Berisha publikon me foto skandalin: Ja konflikti flagrant i interesit i Altin Dumanit me Erion Veliajn. Berisha: Te galeria e Ajola Xoxës u gjet edhe një dhomë masazhi për dy tajlandezë. Shuma e gjetur është 220 mijë euro

KONFERENCA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT

EKSTRAKT

Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë konferencës së sotme me gazetarët ka publikuar mesazhin e një punonjësi të bashkisë së Fierit, që është nën kërcënimin e vendit të punës, për shkak se nuk mbush dot formularin e PS-së për të afërm që jetojnë jashtë Shqipërisë, që të votojnë në zgjedhjet e vitit 2025.

Kryedemokrati u ka bërë thirrje degëve të PD-së që të organizojnë protesta para ambasadave të Shqipërisë, pasi këto institucione janë duke kryer veprimtari elektorale të ethshme për partinë në pushtet dhe Edi Ramën.

Në konferencë, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar edhe situatën dramatike të sigurisë në shkolla. Berisha tha se, narkoshteti ka futur krimin dhe drogën në klasa. Ai ka denoncuar edhe faktin, se shkollat dhe policia po fshehin ngjarjet e rënda që ndodhin nëpër shkolla.

Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi gjatë një konference shtypi për kontrollin e BKH tek agjencia e bashkëshortes së Veliajt se ‘informova publikun se janë gjetur 230 mijë, natyrisht e ndryshoj shifrën që të mbroj sadopak burimin, por janë gjetur 220 mijë euro, por janë gjetur thasë me fatura 200 mijë, 300 mijë, 400 mijë, që vetëm Velica dhe Lalë Vjedhësi e dinë se çfarë janë ato’.

Në vijim të denoncimeve për aferat e Kreut të bashkisë së Tiranës, kreu demokrat deklaroi para gazetarëve se ‘nuk ka ndodhur kurrë, përveçse në këtë qeveri, që familjarët e qeveritarëve të fitojnë tendera të lidhura me sektorin publik. Kurrë, asnjë!’ ‘Altin Dumani nuk i zbuloi kurrë lidhjet e tij dhe konfliktin flagrant të interesit që ka me Erion Veliajn nëpërmjet të dashurit kushëri, Klajdi Meçaj, kushëri i parë i gruas, drejtor në bashki’. Kështu u shpreh kreu demokrat gjatë një konference shtypi në selinë e PD ku denoncoi sërish veprimet e kreut të SPAK.

FJALA E PLOTE

Një seri zhvillimesh të reja dëshmojnë se narkoshteti po mobilizon të gjithë potencialet e tji për t’u shndërruar në trupin kriminal elektoral më të rrezikshëm të kohërave.

Punonjësit civilë të qeverive vendore, të arsimit, punonjësit e ambasadave të Shqipërisë në botë, po shndërrohen në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën, në kriminelë të vërtetë elektorale.

Unë këtu dua të lexoj vetëm një mesazh që dëshmon fytyrën kriminale të hajdutit Subash të Fierit.

-Jam e mërzitur dhe e lodhur, thotë punonjësja.

-Pse, çfarë ke?

-Do më heqin nga puna.

-Pse?

-Ngaqë nuk gjej të afër që jetojnë jashtë shtetit për votimet. -Për gjëra koti që iu tek kryetarit të bashkisë Fier.

-Mjerë ju çfarë u ka gjetur. Hidheni në gjyq?

-E fiton ai gjyqin se e njeh ligjin.

-Po të hoqën për këto motive, fiton ti, jo ai. Janë mësuar këta që njerëzit që nuk i duan, i heqin nga puna.

Pra, arrin gjer në shkallë cinizmi i narkoshtetit sa që të heq nga puna nëse nuk ke në rrethin tënd familjarë që të japin emrat e tyre.

Ambasadat janë në një veprimtari elektorale të ethshme.

Ndaj unë u kërkoj degëve të PD kudo që janë të organizojnë manifestime dhe demonstratat më të rrezikshme para narkoambasadave të narkorepublikës së Shqipërisë.

Kudo, në çdo shtet, të mobilizojnë gjithë forcën e tyre, të përdorin vezë dhe domate kundër selive dhe punonjësve të ambasadave të implikuar në veprimtari kriminale elektorale, të ndaluar me ligj.

Po kështu të shënjojnë, të krijojnë librin e zi, në të cilin do regjistrojnë çdo akt që vjen në kundërshtim me kodin zgjedhor dhe Kushtetutën e vendit, emrin, funksionin, detyrën dhe aktin që kryen punonjësi i dhënë.

Qeveria, në kundërshtim flagrant me kodin zgjedhor, është lëshuar e papërmbajtur, e tmerruar në një seri vendimesh, që të gjitha me qëllime elektorale.

Garantoj përfituesit e tyre se do trajtohen si bashkëautorë në një krim të rëndë elektoral.

Të lexojnë kodin dhe të mos bëhen bashkëautorë të një bande kriminale që nuk njeh ligj, as Kushtetutë.

Çështja e dytë që desha të sjell, zhvillimet e tjera dramatike në shkollat e vendit.

Ngjarja e shkollës ‘Fan Noli’ po përsëritej pothuajse me një gravitet të ngjashëm në Cakran të Fierit.

Po kështu një lajm që duhet verifikuar, dhe u kërkoj medieve ta verifikojnë, se një raportim më ka ardhur mbrëmë për shkollën ‘Isa Boletini’, dhe që e kanë fshehur.

Pra, kanë futur krimin dhe drogën në shkolla narkoshteti.

Po fute drogën, ke futur krimin, i ke futur të gjitha.

Prindër në Cakran rrëfejnë se nxënësit rrahin mësuesit. Degradim i plotë i narkoshtetit, por degradim i atyre institucioneve, të cilat janë institucionet më të rëndësishme siç janë shkollat.

U bëj thirrje prindërve dhe nxënësve të bëjnë gjithçka për të shmangur episode të tilla të nxitura direkt nga pushteti i krimit.

Këto janë shprehje flagrante të penetrimit të krimit në shkolla, të drogës në shkolla.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin indiferent dhe fshehjen e këtyre akteve nga Ministria e Arsimit, Policia e Shtetit dhe qeveria.

Garantoj se akte të tilla në shkolla do dënohen me rreptësinë më të madhe se se në mënyrën më të prerë, të armatosur me armë të ftohta apo të tjera, nuk do mund të futet kush në shkollë.

Kjo që ndodh në shkollat tona po paguhet me gjakun e fëmijëve tanë dhe është i tëri skenar i narkoshtetit.

Të dashur miq, ju keni ndjekur këtë javë zhvillimet në Kodrën e Diellit dhe duelin e zhvilluar midis Kodrës së Diellit dhe Kodrës së Surrelit.

Denoncova falë BKH-së, të ndërgjegjshëm dixhitale, që në fillim çdo hap këtë ngjarje.

Kërcënimet që i bëri Alban Dabulla, Edi Ramës me dosjen Xibraka dhe efektet e këtyre kërcënimeve.

Kontrollet që u bënë në Harabal, por ishte edhe një lokacion tjetër, si të themi Harabeli bis.

Informova publikun se janë gjetur 230 mijë, natyrisht e ndryshoj shifrën që të mbroj sadopak burimin, por janë gjetur 220 mijë euro, por janë gjetur thasë me fatura 200 mijë, 300 mijë, 400 mijë, që vetëm Velica dhe Lalë Vjedhësi e dinë se çfarë janë ato.

Krahas tyre është gjetur dhoma e masazhit për dy tajlandezë. A janë të punësuar aty apo merren për seanca mesazhi, këtë nuk e di. Përdoret për përfitime apo vetëm për qëllime personazhe salla e mesazhit, nuk e di.

E vërteta është se në një galeri, po t’u biesh galerive nga Afrika e Jugut gjer në kepin e veriut, nuk gjen një galeri arti me sallë masazhi, përveç galeria e Velicës.

Ky është realiteti.

Ju keni ndjekur mediat, të dashur qytetarë, dhe ato kanë konstatuar vjedhje të papërmbajtur, ‘suksesin’ vetëm të bizneseve familjare të këtyre qeveritare.

Famëziu Arbër Veliaj, vëllai i Lalë Vjedhësit, e ka nisur biznesin e tij duke blerë aksione me 100 euro në një kompani dhe ka regjistruar vitin e kaluar 4.5 milionë euro vetëm fitime dhe 32 milionë euro xhiro, shumicën në marrëdhënie me shtetin, të ndaluara në mënyrë kategorike.

Është gjetur Velica me kompani, nga të cilat bashkëshorti i jep asaj 50 mijë euro dhe kjo me firmë të saj, me gjakftohtësi firmos dhe fut në xhep 22 mijë euro.

Edi Rama ka vendosur këtë sistem, sepse kur Arbri pa Olsin që shkoi në Kinë dhe mori një drejtor të një shtëpie të moshuarve dhe e solli në Shqipëri për t’i dorëzuar Porto Romanan si park industrial, dhe është e vërtetuar kjo që them, atëherë u lëshuan të gjithë si lukuni.

Nuk ka ndodhur kurrë, përveçse në këtë qeveri, që familjarët e qeveritarëve të fitojnë tendera të lidhura me sektorin publik. Kurrë, asnjë!

Nga qindra e mijëra kontrolle që janë bërë në vitin 2014 e këndej, nuk është gjendur një rast i vetëm, në një kohë kur këta e kanë shndërruar në ligj këtë, familjarët janë përfituesit kryesorë të prokurimeve publike.

Të dashur qytetarë, një javë më parë unë publikova një status me dy foto në të cilën informova publikun se Altin Dumani banonte në shtëpinë e dajos së gruas së tij, Anastas Meçaj.

Po nuk është vetëm kjo, dhe nuk janë vetëm misteret e asaj shtëpie të habitshme, se kjo shtëpi është përveç atyre tre shtëpive të tjera. Po, po!

Kjo, thotë, është shtëpia e vjehrrit. Ky Anastasi është daja i bashkëshortes.

Djali i dajës së bashkëshortes, Klajdi Meçaj, që unë i postova fotografinë, që është personi këtu me Edi Ramën, është drejtor në Bashkinë e Tiranës, ose ka qenë gjer së fundmi drejtor në Bashkinë e Tiranës, engjëlli mbrojtës i Erion Veliajt pranë Altin Dumanit.

Çfarë është ky Klajdi? Klajdi është kushëriri i parë i bashkëshortes së Altin Dumanit.

Mediat e qeverisë kërkonin me çdo kusht ta zhvlerësonin këtë fakt se kjo nuk është gjë, kjo nuk është e vërtetë.

Tani BKH-ja dixhiale çon fotografinë tjetër shkatërrimtare, përfundimtare.

Ky është Dumani me bashkëshorten në ditëlindjen e vet, ku Klajdi poston këtë fotografi.

Pra, vartësi i Erion Veliajt i uron burrit të kushërirës, Altinit, gëzuar 50-vjetorin e ditëlindjes së tij.

Në qoftë se më parë kemi akuzuar Krajën si një njeri që bllokonte hetimet për 3 vite me radhë për arsye se kishte nipin dhe mbesën punonjës në Bashkinë e Tiranës, të paktën ai, për faqe të zezë, tre javët e fundit u detyrua të japë dorëheqjen.

Kurse Altin Dumani nuk i zbuloi kurrë lidhjet e tij dhe konfliktin flagrant të interesit që ka me Erion Veliajn nëpërmjet të dashurit kushëri, Klajdi Meçaj, kushëri i parë i gruas, drejtor në bashki.

Ja ku është!

Pse bëhet aktuale kjo?

Duhet ta dini se dosjen e inceneratorit të Tiranës, Dumani e ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës.

Ndonëse kallëzues është PD, në mënyrë antiligjore, antikushtetuese, Dumani refuzon t’i dorëzojë kallëzuesit të çështjes.

Pse e bën këtë? E bën këtë sepse ai mesa duket ka fshehur dhe ka manipuluar dhjetëra dhe qindra dokumente.

Sigurisht që ne do e sigurojmë dosjen se BKH ka njerëz dixhitalë. Ka edhe në gjykatë punonjës dixhitale të ndershëm, por ne dosja na takonte zyrtarisht se jemi kallëzuar, PD është kallëzuese e Erion Veliajt për djegësin e Tiranës.

Siç e shihni kjo është një veprimtari kriminale në të cilën bëhen çdo gjë për të fshehur gjurmët e krimit të madh.

A mund të imagjinoni ju, kontrollohet Velica, nuk kontrollohet banesa, thonë, i kontrollohet vetëm telefoni.

Shkojnë në galeri, i gjejnë çerek milioni euro kesh, të ndaluara, të dënueshme me ligj.

Profesor Edvin Priftit, për paratë e tij, të aktivitetit privat, që i kishte vendosur në vendin e gabuar, në zyrë, e morën zvarrë, e arrestuan në flagrancë e quajtën.

Kurse për Velicën, që nuk mund t’i kishte kurrë… pa le pastaj që u përpoq të akuzonte të tjerët se janë të filanit, të fishekut, mashtrime të turpshme, nuk i hyri ferra në këmbë, përkundrazi bënë përpjekjet më të mëdha të falsifikonin dokumentin.

Bënë një dokument të ri për 80 mijë dhe duan ta bëjnë për 20 mijë.

Por ai që ka firmosur, ka qëndruar. U zhduk përkohësisht, por ai qëndron se jo çdo njeri shitet dhe blihet siç bëjnë këta.

Kjo është situata.

PYETJE PERGJIGJET ME GAZETARET:

Ermal Rizaj, SYRI TV: Ditën e mërkurë emisioni ‘Plug’ me dokumente faktoi se Erion Veliaj i ka dhënë 50 mijë euro shoqatës ‘Byla’. Këto para kanë shkuar më pas tek bashkëshortja e Veliajt. Gjithashtu u faktua se këto para janë përdorur edhe për të kapur sistemin e drejtësisë dhe sistemin e vetingut, gjë që ju e keni denoncuar më herët. Si i shikoni ju këto fakte të reja, dhe çfarë duhet të bëjnë institucionet drejtësisë pasi publiku u njoh me fakte të tjera.

Sali Berisha: Mendoj se ky fakt flagrant, është i mjaftueshëm që Velica të ishte atje ku e ka vendin. Ndrikull, se mafia gjithmonë ka dhe ndrikullat, nuk janë vetëm kumbarët. Diktaturat mafioze bazohen në kumbarë dhe ndrikulla. Kumbarët janë të parët dhe ndrikullat më pas. Por ja ku është ndrikulla.

Merr paratë e shtetit, të bashkisë nëpërmjet ‘Bylit’, apo si quhet ajo shoqata. 22 mijë i ka marrë me firmë të vet, por edhe ato 22 mijë të tjerat janë të saj.

Pra, të dashur qytetarë, për të krahasur këtë rast me rastin Dogjani. Asllan Dogjani në vitin 2006, 18 vite më parë, bie dakord me një ndërtues për të blerë një apartament në pallatin që po ndërtonte. Këtij ndërtuesit në Tiranë, me origjinë nga Lushnja, këtij i lindin kontradiktat me banorët. Asllani avokat dhe pasi kishte paguar disa këste të parave të apartamentit, ndërtuesi i thotë, mos më paguaj më, por më bëj shërbime avokatie. Dhe këta të njëjtën kontratë, bëjnë ndryshimin në dhjetor 2006. Kjo është e vërteta. Ndërtohet pallati dhe ky ndërtuesi në maj të vitit 2010, firmos dokumentin në të cilin thotë; Asllan Dogjani mori këtë apartament për shërbimet që më bëri si konsulent avokatie. Marrëveshja e vitit 2006, numër 7030, në mos gaboj qershor, parashikonte se Dogjani do ti bënte këtij shërbime avokatie edhe për një pallat tjetër, të cilin ai nuk e ndërtoi dot. Tani pas 20 vitesh kthehet të ndërtojë te pallatit tjetër ky i pangopuri dhe kundërshtojnë banorët. Do u prishte kopshtin, do u merrte të gjitha mjediset. Me një falsifikim, duke dërguar para në Spak, lëshon vërtetime me firmën e tij dhe menaxher, pa firmën e Asllanit, se Asllani e ka paguar, ka fshehur pasuri se e ka paguar apartamentin e parë jo me shërbime, por me para, për të treguar se Asllani avokat në atë kohë, nuk kishte asnjë lidhje me parlamentin, ka fshehur pasuri.

Për këtë arsye, Asllanit i bëjnë me shpejtësi dosjen, i bëjnë akuzë penale dhe e çojnë në gjykatë. Pra pa firmën e tij. Asllani nuk ka asnjë firmë në faturat që ka firmosur Ilirjani apo Ilir dhe ka vetëm firmën e vet. Kështu që çdo njeri në Shqipëri dhe botë mund ta bësh të pandehur, mjafton të firmoshës që i kam dhënë kaq para.

Kurse në këtë rast, bashkia i ka dhënë shoqatës 50 mijë euro, janë transaksionet dhe çdo gjë tjetër. Shoqata i ka dhënë Velicës 22 mijë euro nga ky fond dhe nuk ka asnjë padi për ta. Ky është Spaku me të cilin po luftoj i shndërruar në instrument të narkodiktaturës në Shqipëri.

Ermal Rizaj, SYRI TV: Sot GJKKO ka kaluar për gjykim çështjen e inceneratorit të Tiranës, për një pjesë, ndërsa PD kërkon  të njihet me aktet dhe do të jetë pjesë e procesit, si kallëzuese. Cili është hapi i radhës në këtë proces përsa kohë nuk jeni marrë parasysh.

Sali Berisha: Hapi ynë i radhës përveç qëndrimit politik, ne gjithnjë kemi shpresës në Strasburg si çështje, prandaj do i ndjekim, por këta vonojnë shumë. Sidoqoftë do të bëjmë gjyq publik. Do ta marrim dosjen dhe do ti njohim shqiptarët, do u tregojmë fytyrën e vërtetë të këtyre kriminelëve në SPAK, të cilët ndajnë para me vjedhësit dhe me kriminelët.

Si mundet ai të mos na japë ne, dosjen, që jemi kallëzuesit. Mund pasi merr 200 mijë euro apo 300 mirë euro ryshfet. Ndryshe nuk bëhet kurrë kjo. Këto janë vetëm pagesa, është transaksion, histori transaksioni.

Si mundet të hapesh ti padi penale dhe të thuash se, ka dyshime të mjaftueshme, se njëri ka firmosur se i ka dhënë tjetrit para, dhe tjetri nuk ka asnjë firmë, si mundet. Mundet se ky tjetri që thotë, hap padi, tani që do të prishë dhe kopshtin, ky të ka prurë çantën me para.

Ju duhet të dini edhe një gjë, që ryshfeti në proporcion është 4-5 fishuar me drejtësinë e re.  Është ryshfeti, është korrupsioni diktues madhor i veprimtarisë së tyre.

Osman Stafa, Neës24: Si ky komunikimi që na treguat sot, në rrjete sociale ka dhe komunikime të tjera, që disa prezantohen si eksponentë të PS që nëpërmjet qytetarëve të krijojnë lista për votuesit që janë, jashtë Shqipërisë. Si do të veprojë PD për të ndalur këtë lloj fenomeni, pasi edhe nga ana tjetër edhe SPAK ka paralajmëruar që në fillim të vitit 2025 do të ngrejë një strukturë të posaçme për hetimin e zgjedhjeve, sa do ti besoni ju kësaj strukture.

Sali Berisha: Këtë radhë ne jemi në situatë krejt tjetër. Ne ja dolëm, de fakto, të sanksionojmë zgjedhjet në Shqipëri. Janë rezolutat më të fuqishme ndërkombëtare, që shpallin se, Edi Rama dhe socialistët kanë shndërruar në fasadë procesin zgjedhor. Ne e kemi arritur këtë. Pra çdo qytetar shqiptar duhet të ndjejë një lloj lehtësimi, në kuptimin e asaj që, vota u mbrojt. Ne jemi zotuar se do të mbrojmë votën. Sot vjedhja e votës së tyre është e dënuar në mbarë botën. Çfarë bëjmë ne tjetër.

Ne po krijojmë librin e zi të të gjitha akteve, antiligjore, antikushtetuese. Në krye të Librit të Zi është Edi Rama, pas tij është Altin Dumani, një kriminel elektoral që vjen fill pas Edi Ramës, i cili me firmën e tij ka bërë gjithçka të mos hetohet krimi elektoral.

Do paraqes unë këtu para jush, përveç atyre dosjeve të famshme, do paraqes dokumente të reja, që tregojnë se si Altin Dumani, fsheh dosjet e krimit elektoral, të tjerat po e po. Unë u garantoj ju që, mbi 50%  e çdo dosje, është krim elektoral i mirëfilltë, se këta bandat i kanë  shfrytëzuar për dy gjëra. Për të ndarë paratë e drogës dhe për ti ndarë bashkërisht me ta, dhe për të zgjedhjet, evidente.

Besoj se ju e patë Çyrben. Se ku doli Çyrbja deputet i dytë në qarkun e Durrësit, pas Edi Ramës me urdhër të Avdylëve. Do të mësoni shumë gjëra të tjera.

E garantoj Dumanin se do të marrë ndëshkimin ligjor më të fortë, për këtë krim të shëmtuar që bën ndaj shqiptarëve. Krimi elektoral është krim kushtetues, përbën shkallën më të rëndë të krimit. Dhe ai i mbyll sikur ta ketë dyqanin e vet, sikur të jetë prokurori private e Ramës dhe jo si prokurori e Kushtetutës, institucion i akuzës, kushtetues i vendit.

Osman Stafa, Neës24: Kohët e fundit një përplasjes mes Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Keni jnë koment për këtë përplasje.

Sali Berisha: Përplasje tipike e narkoshtetit. Çfarë ndodh? Sadushi i propozon Sadushit. Nuk ka akt më qesharak mi tokë. Sadushi i propozon Sadushit, kështu mund ta quaj unë këtë. Dmth, kryetares së Gjykatës Kushtetuese i skadon mandatin, ajo këtë nuk e ka fshehur. Kushtetuta në asnjë nen nuk autorizon asnjë institucion tjetër, përvec gjykatës që të shpallë vakancën. Ma gjeni ju, shkoni e lexoni. Ku shkruhet që Gjykata e Lartë shpall vakancën e Gjykatës Kushtetuese. Është si me thënë, Apeli shpall vakancën e Gjykatës së Lartë.

Kjo është drejtësi, çfarë ti thuash, bande.

Sadushi, se ku është problemi, problemi është i fortë.

Zonjës në fjalë i mbaron mandati në 31 dhjetor, ajo e ka shprehur këtë dhe normalisht Gjykata Kushtetuese duhet të shpallë vakancën se ja ka lënë ligji.

E shpall Sadushi, kryetar i KED-së, dëgjojeni pak se është e bukur, kryetari  KED-it. KED-i është institucioni kushtetues që i propozon, pasi i shqyrton kandidaturat, Gjykatës së Lartë. Pra, Sadushi i propozon Sadushit. Nuk ka akt më qesharat. Të paktën në këtë rast, Sadushi nga njëri funksion duhet të japë dorëheqjen. Por ku e le Xhafaj me dhënë dorëheqjen. Ai do me çdo kusht dhe thotë, jo, skadon në Mars, në mënyrë që ti kapë vetë ai të 3 kandidaturat. Ajo skadon në 31 dhjetor dhe kjo e ka në rregull. Viti nuk mbaron në mars, por në 31 dhjetor. Është një zhvillim tipik i narkoshtetit, ku Sadushi i propozon Sadushit dhe nuk besoj se ka nevojë për koment tjetër.  Sadushi i KED-së i propozon Sadushit të Gjykatës së Lartë. Kjo është drejtësia e Xhorxh Sorosit. Narkodrejtësia.

Anisa Kadesha, RTSH: Keni vendosur se cili do të jetë skenari i protestës së datës 23 dhjetor.

Sali Berisha: Skenari i protestës së 23 dhjetorit do komunikohet sapo të finalizohet. Do jetë një skenar shumë i ngjeshur dhe i fortë. Unë do jem patjetër…

Anisa Kadesha, RTSH: Mbrëmë në një emision thatë se jeni i hapur për një koalicion të gjerë, me përjashtim të Lulzim Bashës. A i druheni një dëmi elektoral që mund të shkaktojë Basha, sepse vetë ai në një emision tjetër tha se, do të dalë më një listë kandidatësh, kollozë.

Sali Berisha: Të marrë me vete Taulant Ballën. Ata janë lidhur me njëri-tjetrin në mënyrë të pazgjidhshme. Nuk jam unë që e kam lidhur Bashën me Ballën. Janë lidhur vetë ata në mënyrë të pandashme gjer në fund.

Isa Myzyraj, OraNeës: Apeli në Londër, divizioni civil ka vendosur të mos e pranojë ankimimin tuaj për heqjen e ‘non gratës’ të vendosur nga sekretarja Priti Patel. A ka hapësira të tjera ligjore, Sali Berisha brenda Britanisë së Madhe.

Sali Berisha: Kërkesa ime nuk ka qenë për heqjen ose mosheqjen, ka qenë për mosndjekjen e procedurës. Tani kjo më hap mua rrugën, avoketërit e mi po merren me shqyrtimin e mundësisë për në Strasburg. I gjithë ky proces, i cili është i dokumentuar një proces kangur, që diskrediton çdo vend të lirë, kishte një synim që unë të padisja për shpifje siç veprova me sekretarin Blinken.

Por problemi ishte se Mbretëria e Bashkuar kishte një gjykatë të veçantë për këtë çështje dhe asgjë nuk merrej nga gjykata e zakonshme pa kaluar në këtë kanal. Tani, unë po shqyrtoj me avoketërit e mi Strasburgun, paraqitjen në Strasburg të procedurës, edhe njëherë të procedurës, për arsye se kanë bërë shkelje të rënda procedurore.

Nuk mund të them se avoketërit nuk kanë kthyer akoma një përgjigje përfundimtare nëse përputhet me veprimtarinë e Strasburgut apo jo. Në princip po, se Strasburgu qëndron për procedurat.  Por në rastin konkret, duhet ta elaborojnë më shumë. Kështu që nuk përbën asnjë lloj risie kjo.

Isa Myzyraj, OraNeës: Duke qenë se edhe pasi GJKKO të liroheni, sulmet tuaja ndaj prokurorisë kanë vijuar. Nga një sondazh i fundit i një barometri, SPAK del i dyti me besueshmëri të lartë tek qytetarët shqiptarë. Fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, do ta përqendroni në sulmin frontal ndaj asaj që ju e quani narkoregjim që përfaqësohet nga Rama, apo ndaj prokurorisë speciale.

Sali Berisha: Narkoregjimi dhe prokuroria janë e njëjta gjë. Prokuroria është një instrument në duart e saj. Për sa u përket polleve, nëse nuk do ishin piramidë mashtrimi, sot do ishte fituese Kamala Harris. Kështu që unë nuk u kam besuar ndonjëherë polleve, kam marrë një leksion në vitin 1992, kur Gallup që në atë kohë ishte numër 1 në botë për pollet, nxori Partinë Socialiste para 22 marsit me 27 pikë përpara PD. Reale kjo.

Dhe ai bëri një vendim që nuk bëjmë më polle në Shqipëri dhe gjer sot, Gallup USA nuk ka bërë asnjë poll në Shqipëri. Ka bërë Gallup International me bazë në Bullgari. Kështu që të besosh pollet në Shqipëri është njëlloj si të besosh Edi Ramën. Është totalisht një manipulim i paskrupullt që u bëhet atyre. Shkalla më ekstreme e manipulimit.

Besoju pak këtyre që nuk kontrollohen, dixhitaleve, aty Edi Rama është përtokë dhe e di vetë ai, me gjithë shumat e mëdha që paguan, është përtokë. Edhe herën e parë, në vitin 2016, të gjitha pollet e nxirrnin Trump humbës me përqindje të madhe. Dixhitalet nuk e nxirrnin, e nxirrnin të vërtetë. Pas kësaj u fut manipulimi edhe te dixhitalet. Pastaj ky u kthye te qytetarët, ata nuk manipulohen. Po t’i takosh, nuk i manipulon dhe fitoi.

Kështu që edhe ne do fitojmë. Është radha jonë, ne do fitojmë!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale