FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN E PËRJAVSHME ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Në konferencën e përjavshme me gazetarët të mbajtur ditën e sotme, Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha tha se, SKAP-i i partisë nuk i prek asnjë qime Veliajt, kurse Millonai shpëtoi Don Lalën.
Berisha tha se, korrupsioni, mashtrimi dhe vjedhja e Erion Veliajt ka kufi vetëm qiellin, duke publikuar edhe një fotografi. Në foton e paraqitur për media, Berisha tha se foto është marrë nga inagurimi i një çerdhe në Kombinat.
Përkrah Erion Veliajt ndodhet Giusepe Cafalione, i cili ka financuar me paratë e inceneratorit çerdhen, dhe ky i fundit, Erion Veliaj e paraqet si investim të Bashkisë së Tiranës.
Berisha tha se, më datën 8 korrik 2019 në një media kombëtare, të urdhëruar nga bashkia njoftohet lajmi se në Kombinat po ndërtohet një çerdhe si investim i Bashkisë së Tiranës. Pas këtij lajmi, zbardhet biseda e mëposhtme në aplikacionin uatsapp me protagonistë Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, të cilët duket qartë se flasin për dy persona, Erion Veliajn dhe Ben Blushin.
Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë konferencës së mbajtur shtoi se, më datën 28 shtator 2019, në faqen zyrtare të instagramit të Bashkisë Tiranë publikohet një foto nga kryebashkiaku i Bashkisë Tiranë ku Erion Veliaj shfaqet në përurimin e kopshtit bashkë me administratorin e djegësave Giusepe Cafalione. Më datën 23 dhjetor 2020 bashkia merr në dorëzim çerdhen.
Berisha ceku gjithashtu një çështje tepër delikate që tronditi mbarë opinionin në vend ditët e fundit, rastin fraglant të dhunimit të një fëmije 3-vjeçar në një institucion parashkollor, pamjet e të cilit u shpërndanë masivisht dhe shkaktuan zemërim publik.
Berisha tha se, në pamje të parë, rasti i vogëlushes të duket një akt spontan i një mësueseje, i një kujdestareje të papërgjegjshme. Por ajo është dëshmi flagrante e këtij sistemi, qoftë në aspektin e kujdesit ndaj fëmijëve, qoftë e korrupsionit.
FJALA E PLOTË
Korrupsioni dhe mashtrimi e vjedhja e Erion Veliajt ka kufi vetëm qiellin. Sot këtu unë kam një dokument ku Bashkia e Tiranës njofton se kjo është çerdhja më e re që po ndërtohet nga Bashkia Tiranë.
Kjo këtu, si ishte dhe si do ta transmetojë lal vjedhësi. Këtu keni inagurimin e çerdhes. Aty në krah të Lal Vjedhësit është famozi Cafalione i djegësave, i cili ka financuar me paratë e djegësit çerdhen e Erion Veliajt dhe Erion Veliaj e paraqet si investim të Bashkisë së Tiranës, ç’ka nënkupton se ka kushtuar ajo çerdhe Veliaj i ka futur në xhepin e vet.
Sepse përndryshe duhet të thoshte që kjo është dhuratë e zotit Cafalione.
Më datën 8 korrik 2019, Top Channel, me të drejtë njofton se ia çon ai të gatshëm lajmin, njofton lajmin se po ndërtohet në Kombinat si investim i Bashkisë së Tiranës kjo çerdhja. Pas këtij lajmi, në uatcapin e mafiozëve Mirel Mërtiri i idenfikuar aty si Mërtiri 3 dërgon linkun e lajmit dhe shkruan: po kjo ç’ishte?
Përgjigjen ia jep Klodian Zoto i identifikuar si Zoto 4: Ku di unë? I ke thënë gjë ti atij? Mërtiri 3: Jo asnjëherë, prandaj më bëri çudi. Vijon Zoto: Se di, se ka folur me lalin.
Tani, më datën 28 shtator 2019, në faqen zyrtare të insagramit të Bashkisë Tiranë publikohet një foto ku Erion Veliaj shfaqet në përurimin e kopshtit bashkë me administratorin e djegësave Giusepe Cafalione.
Ndërkohë bashkia merr në dorëzim këto këtë çerdhe, kjo në shtator, e merr në dorëzim në datën 23 dhjetor 2020.
Pra, del qartë, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri flasin për dy individë. E vërteta është të jemi këtu, shkrimtarin me dorë. Se Ben Blushi ka dy anë, mos harroni kurrë ta dini nga unë, se unë e njoh që javën e parë. Me njërën dorën shkruan, me dorën tjetër vjedh. E ka këtë sëmundje, të lindur. Ben Blushi dhe Erion Veliaj.
Dhe unë kur u kisha thënë ju që sherri me Arben Ahmetaj lindi, sepse Arben Ahmetaj i thotë Erionit, ta marrim Blushin për marrëdhënie publike, të na mbulojë me PR. Blushi u fut në valle dhe punën e parë, përzuri Ahmetajn. Po këto janë punët e tyre.
Duke faktuar se çdo gjë kontrollohet nga Veliaj si vendimarrës, sepse Veliaj djegësin e ka sipërmarrjen e tij. Mirëpo këto dokumente dhe disa dokumente plotësuese, i ka SKAP-i i partisë.
Por SKAP i partisë nuk guxon të lëvizë një qime në vjedhjen e shekullit. Përkundrazi ka bërë hetim, edhe aty fund e krye me dirigjim të Edi Ramës. Duke filluar nga djegësi i Elbasanit, ku Don Lala ishte siç u përdor ky Lefteri, njëlloj me Lefterin, por Don Lalën e shpëtoi Millonai, që kishte dosjen e tij.
Don Lala përfaqësohej nga dy persona në autoritetin kontraktues dhe ishte garant i të gjithë skemës korruptive në Elbasan. Por ai nuk dënohet, dënohen të tjerë.
Këtu ka edhe dokumenta të tjera, dhe kjo është vetëm një copëz për t’iu rikthyer edhe njëherë vjedhjes së shekullit, vjedhje që, e vërteta është, jo vetëm nuk u hetua siç duhet, por u kompostua në mënyrën më kriminale nga SKAP-i i partisë.
Unë jam sot këtu për të denoncuar me forcën më të madhe aktin çnjerëzor ndaj vogëlushes 3 vjeçare në kopshtin privat. Ky akt është dëshmi e plotë e kalimit jashtë çdo kontrolli të sistemit të arsimit parashkollor për vogëlushët dhe i përhapjes së dhunës.
E vërteta është, jo vetëm në kopshte, por edhe në shkolla i një degadrimi të madh të sistemit arsimor, i largimit masiv nga ky sistem i forcave të kualifikuara dhe zëvendësimit me individë që nuk kanë asnjë kualitet për t’u besuar fëmijët dhe ndodhin ngjarje të atilla.
Unë e kuptoj që qytetarëve u ka bërë përshtypje ryshfeti i policit, por u kërkoj gjithashtu të sqaroj se vërtet polici ka shkelur kodin, ligjin dhe moralin në atë akt.
Po po ta marrësh atë akt të tij dhe ta krahasosh me aktin e Edi Ramës, që vraponte nga ekrani në ekran për të mbrojtur djegësat, vjedhjen e shekullit, që ndryshonte një strategji të tërë, vetëm për t’i hapur rrugën vjedhjes e shekullit, që legjitimonte praktikat antiligjore të prokurimeve, që organizonte firmosjen e 17 vendimeve në 24 orë, e pashembullt në historinë e një vendi, ajo e policit ngjet si një grimcë mikroskopike. Pra, pse ndalem këtu?
