EKSTRAKT
Kryetari i PD, Sali Berisha ka ftuar nga Kamza qytetarët që t’i bashkohen aksionit opozitar për ti qëndruar përballë qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Edi Rama.
Në takimin me mbështetësit, kryedemokrati Sali Berisha u ndal edhe te komisionet hetimore parlamentare, të cilat kryeministri Edi Rama nuk i ka lejuar të krijohen.
Berisha theksoi se Rama, duke sjellë sot ligjon ku i bën ato të pamundura komisionet parlamentare për të funksionuar.
Berisha shprehet se beteja e nisur nga deputetët në Parlament i ka dhënë sukseset e para, por kjo mund të shumëfishohet tha ai nëse bashkohen edhe qytetarët anembanë Shqipërisë. Më tej ai tha se ‘Koha është sot! T’i përvishemi kësaj diktature dhe fitoren tonë s’e ndal forcë në botë’.
Berisha, akuzoi edhe njëherë tjetër thjeshtrën e kryeministrit Edi Rama se ka përfituar 50 tendera me kompaninë e saj nga buxheti i shtetit. Në takimin e Kamzës, Berisha theksoi se edhe baxhanaku i Ramës ka fituar mbi 100 tendera në mënyrë të paligjshme.
FJALA E PLOTE:
Të dashur demokrate dhe demokratë, qytetare dhe qytetarë të Kamzës, Paskuqanit, përshëndetjet më të përzemërta dhe falënderimin tim për praninë tuaj sot në këtë takim.
Ne takohemi së bashku me ju në një moment kritik jo vetëm për PD-në dhe opozitën shqiptare, por në momentin më kritik në 32 vitet e fundit për demokracinë, pluralizmin, Shqipërinë
Sot ne mblidhmi së bashku si forca kryesore politike e opozitës, por jemi sot këtu si forca kryesore e të drejtave kushtetuese të mohuara.
Jemi sot këtu si një forcë politike të cilës, Edi Rama në aktin më armiqësor në 32 vite ndaj saj dhe opozitës, pas përpjekjeve për shkatërrimin e saj, për emërimin, kontrollin e saj dhe të kryetarit të saj.
Pas dhunimit masiv të zgjedhjeve dhe votës së lirë, kaloi në fazën e fundit të mohimit të të drejtave kushtetuese në parlament të deputetëve, përfaqësues tuaj.
Defakto asgjësimin e pluralizmit politik parlamentar në Shqipëri.
Shndërrimin e përfaqësuesve tuaj në parlament, në një fasadë e cila qëndron aty, apo të cilët qëndrojnë aty thjeshtë sa për të thënë se parlamenti ka një opozitë.
Në çdo vend, në çdo demokraci, jeta politike funksionon qeveri dhe opozitë. Por në Shqipëri qeveria nuk ka legjitimit, në Shqipëri qeveria krijoi industrinë e krimit të blerjes së votës. Makinerinë gjigante të frikësimit të qytetarëve, të kontrollit të plotë të vullnetit të tyre.
Të ndikimit në mënyra më antiligjore mbi votën e tyre, mbi vullnetin e tyre.
Është dramatike, por sot ka disa ngjashmëri me fundin e viteve ’80 dhe fillimin e viteve ’90.
Në zgjedhjet e para të vitit 1990, zonat më të shtypura, më të varfra nuk na votuan. Sepse indoktrinomi i tyre gjer në palcë, frika nga diktatura, nga terrori që ushtronte diktatura, i bënte ata njerëz të mendonin se ne nuk duhej të votoheshim.
Po pse po bëj këtë krahasim me ju demokratët e Kamzës.
Çfarë ndodh sot? Të gjithë e shohim se ai vjedh zgjedhjet. Ju e patë vetë se çfarë bëri me makinerinë elektronike këtu në Kamzë. E patë se çfarë bëri me autokolonën e ‘Benzave’ të blinduar me Bajrat në Shkodër.
Ju e mësuat se si ai shpërndau në kundërshtim me ligjet, 683 mijë zarfave pensionistëve. Ju jeni dëshmitar se si ai përndoqi votuesit me patronazhistë, aktivistë, si terroristë të kuq të votës tuaj.
Ju jeni dëshmitarë se sa mijëra e mijëra kërcënime ju bënë zgjedhësve vetëm e vetëm të mos votojnë opozitën.
Ju jeni dëshmitarë se si forcës kryesore të opozitës nuk ju regjistrua emri në fletë.
Ju jeni dëshmitarë se si 1.3 mln zgjedhës, ju ndryshua qendra e votimit. Me statistikë 200 mijë prej tyre u paraqitën dhe nuk votuan dot.
Të gjitha këto janë zhvillime dramatike, antiligjore.
Janë jo të paktë ata të cilët shprehen se Edi Rama vërtetë i ka vjedhur zgjedhjet, por i fiton. Kjo është të përligjësh vjedhjen, ti thuash hajdutit, të gëzosh plaçkën që vodhe. Nuk ka defekt moral më të madh se ky. Dhe ky është efekti i një propagande e cila përhapet në një kohë që ai nuk ka fituar zgjedhjet.
Unë nuk dua të mbuloj asnjë të metë të PD-së, këtu para jush dhe askund, por të gjithë ata që i thonë të vërtetës të vërtetë, në rast se diferenca ishte 110 mijë vota, shpërndarja e 683 mijë zarfave në mes të fushatës elektorale për pensionistët, shpërndarja e dhjetëra milionë eurove për meremetimet nga tërmeti në mes të fushatës elektorale.
Dhënia e dhjetëra mijëra lejeve, licencave dhe legalizimeve, të gjitha këto në kundërshtim absolut me ligjin.
Heqja nga fletëvotimi i PD-së dhe i kryetarit të saj.
Përdorimi i bandave për të terrorizuar qytetarët, banda që kanë vrarë 20-25 vetë, shpërndarja e dhjetëra qindrave milionë eurove nën dorë.
Vetëm një parti e cila nuk ka bërë asnjë takim në tërë ekzistencën e saj, por shkon me thasë me para, partia e Doshit, u rrit në 2 vite, 240%. Ju mendoni se Toma është pareliu më i madh? Jo nuk është. Ai fiton 3 mijë tendera në vit nga Rama dhe një pjesë të parave që fiton i kthen në vota.
Por Edi Rama, qeveria janë ato që kanë para më shumë.
të gjitha këto të marra së bashku, sa vota bëjnë? Unë nuk jam një shifër të saktë, por di se me paratë nën dorë, partia e Doshit u rrit 240 për qind.
Pse ndalem në këtë? Ndalem sepse Edi Rama nuk i fitoi zgjedhjet dhe ai që vjedh, nuk fiton kurrë, por vjedh.
Ne vijmë pas kësaj gjendje, në një kohë kur ai megjithëse ka vjedhur me të gjitha mënyrat votat e shqiptarëve, tani në parlament don ta asgjësojë përfundimisht atë.
Ato të drejta miqtë e mi, të cilat janë në kushtetutë, ai është pushteti juaj, është pushteti i atyre që ka votuar kundër qeverisë. Nuk janë të drejta personale të 2-3 deputetëve. Jo ato u janë dhënë deputetëve vetëm e vetëm si pushtet i juaj.
Çfarë ndodh?
Si kurrë ndonjëherë në 32 vite, ai kërkon të na caktojë ne kryetarin e grupit parlamentar, njëlloj si në diktaturë.
Ai nuk lejon ngritjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare.
Të dashur miq!
Kur thuhet se, sovraniteti i takon popullit, kjo është një e vërtetë e madhe se në fund të mbrojtje të sovranitetit janë qytetarët ata të cilët historikisht kanë paguar çmimet më të mëdha.
Por kur thuhet se sovraniteti i takon popullit, kjo nënkupton që ju kontrolli qeverinë. Sovraniteti i brendshëm është fuqia juaj për të kontrolluar qeverinë. Natyrisht një qytetari i thjeshtë, një grup qytetarësh nuk kontrollon dot.
Por Kushtetuta ka përcaktuar mekanizma të qarta se si ju kontrolloni qeverinë. Ju e kontrolloni qeverinë nëpërmjet deputetëve tuaj të cilëve Kushtetuta u njeh të drejtën e pamohueshme të ngritjes së Komisioneve Hetimore Parlamentare dhe për të nxjerrë në dritën e diellit të gjithë veprimtarinë e qeverisë.
8 komisione janë kërkuar. Që të 8 në mënyrën më antikushtetuese i ka mohuar, nuk ka lejuar Edi Rama.
Po pse? Sepse që të 8 ato në epiqendër të kontrollit kishin direkt Edi Ramën. Unë nuk them vetëm atë se çdo komision hetimor parlamentar ka autoritetin të hetojë cilin do dhe nuk mund ta kufizojë kush.
Edi Rama ka frikë, ka tmerr nga hetimi i parlamentit. Edi Rama nuk mund të pranojë sepse me firmat ‘fët e fët, e fap, fap, fap’, ka vjedhur qindra milionë dhe miliarda.
Dhe kalon çdo gjë duke gënjyer para jush se nuk është e vërtetë se njeri nga familja ime ka fituar tendera.
Shumë shpejt do të ju tregoj ju se 50 tendera vetëm thjeshtra, kompanitë e thjeshtrës gjë e cila është e ndaluar me kushtetutë.
Nuk po flas me baxhanakun që ka 100 e ca, por ajo që është pjesë e familjes së ngushtë.
Po Durrësi, porti i Durrësit. Në 3 mijë vjet, perandorë, mbretër, diktatorë, nuk e mbyllën portin. Ai port dhe Durrësi janë të një rëndësi jetike për njëri tjetrin.
Ai port është i rëndësishëm edhe për Shqipërinë, sepse me pozicionin që ka është porta kryesore e importimit dhe eksportimit të mallrave nga Shqipëria.
Tani i teket këtij. Shkoi e pa Dubain, pa dhe mbretin atje dhe tha do bëj Dubain në Durrës. Dhe për të bërë Dubain në Durrës do të marrë 1.4 mln metër katrorë tokë publike dhe portin e çon në Porto Romano.
Vetëm këtë vit 400 mln euro nga buxheti juaj do të shpenzohen në Porto Romano në mënyrë që ky të marrë 1.4 mln metër katror tokë për të ndërtuar 12 mijë apartamente.
Asnjë sulltan nuk mund të veprojë, siç vepron ky, por ky kontrollon të gjitha pushtetet.
Për të mbyllur mundësinë e fundit të kontrollit të tij që janë komisionet hetimore parlamentare, ai ka sjellë sot ligjin, ka dërguar ligjin sot në parlament ku i bën ato të pamundura për të funksionuar.
Pra, sot jemi në një diktaturë, ku i gjithë pushteti përqendrohet në duart e një njeriu.
Se si demokratë, nuk kemi pasur kurrë një armik si ky, njëlloj si nazistët që në kampet e përqendrimit, ua hiqnin emrat dhe u jepnin një numër, në mënyrë që t’i denatyronin, ky kështu sillet me ne. Ka gjetur Lul Bravën si vegël të tij dhe mendon se mund të na ndërrojë emrin, do mund të na diktojë ligësinë e tij.
Por Edi Rama, pas Enver Hoxhës, është një armik më i egër i shqiptarëve, i cili po rrënon pluralizmin, arritjen tonë më të madhe pas pavarësisë.
Asnjë komb nuk është zhvilluar i lirë pa pluralizëm. E arritëm me sakrifica, përmbysëm një diktaturë dhe tani ky konfiskon një nga një, të drejtat kushtetuese.
Ka konfiskuar SKAP-in, drejtësinë, e ka mbushur me grupe të strukturuara kriminale, me prokurorë dhe gjykatës të lidhur kokë e xhep me krim, që falsifikojnë, që zhdukin dokumente, që lirojnë kriminelë, që fshijnë dosjet, që të gjitha me urdhër të Edi Ramës.
Së fundmi, ajo që kishte mbetur, ishin komisionet hetimore parlamentare.
Tani, më thoni ju mua se çfarë do bëjmë ne? Ka vetëm një rrugë, betejë pa kthim. Ka vetëm një rrugë, mosbindje civile. Ka vetëm një rrugë, në këmbë të gjithë për të përmbysur narkodiktaturën e Edi Ramës.
Unë e kuptoj se problemet e jetës së përditshme të qytetarëve shqiptarë, janë të rënda dhe të panumërta. Por nëse ne nuk zgjidhim këtë problem, ju garantoj se ato do bëhen gjithnjë e më përpirëse, gjithnjë e më shkatërruese mbi qenien tonë.
Në 10 vite të mandatit të tij, një e treta e shqiptarëve janë larguar nga vendi. Asnjë pushtim dhe asnjë diktaturë tjetër nuk ka krijuar këtë shkretim kombëtar siç krijuam këto 10 vite.
Ndaj dhe PD, opozita shqiptare është e vendosur të hidhet në një betejë pa kthim, në një betejë e cila ka synimin më madhor përmbysjen e diktaturës së bandave, të vendosur nga Edi Rama.
Nuk është kjo diktaturë ideologjike, jo. Kjo është diktaturë e krimit, e vjedhjes, e drogës, e cila peshon njëlloj si diktatura komuniste mbi të drejtat e njerëzve. Krijon pasiguri, i largon nga vendi.
Kamza ka një rol të jashtëzakonshëm në këtë betejë. Beteja pa kthim do të thotë mosbindje civile.
Ai, i cili dhunon çdo të drejtë tonën, meriton t’i përgjigjemi me gjithë forcën, ta bllokojmë në çdo hallkë të funksionimit të tij.
Kjo kërkon t’i shpallim luftë totale diktaturës, kjo kërkon të ngrihemi me guxim. Ai na ka shpallur ne luftë, ai kërkon të na zhdukë identitetin tonë, ai mohon të drejtat tona, ai ka marrë në dorë një nga një të gjitha pushtetet.
Çfarë presim ne më shumë? Ne të gjithë në betejë.
Ne e nisëm betejën në parlament dhe ju e patë se ajo pati sukseset e para. Ju garantoj se ai
sukses i parlamentit do të shumëfishohet, kur të ngrihet Kamza, Tirana, Gjirokastra, Kukësi, Tropoja dhe mbarë Shqipëria.
Nuk duhet të ngurojmë, duhet të nisim sa më shpejt betejën. Sepse çdo muaj që kalon, më poshtë zbresim, më të shtypur bëhemi, më të varfër bëhemi.
Ai ka hedhur dorashkën, ka bërë gjithçka kundër nesh, tani është radha jonë.
Tani koha është të mbrojmë votën. Me Edi Ramën nuk votohet.
Në qoftë se ne duam t’i rikthejmë Shqipërisë pluralizmin, në qoftë se ne duam që të bëjmë Shqipërinë një vend shprese, të rikthejmë liritë tona, të drejtat tona, koha është sot, thirrja është sot më shumë se kurrë, të organizohemi, të ngrihemi, t’i përvishemi kësaj diktaturë.
Ju garantoj ju se forcë në botë që të në ndajë ne nga fitorja, nuk ka dhe nuk do ketë.
Thirrja për ju është, të ngriheni në nivelin e rolit të jashtëzakonshëm që keni ju në këtë betejë. Sepse nuk është një betejë e lehtë. Ne nuk e marrim të tillë.
Por është një betejë e shenjtë, është një mision, të përmbysësh një diktaturë, është misioni i të gjitha misioneve.
Rrëzoi një nga një të gjithë arritjet tona gjatë këtyre 10 viteve, gjithçka bëhet për pushtetin dhe pasurimin e tij.
Nuk do të hetohet, del para jush e thotë: çfarë ka, unë me atë avion udhëtoj për punë, gënjen, gënjen, gënjen!
Ai me atë avion, në dy vite me 140 udhëtime, ka shpenzuar 22 milionë euro. Hajde hetohu, t’i nxjerrim faturat, sa të ka kushtuar fluturimi, sa të ka kushtuar parkimi, sa të kanë kushtuar të gjitha shpenzimet. Nuk e bën dot, nuk pranon komisionin.
Nuk pranon komisionin për sterilizimin. A e dini ju se procedura e sterilizimit, sipas KLSH, ka rritur 83 herë çmimin e sterilizimit? E ka rritur, e ka bërë 4 herë më të lartë se në Gjermani.
Këto akte nuk mund të kalojnë pa u hetuar, pa u paraqitur para jush. Ai nuk pranon, duhet t’ia imponojmë.
Koha sot na thërret më shumë se kurrë. Kjo betejë kërkon guxim, kjo është betejë e guximtarëve.
Unë e kuptoj që do keni njerëz përreth jush që ju thonë se nuk mund të angazhohen. Nuk ka gjë, se ai akoma është i trembur. Por ti si guximtar me shembullin tënd, të garantoj se atë dhe shumë të tjerë do i frymëzosh dhe lëvizja jonë, beteja jonë pa kthim do ecë e sigurt drejt fitores.
BASHKËBISEDIMI I KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME DEMOKRATËT
– E konsideroj të drejtë mendimin tuaj se ka një vonesë, por prap këtu kërkoj mirëkuptimin. Cili është shkaku më kryesor i vonesës? Shkaku më kryesor i vonesës të jem i hapur këtu ishte se, pas atyre problemeve që përjetuam si parti ne kishim zgjedhjet më para. Dhe pjesëmarrja në zgjedhjet ishte një detyrim absolut, pse?
Sepse ne në papërgjegjshmëri të plotë të atyre që drejtonin, por me copëza kudo, bojkotuam zgjedhjet lokale. Dhe çfarë ndodhi më tej? Ne vendosëm monizmin. Unë i flas atij për monizmin si forma më e shëmtuar, por ne e ndihmuam atë në vitin 2019, duke mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale, kjo është e vërteta.
Në këto kushte unë gjykoj se njeriu nuk mund të eci kurrë, në qoftë se nuk njeh gabimet dhe nuk punon me ndershmëri për t’i korrigjuar ato. Pikërisht se, ajo ishte një gjë shumë e rëndë që kishte ndodhur, vendimi ishte që të merrnim pjesë dhe zhvilluam të gjitha ato procedura që ju i dini.
Por protesta dhe fushata, protesta dhe zgjedhjet nuk shkonin me njëra-tjetrën. Unë gjer 3 muaj para fushatës kisha deklaruar në mënyrën më të përëritur që me Edi Ramën zgjedhje nuk ka, dhe isha i bindur që nuk ka, por isha me ndërgjegjen më të thellë i bindur se do marrim pjesë në ato zgjedhje, dhe morëm pjesë.
Morëm pjesë dhe bëmë siç mund ta kesh ndjeku identifikimin më serioz të historisë së PD të dhunimit të zgjedhjeve, të dhunimit të votës. Dhe të kujtohet fare mirë javën e parë se si u detyrova të përballesha me shumicën e mediave që brohorisnin: fitoi Edi Rama. Në një kohë kur ai kishte bërë një batërdi të vërtetë në të gjitha aspektet.
Dhe pikërisht për të mbrojtur votën në mënyrën se si e konceptoj unë në mënyrën e saj, ne u morëm me identifikimin e të gjitha dhunimeve të procesit zgjedhor me fakte, me shembuj konkretë, publikuam një dokument 600 faqësh.
U mbyll ajo fazë, tani filluam betejën tjetër. Tani ne jemi demokratë dhe nuk kemi as të drejtë, as moral t’u themi tjerëve gjë tjetër, se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira. Nuk ka.
Dhe beteja nuk bëhet as në fushatë elektorale, as ditën e zgjedhjeve. Beteja bëhet tani, dhe tani vjen koha t’i kthejmë reston atij. Dhëmbë për dhëmbë gjersa ai t’i hapë rrugën shqiptarëve për të votuar të lirë. Ky është qëndrimi ynë.
E thatë vetë ju, e thatë shumë bukur. Nuk synojmë kurrsesi të vijmë në pushtet ndryshe, përveçse me votën elitë të shqiptarëve. Po Edi Rama, nuk i le shqiptarët të votojnë, dhe ai është armik, ndaj edhe ne do merremi me këtë armik. Të merremi nga mëngjesi në darkë, të merremi me të gjitha mjetet e mosbindjes civile. Atë që po bëjmë në parlament , atë duhet t’ia bëjmë nëçdo skaj të Shqipërisë, në qoftë se duam të shembim diktaturën e tij, duam të rikthejmë pluralizmin dhe shqiptarët të votojnë të lirë për atë që duan. Besoj se isha i qartë.
Përsa i përket ekipit. Kërkesë shumë e ligjshme. Por tani, si duhet ta kuptojmë këtë kërkesë tuajën. Së pari, është detyrë e atij që ka pozicionin më kryesor të bëjë çdo gjë për këtë që thoni ju. Për ripërtëritjen, për personalitete të reja, për figura të reja.
Por të them të vërtetën këtu. Në një shkallë, nuk po them të njëjtë, por në një shkallë të caktuar kjo është detyrë e secilit prej jush. Dhe nuk e bëj këtë për të shkarkuar përgjegjësitë e mia. Jo, absolutisht. E bëj këtë sepse në qoftë se të gjithë ju i vini vetes detyrë të afroni cilindo që njihni këtu, apo jashtë vendi, në radhët tona, ju njohin shumë më tepër pastaj të marrë së bashku.
Dhe kështu duhet ta konceptojmë ne këtë proces. Ne duhet të hapemi, sigurisht, po duhet të kontribuojë secili nga demokratët në këtë hapje. Nuk jemi më në vitet ’90 kur kategorizimet, apo profilet ishin fare të kufizuara. Por sot, secili nga ju ka në rrethin e vet, në të njohurit e vet, njerëz suksesi, njerëz me vlera, në Kamzë, në Tiranë, jashtë shtetit, në emigracion dhe kudo.
Këtu pra, duhet të gjithë të punojmë, dhe kam besim që do ta bëjmë këtë. Strategjia padiskutim do të dalë, por iniciativa juaj është e pazëvendësueshme.
Në betejë fitojnë ata të cilët arrijnë të jenë më efikasë, godasin atje ku dhemb më shumë, dhe ne parlamentin nuk e lëshojmë. Por si në parlament ka në dhjetëra e dhjetëra pika tjera ku regjimi do goditet dhe duhet të goditet.
Protestat e qeta, t’i harrojmë, s’është koha më e protestave të qeta. Kur kam parë për herë të parë, se ne në ’90-tën njerëz të pashpresë ishim, dhe unë dëgjova se studentët janë në protestë dhe vrapova, shkova drejt tyre, dal në ballë tyre. Unë isha si atje, ata u përleshën si luanë me policë, me gardë, me të gjitha. Por ama, pasi pothuaj u bënë copë nga policia e gardës e sampistë, u mblodhën në darkë përsëri në betejë, të vendosur të shkojnë në Sheshin Skënderbej.
Dhe ne duhet të pranojmë sakrificën, përndryshe Edi Rama me diktaturën e tij mbetet në pushtet, derisa këtu të ngelen 700 apo 800 mijë banorë dhe të tjerët të jenë larguar nga Shqipëria, por kjo nuk do ndodhë. Ne do e përmbysim atë, ne do fitojmë.
– Po ndalem te problemi i parë. Është absolutisht e vërtetë që këtu është bërë manipulim masiv dhe është dokumentuar qartë me mjetet elektronike të votimit. Kjo është 100% e vërtetë. Është 100% e drejtë kërkesa jote për të siguruar fshehtësinë e votës, por të garantoj se Edi Rama do jetë në pushtet miku im, këto që kanë ndodhur në këto zgjedhje, do bëhen dy herë më keq në zgjedhjet e ardhshme.
Prandaj, çdo njeri që i thotë vetes se ne si shoqëri nuk kemi të ardhme në qoftë se nuk votojmë si njerëz të lirë, duhet të ngrihemi për të hapur këtë shteg. Pse e them unë këtë, ku e bazoj?
Në zgjedhjet e vitit 2021, në muajin prill Edi Rama shpërndau vetëm për tërmetin 90 milionë euro në llogaritë bankare të mijëra e mijëra familjeve në Durrës, Tiranë, Laç, Kavajë, etj. Të nesërmen kam deklaruar me një shënim në Facebook tim se vota vdiq pa hyrë në kuti, se me aq para të shpërndahen në mijëra familje, ti e ndryshon rezultatin e zgjedhjeve, nuk ka diskutim. Nuk duhet naiv njeriu.
Një shembull i dytë për kërkeën tuaj. U mblodhën para në 2021 në fillim në rast se ju kujtohet, në ambasadën amerikane. I mblodhi ambasadorja forcat politike, arritën në një marrëveshje. Çfarë bëri? E rrëzoi marrëveshjen. Nuk ne të kemi besim tek ai. Ai është i pabesë dhe duhet të rrëzohet me çdo kusht.
E tha para dy ditësh, ishte në televizion. Për atë punën e reformës që thonë, tha. Ata, tha, do punojnë do punojnë, pastaj do e shohim ne se ç’janë ato. Domethënë, do i shohim, do i bëjmë si duam vet. Ndaj dhe ne nuk mund të kemi iluzion. Në qoftë se duam të votojmë, duhet të përballemi me këtë njeri të hapim rrugën.
E tha ajo zonja. Këtu, ose një qeveri teknike, me misionin për përgatitjen e zgjedhjeve, ose ne do vazhdojmë betejën gjer në fund kundër tij, por jo më protesta tjera, përveç mosbindjes civile.
Dhe ne duhet të jemi të përgatitur. Në qoftë se e marrim këtë mision, duhet ta dimë se na presin sakrifica, na presin ritorsione, por ne duhet t’i bëjmë, se ne jemi burrat dhe gratë që përmbysëm një sistem, që ndamë epokat me ato mundësi dhe njohuri që kishim.
Shqipërinë e anëtarësuam në NATO, në KE, bëmë zgjedhje që ndryshuam pushtetin, pranuam rotacionin. Pra, nuk duhet të kemi iluzion se me Edi Ramën mund të kemi zgjedhje.
Së fundmi, e kape shumë bukur, fole për djem dhe vajza. Të garantoj se, dhe ua them këtu, se një nga kyçet më të rëndësishme të suksesit tonë, qoftë në betejë pa kthim me diktaturën, qoftë në betejën pas saj elektorale, asgjë nuk do përcaktojë më shumë nga aftësia jonë për të aktivizuar dhe motivuar të rinjtë. Për të aktivizuar dhe motivuar djemtë dhe vajzat tona. Ua garantoj unë, jo do jetë. Duhet ta kuptojmë dhe tani.
Një demokrat nga Kavaja, e kam treguar disa herë, do e tregoj dhe këtu. Më erdhi para 10 ditësh. Unë doktor banoj në zonë që vetën në ’92, pastaj ka fituar e majta. Po çfarë bëra? Mora të gjithë të rinjtë e zonës, nga mëngjesi gjer në darkë vetëm me ta. U shtua numri i tyre, dhe arritën në 63% për PD. Prandaj, ta vlerësojmë këtë. Ta vlerësojmë shumë që të kemi në krah bashkëluftëtarë të rinj, të reja. Ata kanë energji, kanë imagjinatë, kanë guxim dhe duhet të bëjnë çdo gjë.
Së fundmi, jeni këshilltarë. Atë që po bëjnë deputetët në parlament, duhet të bëjnë këshilltarët në të gjithë Shqipërinë. Beteja është betejë. Do të kontrollohet nëçdo qelizë Rakip Suli, Erion Veliaj. Nuk do pajtohemi kurrsesi me refuzimin e tyre, dhe kjo është më e pakta që mund të bëjmë ne të zgjedhurit e qytetarëve. Duhet të bëjmë gjithçka për mobilizimin e qytetarëve ndaj çdo padrejtësie që bëhet ndaj tyre.
Roli i këshilltarit sot është i jashtëzakonshëm në betejën tonë pa kthim.
– Nuk ka diskutim që ripërtëritja duhet të jetë ligj i pandryshueshëm i PD, dhe në rast me Rithemelimin bëmë gjithçka për të riinstaluar votën, ne prap nuk do heqim dorë dhe do bëjmë gjithçka të zgjidhni me votën tuaj ata që besoni, ata që mendoni.
Nuk di ndonjë mekanizëm më demokratik se vota. Di mekanizma tjerë, sigurisht që di, por asnjë nuk është më demokratik sa vota. Dhe duke patur parasysh që në tërësi ata që angazhohen në parti politike kanë një fiber politike që i shtyn të angazhohen, kjo e bën votën ehe më të besueshme.
Për sa i përket të përndjekurve politikë, PD është plotësisht e hapur, bashkëpunon me ta, ka të përfshirë dhe do ketë gjithnjë të përfshirë gjithnjë e më shumë nga shtresa e të përndjekurve politikë.
A mund të ketë më shumë? Po. Dhe sot janë me qindra dhe mijëra pasardhës të tyre, shumë mirë të shkolluar, të shquar në fusha të ndryshme Është e drejtë që PD të bëjë përpjekje edhe më të mëdha për afrimin e tyre. Është e drejtë që PD të bëjë përpjekje edhe më të mëdha për pronarët.
Natyrisht, nuk duhet të mohojmë. Asnjë parti nuk ka bërë sa ka bërë PD për pronarët. Po të kthehesh në vitet ’90, shqiptarët kishin vetëm shtëpinë dhe xhaketën e tyre. Dhe shtëpinë ata që ishin në fshat. Vetëm me një dekret janë bërë pronarë 220 mijë familje në qytet me apartamentet e tyre.
Vetëm në vitet 2006-2012 janë kompensuar, ose janë rikthyer 1.577.400.000 m2 tokë pronarëve që iu ishte zënë ose konfiskuar. Pa llogaritur mijëra objekte.
Nuk është e drejtë të themi që nuk është bërë për pronarët. Po, dhe të them këtu se janë me dosje. Në vitin 2013 kanë qenë 8% e dosjeve të pa evaduara. Pra ne i kemi qëndruar programit dhe i qëndrojmë programit tonë për pronën. Krijoi ligji 7501 problemet e veta, nuk i mohoj.
Në atë kohë mos harro se fshati shqiptar ishte rezervat njerëzor. Unë nuk e di se nga je, por aty nga jam unë, në familjen time, nga 3 familje në fëmijërinë time, përfunduan në 13 apo 14. Toka ishte po ajo, dhe të ndaje sipas pronarëve nxirrje në qiell të hapur qindra e mijëra shqiptarë.
Të garantoj që komunizmi edhe sot do ishte sepse, zonat më të populluara nuk e pranonin kurrë atë që unë shpalla në parlament, toka të të zotit. E shpalla atë, por atë e shpalla në 2001 nga ajo mendësi që trashëguar që kisha. Po pastaj dola në zonën ku ishin popullata, dhe ata më thanë që kurrë nuk të votojmë. Duhet të jemi të hapur. Çfarë do bëhet me ne thanë, çfrë do bëja, t’i gënjeja. Dhe u detyruam të bënim atë ndarje, E quaj edhe sot të padrejtë, nuk them se ishte e drejtë, por ishte e imponuar. E përdorur edhe në vende tjera. E përdorur edhe në vendin që ndofta ka nga tokat më të shumta në SHBA.
Gjithsesi unë ju falënderoj për ndërhyrjet dhe sugjerimet tuaja që të angazhohemi në këtë betejë.
– Ajo që thatë ju është e vërteta më e hidhur e këtij vendi. Kur shikon se si krimi gërryen shoqërinë tonë, gërryen vendin tonë. Kur mendon se Edi Rama lidhjen më të tmerrshme, më të fuqishme e ka me krimin, ju them unë ju.
Kryetar bashkie unë bëja vendimin që të ruhej nga garda, ai përzinte oficerin dhe merrte vrasësin në makinë, në mënyrë absolute, për të mos ia numëruar këtu se nuk ka kohë me radhë. Dhe e them ditën që u bë kryeministër, dhe i them në parlament: dëgjo z.Rama, lidhjet e tua me krimin janë botërisht të njohura, por a do t’i presësh ti ato, se populli shqiptar të ka fal ty meqë të votoi. A do t’i presësh ti ato, apo do t’i shfrytëzosh ato, do të jetë përcaktuese për fatin e Shqipërisë. Ai në fakt i fuqizoi ato në shkallën më të lartë.
Para dy vitesh në zyrën e tij hynte, kush thoni ju? Kreu i kartelit të drogës më të fuqishëm në botë, kartelit meksikan Sinaloa të cilët janë dy vëllezër shqiptarë. Njëri prej tyre filmohej duke dalë nga kryeministria. E patë Pëllumb Gjokën, drekonte dhe darkonte me të.
E kisha denoncuar me dhjetëra statuse, se kishte vrarë një të moshuarën e vetë për t’i marrë 400 mijë m tokë. Dhe ky me Ramën bënte politikat. Ai ka një motel aty në rrugën Bardhyl, dhe i jepej licenca e kazinosë sikur ishte hotel me 5 yje.
I vëllai i tij kur iu kap droga në Elbasan, në Xibrakë, Genti Xhixhën që ishte njëshi që sillte drogën nga Kuba e nxori jashtë Shqipërie, Olsi Rama. Mund të rreshtoj me dhjetëra e dhjetëra të vërteta, por këto na shtojnë detyrimin. Më tej nuk shkohet më, ne duhet të ngrihemi në betejën pa kthim. Ai na ka shpallur luftë ne. Ai shkelmon mbi identitetin tonë. Ai shkelmon mbi votën tonë. Ai hakmerret për etërit e tij.
Ne do i qëndrojmë atij, dhe ne do e përmbysim atë, ju garantoj unë ju. Dhe ai e meriton përmbysjen. Ne zvarritëm bustin e Enver Hoxhës për së vdekuri, kurse këtë do e qërojmë dhe do ta përzëmë nga pushteti. Nuk mundet ky të qeverisë si një diktator në Shqipëri.
– Tani ne jemi njerëz politikë dhe ne analizojmë ngjarjet me realizëm. Ne nuk mohojmë se kaluam një tronditje të madhe si parti, e cila për hir të së vërtetës në thelb kishte një faktor.
Faktin se unë refuzova në mënyrë të prerë një koalicion të mundshëm midis PS dhe PD. Unë atë do e quaja dramë ta dhe kombëtare në bindjen time. Dhe pas atij refuzimi unë u shpalla non grata për gjithë pasojat kur refuzova, por unë do u qëndroja besnik atyre demokratëve që besojnë në demokraci, që besojnë në opozitën, që besojnë se alternanca është rregulli i saj, dhe se opozita është pushteti moral i popullit.
Kam qëndruar në opozitë, jam përpjekur të përmbush çdo detyrim dhe të bëj gjithçka që të fitoj. Ajo ishte një traumë në të cilën u futën shumë duar, duhet të jemi të vërtetë këtu. Por si e morëm ne atë? Si një proces.
Në qoftë se ju kujtohet, në foltoren e parë që kam ardhur këtu dhe kudo, kemi dalë me moton: Për një PD më të bashkuar, më të fortë, më të hapur.
Kur kemi thënë më të bashkuar, kemi të thënë sa më të gjerë, sa ma të bashkuar, sa më të hapur. Zhvillimet në këtë drejtim mund të ishin më të shpejta, por nuk u ndalëm. Ne bëmë zgjedhjet lokale. Grupi i deputetëve që sot jemi një grup me ta, mbështetën Primaret, u deklaruan për Primare. Mbështetën procesin që bëri PD që ishte proces themelor. Kjo, një.
E dyta, takime të shumta. Ne po zhvillojmë një betejë shumë të rëndësishme në parlament, bashkërisht. Në atë betejë të gjithë deputetët kanë kontribut thelbësor, dhe ju e patë. Në një muaj ajo betejë arriti jehonën më të madhe botërore. Në memorien time, nuk di ndonjë ngjarje ndonjëherë që të ketë patur aq jehonë sa beteja në parlament.
Imagjino sikur të ishin vetëm 20 vetë, nuk do kishte kurrë as çerekun e këtij rezultati. Jemi 43 vetë aty. 43 burra dhe gra që luftojmë së bashku për të drejtat tuaja. Se ato janë të drejtat e popullit qeveritar që ka votuar kundër qeverisë.
Gjithçka duhet pranuar si një proces që të vijë sa më natyrshëm. Një gjë është e sigurt, që ftesa jonë dhe hapja jonë me ta është shumë e sinqertë, dhe e vlerësojmë padiskutim kontributin shumë të rëndësishëm të tyre në këtë betejë që po bëjmë. Dhe në vlerësimin tim më të sinqertë, ky është interesi i çdo demokrati.
Ky qëndrim dhe kjo betejë është interesi i çdo demokrati.
Faleminderit.