KONFERENCA E KRYETARIT TE PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT
EKSTAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konference me gazetarët, ka komentuar raportin e World Justice Project për drejtësinë dhe lirinë nëpër botë. Sipas Berishës, ky raport ka konfirmuar dështimin e plotë të drejtësisë sorosiane në Shqipëri.
Gjatë konferencës për mediat, kryetari i PD-së Sali Berisha i ka bërë thirrje BE-së dhe vendeve partnere të Shqipërisë, që të heqin dorë nga mbështetja ndaj kësaj drejtësie të kriminalizuar.
Pikërisht për këtë gjë, Berisha ka publikuar edhe shifrat e raportit të World Justice Report, me shifra, se si gjendja e drejtësisë në Shqipëri ka rënë me dhjetëra shkallë krahasuar me vitin 2015, kur ende nuk ishte bërë reforma sorosiane në drejtësi.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratat e bëra nga diplomatët e huaj se drejtësia në Shqipëri ka probleme, por reforma duhet të vazhdojë, dhe duke cituar edhe ish-ambasadoren Yuri Kim, kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se, kjo e fundit është bashkëautore në grushtin e shtetit që iu bë opozitës.
Në bashkëbisedimin me gazetarët, kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se, personalitet që mbështesin narkoregjimet dhe narkodiktarët bëjnë gabimet më të mëdha të jetës së tyre.
Pak orë para protestës së radhë të mosbindjes civile të opozitës, lideri i opozitës Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin nesër dhe të bashkohen me qëllim që të luftojnë për interesat jetike të tyre.
Duke dhënë përgjigje për deklaratën e tij të para pak ditëve, kur tha se, Monika Kryemadhi duhet të tregoj të vërtetën për 460 mijë eurot që i ka dhënë Ramës, Berisha u shpreh se, ‘si të thuhet se Monika Kryemadh të bëhet e penduara e drejtësisë, ajo duhet të bëhet e penduar tek Nuredin Dumani’.
FJALA E PLOTE:
Mirëdita dhe përshëndetje gazetarëve të pranishëm që ndjekin këtë konferencë dhe qytetarëve shqiptarë që na ndjekin sot në media.
Jam para jush për të theksuar se dështimi i plotë i reformës sorosiane në Shqipëri dhe drejtësisë së re konfirmohet tashmë jo vetëm nga qytetarët dhe opozita shqiptare, nga mediat më prestigjioze ndërkombëtare, por konfirmohet nga institucione think-tanker më të specializuara të fushës.
Kështu, World Justice Project, Projekti i Drejtësisë në Botë, vlerëson një seri treguesish të shtetit ligjor dhe të funksionimit të drejtësisë dhe konstaton një rënie dramatike të këtyre treguesve në vitin 2024, krahasuar me vitin 2015.
Këtu para jush do paraqes me grafiqe këtë rënie.
Kufizimi i pushtetit të qeverisë.
Shqipëria nga vendi i 52-të është ngjitur në shkallaren e tuprit në vendin e 106 për dorën e gjatë të ekzekutivit mbi pushtetet e tjera duke kaluar me disa ende Vietnamin dhe disa diktatura të tjera në botë.
Po kështu për korrupsionin, Shqipëria ngjitet nga vendi i 78 në vendin e 107. Natyrisht në një vend ku korrupsionin e udhëheq kreu i narkoshtetit, nuk mund të ndodhë ndryshe.
Liria e shprehjes ka një rënie dramatike, nga vendi i 65 është vidhisur në vendin e 92.
Sipas këtij raporti, e drejta e protestës dhe aktivizimit publik ka rënë nga pozicioni i 54 që kishte Shqipëria me rreth 48 vende, pra sot renditet në vendin e 102 për kufizim të të drejtës së protestave dhe lirive politike.
Ndryshim dramatik ka pësuar zbatimi i ligjit. Nga vendi i 86 që ndodhej, sot Shqipëria është në vendin e 114.
Por, porsa i përket procesit administrativ, World Justice Project gjen se administrata e narkoshtetit shqiptar është njëra prej 16 administratave më të dobëta të planetit. Shqipëria në vitin 2015 renditej në vendin e 89 dhe është ngjitur në përkeqësim në vendin e 128.
Për të drejtat civile, dhe këtu duhet të ndalem pak, Shqipëria edhe këtu ka një përkeqësim dramatik prej 44 vendesh. Mbante një pozicion në vendin e 55, kurse tani renditet në vendin e 101.
Por dramatike dhe dëshmi flagrante e dështimit të reformës së drejtësisë dhe drejtësisë së re janë treguesit që vijojnë.
Për shembull, mosndërhyrja e qeverisë në vendimet civile, Shqipëria para reformës së drejtësisë ishte në vendin e 65. Pas reformës në drejtësi dhe shndërrimit të drejtësisë në një degë ekzekutivi nga reforma e Xhorxh Sorosit, Shqipëria renditet në vendin e 110. Janë një seri vendesh si Nigeria, Kenia, Tunizia, Bangladeshi, të cilat renditen gjer në 25 vende më mirë se Shqipëria, kurse Kosova fqinje renditet 44 vende më mirë se Shqipëria.
Në drejtësinë penale, Shqipëria renditej në vitin 2015, para reformës së drejtësisë, në vendin e 46. Pas shndërrimit të drejtësisë në degë ekzekutivi, Shqipëria renditet në vendin e 92. Ka humbur pra 46 vende. Ky është një tregues dramatik, kjo është ‘pavarësi’ e mercenarëve të drejtësisë Dumani-Kraja apo fytyra e vërtetë e drejtësisë me Irena Gjokat e saj.
Por jo më pak dramatike është ndërhyrja e qeverisë në drejtësinë penale. Në këtë kuadër, Shqipëria para reformës renditej në vendn e 62, kurse pas reformës sorosiane renditet në vendin e 106, duke pasur kështu shumë vende para, Vietnami, Banladeshin, Tunizinë, Kenian, Nigerinë, etj. Kurse Kosova renditet në këtë kontekst në vendin e 46.











Pra, këto tregues dëshmojnë se drejtësia e re është një drejtësi e munguar për qytetarët shqiptarë.
Është një degë ekzekutivi për narkoshtetin shqiptar.
Ndaj PD i bën thirrje Parlamentit Europian, Komisionit Europian, vendeve partnere të heqin dorë nga çdo mbështetje e kësaj drejtësie të kriminalizuar, të kontrolluar në çdo qelizë të saj nga kreu i narkoshtetit Edi Rama dhe regjimi i tij.
Të angazhojnë Komisionin e Venecias për një rishqyrtim tërësor të këtij sistemi, në mënyrë që
shqiptarëve t’u rikthehet e drejta themelore e një procesi ligjor të drejtë dhe drejtësia të nxirret nga kthetrat e politikës dhe të shndërrohet në një sistem të varur nga ligji.

PYETJE PERGJIGJET ME GAZETARET:
Isa Myzyraj, OraNews: Ju denoncuat atë që ju quajtët dështimin e reformës në drejtësi. Edhe vendet aleate e kanë evidentuar se sigurisht drejtësia në Shqipëri ka probleme, por po i rikthehem asaj që ka thënë ambasadorja fundit e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim; drejtësia do të jetë e avashtë, por e dhimbshme. A është e rrezikshme thirrja jote, për zhbërjen e reformës në drejtësi.
Sali Berisha: Mua më vjen keq që ju citoni korrupto-ambasadoren Juri Kim, e cila, së pari duhet të jemi patriotë, një njeri që u serviri shqiptarëve barin si diktatori Enver hoxha, tregoi një përçmim racist ndaj qytetarëve shqiptarë. Një njeri që quajti heronjtë e fëmijëve tanë, monstra të vërteta që nuk njohin Kushtetutë, nuk njohin Konventë Europiane të të Drejtave të Njeriut, nuk njohin ligjet e vendit përveçse urdhrat e padronit të tyre, që i lëpijnë dhe këpucët dhe çizmet, nuk mund të citohet më në asnjë mënyrë. Ajo është bashkëautore në grushtin e shtetit që iu bë opozitës shqiptare në një rast mbi baza kryekëput korruptive. Besoj se për ju e çdo shqiptar, sot është bërë e qartë se shkaku madhor i shpalljes non-grata të Sali Berishës qëndronte në mbrojtjen nga ai të interesave kombëtare dhe denoncimit nga ai të korrupsionit të narkoqeveritarëve shqiptarë dhe diplomatëve të korruptuar ndërkombëtarë. Besoj se finalizimi i hetimit, ku nxori si akt të korrupsionit pasiv, mercenarët e Skapit nxorën pagesat që ime bijë ka bërë për mua nga burime 100 përqind transparente dhe të deklaruara në organet shtetërore për një vakancë të përbashkët, për një ndërhyrje shëndetësore, apo huaja për një proces gjyqësor ku ajo është palë, dëshmoi fytyrën e vërtetë të mercenarëve të Skapit dhe shkallën e korrupsionit transnacional të atyre që morën pjesë në këtë akt. Kjo drejtësi funksionon për shqiptarët dhe sot shqiptarët kanë drejtësi të munguar, dhe ajo që citoni ju, ka larë duart. Unë i bëj thirrje me këtë rast Departamentit të Drejtësisë të SHBA të ndërmarrë një hetim për rolin e saj në këto procese. I bëj thirrje Departamentit të Drejtësisë së SHBA të ndërpresë çdo ndihmë për struktura të inkriminuara në çdo qelizë dhe të kontrolluara fund e krye nga Edi Rama dhe krimi i organizuar në Shqipëri. Këto që them unë nuk mund të vlerësohen nga ato që thotë dikush tjetër. Ju keni të drejtë të më kërkoni fakte për këto, dhe unë disponoj fakte dhe dokumente zyrtare që janë të padiskutueshme.
Osman Stafa, News24: Që prej vitit 2021, zoti Berisha ka nisur dhe beteja juaj me drejtësinë, duke e anatemuar dhe deklaruar se pas saj është Edi Rama, ku në fakt duhet theksuar se në çdo vizitë të zyrtarëve të lartë të BE-së apo SHBA, ka qenë mbështetje totale ndaj drejtësisë së re. Si e komentoni.
Sali Berisha: Së pari, nuk është e vërtetë që prej vitit 2021, edhe shumë më para, siç mund ta faktojnë me dhjetëra deklarata të miat. Që kur konsensusi i arritur për amendamentet kushtetuese u hodh poshtë për ligjet organike dhe unë kam qëndruar natyrisht nga viti 2021 në një pozicion tjetër, pozicion të ri si kryetar i PD. E kam bërë këtë absolutisht pa asnjë tendencë politike, por sepse konstatova se lufta kundër korrupsionit, krahasuar me vitin 2007-2008, bazuar në të dhënat e DASH, statistikat që janë të shkruara në ato raporte, ajo luftë ra me 300 përqind. Është e vërtetë që u dënua një ministër, por është e vërtetë që gjatë periudhës së PD, ministrat e kishin të ndaluar me ligj ndërhyrjen në prokurime dhe PPP. Së dyti, unë konstatova se Skapi i partisë refuzoi të hetojë dhe të çojë në gjykatë krimet e mëdha elektorale, në të cilat dokumente të pakundërshtueshme faktonin se është i përfshirë Edi Rama dhe një zinxhir zyrtarësh të tjerë dhe kapot e mafies në Durrës, Shkodër, Peshkopi, e me radhë. Për mua, ky ishte akti më armiqësor i këtyre mercenarëve ndaj opozitës shqiptare. Me këtë akt antikushtetues dhe antidemokratik, këta lëpirës të shpifur të narkoregjimit, firmosnin, legjitimonin krimet e shëmtuara elektorale të tij. Bëheshin palë kryesore në fabrikimin e rezultatit të zgjedhjeve. Do vijmë te deklaratat. Janë fatkeqe deklaratat. Por dy gjëra. Së pari, kanë në bazë keqinformimin e atyre të cilët janë thellësisht të implikuar në këtë reformë korruptive unike në planet, të cilën vetë BE nuk e pranoi për vendet e tjera. Të garantoj se diktatura dhe diktatorët kanë pasur në të gjitha kohërat simpatizantë dhe mbështetës edhe në vende të lira. Nuk mund të mohohet në asnjë mënyrë kjo. Por, ata individë, personalitete që mbështesin narkoregjime dhe narkodiktatorë bëjnë gabimin më të madh të jetës së tyre. Sepse ajo mbështetje përdoret fuqishëm kundër lirive dhe të drejtave të qytetarëve të atij vendi.
Osman Stafa, News24: Ditën e nesërme PD ka lajmëruar se në 6 segmente në Shqipëri, për rreth 3 orë. A mendoni se kjo lëvizje e PD për të bllokuar segmentet dhe lëvizjen ndërqytetase të qytetarëve, mund ti kthehet opozitës kundër, meqenëse dhe zgjedhjet janë shumë afër.
Sali Berisha: Këtë akt, këtë vendim të mosbindjes civile, PD, demokratët dhe opozitarët e ndërmarrin si mënyrën e mbështetjes, si mënyrën e fuqisë dhe mbështetjes të interesave, të dinjitetit, të lirisë të çdo qytetari shqiptar që i beson votës së lirë. Që beson se ligji dhe Kushtetuta duhet të funksionojnë. Që beson se Shqipëria pa opozitë është një katastrofë. Që beson se Edi Rama me organizatën e tij kriminale qeveri është vërtetuar tashmë si armiku më i egër i qenies dhe identitetit shqiptar. Do ju njoh tani me statistikën më të fundit të Eurostatit. Eurostat konfirmon se nga viti 2014-2023, Shqipëria është braktisur nga 1.099.734 qytetarë. Është braktisur nga plot 38 qytetarë dhe kjo vetëm në hapësirën e Shengenit. Nëse shton ata që janë larguar në SHBA, të tjerë që kaluan La Manshin me gomone apo shkuan në Lindjen e Mesme dhe vende të tjera, të garantoj që ata që u larguan nga ky regjim janë më shumë se 40 përqind e shqiptarëve. Ndaj edhe ato tre herë kundër regjimit, i ftoj qytetarët të bashkohen në ato protestë sepse po luftojmë pikërisht për interesat më jetike të çdo qytetari shqiptar kundër një regjimi të urryer antishqiptar.
Elda Menga, TCH: Ju e keni bërë të qartë tashmë mbështetjen për aleatin tuaj, Ilir Metën për situatën e tij juridike. Pak ditë më parë i kërkuar Monika Kryemadhit ti tregojë shqiptarëve se cili është peshku i madh dhe të informojë se në cilin rast; i ka dorëzuar Edi Ramës, 460 mijë euro. A është kjo një thirrje ndaj Monika Kryemadhit që të bëhet bashkëpunëtore e drejtësisë.
Sali Berisha: Pyetja është komplekse. Së pari, për Ilir Metën. Theksoj se brutaliteti, prita dhe brutaliteti i urdhëruar nga Edi Rama i aplikuar ndaj Ilir Metës do të mbetet akti më kriminal, më i turpshëm, më antikushtetues në historinë e këtij vendi. Akt, të cilin nuk e gjeni dot, mjerisht, as në analet e diktatorit Hoxha. Së dyti, nuk mbroj asnjë akt korruptiv të asnjë njeriu. Por, ua them unë ju këtu, të mos paraqesësh dot asnjë fakt dhe ta kesh pasur Kastriot Ismailin 4 apo 6 vite në burg, të kesh përdorur të gjitha metodat për t’i marrë dëshmi kundër Ilir Metës dhe ai nuk ka pohuar asgjë, atëherë më thoni ju mua, cili është ai njeri që mund të besojë deklaratat e tjera, kur personit për të cilin ky akuzohet, i ishte ofruar lirimi i menjëhershëm nëse do pohonte gjënë më të vogël. E kuptoni ju se çfarë drejtësie është kjo? Çfarë turp-drejtësie është kjo? Të akuzosh Ilir Metën se ke porositur një shtëpi te një biznesmen dhe i ke marrë përsipër për të votuar një ligj, në një kohë që mercenar Dumani thotë se ke anuluar blerjen e shtëpisë, por thotë se ligjin e ke kaluar. Duhet të kesh atë fytyrë që kanë, të shkruar në këtë mënyrë para shqiptarëve. Ligjin nuk e kalon Ilir Meta me 20 deputetë, ligjet i kalon Edi Rama me 67 deputetë që kishte. Ligji, për të cilin Dumani pafytyrësisht akuzon Metën se u kalua, në fjalimin panagjerik të Edi Ramës në parlament për këtë ligj ju do gjeni superlativat më të rralla për një ligj. Çfarë fytyre kanë këta njerëz që këndej akuzojnë se kalove ligjin, kur e dinë se ligji nuk kalon me 20 deputetë, dhe nuk guxojnë të thërrasin Edi Ramën që kaloi të njëjtin ligj. A nuk është kjo një turp-drejtësi? Tani, vijmë tek rasti i zonjës Kryemadhi. Zonja Kryemadhi është një politikane që në rininë e saj. Politikani ka për gjykatës publikun në radhë të parë, asnjë nuk qëndron mbi ligjin, por personalisht ndjej se çdo politikan duhet të qëndrojë transparent dhe të bëjë transparencë para së gjithash publikut, aty është detyrimi. A e kuptoni ju se Altin Dumani është ndoshta më kriminel se Nuredini? Sepse Nuredini ka kryer vrasje, po i ka pohuar ato, i ka rrëfyer aty, i ka treguar ato. Kurse Dumani është një mashtrues ordiner, një njeri që fsheh krimet, që përdor krimet për pengmarrje, që zbaton urdhrat të atyre që e kanë marrë peng. Nuk mund të imagjinohen gjëra të tilla. Pra, çdo politikan, çdo qytetar duhet të qëndrojë me transparencë para kësaj drejtësie të inkriminuar në çdo qelizë, siç fakton ky studim. Lexoni pak kush është në bordin e World Justice Project. Nuk ka asnjë lidhje opozita shqiptare me të. Pra, ju bëni fjalë për drejtësi. Këtu nuk ka drejtësi, ka padrejtësi. Krahas Nuredinit duhet të ishte edhe Altini aty me qëndrimin që mban ndaj krimit, me dosjet që mbyll.
Elda Menga, TCH: Prap unë nuk mora një përgjigje konkretisht nga ju. A po i kërkoni Monika Kryemadhit të kthehet në një të penduar të drejtësisë, apo pranoni që deklarata juaj, ishte një lapsus.
Sali Berisha: Tani, do na falni pak, por unë përgjigje nuk mund të jepja se sa të krahasoja Altinin me Nuredinin. Çka nënkuptoja se për mua ishte njëlloj si të më thoshin se a duhet të bëhet e penduar Monika Kryemadhi tek Nuredin Dumani. Këtë nuk mund të ma thuash dhe unë nuk mund t’ia them kujt këtë.
Elda Menga, TCH: Në të shkuarën Ilir Meta ju ka ndihmuar dy herë duke strehuar kandidatët tuaj, për shkak të situatës me vulën dhe logon e PD në zgjedhjet lokale. Tashmë që Ilir Meta është në burg dhe situatë të vështirë politike, do të ja ktheni dhe ju nderin në një farë mënyre dhe duke i siguruar vende të sigurta për kandidatët e tij në zgjedhje.
Sali Berisha: Çështja e koalicionit është një çështje e hapur. PD qëndron e hapur ndaj aleatëve të vet. Partia e Lirisë është një parti aleate. Ilir Meta është një i burgosur politik. Siç e dini ju, Edi Rama urdhëroi pusinë ndaj tij, çoi bastardin e familjes Hoxha për të qenë i sigurt. Për herë të parë në histori, rendi ka dy policë në krye. Proda është një eksponent i krimit, mbiemër të dytë meriton Shullazi me të dhëna të implikimit të thellë. Dhe nuk mjaftoi ky, po u mor një nga specialistët më të mëdhenj të gjobëvënies në rrugë, ish-famoz për policët rrugorë që gjobiste, u bë ministër. A e kuptoni ju se çfarë degradimi të tmerrshëm, prandaj dhe Shqipëria në funksionimin e administratës renditet në 14 vendet me administratë më të papërshtatshme në planet. World Justice Project i ka bërë autopsinë narkoregjimit të Edi Ramës.
Elda Menga, TCH: Cili do të jetë koordinatori i PD-së, për diasporën?
Sali Berisha: Do ta përcaktojmë këto ditë. Ju falënderoj për këtë, keni të drejtë, do të përcaktohet këto ditë. Puna ka filluar, takimet për këtë qëllim kanë filluar në SHBA, në vende të tjera.
***
Para se të mbyll këtë takim, dua të shpreh mirënjohjen time më të pakufishme ndaj diasporës shqiptare në SHBA, e cila me guximin e saj i rezervoi narkodiktatorit Ediskobar pritjen që meritonte. Demonstrata të atilla, ta dinë shqiptarët se ju jeni gjeneratë e re, diaspora ka organizuar kundër përfaqësuesve të regjimit komunist në OKB. Kundër përfaqësuesve të Beogradit në OKB. Në nderin e tyre më të madh, organizoi kundër Pashiqit të shqiptarëve në Tiranë, kundër një tradhtari të kombit që po zbraz Shqipërinë sa asnjë pushtues tjetër. Kundër një kryehajduti që vetëm në udhëtimin e fundit mund të ketë shpenzuar ndoshta edhe sa janë pensionet e mijëra pensionistëve. Vetëm një karrige thuhet se kushtonte 3 pensione e gjysëm, pa llogaritur reklamat që sipas disa burimeve kushtonin 150 dollarë për 15 sekonda dhe u mbajt aty në atë kullë 2 ose 3 ditë. Shumat marramendëse, udhëtimet e zyrtarëve nga Tirana për të mbushur atë sallë, më e kushtueshmja. Mos harroni një gjë, se luksi i Edi Ramës në udhëtime është përçmimi dhe përbuzja më e madhe që u bën të paktën 46 përqind të shqiptarëve të kërcënuar nga varfëria. A nuk e denoncoi ish-bashkëjetuesve e McGonigalit se darkonin në restorantin më të kushtueshëm të Nju Jorkut me të paktën 10 mijë dollarë darkën. A e patë se si kishte zënë karriget e para basketbollisti i pankinës se tani mendon se do shitet se ka qenë gjë. Pra, mirënjohje, mirënjohje, mirënjohje.
Diktatura të ardhme nuk ka. Me datën 29, shqiptarët të gjithë në protestë.