Jo se nuk e dënoj atë, por problemi është se kur vjedh kryeministri, asgjë nuk ndalon më temptimin e qytetarëve për t’u pasuruar, ose për të siguruar në mënyrë të paligjshme të ardhurat.
Në pamje të parë, rasti i vogëlushes të duket një akt spontan i një mësueseje, i një kujdestareje, që vetëm kujdestare nuk është ajo, të papërgjegjshme. Por ajo është dëshmi flagrante e këtij sistemi, qoftë në aspektin e kujdesit ndaj fëmijëve, qoftë e korrupsionit. Pra, është një dëshmi flagrante e korrupsionit të këtij vendi.
Ndaj dhe unë e dënoj me ashpërsinë më të madhe.
Jam para jush për të marrë çdo pyetje.
PYETJE-PËRGJIGJE
Daniela Maloku, Report Tv: Ditën e sotme, deputetët tuaj, të PD-së kanë vijuar për të penguar punën e të vetmit komision që ishte fizikisht në Kuvend. Ndonëse ju nuk ishin prezent ju i keni ndjekur ngjarjet dhe keni parë përplasjen mes deputetit Dash Sula dhe atij që mbështet Lulzim Bashën, Kreshnik Çollaku përplasje që shkoi deri në fizikë. E mbështesni këtë aksion që nuk kurse as deputetët e opozitës dhe a keni një thirrje që deputetët e opozitës të mos përplasen me njëri tjetrin.
Sali Berisha: Të quash opozitë Taulant Ballën, mos bëj gabim. Dua të informoj qytetarët se Lulzim Basha më së paku është identik me Taulant Ballën. Ju e ndoqët gazetarin britanik mbrëmë? Çfarë tha gazetari britanik, një nga ata 4 gazetarët e investigimit? Gazetari britanik në intervistë tha: Lulzim Bashës ia mbylli dosjen e ëmbëlsirave ruse, një zyrtar i lartë i FBI që është në vështirësi të mëdha tani. Ia mbylli McGonigal. Unë, këtu tek ju, kam shtruar një pyetje: Më thoni një rast të vetëm që kur ka dalë skandali McGonigal, që Lulzim Basha të ketë shqiptuar njëherë emrin e tij. Kurrë! Nuk ka ngelur njeri në politikë dhe jashtë politikës, që nuk është shprehur për këtë, përveç Lulzim Pengut. Nuk kisha asnjë dyshim, dhe e falënderoj me mirënjohje gazetarin- ata kanë bërë një hetim të jashtëzakonshëm- që u tha shqiptarëve të vërtetën. Dosjen ruse ia mbylli McGonigal, për ta shitur Bashën te Edi Rama. Kaq ndodhi aty. A i mori para Bashës, McGonigal apo nuk i mori, unë nuk jam në këto. Por unë nuk kisha dyshime, jo më kot kisha shtruar përpara jush dhe shqiptarëve pyetjen: A mund të pyesni veten si ka mundësi që njeri, për të cilin ky po hetohej, ky po e hetonte sipas dokumenteve amerikane, ky tani pas dy vitesh nuk me shqipëronte emrin e tij, e kishte të ndaluar. Sepse ishte peng. Ka një gjë këtu, t’u thuash shqiptarëve se Lulzim Pengu është opozitë, bëni mëkat ndaj tyre, se shqiptarët nuk e besojnë. Vij te rasti. Deputetët e opozitës janë në protestë. Asnjë deputet nuk ka të drejtë t’i provokojë ata. Ata janë në protestë. Po pse janë në protestë? Ata janë në protestë para së gjithash për të drejtat kushtetuese të deputetit, dinjitetin e deputetit. Ata nuk po mbrojnë vetëm të drejtat e tyre, po mbrojnë të drejtat e çdo deputeti. Çdo deputet që i provokon ata në protestë, është provokator i ulët. Nuk provokohet protesta, ka një ligj. Nëse nuk merr në të, respektohet. Protesta në moral dhe kod, respektohet. Dhe ata deputetë, të cilët provokojnë kolegët e tyre në protestë për një kauzë absolute të drejtë, ata janë provokatorë të ulët. Sigurisht nuk jam për asnjë skenë, por njeriu në protestë është në protestë dhe nuk ka kush të drejtë ta provokojë. Sikundër ai është zotuar për protestë paqësore. Ju e patë herën e fundit, u morën karriget dhe u krijua grumbulli në parlament. Pra, nuk duhet që të komentoj në mënyrë të atillë që qytetarët të thonë se ç’po ndodh. Qytetarët duhet të kenë një vlerësim maksimal për këta njerëz që kanë një muaj që protestojnë për qytetarët, jo për veten e tyre. Se për veten e tyre janë në rregull, ata hyjnë dhe dalin aty, por ajo nuk është hyrje dhe dalje, por është një poshtërim me këtë që ka vendosur Edi Rama për çdo qytetar shqiptar, që i mohohen të drejtat bazë kushtuese opozitës. Prandaj duhet të dimë t’i interpretojmë. Të gjithë qytetarët, mbrapa atij grumbulli karrigesh duhet të shohin Feniksin që po ngrihet nga hiri për të drejtat e tyre, duhet të shohin një kështjellë, një mur kështjelle për të mbrojtur të drejtat e tyre nga një bandë që nuk i respekton ato.
Isa Myzyraj, Ora News: Prej datës 19 që kur keni nisur ju aksionin, kryeministri i vendit, njëherësh kryetar i PS-së, Edi Rama nuk ka komentuar, shkruar në rrjetet sociale thuajse asnjëherë për bllokimin e jetës parlamentare, ndërkohë që ai vazhdon takime, takon Melonin, Macronin, shkon në samite. Pra, duket sikur Rama nuk e ka mendjen se çfarë ndodh në opozitë apo në jetën parlamentare.
Sali Berisha: Do të jap një përgjigje. Shkoj në një vizitë në Malajzi dhe takoj kryeministrin, të cilin e kisha dhe mik e po më shpjegonte. Ata kishin vuajtur shumë nga guerilet komuniste dhe problemi ynë më i madh ishte xhungla se na binin ushtarët në kurthe. Unë shkoja në Kinë dhe i thoja kryeministrit, që ne jemi miq, e mos i mbështet, jemi në marrëdhënie. Thoshte ke shumë të drejtë, por nuk kam çfarë ti bëj partisë. Tani, edhe Rama thotë unë skam punë, por ka Linda punë. Do të ja shkarkojë Lindës së tij, por të jesh i sigurtë se të gjitha ato, pa përjashtim i dirigjon Edi Rama. Ama, është i tronditur gjer në palcë. Dije këtë. Është i tronditur se kjo lëvizje, ai nuk e kontrollon. E dyta, kjo është lëvizje pa kthim, ua them unë. E treta, kjo lëvizje ka filluar për të drejtat më themelore. Edi Rama është pa mbrojtje, nuk lejon krijimin e komisioneve hetimore parlamentare, Sepse do të fshehë vjedhjet që ka bërë duke përdorur pushtetin e tij. Nëse në konflikt interesi, familjarët e pushtetit përfitojnë në mënyrë të paligjshme, atëherë ai vjedh. Kjo është vjedhje e hapur, me dokumente. Se ligji e ndalon, Kushtetuta e ndalon. Edhe njëherë kthehem te polici që merrte ryshfetin. Po a e dini ju se 10 herë më e rëndë është ajo që bën Rea me tenderat? Që thotë kryeministri, deputeti dhe familja e tij nuk mund të përfitojë të ardhura të tjera përveç rrugës nga burimet e qeverisjes vendore dhe lokale. Ai është shumë i tronditur, ka një frikë të madhe. Nuk futet në parlament, erdhi një ditë, iku. Ai i ka shumë frikë komisionet se komisionet e nxjerrin atë siç është, hajduti më i madh i shqiptarëve në histori. Vetëm Vilma Nushi, me KLSH, i dalin në një hark kohor të shkurtër, 20 mijë njerëz që janë në atë botë dhe jo në Shqipëri, që i paguajnë taksapaguesit Vilmën dhe Edin për këtë. Pra, kjo betejë është shumë thelbësore dhe Edi Rama është tmerrësisht i tronditur.
Edon Kuqi, Zëri.ai: Ju keni folur në vitin 2015 për çështjen CEZ-DIA dhe keni qenë i ashpër me Ilir Metën, atë kohë kryetar i Kuvendit. Në deklaratën tuaj të fundit thatë që nuk kishit dijeni. A ka një ndryshim në qëndrim Sali Berisha dhe a po e mbron Ilir Metën për hir të aleancës opozitare dhe si është e vërtetat juaj për çështjen CEZ-DIA. Dhe pyetja e dytë; Opozita po diskuton mbajtjen e grevës së urisë si formë të aksionit të saj opozitar. Por nëse kthehemi pas në kohë, ju vite më parë kur ishit kryeministër e ironizonit grevën e urisë dhe i thonit, ejani e bëjeni këtë grevë në katin e parë të kryeministrisë. A ju step kjo deklaratë e bërë nga ju vite më parë për të mbajtur grevën e urisë.
Sali Berisha: E para, të them lidhur me CEZ-DIA-n. Absolutisht nuk kam pasur asnjë dijeni për brendinë e saj dhe kjo është e faktuar. E dyta, CEZ-DIA, siç e dini ju, është një çështje e hetuar gjerësisht. Është një çështje në të cilën janë burgosur, kanë bërë burg dhe kanë dalë nga burgu persona të implikuar në këtë çështje. Tani, që të mendoj se nuk ka politikë këtu, unë naiv nuk jam. Nuk jam naiv sepse dosja e CEZ-DIA kishte dalë në dritë, ishte bërë edhe procesi gjyqësor, kur Edi Rama e propozoi dhe e votoi Ilir Metën për president. Ndaj dhe çdo njeri, jo unë që jam në opozitë, ka të drejtën e ligjshme të vlerësojë këtë si një veprim të mirëfilltë politik. Nëse dokumentet faktonin se Ilir Meta ka bërë një veprim të gabuar, unë nuk gjykoj se dosja të hetohej pa të, të dënohej tjetri me burg dhe ky të bëhej president. A mund të besoj unë gjë tjetër? As unë dhe asnjë njeri. Ky është një gjah shtrigash që bën Edi Rama.
Greva e urisë e filluar nga Edi Rama që në bulevard, po të them një gjë. Nga kjo konferencë shko tek piceri Era, shko aty dhe merri faturat dhe po të garantoj se dy vakte ishin pica dhe një vakt dërgohej bërxolla. Dhe unë sigurisht që nuk mund të impresionohesha, nuk mund ta pranoja për uri një grevë, për të cilën unë kisha bërë vetëm një gjë. Kisha porositur që të garantohej siguria dhe të mos prekej, cënojë kush për sigurinë e tyre. Pastaj kemi të ftohtë, jo andej e këtej. Hajdeni në kat të parë të kryeministrisë, unë bosh e kisha atë. Nuk i konsideroja armiq ata. Ajo grevë urie nuk ishte. Nuk mund ti thoja grevë urie, një greve kur ai djali që shkonte me karrocë shkonte e dërgonte pica. Të gjitha mund ti filmonim, por unë nuk doja ti turpëroja.
-Nëse jemi sot, e diskuton opozita mbajtjen e një greve urie jo si ajo e mëparshme, por të vërtetë. Është si opsion kjo?
Sali Berisha: Është absolutisht, nuk kemi rrugë tjetër. Ne Edi Rama nuk mundet kurrë të na mohojë të drejtat tona kushtetuese. Janë 600 mijë shqiptarë që kanë votuar kundër.
Ermal Rizaj, SYRI TV: Përsa i takon çështjes së Kosovës. Disa ditë më parë, Rama deklaroi se ndihej krenar për dakordësinë e qeverisë së Kosovës, me propozimin e perëndimit për asociacionin e komunave me shumicë serbe. Vetë Rama aludoi se ka përfshirje edhe të planit të tij në këtë draft propozim. Si e shikoni këtë reagim të Ramës dhe mendoni se ka vërtetë përfshirje të propozimeve të tij në këtë draft.
Sali Berisha: Tani, të themi të vërtetën, pas takimit në Bruksel, ku kryeministri Albin Kurti mori draftin, e pa, tha se unë e firmos kështu siç ma keni dhënë ju dhe jam plotësisht dakord me të.
Dhe Aleksandër Vuçiç u detyrua t’u thotë serbëve se kësaj herë, Albini korri një fitore të shkurtër, një javë më mbrapa, Edi Rama për të ndihmuar Aleksandër Vuçiç, shpërthen në mediat e tij dhe kudo, se ai draft që u mor në Bruksel, është drafti i Edi Ramës. Kjo kishte vetëm një qëllim, që Aleksandër Vuçiç të lehtësohej në refuzimin e tij, të thoshte që unë një draft të Tiranës nuk e pranoj, është i Tiranës, normale. Nuk ka serb që do ta mbështeste një draft të hartuar në Tiranë. Natyrisht këtu pati një reagim të fuqishëm Komisioni Europian dhe ata që dorëzuan draftin, e detyruan të tërhiqen. Përkundrazi, drafti i Edi Ramës ishte drafti i Aleksandër Vuçiç, në të cilin ai kërkonte të emëronte drejtor të përgjithshëm të policisë së komunave, Radoiçiçin. Në mos Radoiçicin, vrasësin tjetër të Oliver Ivanoviçit apo ndonjë tjetër kriminel serb, në mënyrë që të organizonte kryengritje dhe të manipulonte serbët në Kosovë, siç bëri Radoiçiçi në Banjskë. Mendoj se publikimi- se draftin ia publikuan për të bindur shqiptarët se drafti është krejt tjetër, për të përgënjeshtruar Ramën- tregon edhe njëherë se Rama është kryekëput në funksion të padronit të tij, Vuçiç. Ju e keni dëgjuar të thotë se veriu i Kosovës është toka e askujt. Po u them unë ju, shkoni tani në Mitrovicën e veriut, absolutisht ka një situatë si në çdo pjesë tjetër të territorit të Kosovës. Shkoni. Që nuk ka ndodhur kurrë. Njerëzit rrinë në kafe, blejnë, shesin. Serbët janë shumë të kënaqur që nuk i sundojnë Bjellivukët, por i sundon ligji. Nuk i sundon trafikanti Veselinoviç e të tjerë bashkë me vëllanë e Vuçicit, po sundon ligji. Kanë garanci për jetën, kanë garanci për të gjitha. E mbajtën 15 vite me roje urën, u zhdukën. Ajo nuk është toka e askujt. Dhe kjo është një meritë shumë e madhe e autoriteteve të Kosovës, e policisë së Kosovës, e qeverisë së Kosovës. Edi Rama tregon gjithnjë e më shumë karakterin armiqësor ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar, në favor të Serbisë. Udhëheqësit global të 1 prillit, po i bie kallaji komplet.
-Lidhur me denoncimin që janë pas inceneratorëve. Keni informacion ju, që ka persona të tjerë që kryejnë investime për interes të Erion Veliajt nga paratë e inceneratorëve dhe këto prova a u janë drejtuar institucioneve.
Sali Berisha: Kemi prova shumë. Ju duhet ta dini që projektin e EcoParkut, vajza e familjes Rama, Rea, është paguar jo pak me kompaninë që fitoi. Por kësaj here u pagua nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. E merrni vesh ju tani. EcoParkun e kontrakton qeveria. Planin e EcoPark e porosit Klodian Zoto. E bën një kompani e huaj, Rea është nënkontraktore. Të gjitha do ti nxjerrim, këto dokumente. Ju garantoj ju se çdo gjë do të dalë me dokumente në këtë sallë. Nuk janë hipoteza.
Mariglen Kume, MCNTV: Në fillim të javës, Rama nënshkroi një marrëveshje me kryeministren italiane, Meloni për emigrantët që shkojnë në Itali dhe do të stacionohen në Shqipëri. E para, a mendoni se do të zbatohet ndonjëherë kjo marrëveshje dhe e dyta, si gjykoni që dje dështoi një protestë e lajmëruar në Tiranë për këtë, e po ashtu edhe në Lezhë.
Sali Berisha: Së pari, dua të jem i hapur. Është një çështje vërtetë serioze. Është absolutisht një bllof i Edi Ramës. Unë ju rekomandoj të lexoni ligjin e marrëveshjeve, kapitullin e plotfuqisë dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Pas rrëzimit të marrëveshjes së detit me Greqinë, të cilën edhe sot e mbroj, dhe që u rrëzua kryesisht se nuk ishte marrë plotfuqia e presidentit të Republikës dhe në mënyrë absolute ligji nuk e kërkonte këtë, por me vetëkuptim, unë them se ishte e drejtë. Nuk mund të them se në këto marrëveshje mund të përjashtohej presidenti. Janë marrëveshje që kanë të bëjnë me territorin dhe sovranitetin. Qeveria është përfaqësuese, por më suprem është presidenti. Se çfarë është sovraniteti, territori, shteti. Në shtetin është më lart presidenti. Çfarë u vendos pastaj. Nga vetë Edi Rama u vendos që në të tilla raste, kur kemi të bëjmë me territorialitet delegacionin e negociatave e ngre presidenti i Republikës. Plotfuqinë delegacionit ja jep presidenti. Ligji i mëparshëm nuk e kishte. Ligji i mëparshëm e kishte të dy, autorizon presidentin, autorizon kryeministrin. Jo. Presidenti i Republikës, firmosjen e dokumentit, plotfuqinë për firmosjen e dokumentit, ose e firmos vetë presidenti, ose i jep plotfuqinë, kryeministrit ose ministrit të Jashtëm, njëlloj. Edi Rama ka shkelur me të dy këmbët ligjin, por edhe frymën e kushtetutës. Ky ligj i hartuar mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është i drejtë. Edi Rama e ka shmangur totalisht Presidentin e Republikës dhe nuk mund ta shmangë kurrë. Kjo çështje primarisht dhe nuk ka vlerë, veç se në këtë formë që them unë. Së dyti, çfarë po bën Rama. Edi Rama i damkosur me këtë mori çështjes, përpiqet të bëjë shoping për mbështetje, këtu e aty, e ku mundet në mënyrë që të mund të kapërcejë, të shpëtojë nga burgu me aferën McGonigal. Të shpëtojë mandatin nga pasurimet e paligjshme të familjes së tij. Edi Rama dridhet ta përmendë këtë çështje. Shkon e firmosë një marrëveshje të tillë.
Dua të jem i hapur. Nuk jam unë për protesta. Italia, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm Shqipërisë këto 32 vite. Ka dhënë një kontribut edhe dy herë më të madh seç është ai monetar, ndihmat monetare. Në çdo aspekt. Sot në Itali janë 25 mijë shqiptarë që studiojnë me trajtimin më të mirë, etj. Natyrisht marrëveshja nuk vlen. Për ta mbyllur, haptas për transparencë. Kur më është kërkuar një facilitet i tillë, nga aleati kryesor strategjik gjatë kohës në Irak, unë me gjithë ndjenjat miqësore, mirënjohjen e pakufishme nuk e kam pranuar. Përkundrazi janë kryer operacione të tjera nga më të ndjeshme, por këtë se kam pranuar. Pse? Sepse këtë nuk e lejon kushtetuta, konventa evropiane e të drejtave të njeriut. Në atë kohë, pat ndonjë vend si Polonia që e pranoi. Por Shqipëria nuk është Polonia. Shqipëria merr aq sa mundet me marrë. Trajtimi ç’njerëzor që ju bë luftëtarëve të lirisë, në kampin e lirisë në Manzë nga policia e Edi Ramës dhe Edi Rama tregon se për refugjatët këtu nuk ka asnjë garanci. Mos harro, se janë marrë qytetarë turq nga rruga, janë nisur për në Ankara, pa asnjë lloj procesi zyrtar sikur të ishim krahinë e Anadollisë. Është marrë gazetari nga Rinasi, të cilin Beogradi nuk e mori, por ky e mori. Unë nuk them, se ai gazetari mund të kishte probleme, por duhet të merren në bazën e rregullave ligjore, në përputhje me konventat, nëse je shtet. Nëse je sulltanat, atëherë hajde bëjnë ç’të duash. Unë nuk jam për këto, unë jam për të respektuar detyrimet që ka Shqipëria.
Ermal Rizaj, SYRI TV: Në daljen tuaj për mediat keni hedhur akuza ndaj gjyqtares Irena Gjoka që është shkarkuar në vitin 1996. Çfarë provash keni ju për këtë gjyqtare të shkarkuar në atë vit.
Sali Berisha: Tani meqë më pyet, dua ti bëj thirrje, bëhu njeri. Zonjës, bëhu njeri. Sepse ajo është kryetare gjykate, është shkarkuar për korrupsion nga Sali Berisha në datën dhe muajin e caktuar. Jo vetëm dhe përgjigja që u ka dhënë avokatëve në sallë është identike me përgjigjen e një hajduti që thotë; nuk mohon dot se ka vjedhur, por nuk e di ku e kam gjënë e vjedhur. Meqenëse ti e di që të kam vjedhur, por meqë nuk e di ku e kam vënë gjënë e vjedhur, thua unë nuk jam hajdut. Çfarë i tha avokati. Avokati i tha jep dorëheqjen zonjë se ti je shkarkuar nga Sali Berisha për korrupsion dhe je në konflikt të hapur interesi. Ajo është e detyruar me ligj të bëjë një deklaratë. Të thotë që unë marr këtë dosje dhe nuk kam asnjë konflikt interesi me këtë dosje. Por ajo në vend të ligjit, zgjodhi një qëndrim vetëposhtërues ekstrem me porosi të Edi Ramës. I bëj thirrje, ktheu edhe njëherë, bëhu njeri dhe largohu nga detyra se ke bërë një akt më të turpshëm se atë që ke bërë në muajin dhe ditën që je shkarkuar. Ajo mendon se në garancitë që i ka dhënë Rama, mendon se dokumentet janë zhdukur, por më mirë të mendojë vetë. Ka dhe pak kohë të mendoj. Ajo është njeri shumë i pandërgjegjshëm. Unë dua të ju them shqiptarëve se kjo gjykate përdoret nga Edi Rama edhe në raste të tjera. Psh, kur Edi Rama donte të krijonte lehtësira në burgje për kriminelët e lidhur me të, thirri këtë dhe kjo ja mori përsipër. Por kjo nuk mund ta bënte vetëm me firmën e vet, duheshin dy firma dhe në nderin e atyre gjykatësve të tjerë, nuk i pranoi asnjëri. Thanë kjo nuk bëhet. I dështoi misioni. Sidoqoftë i them edhe njëherë, kujtohu pak dhe zbato ligjet, mos u keqpërdor, mos u keqshfrytëzo në këtë shkallë sepse në fund të fundit, të gjitha bien mbi të.