Berisha publikon skandalin: Skapi i partisë fshehu dokumentin që tregonte se Edi Rama ndryshoi destinacionin e zonës. Mercenarët skapistë duan t’ia veshin Berishës në vitin 2013, firmën që Edi Rama kishte hedhur në vitin 2008

KONFERENCA ME GAZETARËT E KREUT TË PD-së, SALI BERISHA

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një bashkëbisedim me gazetarët ka akuzuar SPAK se, kanë shkuar deri aty sa të shpallin Sali Berishën kryetar të Bashkisë së Tiranës vetëm e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën. Berisha ka paraqitur dokumentet e firmosura nga Edi Rama, gjatë kohës që ai ishte kryebashkiak i Tiranës, në vitet 2005-2008.

Gjatë konferencës me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar SPAK se, ka fshehur dokumentin ku tregon se Edi Rama është njeriu që ka ndryshuar destinacionin e zonës tek ish-kompleksiteti i Partizani. Berisha tha se, sipas Skapit, kjo u realizua nga miratimi në KRTRSH e Republikës 6 muaj më pas, më datën 21.11.2006 me firmën e Sali Berishës.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët ka paraqitur edhe një tjetër dokument që është fshehur nga SPAK. Sipas Berishës, Edi Rama ka ndryshuar destinacionin e zonës së ish-kompleksit pa kërkesën pronarëve apo nga ndonjë prej institucioneve.

Kreu i PD në bashkëbisedimin e tij me gazetarët është shprehur se  dokumentin e firmosur për ndryshimin e destinacionit të kësaj zone nga zonë sportive në zonë urbane me shfrytëzim me intensitet të lartë e ka bërë vetë Edi Rama.

Më tej Berisha theksoi se hetuesit e SPAK nuk guxojnë për shkak të metamorfozës që kanë pësuar, t’i bëjnë një pyetje të vetme Edi Ramës. Të marrin në ndjekje penale Edi Ramën për vendimet e tij në kundërshtim flagrant me Kushtetutën.

FJALA E PLOTE:

Mercenarët e prokurorisë politike private të Edi Ramës, në mungesë të plotë të veprës penale, faktit penal, për të mbuluar krimet e veta dhe të padronit të tyre, Edi Rama, që fshehin në piramidën e tyre të mashtrimit, padinë e tyre politike në 500 faqe të saj, e bazojnë fund e krye në mashtrime, manipulime, falsifikime dhe fshehje të dokumenteve zyrtare dhe përpjekje për të rrëzuar ligjet me dëshmitarë të rreme, shpalljen e bamirësisë, sevapit, vepër penale dhe po kështu shpalljen  ryshfet të marrë nga Sali Berisha sipas tyre, sponsorizimin nga Fatmir Bektashi të Ministrisë së Kulturës për udhëtimin e dy këngëtarëve.

Sot jam këtu për të faktuar me dokumente se si mercenaret e SPAK-ut pasi nuk kanë gjetur asnjë shkelje të vetme ligjore dhe asnjë dokument të firmosur nga Sali Berisha në dhjetëra e dhjetëra dokumente të procesit të njohjes, kthimit dhe parablerjes nga pronarët legjitimë të pronës në klubin Partizani, pasi nuk kanë gjetur asnjë dëshmitar që të pohojë se Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi kanë bërë ndërhyrjen më të vogël në këtë proces, dhe për të mbrojtur Edi Ramen nga një abuzim i padëgjuar, kanë bërë në piramidën e tyre të mashtrimit, atë që nuk mund ta imagjinojë njeri.

Këto qenie të shpifura shkojnë deri aty sa të shpallin Sali Berishën kryetar të Bashkisë së Tiranës vetëm e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën, duke dëshmuar me këtë metamorfozën e tyre, më të cilën janë denatyruar, shndërruar në qenie mjerane dhe kthyer në leckën ku fshin këmbët e pista Edi Rama, unë ju ftoj të lexoni për këtë mashtrim të tyre faqet 5 dhe 6 të akuzës të piramidës së tyre të mashtrimit lidhur me ndryshimin e destinacionit të zonës sportive në zonë banimi.

Në këtë piramidë ata shkruajnë: Ndryshimi i destinacionit të zonës sportive në zonë banimi.

Kërkesat e shtetasit Fatmir Bektashi për objektivat që kërkon të arrijë nëpërmjet pushtetit të shtetasit Sali Berisha, e konkretisht ndryshimi i destinacionit të zonës sportive në zonë banimi, përkundrejt përfitimit që ai do të japë si ryshfet mitë, lexohen në aktet e lidhura me shtetasin Jamarbër Malltezi.

Më poshtë, këta falsifikatorë dhe mashtrues shkruajnë se me datë 22.05.2006, pala pronare e përfaqësuar nga Jamarbër Malltezi lidhi kontrate me kompaninë Kontakt ku kompania mori përsipër ndërrimin e destinacionit.

Sipas Skapit, kjo u realizua nga miratimi në KRTRSH e Republikës 6 muaj më pas, më datën 21.11.2006 me firmën e Sali Berishës.

Por çfarë fshehin këto qenie mjerane për vitin 2006, që janë të gatshëm të pështyjnë mbi surratin e vet?

Ata fshehin:

1. Qeniet mjerane të denatyruara nga krimi, Dumani i pyetjes 1 milion, Kraja i policisë sekret hoxhiste, vilave dhe ndërtimeve, Melonai, ndrikulla e bandës së Elbasanit, FSHEHIN dokumentin zyrtar që e kanë në dosje, në të cilin del se jo Sali Berisha, por është Edi Rama që ndryshoi destinacionin e zonës nga zonë sportive ne zone urbane ndërtimi 5 muaj më herët nga sa pretendon Skapi i partisë, konkretisht me datë 08.06.2006 dhe ky është dokumenti numër 1. Ky është vendimi i KRRT-së me firmën e Edi Ramës, të cilin skapistët e paraqesin si vendim të Sali Berishës, në të cilin në datën është ndryshuar destinacioni nga zonë sportive në zonë ndërtimi.

2. FSHEHIN dokumentin zyrtar që fakton se ky ndryshim destinacioni ishte vendosur me 12.05.2006 me vendim të Këshillit Teknik të KRRT, i cili përbëhej nga 10 drejtorë të Edi Ramës dhe ajo që ishte më e veçanta e këtij vendi, ishte se ai është marrë pas asnjë kërkese të pronarëve të tokës dhe të institucioneve që administronin klubin Partizani. Ky vendim është marrë 10 ditë përpara se pronaret e tokës të lidhnin kontratë me kompaninë e ndërtimit.

Mbi bazën e këtij ndryshimi destinacioni, Edi Rama përmes Këshillit Teknik të Bashkisë përcaktonte se cila çështje hynte në rendin e ditës të KRRT

Pra, destinacionin e ndryshoi Edi Rama me datën 12.5.2006 në Këshillin Tektik të Bashkisë së Tiranës dhe pastaj 10 ditë më vonë në Këshillin e Rregullimit të Territorit, të kryesuar jo nga Sali Berisha, por nga Edi Rama.

Me këtë rast ftoj çdo shqiptar, çdo qytetar, pavarësisht nga bindjet e tij politike, të shtrojmë disa pyetje.

Së pari, çfarë e detyroi Edi Ramën të ndryshojë destinacionin nga zonë sportive në zonë urbane, pa asnjë kërkesë nga pronarët, por dhe pa asnjë kërkesë apo miratim paraprak të institucioneve që administronin dhe kishin në inventar zonën.

Kurrë një kryetar bashkie nuk mund të merrte një vendim të tillë duke shkelur çdo ligji te vendit.

Prapa këtij akti të pashembullt qëndrojnë interesa mafioze plaçkitëse të Edi Rames dhe rrethit të tij fare të ngushtë.

Tani ju ftoj, lidhur me këtë, të shtrojmë pyetjen tjetër?

A duhej pyetur, për llogari dhe leverdi të kujt vendos ndryshimin e destinacionit nga zonës sportive në zonë urbane Edi Rama, pa miratimin e institucioneve shtetërorë që kishin në administrim apo në inventar këtë zonë?

Për llogari dhe leverdi të kujt vendosi Edi Rama të ndryshojë destinacionin e zonës pa asnjë kërkesë nga pronarët?

Çfarë halli i madh i shtyn mjeranët si Dumani i pyetjes 1 milionëshe, ndërtimtarin Kraja, ndrikullën e bandës së Elbasanit, Millonai të gënjejnë kaq trashë, të poshtërohen dhe të fshehin dokumente zyrtare që tregojnë të kundërtën e atyre që ata shkruajnë?

Edi Rama solli 6 muaj pas miratimit në KRRT, solli në KRTRSH për për të miratuar ex-lege këtë projekt me shumë të tjera! Shtoj këtu se Kushtetuta dhe Karta e Autonomisë Rajonale dhe lokale të Kongresit te Autoriteteve Vendore të Këshillit të Europës nuk lejoi ndërhyrjen e KRTRSH në vendimet e KRRT. Ndërhyrja e bërë për nyjën e Zogut të Zi, kishte skaduar aktin normativ. Një muaj pas firmosje të këtij projekti të sjellë nga Edi Rama, Gjykata Kushtetuese ndaloi çdo ndërhyrje të ekzekutivit në kompetencat urbanistike të qeverive vendore.

Shtoj këtu se Edi Rama miratoi lejen e sheshit të ndërtimit me vendimin e KRRT nr. 136 date 29.12.2007.

Më tej, mercenarët skapistë shkruajnë se zoti Bektashi në kontratat me familjet pronare në vitet 2007 dhe 2008, mori përsipër ndryshimin e destinacionit të gjithë zonës së madhe dhe se këtë e realizoi Berisha, dëgjojeni mirë, në vitin 2013! Pra, Berisha e realizoi 6 vjet më vonë!

Njerëz, të cilëve lidhjet me krimin u kanë zhdukur çdo grimcë dinjiteti njerëzor, mund të shkruajnë një gjë të tillë.

Sepse këta kanë pasur në dosje dhe e kanë cituar vendimin e dhjetorit të vitit 2006, i cili nuk lejonte në mënyrë kategorike ndërhyrjen e qeverisë në asnjë nga projektet e qeverive vendore.

Gjykata, për hir të së vërtetës, në përputhje me Kushtetutën, vendoste se kjo çështje i përket vetëm gjykatave dhe jo ekzekutivit.

Ja këtu tek kemi dokumentin e firmosur nga Edi Rama në vitin 2008, për zonën e madhe, ndryshimin e destinacionit të kësaj zone nga zonë sportive në zonë urbane me shfrytëzim me intensitet të lartë.

Ja ku i keni firmat e 12 drejtorëve të Edi Ramës në vitin 2008, për ndryshimin e destinacionit të kësaj zone. Miratimin e studimit të studios zvicerane UrbaPlan. Ja ku keni edhe hartën, e cila ka firmën jo të Sali Berishës, por të Edi Ramës.

Pra, po të hapim aty keni zonën U12, e cila është zona që i ndryshohet destinacioni, zona e madhe.

Kështu që, në mënyrë që Altin Dumani, autori i pyetjes 1 milionëshe, që amniston vrasjet, i denoncuari Ymer Lala nga dëshmitari i drejtësisë, Altin Dumani nuk guxon…

Këta monstra të fëmijëve tanë, që kanë shndërruar Skapin, që kanë ndezur në Skap një luftë të egër çnjerëzore ndaj njëri-tjetrit, që kalojnë nga institicioni në institucion si hiena, me dokumente zyrtare të palejueshmne, me regjistrime telefonash, etj, për t’i mobilizuar në favor të vendimeve apo qëndrimeve të tyre, këta nuk kanë Kushtetutë, nuk kanë moral, ndaj dhe zbatojnë verbërisht porositë e Edi Ramës.

Por jo vetëm të Edi Ramës, por edhe të diplomatëve të korruptuar, McGonigalë me fustan dhe pantallona, të cilët shqiptarët tashmë i njohin mirë.

Ata nuk guxojnë për shkak të metamorfozës që kanë pësuar, t’i bëjnë një pyetje të vetme Edi Ramës. Të marrin në ndjekje penale Edi Ramën për vendimet e tij në kundërshtim flagrant me Kushtetutën.

Por mendojnë se mund t’i shesin si të vërteta mashtrimet e tyre në piramidën e turpit që kanë paraqitur kundër Sali Berishës.

Të dashur miq, unë paraqita para jush sot këtë aspekt që është njëri nga më flagrantët.

Por natyrisht me ju dhe poara jush do të shemb të gjithë piramidën e mashtrimit dhe të nxjerr siç është fytyrën e vërtetë të Edi Ramës dhe mercenarëve të tij të drejtësisë së re, të drejtësisë së Xhorxh Sorosit në Skapin e partisë.

PYETJE PERGJIGJET ME GAZETARET:

Osman Stafa, News24: E para lidhet me dosjen e SPAK, dhe do të ndalesha konkretisht në një pjesë që familja Malltezi, dhëndërri dhe vajza juaj, kanë përballuar shpenzimet tuaja nga viti 2014 deri në 2024, shpenzime të deklaruara si shpenzime për avokatët për çështjet non grata, shpenzime shëndetësore tuaja dhe zonjës tuaj dhe në jë rast, pushimet. Keni ndonjë koment për këtë?

Sali Berisha: Të faleminderit për pyetjen. Së pari, po i ndajmë pak. Shpenzimet për kujdesin shëndetësor. Sali Berisha ka kursimet e veta, të deklaruara qindarkë për qindarkë në ILDKPI. Nuk është marrë kurrë me administrimin e tyre, edhe të miat edhe të Lilit, i administron vajza jonë, Argita Malltezi.

Lidhur me shërbimet shëndetësore. Po ju rrëfej një sekret. Në të gjitha rastet në mënyrë absolute ajo ka marrë një porosi nga unë; këto shpenzime do ti marrësh nga kursimet e mi. Ajo nuk e ka zbatuar këtë porosi. Ajo ka gjykuar se këto shpenzime ti përballojë me kursimet e saj. Dhe unë i jam shumë mirënjohës për këtë, asaj, Abit dhe cilido që ka kontribuar. Ne jemi një familje me solidaritet të madh familjar, si çdo familje shqiptare. Unë nuk mund të them se do ta shtyja më tutje këtë problem, me fëmijët e mi.

Përsa i përket pagesave për avoketërit. Ato janë pagesa të cilat janë bërë ashtu siç thua ti, po duhet të kuptoni një gjë: janë të gjitha hua të 4 personave që janë në procesin e shpalljes ‘non grata’ nga lotimi korruptiv i Edi Ramës, Xhorxh Soros, McGonigal dhe jo vetëm, pranë sekretarit të Shtetit, Blinken.

Lidhur me ndonjë transferentë që ka bërë Jamarbër Malltezi, me porosi të Argita Malltezit, e cila nuk ka qenë në Shqipëri, ata i kanë zgjidhur problemin fill mbrapa dhe është çdo gjë në këtë kuadër. Pra nuk ka në mënyrë absolute asnjë shkelje ligjore.

 Dhe ata që mendojnë se, është ryshfet solidariteti familjar, ata nuk kanë familje, nuk dinë çfarë është familja. Ata edhe po të jenë prind, por prindër nuk janë. Ata mund të jenë nëna, baballarë, por të tillë se meritojnë. Solidariteti familjar, është solidaritet. E rëndësishmja është kjo; nga vijnë këta para? Dhe Argita e Jamarbër Malltezi i kanë të gjitha të deklaruara qindarkë për qindarkë në ILDKPI. Aq të deklaruara dhe të sakta i ka, sa mercenarët e Skapit duke mos pasur këkund të kapen, shkojnë e nxjerrin transaksione të 30 viteve më parë, mes Abi Malltezit që në atë kohë merrje me real estate dhe biznesmenit Damir Fazlliq. Dhe vetëm e vetëm për të krijuar lajme në media, për një akt 100% normal. Pa asnjë lidhje me klubin Partizanit dhe asgjë. Por qeniet monstra të fëmijëve tanë, qenie mjerane të Skapit, pasi kanë shitur çdo të vetes së tyre, janë të aftë të shkruajnë dhe bëjnë gjithçka.

Osman Stafa, News24: Pyetja tjetër ka të bëjë me PD. Do të rikthehem pak në kohë në momentin që jeni shpallur ‘non grata’ në lidhje me përfshirjen e PD në betejën tuaj dhe keni deklaruar se janë të ndara. Ndërkohë që ju tani jeni kryetar i PD dhe është çështje e pandarë e PD, përsa kohë jeni kryetar i saj. A mendoni ju z. Berisha se çështja juaj me drejtësinë, pra SPAK, me SHBA-në, me Britaninë e Madhe s’fokuson misionin e PD për zgjedhjet e vitit 2025.

Sali Berisha: Absolutisht qëndron diçka ndryshe. Pse? Kur unë kam deklaruar se nuk përzihet PD me këto dhe është shumë e vërtetë, e kam deklaruar në atë kohë kur unë padita në gjykatën e Parisit, Antony Blinken dhe vazhdoja përpjekjet e mia për të bërë transparencë pa asnjë angazhim të partisë.

Por kur Xhorxh Soros dhe mafia ndërkombëtare kërkoi që Sali Berisha të mos ishte në parlament, atëherë Sali Berisha doli në shesh për të mbrojtur sovranitetin e Shqipërisë. Të garantoj se unë isha më komod kur unë mbroja veten time, por nuk ishte ky më problem. Problem ishte se për shkak të dështimit për të patur një fakt të vetëm, ata që dezinjuan Sali Berishën për ti dhënë një goditje opozitës shqiptare në emër të Xhorxh Sorosit dhe për të ndihmuar mafian shqiptare, Edi Ramën, ata pastaj donin të rëndonin politikisht dhe unë u thashë ja ku jam, këtu jam. Dhe ndërmora procese që unë ndërmora, nuk i ndërmora për vete unë ato, por për ti thënë cilido mbi tokë se shqiptarët vendosin vetë dhe nuk vendosni ju. Nuk mund të caktoni ju kush është kryetari i partisë opozitare që përmbysi komunizmin, kurrë. Nuk mund të caktoni ju atë.

PD është një partnere besnike e vlerave që ndan me SHBA, Britaninë e Madhe, vendeve perëndimore, por kurrë me mafian e këtyre vendeve, harroje këtë. Kjo është e vërteta.

Do të thuash ti, se si po ecën? Po ecën, nuk them se po ecën me vrap, por qerrja po ecën. Një gjë të garantoj se, kurrë, deri në ditën e fundit të jetës time nuk do të mund ti caktojë kush kryetarin kësaj partie dhe të shkelmojë mbi demokratët shqiptarë.

Enkel Xhangolli, Klan News: Ju bëtë një lloj analize kundër akuzave që janë ngritur ndaj jush. Ndërkohë që ju jepni këto përgjigje, a mendoni se PD dhe ju vetë keni rënë në atë kurth që ju thoni se është politik, përsa i përket këtyre akuzave. Pak ditë më parë Edi Rama bëri një lloj projektimi përsa i përket zgjedhjeve të ardhshme, duke thënë se PD do të marrë më pak mandate se në 1997. Po PD, ju vetë a keni një projeksion se si e shikoni rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme.

Sali Berisha: Takimin e parë për rithemelimin unë ju thashë shqiptarëve se i kisha deklaruar Lulzim Bashës, më mirë qiri i fikur, se qiri i fëlliqur. Dhe ky është një parim i lashtë, por një parim që shpreh betejën e njeriut për dinjitet, dinjitet njerëzor dhe dinjitet kombëtar. Por një gjë dua të ju garantoj se shtylla më kryesore e sovraniteti të brendshëm të një vendi është ekzistenca e një opozite të pavarur, ose të varur në kushtetutë.

Përsa i përket asaj që thoni, besoj se është e qartë si drita e diellit se një vend që arreston, mban në arrest shtëpie, pa akuzë, 9 muaj liderin e opozitës, kundërshtari i tij ka probleme të mëdha, ka frikë dhe tmerr prej tij, se nuk i fiton dot zgjedhjet dhe se me firmat e tij, fap, fap, fap e paf, paf, paf, ka kryer një zinxhir krimesh të mëdha, për të cilat nuk do të ketë amnisti. Pra gjithçka është politike.

Ka marrë fund koha kur opozita shkonte pas berihajit, jo, opozita qëndron. Do të nisë betejën për qeveri teknike, në të drejtën më kushtetuese më ligjore të saj, për të rikthyer votën e lirë shqiptarëve. Të garantoj se në çdo zgjedhje të lirë, Edi Rama do të marrë ato që mori Ramiz Aliaj në vitin 1992 dhe asnjë votë më shumë. Në çdo zgjedhje të lirë.

Mos besoni pollet, në të gjitha pollet në diktaturë, narkodiktatura, diktatori i ka në qiell treguesit. Në 1992, partia e krimit, PS-ja para zgjedhjeve ishte 26 pikë sipas Gallupit, para Partisë Demokratike, prandaj dhe ne qëndrojmë për qeveri teknike dhe zgjedhje të ndershme.

Isa Myzyraj, Ora News: Ju personalisht, por edhe eksponent të lartë të PD i drejtojnë gishtin strukturës së posaçme anti-korrupsion si një organizatë kriminale, por ndërkohë që SPAK ka mbështetje e aleatëve strategjikë të SHBA dhe BE. Krahas deklaratave tuaja a ka PD dhe ju një plan noshta për të ndërgjegjësuar faktorin ndërkombëtar dhe të mos të ngelet në deklarata publike. A ka një plan konkret, por edhe lobime për t’i bindur faktorët ndërkombëtarë që SPAK sipas jush është i kapur politikisht?

Sali Berisha: Faktori ndërkombëtar ka investuar në mënyrë të jashtëzakonshme, por ka dështuar në mënyrë ekzemplare. Por nuk kam asnjë dyshim se kancelaritë në nivele kancelarish dhe jo nivele përfaqësuesish, se përfaqësuesit ishin kokë e xhep të korruptuar. Imagjino Vlahutinin ti tani, që mori mëqafë edhe shefin e OLAF, apo ekuivalentin e tij të SHBA-ve, mos ta ngatërrojmë me qeverinë këtë. Ata kishin qëllim t’i jepnin Shqipërisë një sistem drejtësie të pavarur. Dhe këtu unë nuk mund të dyshoj kurrë se ata kishin qëllim ta linin Shqipërinë pa drejtësi. Sot më thuaj mua. Një popull që duhet të presë 14 vjet për një vendim të çështjes civile dhe 10 vjet për çështje penale. Ka drejtësi ky apo jo, më thuaj mua?

Një institucion që sillet në kundërshti me çdo ligj, normë kushtetuese, që fsheh çdo krim. A do të të numëroj me dhjetëra krime që flen në SPAK të fshehura nga Altin Dumani dhe prokurorët e tij? Ai që fsheh krimin, ai është më kriminel se sa krimineli që e ka kryer atë. E thotë ai, është e njohur. Indiferenti ndaj krimit është më kriminel se autori i krimit. Altin Dumani i ka bërë 19 pyetje Ymer Lalës të akuzuar për vrasje nga dëshmitari i tij. Më thuaj pak, e pyeti e ke vrarë apo nuk e ke vrarë filanin? Altin Dumani përdor regjistrimet. Prit, prit. Rrjedhë rregjistrimesh top sekret për të luftuar kundërshtarët e tij.  A do të të jap një shembull unë ty? Ka sjellë qeveria greke të gjithë dokumentacionin për Irena Gjokën, e ka sjellë dy herë. Altin Dumani e mban në sirtar, ajo duhet ta kishte vendin në burg, por mbahet aty për shkak të Sali Berishës.

Do të të them gjëra të tjera plot? Është politikan i afërt me Edi Ramën i planifikuar për t’u vrarë. S’është i afërt mbi Sali Berishën, flihet mbi dosje, nuk bëhet asgjë. Po Kraja që mbante dosjet e inceneratorëve për bashkitë duke patur dy krahët e Erion Veliajt, dy njerëzit e tij të familjes. Po Mellonai? Mos më shty më tutje me fol se nuk ka nevojë.

Pra, po një gjë të them për ta mbyllur. Pavarësisht nga lobimi që bëjnë, elementë të caktuar të korruptuar që i kanë futur duart e tyre të zeza në këtë reformë në qeverinë amerikane, në qeverinë gjermane, në përfaqësues të tyre ka njerëz  të cilët u thonë të vërtetën. U thonë të vërtetën se Altin Dumani mbyll dosjet më të mëdha, vjedhjet e shekullit. Mbyll çdo dosje që i thotë Edi Rama. Ata e dinë mirë se Engjëll Agaçi, Vlora Hyseni, po po, edhe Vlora Hyseni e cila tani përpiqet të bëjë diversion në Kosovë, përcjellin veshjen e tij, direktivat dhe udhëzimet e Edi Ramës. Po ja ku jemi, jemi për t’i thënë, për të denoncuar. Interesi publik kërkon që ne të bëjmë detyrën tonë.

Isa Myzyraj, Ora News: A ka dorë në dosjen tuaj z. Berisha. Prokurorët janë të pavarur në hetimin e dosjes, dhe shumica e artikulimit tuaj publik në fakt është kundër z.Dumani, kreu i Prokurorisë së Posaçme. Pse është ky sulm i orientuar ndaj personit Altin Dumani, ku në dosjen Partizani nuk ka bërë hetim, dhe prokurorët Kraja dhe Mellonai janë tërësisht të pavarur?

Sali Berisha: Faleminderit për pyetjen. Titullari i institucionit nuk është robot. Titullari i institucionit është përgjegjës për atë që firmos. Nuk ka titullar në botë që mund të firmosë në kundërshti me ligjin. Këtë ta dish. Është një ligj universal. Për hir të së vërtetës, jo vetëm në vende të lira, por edhe në vende jo të lira, i cili thotë nuk mund të pranosh dhe të zbatosh urdhra në kundërshti me ligjin. Tani e lëmë mënjanë këtë.

Altin Dumani ka faktuar se është shkatërrues i hetimeve të inceneratorit të Tiranës. Se me angazhimin direkt të Edi Ramës dhe Linda Ramës lëshoi mandat arresti për Arben Ahmetajn. Unë nuk hyj në detaje, por njeriu ka një ndërgjegje njerëzore apo jo? Dhe kjo ndërgjegje njerëzore thotë se të arrestosh një njeri që e ka kundërshtuar 4 herë këtë projekt dhe që nuk është autoritet kontraktues dhe të lesh të lirë Erion Veliajn, që me shkrim ka mashtruar për Këshillin Bashkiak Këshillit e Territorit. Të mos guxosh të pyesësh Edi Ramën që në kundërshti me ligjet i ka dhënë 8% bonus kompanisë së tyre. Më thuaj mua pak?

Të mos hetosh afera Alabar, kur shqiptarët tani në fund del se do gjobiten me 1.3 mld euro vetëm për ndërtimin e portit të Porto Romanos. Altin Dumani është bërë mburojë kryesore e megaaferave të tmerrshme. Çfarë i tha Altin Dumani parlamentit, ju lutem. Gjë që nuk e kisha dëgjuar kurrë. Epo janë të komplikuara, krime intelektuale. Nuk ka hajdut intelektual. Hajduti është hajdut. Ai që vjedh, ai është një kriminel. E çfarë paska të vështirë në dosjen e inceneratorëve? Çfarë paska të vështirë në dosjen e Olsi Ramës që i jep vëllait 38 mijë m2 tokë të pronarëve Edi Rama? Çfarë paska të vështirë në dosje e Karlo Bolinos që i bën 4 personale brenda 6 muajve Edi Rama.

Kujt do t’i shitet ai si i pavarur, më thuaj pak a i mban peng?  Pyete pak Dumanin, mos i ke marrë ndonjë çantë Ulsi Manjës? Pyete njëherë, s’e unë këtë se di mirë. Po, Louis Vuitton.

Ai që thotë se kur një vendim, apo dy vendime gjykate, nuk ka rëndësi Kushtetuta kur janë vendimet e gjykatës, ai nuk ka ligj, nuk ka Kushtetutë, nuk ka moral. Ai është një mercenar i shpërfytyruar, i rrezikshëm që meriton të ndëshkohet me të gjitha forcat e ligjeve. Kjo është, ndaj edhe nuk e kisha dëgjuar kurrë këtë.

Ky është formimi i tij, sigurisht sepse fsheh Altin Dumani.  

Shko e pyete ti, në 2016 ke deklaruar 3 banesa zotëri, si bëhen me rrogë shteti tre banesa më trego pak? Absolutisht kurrë, kurrë! Nga i gjete ato?

Pra, nuk mund të pranojmë atë për të pafajshëm, ai është kryefajtori i Skapit sot. Një sqarim nga pyetja e parë. Nuk ka pagesa nga Abi Malltezi. Hua mund të ketë, dhe ajo është shlyer. Të ardhurat e Jamarbër Malltezit janë nga trashëgimia dhe zhvillimi i pronave të trashëguara. Pavarësisht çfarë pretendojnë qeniet e denatyruara të Skapit, pasuria nga trashëgimia sipas nenit 177 të kodit të familjes është vetjake dhe jo e bashkësisë ligjore, siç mashtrojnë dhe trillojnë ata.

Faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale