Berisha: Pseudo-mazhoranca ka vjedhur 1.1 miliard euro.

Çfarë t’ju quash ju? Në 2:00 të natës t’ju quash ansambli pashpirtësia. Ju nuk e keni problem, ndiheni komfortabël. Ju nuk votuat kundër opozitës dhe amandamenteve të saj të cilat, në fakt i jepnin një përgjigje. Nuk po them të shkëlqyer, por një përgjigje të domosdoshme që po përpin dhe po shpërbën shoqërinë shqiptare. Dhe të gjitha amandamentet, se unë i kisha lexuar më përpara, në qoftë se votoheshin në këtë aulë, ato sigurisht që kishin një kosto, por ajo kosto e tyre shkonte gjithësej 60% të asaj që ju keni vjedhur dhe shpërdoruar në 9 muaj.

Jo sipas meje, se sipas meje është shumë më tepër, por sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit i cili konstaton se kjo pseudo-mazhorancë ka vjedhur, shpërdoruar fiks 122 miliardë lekë, 1.1 miliardë euro.

Të gjitha propozimet e bëra ishin propozime që të marra së bashku shkojnë absolutisht jo më shumë se 600 milionë euro. Amandamenti që unë kam paraqitur, është amandament për rritje 25% të rrogave, nga të cilat 11% janë inflacione. Rritja faktike pra ishte gjithësej 14% dhe në total ishte 230 milionë euro. 14% e asaj që ju keni vjedhur. Por ju, sigurisht, nuk them që ju nuk keni njerëz në halle, nuk them që ju nuk keni familje që keni njerëz të sëmurë, nuk them që ju nuk keni njerëz me pension që mezi mbahen, por problemi juaj është ky: se ju i keni deleguar ndërgjegjen tuaj një njeriu i cili nuk ka të ngopur me votat tuaja.

Përvetësoi sot, bashkë me aksionerë të panjohur pasurinë publike më të madhe të shqiptarëve. Se unë nuk them se ju të gjithë keni dorë. Shumë prej jush keni dorë, ka prej jush që nuk kanë dorë dhe kjo është reale. Por fakti që s’pranoni një amandament, por votoni sikur me qenë kopej dhe jo njerëz të profesioneve të ndryshme, njerëz që shihni se Shqipëria po shpërbëhet. Se ushtria e këtij po shpërbehet. Gjysmat, 2/3 e ushtarëve kanë dhënë dorëheqjen. Se policia e këtij tjetrit, 2500 kanë dhënë dorëheqjen, kanë dorëzuar. Se mësuesit po ikin, se të rinjtë po largohen, se pensionistët s’marrin dot ilaçet. Çfarë është kjo, mor? Si mund të votoni në këtë mënyrë po apo jo?

Fermerët, po lexoja dje, 44% janë rritur importet e zarzavateve. Dhe çfarë ndodh? Serrat masivisht të falimentuara! Edhe kur propozoi njëri prej jush një favor, kundër, kundër… Ç’është kjo psikologji tmerrësisht ç’njerëzore? Armiqësore! Armiqësore!

Jo, more zotëri, se janë dyfishuar rrogat në qeverinë e mëparshme. Po t’i dyfishonit rrogat ju, nuk sillja këtu amandamentin me 25% rritje rroge. Po ju talleni, mor! Thoni, ja ua rritëm 6%. Po ju të gjithë e dini që me shifrat tuaja inflacioni është 8%, me shifrat tona është 11%. Pse jeni kështu? Sa mjek duhet të ikin që ne të zbresim në fund të botës për cilësinë e shërbimit. Tirana që është kryeqytet, a mendoni ju për këta njerëz? Tirana që është kryeqytet, që pa diskutim e ka më mirë se rrethet shërbimin. Renditet sot në, renditet sot në 10 qytetet nga 250 të botës, me shërbimin shëndetësor më të keq, më të shkatërruar.

Çfarë, si mund t’i votoni këto amandamente në këtë mënyrë ju? Dhe çfarë është ai buxhet që keni paraqitur? Është për të vjedhur! Për të udhëtuar me çarte me dhomë gjumi nga 22 milionë euro, me 137 udhëtime për të porositur biftek te Nusret-i me 1000 euro, për të hapur tendera me 99.9%. Si ka mundësi ju kështu? Pale më për invalidët, apo për të përndjekurit, për ata ju keni keni racizëm ndaj tyre përderisa nuk votoni për rritjen e…eee…. keni problem raciste ndaj të përndjekurve. A e kuptoni se çfarë vështirësish kanë ata në jetë? Hidh poshtë! Voto, voto, voto!

Të gjitha këto që janë propozuar, edhe njëherë ua them! Nuk arrijnë 600 milionë euro nga 1 miliardë e 100 milionë euro që keni vjedhur, sipas institucionit zyrtar të kontrollit të lartë të shtetit. Ku është ai? Vjen këtu si shars edhe ikën! Ku është? Të vijë këtu! Jo nuk votohet buxheti pa ardhur këtu ai. Apo vjen këtu edhe zbraz atë…mos ma prishni gojën tani t’i them!

Mbaroi koha zoti Berisha…

Mbaroi koha, por të kthehet të vijë këtu! Ta shohin shqiptarët, pavarësisht se e keni bërë në mesnatë, pas mesnatës këtë…

Hapet votimi me elektronik…

Jo, të vijë këtu!k

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale