Berisha: Po diskutohet për emrin përfundimtar të koalicionit. Ne do jemi fitimtarë!

DEKLARATË PËR MEDIA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË SELI

Një emër me vetkuptim, ky është koalicioni i fitores. Por ky nuk do të jetë emri i tij, sepse fitoren e kanë në dorë zgjedhësit.

– Cili do të jetë emri i koalcionit?

Berisha: Tani po diskutojmë për finalitetet e fundit. Në parti në koalicion do të jenë: PL, PBDNJ, PDK. Do të jenë në përputhje me ligjin. Aq sa lejon ligji. Ligji ka përcaktimet e veta, por ndërkohë koalicioni do të përfshijë të gjithë spektrin e djathtë si koalicion politik, përveçse ndonjë njeriu që do të ndjekë rrugën e vet.

Do të jetë ky një koalicion për kandidimin e këshilltarëve së bashku, kurse koalicioni i gjerë fare do të jetë me shumë parti, i cili zotohet të mbështesë kandidatët.

– Si do të jetë ndarja për Këshill Kombëtar? Çfarë peshe do të ketë PD?

Berisha: Në këto raste janë duke u marrë të tjerë, por ka një ligj. Merret për bazë rekordi elektoral.

– Z. Berisha, ne dimë që grupimi juaj në mënyrë legjitime nuk njihet?

Berisha: Shkruaje FITIMTARË! Shko e shih fytyrën sterrë të Edi Ramës!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale