Berisha publikon investigimin e ekspertit të njohur: Diella është një avatar bosh pa asnjë qelizë të urtësisë artificiale! Kryemafiozja e AKSHI-t u faktoi mbrëmë shqiptarëve mashtrimet publike të paturpshme të Edi Ramës për të mbrojtur Lindën e Surrelit

KONFERENCA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës së sotme për shtyp me gazetarët ka hedhur akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Bajram Begaj, duke i cilësuar veprimet e tyre si ‘krim kushtetues’ në lidhje me projektin e njohur si ‘Diella’.

Sipas tij, shkrimi i gjatë i ekspertit ndërkombëtar, Patrick Quirk, tregon se ‘Diella nuk ka asnjë element të inteligjencës artificiale’ dhe se bëhet fjalë për një ‘avatar bosh’. ‘Diella është vetëm një mashtrim për të vjedhur disa milionë euro dhe asgjë tjetër,’ deklaroi Berisha.

Gjatë deklaratës, kryedemokrati Sali Berisha theksoi se, fillimisht ‘mediat ndërkombëtare u mashtruan’ nga ky projekt, të cilin ai e cilësoi si ‘bllof të Edi Ramës’. ‘Diella nuk kishte asnjë lidhje me urtësinë artificiale, nuk kishte asnjë element të saj, ishte thjesht një avatar bosh,’ tha Berisha. Lideri i demokratëve tha se, se projekti përbën një skandal me pasoja ndërkombëtare për Shqipërinë. ‘Ky është një krim i shëmtuar kushtetues. Kjo është një damkosje tjetër e imazhit të Shqipërisë në Evropë dhe botë,’ u shpreh kreu i PD-së.

Gjatë deklaratës me gazetarët, kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh se, drejtues të institucioneve dhe zyrtarë të tjerë publikë, duke pretenduar ekzistencën e një ‘strukture të organizuar kriminale’ në administratë, akuza të cilat ai i lidhi me çështje të korrupsionit dhe pasurive të paligjshme. Ai akuzoi gjithashtu mediat për ‘mashtrim të opinionit publik’, duke iu referuar raportimeve mbi çështje të ndryshme. ‘U bëj thirrje qytetarëve të hedhin poshtë me përçmim mashtrimet e tyre,’ tha Berisha.

I pyetur nga gazetarët për mungesën e përmendjes së emrit të Belinda Ballukut, apo zyrtarëve të tjerë të akuzuar për korrupsion, për rezolutën e miratuar në Kuvend për integrimin, lideri i opozitës Sali Berisha u shpreh se ato çështje janë të përfshira ‘në nënkuptim’ në tekst. ‘Në atë rezolutë nga rreshti i parë tek i fundit nuk shprehet asnjë vlerësim për qeverinë,’ deklaroi ai, duke shtuar se dokumenti reflekton qëndrimin e opozitës për procesin e integrimit europian.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet edhe për përplasjet brenda PS-së, që kanë filluar të bëhen të dukshme me akuza të ndërsjellta mes eksponentëve të mazhorancës së Edi Ramës. ‘Këto s’i di vetëm unë. Këto i dinë dhe Peleshi. Këto i dinë disa aty. Kjo është, prandaj dhe ajo kacafytja mbrëmë, sepse ky shkon bëhet langaraq. Ky e merr hajduten dhe e paraqet atje si figurë popullore.  Nuk ka njeri më të nxirë se ajo atje, apo jo? Pra, është një përpjekje. Po, edhe mediat ju ftoj që t’i t’ua përshkruajnë këtë veprimtari jashtëzakonisht të rrezikshme për shqiptarët.’, theksoi kryedemokrati Sali Berisha gjatë konferencës me mediat.

FJALA E PLOTE:

Çdo gënjeshtër i ka këmbët e shkurtra.

Çdo gënjeshtër është një turp, është në vetvete një amoralitet.

