Berisha: Porti i Durrësit është strategjik për BE dhe NATO. Protesta e vetmja rrugë për të ndaluar krizën, regjimi po shkatërron portet dhe ekonominë

FJALA PËRMBYLLËSE E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TAKIMIN PËR PORTIN E DURRËSIT

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën përmbyllëse të takimit për shpëtimin e Portin e Durrësit, deklaroi se vendi ndodhet në një situatë të rëndë për shkak të shkatërrimit të porteve dhe ndikimit të korrupsionit në ekonomi. Ai e cilësoi Portin e Durrësit si një nyje strategjike për Shqipërinë dhe për partnerët ndërkombëtarë. ‘Porti i Durrësit në projektet e transportit të Bashkimit Europian është një port strategjik. Porti i Durrësit, në të gjithë bashkëpunimin intensiv të Shqipërisë me NATO-n, të gjitha bazë kanë patur portin e Durrësit’, u shpreh Berisha.

Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, vendi po përballet me një dobësim të infrastrukturës portuale, duke thënë se ‘portet një nga një… i gllabëroi korrupsioni’ dhe se Shqipëria, sipas tij, ‘është pothuaj pa porte’. Duke folur për ndikimin ekonomik, Berisha tha se mungesa e porteve ka rritur kostot e jetesës. ‘Në qoftë se sot në dyqanet e Shqipërisë mallrat janë me çmim më të shtrenjtë, aksionerë në të gjithë këtë zhvillim janë goditja e porteve dhe transportit’, deklaroi ai.

Lideri i opozitës, Sali Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë e Edi Ramës për keqmenaxhim të fondeve publike dhe ndikim në institucione. ‘Drejtësia nuk funksionon. E ka asgjësuar’, u shpreh ai, duke shtuar se ‘diktatorët janë të aftë të bëjnë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tyre’.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha e vendosi theksin te nevoja për veprim politik dhe protesta. ‘Rëndësi të jashtëzakonshme ka transparenca,  por asgjë nuk ka më jetike se protesta’, tha ai, duke e cilësuar atë si ‘diga e vetme që mund t’i ngrihet këtij regjimi’. Berisha shtoi gjithashtu se qytetarët duhet të reagojnë ndaj situatës ekonomike, duke përmendur rritjen e çmimeve dhe taksat mbi karburantet. ‘Dhe ndaj angazhimi ynë, është diga e vetme që mund t’i ngrihet këtij regjimi grabitqar’, theksoi gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së Sali Berisha.

FJALA E PLOTE

Edhe njëherë, dua t’ju falënderoj ju, departamentin tuaj dhe të gjithë pjesëmarrësit.

Paraqitet sot një problem shumë themelor për vendin, për kombin, me një rëndësi strategjike të jashtëzakonshme. Kur mendon potencialin që i ofron pozita gjeografike, por për hir të së vërtetës, e pazgjidhshme te rruga e kombit.

Dhe shikon Shqipërinë me 400 e sa kilometra breg, brigje deti, pa porte, të duket një Shqipëri e gjymtuar realisht, sepse në fakt, de facto portet kanë, janë zhdukur pothuaj. Janë zhdukur pothuaj. Nuk funksionojnë më.

Portet një nga një, gjer tek bastioni i fundit që është te Durrësi, i gllabëroi korrupsioni. Kushdo mund të thotë një politikë anti-shqiptare dhe, por sot Shqipëria është pothuaj pa porte.

Por ky moment apo ky zhvillim ka një impakt të madh negativ jo vetëm në qytetet ku ishin portet, por ka një impakt shumë negativ për të gjithë qytetarët shqiptarë. Në qoftë se sot në dyqanet e Shqipërisë mallrat janë me çmim më të shtrenjtë se në dyqanet e Italisë, apo Greqisë po e po, apo vendeve të tjera, në qoftë se sot Shqipëria ka pësuar rritjen më të madhe të çmimeve se çdo vend tjetër, aksionerë në të gjithë këtë zhvillim janë goditja e porteve dhe transportit.

Mallrat që hynin në jug nga Vlora, tani duhet të vijnë nga Tivari apo nga portet e Greqisë dhe qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë koston e transportit të tyre. Po kështu mallrat e Durrësit, Durrësi që ishte në pozicionin më strategjik për vendin, në zonën më të populluar dhe me radhë. Pra, një politikë që godet direkt xhepat, buxhetin familjar të çdo shqiptari. Por kjo është një politikë frenuese e zhvillimit të vendit.

Për aq peshë sa ç’ka transporti, sa ç’kanë portet si nyje, si promotor të zhvillimit të një vendi. Imagjinoni ju, kemi që kur ëndrra e Dubait të 1001 netëve lindi, flitet vetëm për marina, paçka se ne e kishim në Durrës territorin e përcaktuar ku do ndërtohej.

Vërtet Durrësit i mungonte një marinë. Dhe vërtet Durrësi duhet të kishte një marinë. Dhe qeveria kishte përcaktuar territorin ku do ndërtohej marina e Durrësit. Dhe qeveria kishte kontraktuar koncesionarin që do ndërtonte marinën e Durrësit.

Por që, pas largimit nga pushteti, Edi Rama i kërkon, siç është i regjistruar në telefon Ylli Ndroqit, t’i thotë koncesionarit se do 10 milionë euro për të dhënë lejen e fillimit të punimeve. Edhe Ylli Ndroqi i thotë: jo, unë këtë nuk ja them, se kjo është një shumë që unë nuk mund t’ia them atij. Dhe në fakt ai ishte, ky po humbiste, por një akt të tillë nuk pranonte ta bënte.

Dhe kështu u përmbys projekti, u përmbys dhe u kalua tani në bllok, në asgjësimin e portit të Durrësit.

Porti i Durrësit në projektet e transportit të Bashkimit Europian është një port strategjik.

Porti i Durrësit, në të gjithë bashkëpunimin intensiv të Shqipërisë me NATO-n, dhe ju them unë ju, që Shqipëria nga ’94, ’95-a dhe sot ka patur, ka zhvilluar me NATO-n nga manovrat më të mëdha, për shkak të Bizës dhe disa terreneve që janë shumë të përshtatshme, që të gjitha bazë kanë patur portin e Durrësit.

Dhe po të keni ndjekur ju, Edi Rama në çdo udhëtim në selinë e NATO-s e përdori për të mashtruar atje për portin e Durrësit. Dhe del se ushtarakëve të lartë të NATO-s ju ka premtuar të gjitha kushtet që do plotësonte në portin tjetër, në një kohë kur ai ka, ka, është përpjekur t’i tërheqë ata që të ndërtojnë portin.

Pra, të vjedhë ky, të rrëmbejë ky 4 miliardë euro dhe të marrë para të NATO-s për të ndërtuar kotezin e tij. Gjë të cilën ka krijuar një skandal dhe NATO-ja e ka, domethënë, e ka, është përçmuar një akt i tillë.

Por ky nuk ndalet. Kleptomania i kanë thënë grekët, është një lloj psikoze, jo e lindur por e fituar. Ky s’përmbahet dot në vjedhje dhe në plaçkitje të pasurive publike. Pra, në këtë mospërmbajtje, në këtë lakmi të pashuar për të plaçkitur pasuritë publike, ky ka futur kthetrat e veta në pasurinë numër një publike të shqiptarëve që është porti i Durrësit.

Janë disa momente shumë të veçanta që ka lënë Shqipëria. Në këto kohë, ai e ka bërë të pashpresë funksionimin e shtetit ligjor dhe funksionimin e drejtësisë. Nuk ka më, ju them unë ju, nuk ka më shpresë. E vërteta është që një prokuror guxoi, guxoi në këtë presion, se një prokuror tjetër në vitin 2011 ka kërkuar imunitetin e zëvendëskryeministrit dhe zëvendëskryeministri ka dorëzuar imunitetin para se ta kërkojë prokurori.

Sepse kishte disa rregulla, ka disa rregulla. Ndarja e pushteteve është kushti i të gjitha kushteve për të funksionuar një vend demokratik, i brishtë, i konsoliduar, por pa ndarje pushtetesh ai nuk ekziston. Guxoi dhe Edi Rama përdori të gjithë fuqinë e ekzekutivit për ta bllokuar atë urdhër, për t’i thënë shqiptarëve që unë jam mbi ligjin, mbi drejtësinë dhe do vazhdoj.

Dhe ju e patë çfarë ndodhi me dosjen tjetër. Dosja tjetër që në aspektin mafioz është e pakrahasueshme me asnjë zhvillim tjetër që ju mund të keni dëgjuar ose të dëgjoni. AKSHI dihej që ishte kopshti privat, po askush nuk e imagjinonte se ishte pishina e peshkaqenëve, ku peshkaqenët hanin koka, merrnin pengje biznesmenët në agjenci shtetërore.

Në agjenci shtetërore, ku i gjobisnin me aq milionë e kaq milionë, vetëm e vetëm se aty patroni i vërtetë ishte Rama dhe Linda Rama, patronazhistja e tij. Me dokumenta. Me dokumenta. I dëgjoni ato që ky fitoi tenderin këtu, ky shkoi këtu e mori këtë tenderin atje? Që të gjitha janë Armand Frangu. Me dokumenta, i denoncuar.

Geron Meçe kur ishte një nga protagonistët kryesorë të tenderave, i thotë haptas që fituesit i përcakton Linda e Surrelit. Dhe që njeriu që çonte qindra milionë tek familja ishte Armand Frangu, kunati. Kunati i saj. Një biznesmen mediokër, me një xhiro fare të ulët gjersa erdhi baxhanaku në pushtet.

Pra, jemi në këto kushte. Drejtësia nuk funksionon. E ka asgjësuar. Moment shumë dëshpërues. Ta marrim realitetin, ta shohim realitetin. Jemi në kushtet kur komuniteti ndërkombëtar bëri atë që mund të bënte, dhe ky u tha që unë nuk pyes më, se e keni fjalën për lëkurën time.

Dhe të dashur miq, cilido që ka lexuar dhe lexon, një nga gabimet më të mëdha që mund të bëjë është të mos ketë parasysh se diktatorët janë të aftë të bëjnë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tyre. Ata për të shpëtuar lëkurën nuk lanë vendim pa marrë. Edhe ky.

Kishte asnjë problem, po Balluku ishte ky vetë. Mirlinda ishte ky vetë. Alabari është ky vetë. Janë të gjitha këto. Pse po ndalemi në këtë?

Rëndësi të jashtëzakonshme ka sigurisht kjo që bëjmë, transparenca, paraqitja para shqiptarëve e të vërtetave mbi këto zhvillime dhe alternativës tonë. Por asgjë nuk ka më jetike se protesta.

Dhe ndaj angazhimi ynë, angazhimi i qytetarëve sot është diga e vetme që mund t’i ngrihet këtij regjimi grabitqar.

Sot protesta është të shpëtojmë pasurinë më të madhe publike. Sot protesta është të mbrojmë interesat më jetike të qytetarëve. Shikoni çfarë ndodh. Lexoni kudo.

Të gjitha qeveritë europiane janë vënë në lëvizje si të përballojmë krizën e naftës. Ka një qeveri këtu, 200 kilometra larg kësaj zone, që e shet naftën 100, 150 lekë, që s’ka port fare, që nuk nxjerr një litër naftë, dhe që nuk e shesin asnjë me humbje. Jo. As tregtarët, as shteti, por nuk ka një taksë ndëshkuese siç ka kjo qeveri mbi litër e naftës. 1.1 euro.

Dhe në kulmin e kësaj krize ju heq fshatarëve, ju heq fermerëve subvencionin për naftën. Se në Europë thotë e kanë hequr. Në një kohë kur në Europë nuk e ka hequr asnjë vend, absolutisht. Çdo vend e ka rritur. Ka vende që e ka dyfishuar gjatë, në këtë periudhë, për fermerët, subvencionimin.

E theksova këtë moment, sepse në qoftë se ne, në një kryengritje paqësore nuk i tregojmë vendin, nuk përmbysim këtë regjim, jo porti, por Shqipëria do ketë, do të jetë në rrokullisjen më të madhe.

Ekspozetë tuaja unë i dëgjova. Me shumë të drejtë. Absolutisht ngjiten në nivelin e tradhëtisë kombëtare. Po në sa, në shumë dimensione. Po, po, po të lash vendin tënd pa port, po ky s’ka qenë kurrë pa port. Po të lexoni ju, nga Vlora kur s’ishin rrugë, Shkodra me Vlorën bënin tregti me porte.

Shkodra transportonte në Vlorë, Vlora transportonte në Shkodër mallra me porte. Tani ky portet po i rrafshon.

Dhe edhe njëherë ju falenderoj dhe unë pres nga, nga ju dhe Partia Demokratike pret nga ju që të trajtoni në para publikut çështjet madhore të programit dhe të, të zhvillimeve.

Por, nga ana tjetër duhet të bëjmë gjithçka për angazhimin më maksimal në kryengritjen tonë paqësore kundër këtij regjimi. Ju faleminderit.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale