FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët akuzoi kryeministrin Rama për manipulim të votës së diasporës përmes ndryshimit të kontratës me DHL dhe përdorimit të nënkontraktorëve. Berisha u shpreh gjatë konferencës së, pas thirrjes së Ramës më 3 maj për të marrë zarfe në Greqi, numri i tyre u rrit në mënyrë të dyshimtë. Kryetari i PD deklaroi se zarfe janë mbushur në zyrat e PS dhe kërkon transparencë nga DHL, e cila, sipas tij, ka refuzuar të japë informacion për procesin e kthimit të zarfeve.
Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar të tjera prova të tjera tronditëse që tregojnë manipulimin e votës së diasporës. Ai ka paraqitur fatura të DHL që tregojnë se zarfe me vota janë dorëzuar më 10 maj, të gjitha me firma të dyshimta, të cilat ai i përshkruan si “fjongo” apo “viza qesharake”. Sipas Berishës, kjo është provë që procesi është kontrolluar nga qeveria dhe është i manipuluar. Ai kërkon qeveri teknike dhe përsëritje të zgjedhjeve.
Lideri Opozitar, Sali Berisha tha se Edi Rama po sillet si “kryebashkiaku i Shqipërisë”, duke tentuar të kontrollojë edhe pushtetin vendor. Berisha përgëzoi kryebashkiakët e djathtë që kanë refuzuar urdhrat për shkarkime politike dhe theksoi se ata duhet të udhëhiqen nga Kushtetuta, ligji dhe Karta Europiane e Autonomisë Lokale, jo nga direktivat e PS. Lideri democrat, Sali Berisha e cilësoi këtë ndërhyrje si antikushtetuese dhe shprehje të një pushteti të centralizuar dhe autoritar.
Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi Ilirjan Celibashin se po bashkëpunon me DHL për të fshehur manipulimin e votës së diasporës. Sipas Berishës, dokumentet e dorëzimit të zarfeve nga qytetarët mungojnë, çka tregon se votat janë mbushur në zyrat e PS-së. Berisha kërkoi transparencë dhe paralajmëroi ndjekjen e mëtejshme të çështjes me rrugë ligjore dhe institucionale.
FJALA E PLOTË (PJESA II)
Sot për të tretën herë i rikthehemi farsës, manipulimit, shtetëzimit të votës së diasporës nga Edi Rama.
Ju do shihni këtu se DHL e ndryshoi kontratën në kundërshtim me atë që kishte firmosur me urdhër të Edi Ramës.
Pra, ishte Edi rama vetë personalisht që ka urdhëruar DHL të ndryshojë, të marrë nënkontraktor, gjë të cilën ne nuk e pranonim kurrë.
Tani urdhëroni: Rama përgjegjës i farsës zgjedhore me votën e diasporës.
Me 3 maj, Edi Rama u bën thirrje emigrantëve, ‘në Greqi u në një mishmash me ndarjen e zarfeve, shkoni dhe merrini vetë’.
Menjëherë pas këtij mesazhi të Ramës u rrit ndjeshëm numri i zarfeve të ardhura nga Greqia, ndërkohë që vendet e tjera mbajtën mesataren ditore.
Numri i zarfeve të ardhura nga Greqia, mesatarja ditore për periudhën 20 prill- 5 maj ka qenë 1.133 zarfe.
Për periudhën 6-9 maj, 5500 zarfe.
Për datën 7 maj, 6967 zarfe.
Për datën 8 maj, 6967 zarfe.
Për datën 9 maj, 3188 zarfe.
Për datën 10 maj, 5670 zarfe.
Për datën 11 maj, 4415 zarfe.
Pra, thirrja e tij bëhet realitet, prishet çdo lloj lidhje me postën, e tëra shtrohet në rrugën e partisë, me mjetet e partisë.
Me datën 5 maj, për shkak të pamundësisë së kompanisë për të dërguar me avion dërgesën tuaj, data përfundimtare për të kthyer zarfet tuaja për të cilat shërbimi postar, DHL, Fedex, pra shkëputuni dhe shkoni tek nënkontraktorët, u thotë, se kështu nuk merret vesh se çfarë bëhet.
Ka publikuar vetë Express Service në Athinë pikat e nënkontraktorit.
Me datën 10 maj, DHL ka qenë gabim. Janë qindra e qindra zarfe që figurojnë që janë dorëzuar me datë 10 maj.
Janë falsifikuar firmat apo është falsifikuar dokumentacioni i DHL?
Kush janë përgjegjësit?
Pse DHL refuzon të dorëzojë informacionin për kthimin e zarfeve edhe pas disa kërkesave nga PD?
Nuk i jep sepse ato janë mbushur në zyrat e PS.
Më poshtë disa fatura të DHL për zarfet që janë dorëzuar në datë 10 maj.
10 maj.
10 maj…
10 maj, shih çfarë firme.
10 maj.
10 maj. Imagjinoni ju sa ka votuar ky.
10 maj…
Shih çfarë firmash.
10 maj.
10 maj.
Tani një stampë fjongo, kjo do jetë e Lubisë.
Tjetër, fjongo.
Fjongo.
Firmat si fjongo.
Shikoni, fjongo, fjongo, viza.
Shikoni sa qesharake, sa e paskrupullt, si e kanë manipuluar procesin.
Shenja të tjera.
Firma gjoja këto.
Pra, siç e shihni është procesi i votimit të diasporës është fund e krye një proces i shtetëzuar dhe i manipuluar.
Ndaj dhe PD nuk do pranojë kurrë këto zgjedhje, ka vetëm një zgjidhje, dhe kjo zgjidhje është qeveria teknike, përsëritja e zgjedhjeve.
PYETJE – PËRGJIGJE
Daniela Maloku, Report Tv: Z.Berisha, në fillim të fjalës suaj kritikuat ndërhyrjet e qeverisë për ndërtimet pa leje në Theth, madje gjatë këtyre ditëve keni kritikuar shumë ndërhyrjet që po bën qeveria në pushtetin lokal, duke e konsideruar si të paligjshëm. Në vazhdën ekëtij aksioni të nisur nga kryeministri Edi Rama ka patur edhe një mbledhje dy ditë më parë, mbledhje me kryebashkikët, ku në fakt kanë marrë pjesë edhe krybashkiakët e djathtë, kryebashkiakët e dalë nga PD. Si e keni parë prezencën e tyre në këtë takim z.Berisha, në kushtet ku asnjë kritikë nuk u drejtua nga ata në drejtim të kryeministrit Edi Rama?
Berisha: Unë i përgëzoj ata për kundërshtimet që i bënë. Por problemi është këtu, lexoni, duket se ndiqni ato media që censurojnë opozitën. Mediat e tjera kanë dhënë kryetarin e bashkisë Kavajë, duke ja thënë në sy, se atë urdhër nuk e zbatoj, për shkarkimet dhe të tjera, së pari.
Së dyti, ajo që bën Ramduro vetëm fakton edhe njëherë se për të kushtetuta nuk ekziston. Se për të detyrimi që rrjedh nga Karta Europiane Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, për Shqipërinë si vend anëtar i Këshillit të Europës, nuk ekziston. Se ky njeri i pangopur don të ketë çdo pushtet në këtë vend dhe sillet tani si kryetari i bashkisë së Shqipërisë, jo vetëm si kryeministër.
E di që karrigia e tij qëndron mbi krimin dhe nuk ka asnjë legjitimet, por tani hiqet dhe kryetar i bashkisë së Shqipërisë…
Në fakt përballë kryeministrit ja ktheu. I tha përballë, demokrat jam unë. Kurse ajo tjetra jo. Pra i përpoq ta fyente me demokrat. Ky bir xhelati që i përket njërit prej xhelatëve të diktaturës komuniste, njeriu që firmosi varjen e Havzi Nelës, ka tmerr fjalën demokrat, se i përmbysi pushtetin e etërve.
Nuk e harron Edi Rama 20 shkurtin, kur u transportua me urgjencë me autoblindë në tunelet e diktaturës, nga frika. Nuk i harron këto ai, prandaj i tha aty me urrejtje, ti je demokrat tha.
Po i tha…
Daniela Maloku, Report Tv: A do të keni ju paralelisht, mbase një mbledhje me kryetarët e bashkive të djathta për të dakordësuar qëndrimet politike që ata duhet të kenë?
Berisha: Kryetarët e Bashkive të djathta, qëndrimin e tyre duhet ta bazojnë në kushtetutën dhe ligjet e kartën e autonomisë, aspak në udhëzimet e partisë.
Kushtetuta, Karta Europiane e Autonomisë Lokale dhe ligji për qeverisjen vendore, mbizotërojnë mbi udhëzimet partiake, dhe ata do ti zbatojnë ato. Kjo është e gjitha. Edi Rama don të bëhet kryetar i bashkisë së Shqipërisë, të marrë edhe atë pushtet që kanë, ndaj dhe ka shpërthyer në urrejtje të madhe ndaj bashkiakëve, ndaj administratorëve, ndaj këtyre dhe atyre. Natyrisht këtu nuk ka asgjë të re. Është një njeri që ka gjithë pushtetet në duart e tij dhe do ti ushtrojë ato në mënyrë më antikushtetuese.
Ermal Rizaj, Syri Tv: Z.Berisha, ju si e shikoni letrën drejtuar institucioneve ndërkombëtare nga kryebashkiakët, pra nga shoqata e të zgjedhurve vendorë, të cilët thonë se Rama ka pushtuar të gjitha pushtetet dhe i bën thirrje që lejojë autonominë e pushtetit vendor. Prisni ju një reagim nga ndërkombëtarët. Cila ka qenë këshilla juaj ndaj kryebashkikavë të djathtë?
Berisha: Letra e tyre është një akt përgjegjësie ndaj qytetarëve shqiptarë, ndaj kushtetutshmërisë së vendit.
Ata kanë informuar në radhë të parë Këshillin e Europës dhe Kongresin e Autoriteteve Rajonale dhe Lokale sepse Shqipëria ka firmosur kartën dhe po shkel me dy këmbët kartën.
Sigurisht që ne këtë do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë që kemi.
Përfaqësuesit tanë në Këshillin e Europës do ta kenë një çështje të rëndësishme shumë në agjendën e tyre.
Ermal Rizaj, Syri Tv: Sa i takon denoncimit tuaj, përvecc shtetit grek, këto raste që ju keni denoncuar prej ditësh janë përsëritur në shtete të tjera dhe a keni marrë ju përgjigje nga z.Celibashi për sa i takon materialeve që ju kërkoni?
Berisha: Janë në Itali dhe vende të tjera, në Gjermani.
Celibashi po bëhet bashkëfajtor me DHL-në sepse nuk na dorëzohen dokumentet e dorëzimit të votave nga qytetari tek DHL-ja dorëzim që bëhet me firmë.
Domethënë votat nuk janë dorëzuar nga qytetarët, janë mbushur në zyrat e PS, nuk ka diskutim ajo.
Gjersa ata e fshehin, nuk kanë firmat e qytetarëve.
Rruga që ndjekim është, ne përsëritëm kërkesën dhe tani do përcaktojmë rrugën që do ndjekim.
Por çfarë gjejmë ne?
Ne gjejmë në bashkëautorësi Edi Ramën me udhëzimet që ka dhënë në kundërshtim me kontratën, dhe Ilirjan Celibashin, i cili duhet me çdo kusht të dorëzojë dokumentet.