Por gënjeshtrat në rang ndërkombëtar janë turp botëror.

Dhe këtu unë do denoncoj para shqiptarëve një turp botëror të Edi Ramës dhe Haram Begajt, të cilët do hyjnë në librin e Ginesit si mashtruesit më të pacipë të opinionit publik.

Kur nga vjeshta e kaluar, Edi Rama paraqiti para shqiptarëve dhe botës një avatar, Diellën si institucioni i inteligjencës artificiale, e emëroi ministër dhe e dekretoi ministër Haram Turpi, ne e ngritëm zërin, ne thamë se ky është një bllof dhe vetëm një bllof.

Se Diella është vetëm një mashtrim për të vjedhur disa milionë euro dhe asgjë tjetër.

Edi Rama e paraqiti ministrin Diella si të gjithëfuqishmin në luftën kundër korrupsionit.

Për fat të keq, mediat ndërkombëtare fillimisht u mashtruan nga ky bllof i turpshëm, nga ky akt i paprecedent në historinë e botës.

Ndërkohë që Diella nuk kishte asnjë lidhje me urtësinë artificiale, nuk kishte asnjë element të saj, ishte thjesht një avatar bosh, një bllof i Edi Ramës për të maskuar vjedhjet e tij të tmerrshme që do dëshmoheshin dhe që dëshmohen çdo ditë.

Për sa më sipër, falë një eksperti më të shquar të fushës ndërkombëtar, Patrick Quirk, i cili i ka kushtuar ditë dhe javë të tëra zbërthimit një për një të Diellës, ai nxjerr se ministrja Diella nuk ka absolutisht as edhe një qelizë të vetme të urtësisë artificiale.

Zero!

Se është një avatar pa asnjë atribut për korrupsionin, pa asnjë ndërfaqe, etj, etj.

Një shkrim i gjatë i një profesionisti të përgjegjshëm, ndërkombëtarisht të njohur në këtë fushë, nxjerr në pah të gjithë shëmtinë e mashtrimit Rama-Begaj, të cilët përdhosën Kushtetutën, përdhosën moralin e shtetit shqiptar, mashtruan shqiptarët dhe botën duke emëruar një ministre, një bot pa asnjë funksion për korrupsionin, pa asnjë atribut, pa asnjë aftësi.

Ky është një krim i shëmtuar kushtetues.

Kjo është një damkosje tjetër e imazhit të Shqipërisë në Evropë dhe botë.

Sikur të kishte minimumin një nanogram moral, Edi Rama pas zbulimit të këtij skandali, duhej të jepte dorëheqjen.

Duhej të pasonte pas tij pengu i Edi Ramës, Haram Begaj.

Por të lidhur në krim njëri me tjetrin, asnjëri nuk pranon të japë dorëheqjen.

Do jenë qytetarët shqiptarë që do u tregojnë vendin këtyre mafiozëve që tallen, që e shndërrojnë Shqipërinë në një tallje botërore.

Medieve do u nisim artikullin e plotë studimor se si ky ekspert i fushës, duke analizuar me seriozitetin më të madh të gjithë pretendimet, mashtrimet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, nxjerr se Diella është një bot bosh pa asnjë ndërfaqe, pa asnjë komunikim me asgjë.

Thjesht një figurë e veshur me rroga kombëtare të një artisteje të njohur, që edhe ajo i ka hedhur në gjyq për të drejtat e saj.

Diella është vepër e grupit më të rrezikshëm të strukturuar kriminal, Edi Ramës dhe Lindave të AKSHI-t, Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit.

Turpe të tilla kombëtare nuk kryen kurrkush, asnjë kryeministër.

Edhe njëherë, Diella është bot bosh bllof pa asnjë funksion.

E falënderoj shumë studiuesin, ekspertin e mirënjohur, i cili përzgjodhi të bëjë një punë shumë voluminoze, të çmuar për të hedhur dritë mbi një mashtrim ndër më të mëdhenjtë e kohës.

Mbi një mashtrim të medieve ndërkombëtare nga Edi Rama.

Mbi një mashtrim të institucioneve ndërkombëtare.

E vërteta është se deklarata pozitive u bënë edhe nga institucione serioze sepse nuk mund t’u shkonte mendja se si një kryeministër i një vendi mund të arrinte të mashtronte në proporcione të tilla.

Ndaj dhe ky studim do të publikohet, do të shpërndahet në të gjitha mediat dhe u bëj thirrje medieve t’i japin kohën e merituar që shqiptarët të kuptojnë… ka ku është studimi, ja ku është zbërthimi, por do ua nisim ju…

Ministrja e verbër.

Se si boti anitkorrupsion i Shqipërisë nuk mund të shohë as parlamentin e tij. Nuk e hap dot API se nuk ka ndërfaqe, se është krejtësisht formal, se është krejtësisht bosh, se nuk komunikon me asgjë.

Gjithçka e bazuar në trillimin dhe mashtrimin.

Ministrja e Haram Begajt dhe Edi Ramës.

Faqezi si këta nuk ka toka, që i japin vendit një turp të tillë.

Urdhëro se çfarë është qeveria për Edi Ramën dhe Haram Begajn.

Meritojnë çdo epitet, por unë nuk do prish gojën, por akte të tilla nuk janë realizuar në asnjë vend të botës.

Nuk i ka bërë asnjë diktator, asnjë autokrat në vendin më të largët të planetit, i bën Edi Rama dhe Bajram Begaj në Shqipëri, vendin anëtar të NATO-s, vendin që aspiron të integrohet në BE.

U bëj thirrje medieve dhe ekspertëve të IT ta studiojnë këtë ekspertizë të shkëlqyer të një autoriteti të vërtetë dhe unë me këtë rast e falënderoj shumë ekspertin për ndihmën e madhe që dha me transparencën e tij, ndonëse ndjehem i lehtësuar sepse në mënyrë absolute që ditën që ka dalë, e kam vlerësuar si bllofi Rama.

Por të njëjtin cilësim kam bërë edhe para medieve ndërkombëtare.

Natyrisht nuk isha ekspert i fushës. Zbërthimi tërësor i avatarit kërkonte ekspertizë të thellë.

Por kjo ekspertizë u bë dhe Diella del mashtrimi i madh i vitit.

Së dyti, se janë pak të lidhura, kryemafiozja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, me pacipësinë më të madhe, apo Lubia bis, u paraqit mbrëmë në studio televizive për t’u faktuar shqiptarëve mashtrimet publike të paturpshme që bëri Edi Rama për të gjorën Mirlinda, për të mbrojtur de facto Lindën e Surrelit.

Studio është gracka ku shpirti i mashtruesit, do thoshte Shekspiri, kapet si laraska.

Mirlinda doli aty për të thënë se Edi Rama kur ka deklaruar se e gjora banon në një apartament me qira dhe se nuk ka asnjë pronë dhe se nuk ka asnjë makinë se nuk i jep makinës.

Në fakt, Edi Rama, njëlloj si Lubisë, edhe ndaj saj do ishte i aftë të merrte çdo veprim.

Por ka një problem të madh, në qoftë se në rastin e Lubisë qëndron vetë mbrapa direkt, aksionet me 60 përqind të dosjes, në rastin e Mirlindës, drejtoreshë de facto është Linda e Surrelit.

Po, po, e njohur dhe e mirënjohur me dokumente zyrtare në dosje prokurorie.

Ndaj dhe Edi Rama mori përsipër të mashtrojë publikun.

Dhe meqenëse se pas këtij mashtrimi, organi i prokurorisë dhe mediat publikuan një nga një pronat e kësaj hajduteje, që banon në një apartament 800 mijë euro aty ku është për të mos thënë 1 milion euro dhe gjoja e paska me qira 600 euro në muaj.

Kuptoni ju që pa 3 mijë euro nuk është aty.

Por nuk është kështu, është i blerë.

Gjithnjë del menaxheri i saj, Ergys Agasi. Ai këtë apartament i thotë një firme Fortis Beton bleje këtu, shite këtu, dhe në fund del kjo e gjora me qira 600 euro në një apartament 200 metër katrorë tek Air Albania ku qiraja është të paktën 3 mijë euro.

Pra, kjo e fundosi edhe më zi Edi Ramën, sepse Mirlinda që është prestanome e Lindës së Surrelit, jo që nuk mbrojti dot asnjë nga mashtrimet e Edi Ramës, por përkundrazi me qëndrimet e saj, me pamjen e saj, ajo faktoi të gjitha mashtrimet.

Natyrisht të kuptohemi, Mirlinda nuk ishte në ekstazë si Lubia në Tunelin e Llogarasë.

Kjo kishte marrë aty pamjen siç e ka përshkruar, e gjorë, pamjen e përvuajtur, por që lexonte fjalë për fjalë ato që i kishte shkruar Edi Rama aty.

Mirlinda e AKSHI-t, një nga krerët e organizatës kriminale që Edi Rama e nxori nga arresti i shtëpisë, jo që nuk bëri transparencë, por me qëndrimet e saj bindi çdo njeri se ajo është një hajdute e pamëshirë.

Nuk tha asnjë fjalë se ajo hyri në atë apartament të blerë me ndërmjetësim nga famozi Ergys Agasi, përkundrazi ka hyrë në apartament para se të bëjë pagesën 200 metër katrorë. Kjo me një fëmijë.

Imagjinoni ju mafiozen.

Mashtroi edhe për apartamentin tek Rruga e Kavajës. Edhe aty dora e zezë. Në qoftë se këtu është Ermal Beqiri me shokë, atje është Daniel Shima, i cili ia shet motrës së tij, motra e tij kësaj.

Pra një qerthull mafioz si të zhdukim gjurmët e vjedhjes.

A e dëgjuat ju, pronari i supozuar që kjo gjoja i shkonte me qira në Golem, ishte njeriu që thoshte nuk kam shkelur kurrë me këmbët e mia në Durrës dhe Golem, në një kohë kur shoferi dokumentonte se është ajo që ka paguar të gjithë mirëmbajtjen e vilës. Se është ajo që kalonte verën aty, që organizonte party e stër-party.

Dhe po të merren kamerat, nuk përjashtohet mundësia që vizitorët e saj shkojnë nga Ermal Beqiri, Ergys Agasi dhe Edi Rama.

Por kjo kërkon hetim.

Pra, siç e shikoni, një tentativë mediatike për të mashtruar shqiptarët, për të retushuar krimin dhe mafien.

Ndaj dhe të dashur qytetarë dhe qytetare, edhe njëherë këtu u paralajmëroj se mafia e fjalës së lirë, në rastin konkret është fjala për Top Channel që drejtohet nga një kumarxheshë e papërmbajtur, që milionat që grabit nga ju me Edi Ramën dhe ministrat, i përdor për t’u mashtruar.

I përdor për t’u mashtruar ju.

Ndaj dhe lutja ime për çdo qytetar, hidhni poshtë me përçmim mashtrimet e tyre.

Bëni transparencë me mediat sociale se po tejkalohet çdo lloj kufiri.

U mashtron Edi Rama, tani del në media dëshmitari i Edi Ramës për të vërtetuar mashtrimet e Edi Ramës pasi mediat vërtetuan se Edi Rama mashtroi.

Po të bëhet një kontroll faktesh pasi publikoi SPAK të dhënat e veta, dola se Edi Rama kishte mashtruar në çdo fjali.

Dhe tani për të mbuluar mashtrimet e tij, del kreu i organizatës kriminale, se kjo është një Lubi bis, i vetmi ndryshim është se nuk është në ekstazë siç ishte Lubia në tunel.

PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET

Osman Stafa, News24: Zoti Berisha, prej muajsh një nga kauzat tuaja publike janë edhe denoncimet kundër Belinda Ballukut, madje keni deklaruar se çështja e saj, bllokimi që Edi Rama i bëri drejtësisë, i ka kushtuar Shqipërisë dhe po i kushton procesin e ngadalësuar të integrimit ose bllokimin e saj, ndërkohë në rezolutën që keni miratuar ditën e djeshme me PS nuk e pamë fare emrin e Ballukut apo çështjeve të tjera që ju lidhni edhe familjen e kryeministrit, AKSHI-n, të shkruar apo të propozuar të paktën?

Sali Berisha: Në mënyrë absolute në atë rezolutë nga rreshti i parë tek i fundit, nuk shprehet asnjë vlerësim, edhe më i vogël qoftë për punën e parlamentit dhe të qeverisë në procesin e integrimit, siç mund ta konstatosh.

Por, plotësisht dakord me ty. Meritonin edhe ato të ishin, por atëherë rezolutë nuk do kishte.

Ato janë me vetëkuptim në çdo paragraf.

Lubi Balluku është me vetëkuptim aty ku kërkohet zbatimi i vendimeve të institucioneve.

Olta Xhaçka është me vetëkuptim aty ku kërkohet zbatimi i vendimeve të institucioneve.

Roli qendror i parlamentit është trajtuar në disa paragrafe ku është kërkuar të merret sepse nuk ekziston.

Kërkesat ndaj qeverisë janë parashtruar sepse ajo nuk ka asgjë në atë fushë.

Dhe në fund konkludohet që integrimi në BE duhet të jetë i bazuar në meritë, ashtu siç ka kërkuar PD gjithnjë.

Pra, është e vërtetë ajo që thoni, por është e vërtetë se me nënkuptim janë në çdo paragraf.

Përndryshe nuk do kisht rezolutë.

Por ne besojmë se ajo rezolutë paraqet në njëfarë aspekti, duke zhveshur totalisht nga çdo pretendimi i gjer sotshëm i parlamentit dhe qeverisë, përbën një qëndrim të opozitës, e cila prej dy vitesh ka një deklaratë.

Deklarata e saj është kjo: që ne mbështesim plotësisht procesin e integrimit, por theksojmë se Shqipëria përveç kriterit gjeopolitik, që është një kriter shumë i rëndësishëm, nuk plotëson asnjë kriter tjetër.

Në qoftë se e lexon me këtë sy atë rezolutë, kjo që kemi shprehur dy vite më parë, mishërohet në çdo paragraf të saj.

Në rast se do të kërkonim që tek AKSHI, kopshti privat i Edi Ramës, të dilte emri i Linda Ramës krahas Mirlindës, tek Lubi Balluku, Edi Rama dhe të tjerë, sigurisht Edi Rama nuk i lejonte kurrë ata që ta votonin.

Por ata votuan një rezolutë, e cila nga alfa tek omega shtron kërkesa dhe nuk ka asnjë vlerësim të vetëm për punën e qeverisë dhe parlamentit në drejtim të integrimit.

Përkundrazi në çdo frazë bën të qartë problematikat e mëdha të cilat duhet të adresohen gjer tek denoncimi që i bëhet përpjekjes Rama-Vuçiç për rrugët e tjera të integrimit.

Nga ana tjetër, rezoluta fakton para shqiptarëve edhe njëherë konsekuencën e PD ndaj procesit të integrimit.

Ndaj integrimit të bazuar në meritë, në performancë.

Marsi Korreshi, SYR ITV: Brenda Partisë Socialiste janë trazuar pak gjakrat. Përveç përplasjes tashmë të bërë publike mes Elisa Spiropalit dhe Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Dje në parlament pati edhe përplasje të tjera mes Niko Peleshit dhe Ulsi Manjës e më pas edhe Erion Braçe kritikoi ashpër Taulant Ballën. Duke qenë se keni publikuar dhe denoncuar shpesh atë që thoni, edhe muret kanë vesh. A keni ndonjë informacion se çfarë po zien brenda kampit socialist? Faleminderit.

Sali Berisha: Unë dje në parlament ju deklarova me përgjegjësi të plotë dhe ju garantoj që ato që them i kam absolutisht me informacione burimore. Ka patur një skenë e nderuar zonjë.

Në takimin që është zhvilluar në kryeministri pas kërkesës së SPAK-ut për të për të anuluar nga detyra Lubi Ballukun, në debatin që kanë patur Rama dhe Balluku, e vërteta, fillimisht Rama i ka kërkuar t’i japë dorëheqjen. Po.

Ajo i ka thënë që absolutisht jo. Kur ky i ka përmendur mesazhet që ka. Po thotë, ato tuat janë shumë më të këqija, i ka thënë aty.

Mesazhet tuat aty, i ka thënë, janë më të shumta dhe më të këqija. Dhe tani, që t’i dish, ta dinë shqiptarët. Në përballjen e tyre, si t’ia bëjmë, ky i ka kërkuar ta çojë në Gjykatë Kushtetuese.

Jo ka thënë, ky nuk e çoj. Se kjo më nxjerr mua, rruga e vetme.

Dhe ky ka thirrur aty dy persona, Edi Rama, Ulsi Manjën edhe Engjëll, Don Agaçion. I ka thirrur me qëllim që këta të bindin Lubinë që ky s’mund ta çojë në Gjykatë Kushtetuese. Muret kanë veshë. Pikë.

Në momentin kur Uluziu i thotë asaj se jo, këtë s’e bën dot Rama kurrsesi, se nuk legjitimohet e këto, këto, këto.

Ajo i bën vetëm këtë kërkesë. Më shih pak drejt në sy mua, i thotë ajo. Dhe i ka ngulur sytë e zbehu Ulsiu. I ka ngulur sytë. Absolutisht është e vërtetë.

Më shih pak drejt në sy mua, i tha njëherë, ti që thua s’e bën dot ky. Ulsiu është qepi. Atij i t’i di, i kuptoi një gjë tjetër.

Tani, Ulsiu, domethënë, kjo është e njohur që me Oltion Bistrin, kjo krijoi një linjë regjistrimesh të telefonave dhe të gjithë komunikimeve në internet. Dhe kjo ka regjistruar, në Ramën apo vetëm, ato kaq hollësisht unë s’mund t’i them.

Po ka regjistruar çdo njeri që ka dashur, shqiptarë dhe të huaj. Përfshi ambasadat, përfshi ata që hyjnë, përfshi ata që, të gjithë me Oltion Bistrin. Dhe kjo u ka bërë dosje të gjithë eksponentëve të PS-së.

Dhe ndaj dhe Ulsiu i thotë, tani do marrësh mua të më paraqesësh në Dibër ti mua. Me selfie. Edhe paraqitet në rrugët e Dibrës një hajdute që e ka vendin 36 vite burg. Kjo është e gjithë e vërteta e tyre.

Mirëpo këto s’i di vetëm unë. Këto i dinë dhe Peleshi. Këto i dinë disa aty. Kjo është, prandaj dhe ajo kacafytja mbrëmë, sepse ky shkon bëhet langaraq. Ky e merr hajduten dhe e paraqet atje si figurë popullore.

Nuk ka njeri më të nxirë se ajo atje, apo jo? Pra, është një përpjekje. Po, edhe mediat ju ftoj që t’i t’ua përshkruajnë këtë veprimtari jashtëzakonisht të rrezikshme për shqiptarët.

Faleminderit.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale