ‘x’, ‘y’ dhe merrem me të.

Po paratë e Arkend Ballës. 2 mln euro. Një rrogëtari në një universitet, që të gjitha nga firma e ortakut në Vlorë, të anëtarit të kartelit në Vlorë, Nexhmi Danaj, vëllait i ish-kryetarit të qarkut, ku ishte menaxher ky.

Këta jo vetëm që nuk hetojnë, po kanë gjetur një mënyrë se si të mbrojnë kartelet e drogës dhe organizatat kriminale.

Bosin, koordinatorin e tyre e marrin gjoja, shkojnë e i sekuestrojnë makina që thuhet se ishin të Elvis Doçit, të Troplinëve. Hajt ta themi se nuk kanë qenë, se nuk mund të flas tani për pronësinë e tyre.

Ky paska qenë krimi i tij.

Skapi është një organizatë kriminale në duart e partisë së krimit, zotëri. Kaq është e vërteta.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale