Berisha: Personi prapa zotit Salianji ishte i armatosur, kjo nuk është parë në historinë e këtij parlamenti

PRONONCIM PËR MEDIA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA PAS PËRFUNDIMIT TË MBLEDHJES ME GRUPIN PARLAMENTAR

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Prof. Dr.Sali Berisha tha pas mbledhjes së grupit parlamentar se, personi që shtyu deputetin Ervin Salianji në sallën e seancave plenare ishte i armatosur dhe të tjerë persona të armatosur janë parë rreth parlamentit.

Berisha u shpreh në prononcimin e tij për media se këto akte nuk do ta ndryshojnë qendrimin e prerë të opozitës, dhe se opozita nuk do jetë kurrë një fasadë pluralizmi për interesat e Edi Ramës dhe nuk bën pazare me parimet themelore të funksionimit të parlamentit.

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, dërgimi i SKAP-it në parlament vërteton se, kjo është organizatë kriminale e drejtuar nga Rama.

Berisha u shpreh për mediat tek kryesia e Kuvendit se do të ketë një përgjigje mbarëpopullore, një reagim mbarëpopullor do jetë finalizimi i kësaj përpjekje.

PRONONCIMI I PLOTË

I pashembullt në historinë e parlamentit ka ndodhur, gardistë të armatosur në sallë. Personi që qendronte prapa z.Ervin Salianji ka qenë i armatosur me revole të fshehur ndën sqetull.

Ky përbën një akt të paprecedent në historinë e këtij parlamenti. Të tjerë persona të armatosur janë parë përreth parlamentit, por në sallë kjo nuk ka ndodhur në memorien time asnjëherë.

Këtu, te zyra e kryetares ishin pozicionuar, ju siguroj ju më shumë roje sikur qendronte Enver Hoxha në atë zyrë.

Por natyrisht, këto nuk ndryshojnë asgjë në qendrimin e prerë të opozitës. Opozita në emër të qytetarëve që e kanë votuar atë kërkon respektimin e të drejtave të saj kushtetuese.

Opozita nuk mund të pranojë kurrë të qendrojë në parlament si një fasadë pluralizmi për interesa të Edi Ramës.

Opozita nuk bën pazare me parimet themelore të funksionimit të parlamentit dhe pluralizmit.

Edi Rama nuk pranon sepse e ka shumë të qartë se ai bashkë me organizatën e tij kriminale që drejton, çdo komision hetimor parlamentar do zbulojë vjedhje dhe skandale që do vënë në harresë djegësat, vjedhjen e shekullit.

Pra, i gjithë ky qëndrim përcaktohet nga refuzimi për t’u hetuar nga komisioni hetimor parlamentar, siç e përcakton ligji.

Por ne jemi ata që nuk do pranojmë në mënyrë absolute mohimin e këtyre të drejtave.

Ne nuk mund të themi që në zbatim të këtyre të drejtave, do të hetojmë ta zëmë Subashin në Fier, dhe të mos hetojmë dot Edi Ramën dhe ministrat e tij.

Subashi është i implikuar dhe i implikuar thellë, por ne duam të zbatohet Kushtetuta.

Kanë dërguar SKAP-in. Kur unë iu thosha ju SKAP-i, ju habiteshit. Ju shumë nuk e pëlqenit këtë term. Harronit faktin që unë jash ish-president, ish-kryeministër, dhe gjëja e fundit që mund të thoja është kjo.

Po e dini ju që sot SKAP-i është në parlament, që nuk ka asnjë vepër penale.

SKAP-i, një organizatë e vërtetë kriminale që komandohet nga Edi Rama, është sot në sallën e parlamentit. A ndodhi një krim për SKAP-in aty, më thoni, pyesni? Duke dëshmuar se është një vegël e verbër e Edi Ramës.

Sidoqoftë, ju garantoj se kjo betejë pa kthim nuk mund të ndalojë gjer në rikthimin e plotë të të drejtave kushtetuese të deputetëve në parlament.

Ftoj popullin opozitar ta ndjekë këtë betejë dhe natyrisht deputetët janë të lidhur pazgjidhshmërisht me popullin opozitar dhe jam i bindur që në momentin e dhënë, një përgjigje mbarëpopullore, një reagim mbarëpopullor do jetë finalizimi i kësaj përpjekje.

Pyetje: Z.Berisha, a keni prova të pakundërshtueshme që Garda e Republikës ka qenë e armatosur ditën e sotme në Kuvend për ta bindur edhe mbarë opinionin publik?

Berisha: Në mënyrë absolute kemi prova se personi i cili fizikisht u shty dhe u kap me Ervin Salianjin, e detyroi Ervin Salianjin ta shtynte në atë mënyrë dhe ai kishte armën. Dihesh me emër, mbiemër, personi kishte armë nën xhiletin.

Pyetje: Forcat e policisë kanë qenë që në orët e para të mëngjesit në Kuvend, pse nuk i denoncuat që në fillim?

Berisha: Kanë qenë jashtë, jo brenda. Jo, është SKAP-i brenda se nuk e saktësuam. Ka shkuar SKAP-i. Ka një prokuror të SKAP-it në sallë, kjo është e vërteta, e saktësuam.

Fillimisht u mendua se ishte policia, jo.

Pyetje: E stepin prokurorët e SPAK opozitën, keni marrë një vendim në këtë mbledhje?

Berisha: Asnjë lloj stepje. E vërteta është se deputetët në unanimitet shprehën vendosmërinë të vazhdojnë pa kthim këtë betejë.

Pyetje: Z.Berisha, për të disatën herë thërrisni qytetarët që t’ju dëgjojnë dhe të shikojnë aksionin tuaj. Kur do t’i takoni ata ballë për ballë për t’ua thënë të vërtetat në sy?

Berisha: Shumë shpejt do t’i takoj. Do takohemi të gjithë me ta.

Mirupafshim!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale