FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KUVEND
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar me tone të ashpra akuzat në Kuvend ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Rama, duke e cilësuar nismën ligjore të paraqitur si krim ndaj Kushtetutës dhe shtetit ligjor.
Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se ndryshimet ligjore synojnë të krijojnë mburojë anti-pezullim për zyrtarë të lartë, në kundërshtim me parashikimet kushtetuese për pezullimin në raste të caktuara. Ai e cilësoi këtë si goditje fatale ndaj shtetit ligjor dhe interesave të qytetarëve shqiptarë.
Berisha tha se përmes ‘ligjit të Lindave’ synohet favorizimi në procedurat e tenderave publikë.
FJALA E PLOTË
Edhe pushtuesi më i egër do bënte përpjekje të maskonte një veprimtari të tillë armiqësore, poshtëruese ndaj qytetarëve të një vendi, me të cilin ju zotoheni sot se do ta krijoni mburojën për Edi Ramën dhe organizatën e tij kriminale të vjedhë, të vjedhë dhe të vazhdojë të vjedhë.
Kjo që bëni është një krim i madh ndaj Kushtetutës dhe shtetit ligjor.
Kjo që bëni ju është goditja fatale, mortale e shtetit ligjor në Shqipëri, e interesave të çdo qytetari shqiptar.
Është jashtë çdo lloj konceptimi, në një kohë kur kjo Kushtetutë parashikon jo në një rast, por në katër-pesë raste pezullimin, dhe ju tani, ata të cilëve Kushtetuta u përcakton pezullimin për të mbrojtur Edi Ramën, për të mashtruar shqiptarët se ligjin nuk e keni vetëm për Edi Ramën, i fusni mburojën e anti-pezullimit.
A e kuptoni sa qesharakë bëheni?
A e kuptoni se kjo është një gjë e paimagjinueshme apo jo?
Të gjithë këta që keni futur ju, këta pezullohen me Kushtetutë, dhe ju kërkoni me procedurë t’u bllokoni atyre pezullimin.
Pse?
Sepse Edi Rama nuk ka të ngopur në vjedhjet e tij.
Ja, sot keni prurë ligjin e Lindave.
Po, po, i Lindës së Surrelit dhe Lindës së AKSHI-t.
Po ajo e AKSHI-t është një dordolec para Lindës së Surrelit.
Duhet që ta marrë tani privatisht baxhanaku tenderat, tani do i marrë me ligj tenderat e AKSHI-t.
A jeni çmendur apo jo?
Unë i thashë atij dje lopë e çmendur.
Ai njësoj si tek Popesku, u prek me feçkë dhe u bën si vetja.
Edhe ju kështu jeni bërë.
A jeni shqiptarë?
Nuk jeni as shqiptarë!


