Berisha: Po paraqesim para shqiptarëve një program, i cili i jep përgjigje emergjente kësaj varfërie të frikshme, që po largon shqiptarët

FJALA PËRSHËNDETËSE E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TAKIMIN ME DEGËN 7 TIRANË

EKSTRAKT

Në takimin me degën 7 Tiranë, Kryetari i Partisë Demkoratike, Prof. Dr. Sali Berisha përshëndeti demokratët dhe mbështetësit, duke u uruar një vit të suksesshëm dhe fitoren në vitin 2025. Berisha falënderoi aktivistët për angazhimin e tyre dhe thekson luftën për të drejtat e shqiptarëve, duke përmendur sfidat e represionit dhe censurës.

Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi mbrojtjen e interesave kombëtare dhe pasurive publike kundër klaneve që po varfërojnë shqiptarët. Ai prezantoi një program për të luftuar varfërinë dhe largimin e shqiptarëve, duke shpresuar në fitoren e opozitës në vitin 2025.

Kryedemokrati, Sali Berisha akuzoi Erion Veliajn dhe Edi Ramën për korrupsion dhe abuzim me pushtetin në Bashkinë e Tiranës. Ai akuzoi Veliajn për mashtrime dhe përdorim të fondeve publike për projekte si ndërtimi i djegësit, pa miratimin e Këshillit Bashkiak. Berisha theksoi se, Veliaj nuk është akuzuar për këto veprime, ndërsa Arben Ahmetaj u arrestua. Ai e cilësoi këtë një skandal dhe një organizatë kriminale, duke lavdëruar protestat e qytetarëve që nuk e falën Veliajn.

Lideri opozitar, Sali Berisha foli me një tone të ashpra, duke deklaruar se opozita do ta largojë korrupsionin dhe keqqeverisjen nga Shqipëria. Ai akuzon Edi Ramën dhe Erion Veliajn për aktivitete kriminale dhe abuzime me pushtetin, duke përmendur prova si llogaritë bankare të pakufishme dhe fluturimet me avion charter. Berisha theksoi se Rama dhe figura të tjera të qeverisë janë të lidhur me krimin, duke përmendur edhe Taulant Ballën dhe Engjëll Agaçin. Ai nënvizoi se beteja do të vazhdojë dhe se opozita do të shpëtojë shqiptarët me votën e tyre më 11 maj, duke fshirë “kalbësirën” nga faqja e dheut.

Kryetari i PD, Sali Berisha shprehu bindje se opozita do të fitojë dhe do të rikthejë demokracinë dhe zhvillimin në Shqipëri. Ai theksoi rëndësinë e programit të opozitës, që përfshin rritjen e pagave dhe pensioneve, duke ofruar masa si minimumin jetik dhe mbështetje për qytetarët me rroga të ulëta dhe pensione.

Berisha kritikoi qeverinë për menaxhimin e dobët të financave dhe thekson se Shqipëria ka burime natyrore që mund të shndërrohen në mundësi për qytetarët. Ai ftoi qytetarët të bashkohen për ndryshim dhe premton se opozita do të ofrojë një të ardhme më të mirë për shqiptarët, me rritje pagash dhe investime për zhvillim ekonomik.

FJALA E PLOTË

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta për ju, demokrate dhe demokratë të pranishëm në këtë sallë, por për të gjithë demokratet dhe demokratët e gjthë Tiranës kudo që ndodhen, për mbështetësit tanë uroj nga zemra një vit në lartësinë e pritshmërive tona, një vit të opozitës, një vit të fitores sonë.

I dashur Belind, i dashur Lefter, Klevis, Avni, Grigels, Genti. Një përshëndetje të përzemërt dhe për ju, për punën që bëni dhe keni bërë gjatë këtij viti, në të cilin ne kaluam në situata në të cilat u oprovuam para shqiptarëve, së pari gra dhe burra, të rinj dhe të reja të pamposhtur, sepse mbrojtëm kauza të të drejta.

Ne nuk kishim fuqi mbinjerëzore, por fuqia e kauzës së drejtë dhe të vërtetës është mbinjerëore, është sa hyjnore aq dhe tokësore.

Ne, gjatë këtij viti u përballëm me format më të egra të represionit, format më të egra të censurës. U përballëm me shfaqjet më të shëmtuara të narkoshtetit dhe narkodiktaturës, por ja ku jemi sot më të vendosur se kurrë në fitoren e 11 majit.

Ne, jemi sot më të sigurtë se kurrë në fitoren e 11 majit, sepse sot, para çdo shqiptari ne paraqitemi avoketër të ndershëm, të guximshëm të interesave të tij.

Ne, kemi mbrojtur palëkundur, së pari, interesin kombëtar që është interesi i parë i çdo njeriu të qytetëruar. Ne, kemi bërë gjithçka për të mbrojtur pasuritë dhe fondet publike të qyetarëve shqiptarë nga një lukuni e pangopur që nuk e ka parë kurrë toka, e cila i shpërndan ato midis klaneve të veta, varfëron dhe mjeron çdo ditë shqiptarët.

Ne, po paraqesim para shqiptarëve një program, i cili i jep përgjigje emergjente kësaj situate varfërie të frikshme, e cila largon shqiptarët çdo ditë, çdo natë nga Shqipëria.

Mendoj se, këto janë faktorët të cilët shumë njerëz duan ta quajnë vitin 2024 si vitin e opozitës, por ne preferojmë të quajmë si vit të opozitës vitin 2025, vitin e fitores sonë.

Të dashur miq, ne përballë kemi një ngrehinë të kalbur, kemi një regjim të kalbur nga koka te këmbët. Ato që ju dëgjoni këto ditë për kryevjedhësin e kryeqytetit, ato janë realitet po kaq i trishtë për organizatën kriminale që quhet qeveri, dhe institucionet e tjera të vendit.

Por, është në meritën tuaj të madhe që, 40 javë rrethuat çdo javë Bashkinë e Tiranës për dinjitetin e çdo qytetari te Tiranës, për dinjitetin e shtëpisë së parë të bashkisë, pasi Erion Veliaj do regjistrohet në analet e zeza të historisë, si një nga hajdutët më të shpërfytyruar dhe më të papërmbajtur të kësaj toke.

Ju, protestuat 40 javë, dhe them edhe njëherë, korrespondon të jetë në të 40-tat e tij. Ndaj një njeriu që kishte përfytyruar kryeqytetin e vendit që është truri i vendit, si një qytet i budallepsur dhe pa tru, dhe u thoshte qytetarëve se kam mbjellur 1 milionë pemë dhe besonte se duke deklaruar se ka mbjellur 1 milionë pemë, do mund të justifikonte vjedhjen e dhjetëra e dhjetëra milionë eurove me pemë që nuk i mbolli kurrë.

Vetëm për këtë, në çdo vend që funksionon shteti ligjor, ky njeri dënohej rëndë për mashtrim publik. Ju, nuk u tërhoqët. Ju faktuat, Belind Këlliçi, dhe ju faktuat, se ai kishte vendosur në bashki modelin 100% të vjedhjes, model që, sigurisht që vjedhësi ishte 100%, por modeli ky, shoqërohej me krime të shëmtuara, me shembje të blloqeve tëra pallateve për të vjedhur paratë e qytetarëve. Për të ndërtuar ata dhe për të bërë tregëti me me troje dhe pallatet e qytetarëve dhe paratë e tyre.

Erion Veliaj, ishte njeriu që kërkoi me shkrim dhënien me koncension të ndërtimit dhe të përdorimit të djegësit të Tiranës. Ishte njeriu që, mashtroi me shkrim se Këshilli Bashkiak ka vendosur të përballojë bashkia shpenzimet për ndërtimin e tij, në një kohë kur, këshilli bashkiak nuk ishte mbledhur kurrë. Në një kur, me Kushtetutë dhe ligje, kryetari i bashkisë, as edhe kryeministri, por kryetari i bashkisë nuk ka të drejtë asnjë qindarkë të lëvizë pa këshillin bashkiak.

Por, ai e kishte paracaaktuar për të vjedhur me Edi Ramën.

Erion Veliaj, kishte firmosur me Damian Gjiknurin fillimisht, dhe pastaj Belinda Ballukun, se do të mbikqyrte ndërtimin e djegësit dhe do të raportonte çdo muaj situacionet.

Erion Veliaj, u refuzuan 4 herë nga Arben Ahmetaj, se duhet t’i themi gjërat. Ne kurrë nuk duhet të heqim dorë nga e vërteta miqtë e mi, asnjëherë. Arben Ahmetaj, e kishte refuzuar 4 herë kërkesëne  tij, dhe herën e pestë i thotë: ka miratuar këshilli.

Natyrisht, në rast se do e kishte miratuar këshilli, qeveria qendrore me Kushtetutë, në mënyrë absolute dhe kategorike nuk mund të ndërhynte. Dhe ky, në këtë rast thotë mirë, e ka miratuar këshilli. Dhe këta na marrin, dhe arrestojnë Arben Ahmetajn për këtë djegës, dhe nuk i bëjnë një akuzë të vetme Erion Veliajt.

A mund të imagjinoni ju, një hetim të tillë? A mund të imagjinoni ju, se çfarë skandali, se kjo është një organizatë kriminale, po si nuk mund të akuzosh ti njeriun që mashtroi, se do ta mbikqyrë hap pas hapi dhe do raportojë çdo situacion çdo muaj?

Njeriu që u zotua që ka vendosur këshilli dhe nuk kishte vendosur asnjëherë këshilli. Njeriu që kërkoi ndryshimin e modelit nga publik, në koncension.

Dhe, e përorur pra, Skapi i përdorur si organizatë kriminale nga Edi Rama e përjashton nga çdo formë përgjegjësie. Po nuk e falët ju. Ata e falën, por ju nuk e falët! Ju u mblodhët 40 herë, 40 javë me rradhë.

A mund të imagjinoni ju, kompaninë 5D të drejtorave të tij që, fitonte të gjitha tenderat e bashkisë me urdhër të Erion Veliajt që ndërtonte hotele 20 katëshe me paratë e qytetarëve të Tiranës, dhe të mos kishte asnjë akuzë ndaj tij.

Pra, në qoftë se, skandali është skandal, janë pikërisht këto hetime.

Natyrisht, ne vijmë sot më të fortë se kurrë, ata vijnë sot si stan me çakej që duan t’i nxjerrin sytë njëri tjetrit.

Kjo që ndodhi këtë javë është rezultat i denoncimit anonim sipas të gjitha mundësive direkte, Edi Ramës, i cili do të çlirohet prej tij. Dhe, çfarë ka aty? Ju nuk mund ta imagjinoni çfarë ka. Një aspekt janë ato ç’ka janë gjetur në telefonat, videot dhe telefonat e drejtorave të tij.

Ato, më falni për shprehjen, por janë sikur të ishin në Republikën e Kuplarasë. Po, ua them unë ju. Ato janë aktet më të rënda etike dhe morale në historinë e shtetit shqiptar.

Janë një shfrenim jashtë çdolloj standarti, dhe i kam që të gjitha të dokumentuara.

Çfarë gjej tjetër. Llogaritë bankare të tij, të pakufishme. Fluturime me avion charter, nga viti 2004, në të cilin çfarë është transportuar, më së shumti të themi, para, por nuk përjashtohet dhe trafiqe të tjera.

Dhe sot akuzon familjarët se paskan dëshmuar nën presion kundër tij. E kuptoni ju, se çfarë është ai? I ka zhytur gjer tek veshët familjarët në krim dhe tani kërkon t’i fajësojë ata se, thotë janë përdorur metoda sigurimi në hetim dhe ata kanë dëshmuar kundër meje nën presion.

Po kundër teje mor zotëri, çfarë zotërie je ti, kurrë, dëshmon e gjithë Tirana, dëshmon e gjithë Shqipëria. Ndaj dhe, është një meritë e jashtëzakonshme që bëtë prokurorin publik, mbrojtët interesin e qytetarëve të Tiranës dhe qytetarëve shqiptarë.

Miqtë e mi, kjo betejë do të vazhdojë. Se mos është mbyllur vetëm dosja e Erion Veliajt dhe djegësave, po aty, aq është edhe Rama dhe Engjëll Agaçi. Është mbyllur dosja e Taulant Ballës që, është një kriminel me zile, i cili rezulton bashkëpunëtor, jo me një, por minimumi me tre nga organizatat kriminale më mafioze më të fuqishme të Shqipërisë.

Dosja është aty e mbyllur. Ai shëtit si fantazmë, nga një vend në një vend tjetër, sepse organizata kriminale e SPAK nuk zbaton ligjin, por fsheh krimet e tij. Të tillë janë, Agaçi, ministra të tjerë, lubi Balluku.

Ju garantoj që, nga Afrika e Jugut, gjer në Pol të Veriut, nuk gjeni dot një ministre që, të ketë guximin kriminal për të ndërtuar rrugë me dhjetëfish të çmimeve përveç asaj.

Nuk gjeni dot një minsitre në cilindo vend, në demokraci apo diktaturë qoftë, që copëton ndërtimin e 13 km rrugë në 14 kontrata.

Janë unikë këta! U them unë, janë unikë në botë këta.

Pse kjo, pse ndodh kjo? Si ka mundësi që, këta njerëz nuk pyesin për ligjin, nuk çajnë kokën për asgjë? Sepse vjedh Edi Rama. Sepse prin Edi Rama me vjedhjen e tij. Dhe se, kur vjedh kryeministri, vjedhin me radhë të gjithë të tjerët.

Sepse Skapi i partisë ndërsehet kundër armiqve të Edi Ramës.

U ndala në këto momente, ju i dini të gjitha këto, por vetëm për të theksuar se, beteja jonë është në vazhdim, nuk ndalet. Por këtë kalbësirë do ta fshijmë nga faqja e dheut me votën e shqiptarëve.

Ne do shpëtojmë shqiptarët në 11!

Ne duhet të trokasim në votër, në çdo derë, në çdo zemër, në çdo mendje me programin tonë. Ne vërtet kemi në program, i cili në mënyrë absolute ka fuqi shumë të shpejtë veprimi.

Ne, tre muajt e parë, paketën që kemi shpallur të 200 eurove si minimum jetik, të 500 eurove për pagën minimale, të 1200 eurove për pagën mesatare, kartën e konsumatorit për t’ua rikthyer TVSH-në të gjithë rrogave të ulëta dhe pensioneve, çmimet në proporcion me rrogat dhe pensionet për energjinë elektrike dhe ujin.

Me ato do të aplikojmë 3 muajt e parë! 100 ditët e para. Po, dhe unë u them ju se, me politikat ekonomike, me vendosjen e garës së ndershme, konkurrencës së ndershme, ne jo do të na mungojnë, por do të kemi më shumë para disponibël për të ecur më tej me këtë nismë, për të vazhduar vrapin gjersa të dalim aty ku ishim, më të parët për paga dhe pensione në rajon.

Nuk them se, do kapim Italinë, Francën, apo Gjermaninë. Jo, por do të dalim para vendeve të rajonit, sepse ne, kemi pasuri natyrore, kemi pasuri sa asnjë vend tjetër i këtij rajoni.

Dhe këto do t’i shndërrojmë në mirësi për qytetarët.

Është jetike që, ju të uleni me çdo socialist, me çdo të paparti, me çdo të mërzitur, të dëshpëruar, të zhgënjyer dhe të diskutoni rreth ëksaj pakete. Pakete shumëreale.

Shqiptarët, ndoshta dhe nuk e realizojnë, por kanë marrë një goditje të tmerrshme në pagat dhe pensionet e tyre këto 12 vite. Po e them prapë.

Rumunët në vitin 2013, kishin rrogën minimale 160 euro, apo 800 lei. Rumunët këtë vit, rrogën minimale e kanë 3300 lei, apo i bie rreth 700 e sa euro.

Pra, nuk mbeten në vend numëro, por nuk mundet kurrë në kushte tregu.

Të dashur miq, se ju tani e keni të qartë, nuk mundet kurrë në kushte tregu që qeveria të mos rrisë rroga dhe pensione. Ajo është pashpirtësi dhe pamëshirëësi ekstreme, sepse është me ligjin e tregut. Çmimet rriten, rritja e çmimeve nxit prodhimin. Pra, është një mekanizëm, dhe qeveritë e përballojnë atë duke rroga e pensione, më shumë se çmimet.

Sot, çdo pensionist, i cili merrte 143 mijë lekë në vitin 2013, sot merr 160 mijë lekë, se ai kur do i llogarit me euro, kur nuk do i llogarit me lekë. Por kjo është e vërteta. Njerëzit nuk blejnë me euro, blejnë me lekë.

Po këta, çmimet janë 40% më të larta se në vitin 2013, mesatarja. Kurse buka është 120% më shtrenjtë, qumështi është 120% më shtrenjtë, dhe ushqime tjera po kështu.

Ndaj dhe ne, do iu kthehemi dhe njëherë qytetarëve. Nuk mundet kurrë të ecim. Por e kemi dhe trashëgimi, ua them unë ju, dhe kjo trashëgimi është e tillë.

Studimet e bëra në vitin 2012 për shpërndarjen e të ardhurave në vendet e botës, Shqipëria u rendit e 4-ta. U rendit Zvicra, u rendit një vend në Afrikë, një vend tjetër se ku ishte në Azi, dhe ne. Pse?

Dyfishuam rroga e pensione, dhe investuam në mbi 11 mijë km rrugë, mbi 1000 e sa shkolla, kopshte, etj. Pra, investuam  për komunitetin, ndaj dhe dolëm në atë pozicion.

Të kesh një buxhet 8.2 mld, dhe të lesh 16 milionë për pensionistët, për 780 mijë pensionistë nuk ka tallje më të madhe dhe të thuash se çregullohen financat.

Po, pse nuk u çrregulluan në Kosovë financat kur, ai mori këtë vit mori nga buxheti 100 milionë euro dhe i vendosi në fondin e pensioneve. Dhe rriti çdo pension në Kosovë 20%.

Pra, një qendrim. Po për rrogat e larta ky, nuk u tregua kështu. Rrogat e larta, janë më të lartat në rajon që ta dini ju. Janë edhe më të larta se në Slloveni, e cila i kapur vendet e zhvilluara europiane.

Pra, çfarë ka rëndësi këtu? Ka rëndësi që këtë mesazh ta përcjellim te çdo qytetar. Ka rëndësi që të bashkohemi. Siç u bashkuam ne si parti, tani duhet të bashkohemi me qytetarët e tjerë.

Ka rëndësi të krijojmë një front, sepse krijimi i një fronti është absolutisht thirrje e kohës! Të krijojmë një front me të gjithë ata, të cilët paguhen në mënyrë poshtëruese.

Se t’i japësh tjetrit 160 mijë lekë për ushqime, për ujë, për drita, për ilaçe, më keq se tallje.

16 milionë për vitin 2025, nga 8.2 mld. Po ti, i përjashton ata. Ti ata, i quan nuk jeni në Shqipëri ju, në një kohë kur për projekte që nuk kanë asnjë lidhje me qytetarët shpenzon me dhjetëra e dhjetëra milionë.

Për fermerët, që japin 20% të prodhimit të brendshëm, përbëjnë 40% të popullatës lejnë gjithësej 44 milionë.

Ne duhet të insistojmë me çdo njeri, sepse e kemi një problem, cili është problemi?

Njerëzit nuk e kanë të qartë që, çdo qindarkë që administrohet nga qeveria është e tyre, dhe jo e qeverisë, se qeveria nuk prodhon një qindarkë. Qeveria merr rrogat e veta aty. Ato janë paratë e taksave tuaja, janë paratë e djersës së qytetarëve.

Kjo do të jetë çështja që ne do të shkojmë me zemër të hapur te çdo qytetar.

Dhe një gjë. Ne i mbajme premtimet, aq sa themi, absolutisht, i mbajmë dhe jo rrallë i tejkalojmë. Dhe unë ju them se këto janë vetëm premtimet e para, se vrapi ynë nuk ndalet gjersa qytetari shqiptar të paguhet më shumë se qytetari serb, se qytetari në Kosovë, se qytetari në Maqedoni, në Mal të Zi, në Bosnjë Herzegovinë.

Kur të dalim në krye, do vazhdojmë pastaj vrapin në vendet më të avancuara.

Uroj që, energjia e këtij viti të na shumëfishohet, dhe vitin e ardhshëm shqiptarët ta kenë vitin e fitores së opozitës, vitin e rikthimit të demokracisë në Shqipëri, vendosjes së shqiptarëve në rrugën e begatimit, në rrugën e zhvillimit.

Faleminderit! Gëzuar!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale