Berisha-protestuesve: E shndërruat në kufomë politike dhe e bëtë të ikë si mi vjedhësin më të madh që ka njohur Bashkia e Tiranës në histori, Erion Veliajn

PRONONCIM PËR MEDIA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË BLLOKADËN QYTETARE ME PROTESTUESIT PARA BASHKISË

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha përshëndeti protestuesit dhe drejtuesit e Partisë Demokratike për betejën kundër Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke e akuzuar atë për vjedhje dhe keqqeverisje. Ai përgëzoi qytetarët për angazhimin e tyre dhe theksoi se protesta ishte një betejë historike për drejtësinë. Berisha e cilësoi largimin e Veliajt si një fitore dhe bëri thirrje për krijimin e një qeverie teknike dhe zgjedhje të lira, besimplotë se opozita do të fitojë.

Kryedemokrati, Sali Berisha përshëndeti gjithashtu edhe ‘Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit’ si aleancën qytetare më të fuqishme në histori të Shqipërisë, duke e quajtur një betejë për artin dhe kulturën shqiptare. Ai theksoi se kjo aleancë luftoi për vlera të mëdha artistike dhe historike, duke u përpjekur të mbrojë kulturën nga një regjim që e ka dëmtuar atë. Berisha kritikoi gjendjen e artit dhe kulturës në Shqipëri, përmendi mungesën e teatrove, ekspozitave dhe mbështetjes për artistët, duke theksuar se shumë artistë kanë emigruar. Ai premtoi se Partia Demokratike do të mbështesë artin dhe kulturën në programin e saj, për të forcuar identitetin shqiptar dhe për ta bërë atë të njohur ndërkombëtarish

PRONONCIMI I PLOTË

Erdha për të përshëndetur këta qytetarë e qytetare, për të përshëndetur drejtuesit e PD, të cilët në një betejë epike, e shndërruan në kufomë politike vjedhësit më të madh që ka njohur Bashkia e Tiranës në historinë, Erion Veliajn.

Në 43 gradë në të nxehtë, dhe në të ftohtë në shi, i dhatë hajdutit atë që meritonte. E diskredituat, e bëtë atë të ikë si mi nga një krah në një krah tjetër, dhe nuk di se ku është.

U garantoj se, kjo protestë e juaja, kjo mosbindje civile e juaja para Bashkisë së Tiranës, do të rezonojë në vite e vite si beteja më e fuqishme kundër vjedhjes së qytetarëve, si beteja më e fuqishme për rikthimin e shtëpisë së parë të qytetarëve të Tiranës.

Ju, e keni përmbushur misionin tuaj, por prap do të vini gjersa ta nxirrni prej leckash dhe ta varim në shtyllën e turpit të kombit shqiptar. Aty do të varet, aty do e varim. Po, po, se e meriton.

Unë po vij nga një bllokim tjetër. Tirana në duart e qytetarëve nuk ka qenë kurrë si sot. Këmbë pushtetari nuk shikohet, veturat e tyre nuk qarkullojnë. Janë zhdukur si minjtë.

Kryeqyteti i tërë është i qytetarëve!

Besuan se, shiu, moti do të na pengonte. Ja, ku jemi më shumë se kurrë nga e gjithë Shqipëria në këtë betejë, e cila ndalet vetëm kur të krijojmë qeveri teknike dhe qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë.

Ne, do fitojmë! Është radha jonë!

Një mirënjohje të pakufishme për Aleancën për ‘Mbrojtjen e Teatrit’. Aleanca qytetare më e fuqishme që ka njohur Shqipëria. Aleanca që nuk u mposht dhe nuk u përkul kurrë.

Që bëri betejë, jo vetëm për një ndërtesë, e cila padiskutim kishte vlera të mëdha artistike, kishte vlera të mëdha arkitekturore, kishte të mëdha si trashegimi historike.

Por, këto zonja dhe zotërinj, mund të quhet ‘martirë të gjallë’ të artit shqiptar dhe të kulturës shqiptare, në kuptimin që ky regjim i ka zhdukur si asnjë regjim tjetër në historinë e këtij kombi.

Bjeri Shqipërisë kryq e tërthorë, në qoftë se gjeni kund një dramë, një komedi, një tragjedi të luhet në skenat e këtij vendi, skenat e teatrove nuk ekzistojnë. Artistët janë degdisur në rrugët e botës, ose në rrugët e Shqipërisë.

Vetëm një grusht i vogël që përfiton, që nga artistë, janë shdnërruar në batakçinj, dhe përfitojnë tituj të investitorëve strategjikë. Nuk ekziston asgjëkundi, as mbështetje, as interes për artin, për krijimet.

U zhdukën ekspozitat e pikturave. Është hera e parë në historinë e këtij qyteti, nuk kanë se ku piktorët të ekzspozojnë, sepse piktori dështak njeh për të tilla vetëm zhgarravinat e tij.

Pra, beteja e Aleancës për Teatrin ka qenë betejë e aleancës për kulturën, për artin në Shqipëri dhe në këtë kontekst ata kanë një miërnjohje mbarëkombëtare, dhe ata do fitojnë. Kjo betejë është e fituar!

PD do të vendosë në programin e saj mbështetjen e artit dhe të kulturës, si një nga detyrimet më madhore të progrmait të saj, në mënyrë që identiteti shqiptar të forcohet gjithnjë e më shumë dhe të rrezatojë, jo vetëm në nivel kombëtar, por të rrezatojë dhe në nivel botëror!

Mënyra më e shkëlqyer për shqiptarët për t’u apraqiutur para botës është kultura dhe arti i tyre.

Mirupafshim!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale