Berisha përshëndet raportin e Parlamentit Europian: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht! PD angazhohet për të plotësuar çdo rekomandim të këtij raporti

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN ME GAZETARËT

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët ditën e sotme, vendosi në fokus raportin e sapomiratuar nga Komisioni i Jashtëm i Parlamenti Europian për Shqipërinë, zhvillimet politike në vend, procesin e integrimit europian, si edhe çështje të aktualitetit të brendshëm politik.

Gjatë fjalës së tij, Berisha e cilësoi raportin si një dokument me peshë të veçantë politike dhe institucionale, duke nënvizuar se ai është hartuar pas një misioni faktmbledhës të eurodeputetëve në Shqipëri. Sipas tij, fakti që anëtarët e komisionit udhëtuan personalisht në Tiranë për të parë situatën nga afër, tregon seriozitetin e shqetësimeve që ekzistojnë për gjendjen demokratike në vend.

Lideri demokrat tha se raporti paraqet një panoramë reale të problematikave me të cilat përballet Shqipëria dhe përmban rekomandime të rëndësishme si për qeverinë, ashtu edhe për opozitën. Ai deklaroi se Partia Demokratike angazhohet të mbështesë dhe zbatojë të gjitha rekomandimet që lidhen me forcimin e demokracisë dhe standardeve europiane.

Një pjesë të konferencës, Berisha ia kushtoi procesit zgjedhor në Shqipëri. Duke iu referuar përmbajtjes së raportit europian dhe vlerësimeve të OSBE/ODIHR, ai tha se dokumenti konfirmon shqetësimet për mungesën e garës së barabartë, keqpërdorimin e administratës publike dhe ndërthurjen e shtetit me partinë në pushtet.

Kryetari i PD theksoi se këto elementë dëshmojnë se zgjedhjet në Shqipëri janë zhvilluar në kushtet e “partisë-shtet”, çka i kthen ato në farsë elektorale. Berisha akuzoi qeverinë e Edi Rama se përdor të gjitha instrumentet shtetërore për të deformuar vullnetin e qytetarëve. Megjithatë, ai theksoi se opozita nuk do të bojkotojë proceset reformuese dhe se do të marrë pjesë në reformën zgjedhore, me synimin për të mos i lënë mazhorancës dorë të lirë në hartimin e rregullave të lojës politike.

Berisha hodhi akuza të forta edhe ndaj qeverisë lidhur me procesin e negociatave me Bashkimin Europian. Ai deklaroi se procesi i integrimit po mbahet i mbyllur dhe jo transparent, ndërsa qytetarët nuk informohen mbi ecurinë reale të negociatave.

Në mënyrë të veçantë, kreu i PD-së u ndal te raporti i IBAR, për të cilin tha se qeveria ka fshehur faktin se disa shtete anëtare kanë paraqitur rezerva dhe kërkesa shtesë për Shqipërinë. Sipas Berishës, ministri i Jashtëm ka dezinformuar opinionin publik lidhur me këtë proces dhe për këtë arsye duhet të japë dorëheqjen.

Në konferencë, Berisha komentoi edhe procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit, Ilir Meta. Ai kritikoi ashpër paraqitjen e Metës në sallën e gjyqit brenda një kafazi xhami, duke e konsideruar atë një praktikë çnjerëzore, poshtëruese dhe në kundërshtim me standardet europiane të të drejtave të njeriut. Berisha deklaroi se ndaj Metës nuk janë paraqitur prova bindëse dhe e cilësoi çështjen si një akt hakmarrjeje politike ndaj kundërshtarëve të qeverisë.

I pyetur nga gazetarët për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Berisha tha se ka ndjekur me vëmendje procesin gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të UÇK në Hagë.

Ai u shpreh se nuk ka parë prova të mjaftueshme ndaj tyre dhe se çështja duhet të përfundojë me shpalljen e pafajësisë. Berisha kritikoi gjithashtu qeverinë shqiptare, duke theksuar se nuk ka ndërmarrë hapa diplomatikë në mbështetje të ish-udhëheqësve të Kosovës.

Lideri demokrat akuzoi me tone të ashpra disa media dhe pronarë mediash për censurë, për deformim të informacionit dhe për afërsi me qeverinë. Berisha qartësoi se beteja e tij nuk është me gazetarët, por me mafian e fjalës së lirë, duke theksuar se hapësira publike informative në Shqipëri kontrollohet nga interesa politike dhe ekonomike.

FJALA E PLOTË

Sapo është votuar në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, raporti i këtij komisioni për Shqipërinë.

Keni parasysh se ky komision solli në Shqipëri një mision faktmbledhës, rast tepër i veçantë.

Pra, anëtarët e komisionit, të cilët natyrisht disponojnë informacione të shumëanshme të burimeve diplomatike të komisionit dhe vendeve anëtare, e panë të domosdoshme ardhjen ne tyre direkt në Shqipëri për të parë gjërat në vend.

Me këtë rast, unë dua t’i falënderoj anëtarët e komisionit sepse raporti votohet nga 180 anëtarë a më shumë të cilët përfaqësojnë të gjithë spektrin e Parlamentit Evropian.

Për shembull, raporteri për Shqipërinë, zoti Andrea Schieder është i grupit të socialistëve.

Por mendoj se kemi të bëjmë me një raport jashtëzakonisht të çmuar, objektiv, i cili ka bërë diagnozën e plotë të problematikave me të cilat përballet vendi dhe përveç kësaj ka edhe rekomandime të vyera, të çmuara për narkoqeverinë natyrisht, por ka rekomandime edhe për opozitën, pa diskutim.

Ndaj dhe unë jam sot këtu në emër të PD për t’u angazhuar për të plotësuar të gjitha rekomandimet e këtij komisioni, i cili është komisioni që përfaqëson BE-në në të gjitha marrëdhëniet me vendet kandidate, me vendet jokandidate, me Europën dhe botën.

Ky është një dokument shumëfaqesh.

Domethënë, ky raport shkon në 29 faqe.

Dhe unë sapo e mora raportin, por ajo çka, si opozitë na intereson më shumë se çdo gjë tjetër, vlerësoj se ka pasur trajtimin më serioz dhe më të gjerë.

Kështu, pasi thotë në pikën 2 se mban shënim, pra ka kuptim kjo, ka qenë i mirëpritur më përpara, tani mban shënim se hija e zezë e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut është në çdo rresht të këtij raporti.

Mban shënim ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat e pranimit në fund të vitit 2027 dhe mirëpret progresin e bërë në vitet e fundit.

Thekson nevojën për të garantuar zbatimin e legjislacionit. Pra, nuk do letra të vdekura, ligje si letra të vdekura, do ligje të zbatuara.

Tani, pika 3, shënon ose konstaton se raporti i Komisionit dhe OSBE/ODIHR vlerësojnë se kuadri ligjor elektoral i Shqipërisë është gjerësisht i përshtatshëm për të zhvilluar zgjedhje kompetitive.

Ndonëse, rithekson shqetësimet e lidhura me fushën jo të barabartë, keqpërdorimin e burimeve administrative, shuarjen e linjës midis institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake.

Kur shuhen linjat midis institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake, nuk ka më zgjedhje.

Prandaj, dhe unë u bëj thirrje qytetarëve, të realizojnë se këto tre fraza, këto tre rreshta, flasin për shqiptarët dhe mbarë botën se në Shqipëri zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet.

Dhe ata që flasin, që sulmojnë opozitën, nuk bëjnë gjë tjetër veçse verbërisht mbështesin farsën ne organizuar nga qeveria.

Edhe njëherë, ky është raporti më serioz që bazohet në raportin e OSBE/ODIHR dhe të parlamentarëve të Parlamentit Europian që vëzhguan zgjedhjet.

Dhe kanë qëndruar në tezën se zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet.

Zgjedhjet në kushtet e partisë-shtet janë farsë dhe vetëm farsë.

Imagjinoni, në variantin klasik, zgjedhjet në kushtet e partisë-shtet janë ato që zhvillohen në diktaturat totalitare, pa pluralizëm, por zgjedhjet në kushtet e partisë-shtet janë ato që zhvillohen në autokracitë elektorale apo diktaturat autoritare, në të cilat shteti përdor çdo mjet për të rrëmbyer zgjedhjet, pra rikthen modelin e partisë-shtet.

U karakterizuan nga akuza për blerje vote.

Presione mbi votuesit.

Tani, jemi këtu. Përsëri për çdo qytetar, ditën e votimit në Durrës, një koleg i juaj, ç’është e vërteta i një medie që unë e kritikoj me pasion, se e meriton… Osman nuk e kam fjalën unë për Fanen, jo se më pe menjëherë, është BIRN, por kanë meritën e madhe se në Xhafzotaj, kur pa se xhelati i votave Elvis Doçi terrorizonte qytetarët, atë ditë patën guximin të shkruajnë se këtu votat po dikton organizata kriminale.

Pra, siç e shihni, mishërohen në këtë raport, të gjitha tezat themelore të farsës elektorale.

Dhe për rrjedhojë bën thirrje mazhorancës dhe opozitës të vazhdojnë në mënyrë konstruktive dhe gjithëpërfshirëse reformën elektorale.

Ne jemi angazhuar për këtë.

Edhe njëherë dua të sqaroj, se ka edhe këtu ka njerëz që nga keqkuptimi, anëtarë tanë, militantë tanë, mbështetës tanë, thonë pse po merrni pjesë në reformat. Pse uleni me ta?

Jo, ne do marrim pjesë në reformën zgjedhore sepse ne nuk mund të marrim kurrë përsipër përgjegjësinë e bojkotit të reformës dhe dorës së lirë të Edi Ramës.

Edi Rama do bëjë, por ne të paktën do të jemi.

Ja që kjo është një kërkesë e drejtë.

Ne jemi aty dhe do bëjmë çmos të japim kontributin maksimal.

Po kështu shprehet për reformën territoriale. Edhe aty ne jemi pjesë, do marrim pjesë, do japim kontributin tonë.

Tjetër, kërkon që reforma të jetë me konsensus dhe të adresojë të gjitha problemet e cituara më sipër për të mos u ndalur më shumë.

Ndalet gjerësisht në disa paragrafë në keqfunksionimin e parlamentit. Natyrisht duke konstatuar problematikat e mëdha, kërkon pjesëmarrjen kuptimplotë të opozitës dhe jo përjashtimin e saj siç ndodh tani.

Parlamenti duhet të jetë qendra e debatit për integrimin evropian, gjer sot nuk ka zhvilluar një debat.

Edhe njëherë, Edi Rama e ka konceptuar procesin si një proces të mbyllur, ndërkohë që procesi i integrimit të vendit në BE duhet të jetë procesi më i hapur, më transparent.

Për herë të parë u paraqit dje në Komisionin e Jashtëm ministri për të mashtruar shqiptarët për IBAR-in.

U paraqit në një kohë kur ai ose duhet të lëshonte komunikatë, siç bën homologu i tij në Serbi, Maqedoni apo Mal të Zi pas çdo jave që mblidheshin në Bruksel, por këta i mbajnë të fshehta. Të tjerët i publikojnë çdo javë. Këtu nuk ka.

Dhe ky i rikujtua pas mbi 2 muajve të shkojë në komision për të mashtruar. Nuk është votuar IBAR, tha, po sigurisht nuk është votuar sepse nuk është votuar me qëllim sepse nuk kanë pranuar të votojnë IBAR-in.

Kjo është e vërteta.

Shkoi me një gjuhë të korruptuar, të turpshme.

Çfarë ka ndodhur që ta dini ju? U paraqitën dy raporte, në një kohë kur Shqipëria quhej avangardë.

Jo, thanë shtetet anëtare, ky raport është i papërshtatshëm. Dhe e vërteta është që në fillim ishin 3-4 shtete, më vonë u bënë 13 shtete.

Pse? Se erdhën duke shtuar. Po të votohej, kalonte, por IBAR, një raport i ndërmjetëm për themeloret, nuk kaloi.

Dhe mund t’u them se nga 2 marsi, gjer sot, dhe me 8 do rishqyrtohet përsëri, por këta i fshehin gjërat, kanë ndodhur ndryshime të mëdha.

Hartuesit e raportit kanë përmbysur raportin, janë detyruar të paraqesin raport të ri, por këto i fsheh ministri se ka për mision korruptimin e fjalës, mashtrimin e qytetarëve.

Po, presidenca ndryshoi raportin dhe paraqiti në raportin e ri tërësinë e problematikave të shtruara nga vendet që nuk pranonin raportin e parë.

Dhe në raportin e dytë, që e fsheh qeveria, u shtuan për Shqipërinë një seri kërkesash.

Dhe ajo që është më e papranueshme është se del në komision dhe nuk shpjegon këto.

Ishte për t’u mbledhur konferenca ndërqeveritare në Luksemburg me datën 18 prill. Nuk u mblodh sepse edhe raportin e ndryshuar, përsëri vende anëtare kërkuan kohën për të bërë sugjerimet e tyre.

I kanë dëgjuar qytetarët shqiptarë këto? Jo.

Kanë bërë mediat? Jo.

Jo se gazetarët nuk duan investigimin, por patronët e tyre të pamëshirë në shërbim të qeverisë nuk i lejojnë.

Ndaj dhe për procesin më të rëndësishëm të vendit, që ka mbështetjen më të madhe nga shqiptarët, mbahet për turpin e qeverisë dhe lobistëve të saj, qëndrimi më i mbyllur, më jotransparent.

Përveç kësaj, ministri i jashtëm duhet të japë dorëheqjen, arrogant dhe i pacipë. Nuk kërkoi të falur për fjalën e tij dhe ky është rast unik.

Imagjinoni se çfarë mund të bëjë ky njeri po të ketë më shumë në dorë.

Po në qoftë se ti bëre një fyerje në grupin e Ëhatsappit ku janë të gjithë ambasadorët, ti u kërkon ndjesë publikisht shqiptarëve të Maqedonisë dhe çdo shqiptari, ke fyer çdo shqiptar me atë fjalë. Dhe rri e bën sofizma, nuk ka moral të kërkojë ndjesë se e bëri këtë për të mbrojtur kreun e organizatës kriminale, padronin e tij Edi Rama.

Përsëri opozita qëndron, qëndron fort.

Tani këtu janë 29 faqe, unë do i kërkoj zyrës së shtypit ta përkthejë, le që e përkthen Komisioni ka mundësi, dhe t’ua përcjellë edhe anglisht, edhe shqip.

Natyrisht Balluku është e pranishme, jo me emër, por kërkohet në mënyrën më të prerë pavarësia e gjyqësorit.

Heqja dorë ndaj çdo presioni ndaj gjyqësorit dhe lufta kundër korrupsionit.

Dënohet mizogenia e Edi Ramës ndaj gazetarëve.

Termi mizogen për herë të parë, nuk e kisha lexuar ndonjëherë në një raport.

Mizogen. E keni këtu dhe i përshëndes dhe i përgëzoj se nuk ka njeri më mizogen se Edi Rama.

Pickon si i tërbuar ministrat para kamerave, si Idi Amin, se ju e keni parë vetë.

Etj me radhë.

Këtu mund të vazhdojmë shumë gjatë, por unë po e ndërpres më këto çështje.

Ju do e lexoni vetë.

Por bëra këtë hyrje se do të dëgjoni të dalin përfaqësuesit dhe të thonë raport i shkëlqyer, i falenderojmë.

Hipokritët se kudo janë veprat e tyre në këtë raport.

Raport shumë objektiv, një mbështetje reale për qytetarët shqiptarë në rrugën e integrimit.

Tani urdhëroni, ish-presidenti i Republikës, ish-kryeministri, ish-kryetari i parlamentit në kafaz xhami.

Kafazi është mjet torture në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, në Kushtetutën e Shqipërisë.

Është torturë dhe terror psikologjik ndaj të burgosurit.

Dhe këta e përdorin ndaj një njeriu, ndaj të cilit nuk kanë të substanciuar absolutisht asnjë akuzë.

Dhe nuk ka sot një njeri të vetëm, dhe unë u ndjek të gjitha ju, të gjitha mediat, që të raportojë një akt konkret të provuar ndaj tij.

CEZ DIA, e dënuan 6 vite Ismailin, i ka shkuar 30 herë Altin Dumani, Ismailit për ta liruar, për ta shpërblyer, për të përgatitur dosjen e tij dhe Ismaili i ka thënë nuk ka lidhje me mua.

Dhe ai i bëri të gjitha ditët e burgut, nuk e bëri si dikush me një të tretën.

Tjetër. Dërgojnë, nuk bëj avokatin e tij, dërgojnë letër porosi në SHBA për të kërkuar hetim për karta krediti, pasi thonë kemi vërtetuar se kanë përdorur, Monika dhe ky, dy karta krediti të kushëririt të Monikës.

Dëshmitarë dhe fakte. Ilir Meta në jetën e tij nuk ka përdorur karta krediti kurrë as në Shqipëri, as jashtë vendit.

Ajo ka përdorur kartë të kushëririt, atë ta analizojnë, ta bëjnë, por ama që e ka kushëri, e ka kushëri ajo zonja.

Ilir Meta nuk ka asnjë provë dhe mashtrojnë autoritetet amerikane që ka përdorur dy.

Si e vërtetuan? Ku i kanë provat?

E akuzojnë për ligjin e minierave, të paraqitur nga PS.

Ligji i minierave është paraqitur nga PS, jo nga partia e tij.

A ka marrëzira të tilla?

Dhe për këto, në kafaz.

Duke shkelmuar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, duke shkelur Kartën e të Drejtave të Njeriut të OKB, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet shqiptare.

Se është armik i Edi Ramës.

Shikoni ku arrin urrejtja e verbër e Edi Ramës.

Imagjinoni, i ati, skulptori kriminel dy metra i gjatë si i biri, ai firmoste për të varur në litar Havzi Nelën për vargjet se era e Helsinkut do frynte në Shqipëri, kurse ky nuk e var dot, por përdor të njëjtat praktika në sallën e gjyqit që përdoreshin nga Enver Hoxha kundër armiqve të tij politikë.

A patë ndonjë koment në media për këtë çështje?

Qytetarë dhe qytetare, a dëgjuat ju një emision për një akt terrorizues, torturues psikologjik publik që kryhet ndaj ish-presidentit të vendit?

As dhe një.

Të ndaluara.

Ndaj dhe revolta ime.

Censura është akti më i shëmtuar.

Në studio mund të dëgjoni çdo debat, por temat vijnë nga lart.

Kjo nuk lejohet.

Vazhdo.

Jemi në burgun e Fushë-Krujës, shikoni si është aty, bar.

Kjo është dhomë burgu, nuk është market.

Është burgu i banditit të partisë.

Shikoni pak se çfarë bëhet, kokainë, danc, kujtoni atë tjetrin në kafaz.

Këta janë vrasës, mbi këta rëndojnë dhjetëra vrasje në atë qeli.

Shikoni pijet dhe çdo gjë, kurse tjetri në kafaz, ish-kryeministri.

Censurë e plotë.

Asnjë nga mediat e kontrolluara nga qeveria nuk e dha.

E censuruan totalisht.

A mund të censurohej kjo?

A nuk përbën kjo në gjithë botën një superlajm?

A mund të imagjinoni që kjo të ndodhte gjatë periudhës që qeveriste Sali Berisha dhe PD? Kurrë.

Ja pra shikoni, se këta i kanë burgjet në dorë.

Këta së bashku mund të kenë 15-20 vrasje, por janë të partisë.

Janë kriminelët e partisë-shtet.

Dënoj këto qëndrime, dënoj censurën që u bëhet ndaj qytetarëve shqiptarë, nuk u jepet mundësia, nuk njihen me këto.

Në botë, këtë kush nuk e censuron, përveçse në Shqipëri.

SESIONI PYETJE PËRGJIGJE ME GAZETARËT

Ardit Hoxha, EuroNews: Z. Berisha, kam dy pyetje, po së pari do të doja të bëja një pyetje që nuk ka shumë lidhje qoftë me aktualitetin politik, po edhe me atë që ju deklaruat. Po marr shkas nga një intervistë e mbrëmjes së djeshme publikuar në mediat shqiptare e ish-presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, nga Haga ku ai qëndron prej gati 5 vitesh tashmë. Pavarësisht raportit jo aq të mirë që ju keni pasur në periudhën 16-20 dhe përplasjeve në distancë, sërish në intervistën e tij z. Thaçi ruante një lloj mirënjohje dhe respekti për bashkëpunimin me ju. Pyetja që unë kam për ju z. Berisha është: gjatë kësaj periudhe që z. Thaçi ka qenë në burg, ju keni pasur mundësi të kontaktoni me të qoftë edhe telefonikisht dhe nëse nga Partia Demokratike ka pasur ndonjë përpjekje për mbështetje apo lobim për të gjithë komandantët e UÇK-së që ndodhen në Hagë, në paraburgim?

Sali Berisha: Pyetje shumë e drejtë. Së pari njëherë, Hashim Thaçi ka thënë të vërtetën. Unë nuk kam bërë dhe s’do bëj kurrë dallim në bashkëpunim si qeveri me qeverinë e Kosovës, pavarësisht se kush është në pushtet. Unë jam përpjekur të kem marrëdhëniet më të mira dhe mendoj se i kemi patur.

Janë bërë hapat më historikë në atë periudhë, siç e dini ju, të bashkëpunimit.

Natyrisht, ndarja jonë ka ardhur për çështje thelbësore dhe këto janë të gjëra s’po hyj të bëj këtu, por unë e kam thënë dhe e them, kam ndjekur me shumë interes procesin gjyqësor. Në mënyrë absolute, nuk kam konstatuar qoftë dhe një provë të vetme të krimeve për të cilat ata burra janë akuzuar. Jo!

Dhe në këtë kontekst, thirrja ime ka është shpallje ndaj gjykatës, shpallja e pafajësisë së tyre. Tani, si opozitë, mundësitë e lobimit janë të pakta, por qeveria në vlerësimin tim dhe çfarë fshihet pas kësaj, i ka dëmtuar. I ka dëmtuar! Edhe sot po të vish në Dick Marty, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe të pyesësh aty të pranishmit për fjalën e Edi Ramës, ajo ka lënë përshtypjen më neveritëse, më të keqe.

Një akuzë absurde ndaj parlamentit, ndaj deputetëve, në një kohë kur kishte një mundësi tjetër absolute. Në momentin kur u faktua se nuk ka patur transplant organesh, që ishte dhe akuza numër një më kryesore, qeveria shqiptare duhet të ndërmerrte në rrugë diplomatike dhe miqësore, të dyja, hapat më të vendosura që të amendohej rezoluta dhe raporti ku flitej për transplant organesh.

Dhe qeveria shqiptare kishte të drejtë legjitime sepse thuhej, transplanti ka ndodhur në Burrel dhe në Fushë-Krujë. Në këto zona. Ky zotëria, në vend që të bëjë këtë, shkoi aty dhe foli si Gedafi.

Dhe shko pyet ti, ia anuluan darkën zyrtare. Ta them me përgjegjësi absolute. Sa mbaroi fjalimin u mblodhën menjëherë ata. Ky ishte në pritje edhe vendosën t’ia anulojnë darkën dhe shkuan ia komunikuan.

Prit, marrim tjetrën. Ky shkon në Bordin e Paqes në Uashington. Shkon aty. Bordi i Paqes, ishte mbledhur. Ju e kuptoni vetë për qëllimet, lidhjen e mesme në radhë të parë, pastaj të tjera. Dhe ky zotëri i pacipë, histerik, mund t’i thuash çdo gjë, fjalimin, ia kushton Hagës, gjyqit të tyre, presidentit, me altoparlant.

Po ti në qoftë se do i ndihmosh, që s’kishte asnjë lidhje me temën aty, që o zotëri, në qoftë se do i ndihmosh ata, dhe duhet t’i ndihmosh, atëherë ti, në rrugë diplomatike i drejton një letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe i kërkon ndihmë për një, dy, tre, katër, pesë.

Prisni! Ti shfrytëzon të gjitha mundësitë për ta çuar në tavolinën e tij dokumentin që ai ta lexojë dhe ta shqyrtojë, nëse mund ketë ndonjë. Po ky, si një histerik i vërtetë, aty. Prit tani, më e keqja. Para një jave në Athinë, në Delf, i thotë gazetarit, se: ti ia ke çuar dhe Trumpit. Po, por s’më ka kthyer përgjigje. Nuk është budalla ky se, në këtë mënyrë mund të flasë si një budalla. Po jo, nuk e bën nga budallallëku.

Pse ça të kthejë përgjigje? Fjalimit tënd aty ishin krejt çështje të tjera, ti fole për atë? Po po, Trumpi nuk më ka kthyer përgjigje akoma për atë punë. Imagjinoni ju se kush e dëmton çështjen e tyre. Faleminderit!

Ardit Hoxha, Euronews: Një pyetje e dytë që lidhet me atë që ju deklaruat, ose me një pjesë të asaj që ju deklaruat, bashkëpunimi që ju keni me Partinë Socialiste ose ulja në tryezë me Partinë Socialiste për dy reformat e rëndësishme, territorialen dhe zgjedhoren. Kur do i ketë Partia Demokratike gati piketat apo propozimet e saj për reformën territoriale dhe atë zgjedhore, duke mbajtur në konsideratë se jemi diçka më pak se një vit nga zgjedhjet e ardhshme vendore?


Sali Berisha: Shumë e drejtë.
Partia Demokratike ka bërë një punë intensive në të dy reformat. Ka pothuajse finalizuar projektet e veta. Por, po bëhet një debat për reformën territoriale siç e keni vënë re ju në çdo qark, po mblidhen mendime dhe ato mendime do konkretizohen, do të konkretizohen në platformën tonë.
Përsa i përket reformës zgjedhore, aleatët ose parti opozitare kanë kërkuar që si lëshim nga Partia Demokratike listën proporcionale e plotë kombëtare.
Partia Demokratike e ka pranuar dhe e pranon plotësisht këtë. Me një prag 4%. Këtë siç e kanë kërkuar.
Kjo është, për ata që ndihen opozitarë, unë mendoj se ky, ky qëndrim i Partisë Demokratike është qëndrimi plotësisht i favorshëm për çdo parti.

Mariglen Kume, MCN TV: Në daljen tuaj në Dibër, por edhe në konferencën për shtyp që keni bërë këtu në, në selinë e Partisë Demokratike, keni deklaruar se z. Salianji ka drekuar në burg me Pëllumb Gjokën dhe Oltion Bistrin. Mirëpo, pas kësaj ju në mënyrë po them të njëanshme e keni kooptuar në kryesinë e Partisë Demokratike. Si e keni kooptuar ju, me çfarë vendimmarrje ose logjike politike keni kooptuar në kryesinë e Partisë Demokratike kur keni pasur informacione për marrëdhëniet e tij me këto grupe? Dhe pyetja e dytë, që t’i bëj në një. Pyetja e dytë është: vetë Salianji ka deklaruar se deri më 25 nëntor të 2025-ës, kur nisi lëvizjen e tij, çdo takim që ka bërë e ka bërë me porosinë tuaj. A kanë qenë edhe këta persona po them pjesë e porosisë suaj?

Sali Berisha: Po e nis nga e dyta. Të imagjinosh se unë mund të porosis të takohesh me Pëllumb Gjokën apo Oltion Bistrin, për të cilin unë e kam denoncuar prej vitesh e denoncoj, nuk ka gjë më të pavërtetë.

Kthehem, po dal tek pyetja e parë. Tani unë edhe një ditë e thashë, e them dhe këtu para jush. Në jetën time, një nga parimet më themelore të veprimtarisë sime është kjo: mos paragjyko dhe mos u nis nga mosbesimi.

Nuk paragjykoj unë kurrë, kurrë! Ai nuk ka bërë mirë. Por ajo, në ndërtesë, se ja pra. Ai ka bërë një skenë pak a shumë si këtu, si këta. Nuk duhesh të përzihesh me ta.

Unë nisem nga besimi, jo mosbesimi. Nuk nisem kurrë nga paragjykimi. Jo, e kam ligj unë këtë. Dhe çfarë ndodh? Unë pikërisht, se nisem në këtë mënyrë, e propozova të kooptohet ai në kryesi. Por ai vetë mori vendime të tjera pastaj.

Ai vetë mori, doli, bëri gjithë ato dhe, dhe meqë jam këtu, unë kam vlerësim të palëkundur për gazetarët. Ju them edhe s’keni për të gjetur kurrë edhe për ata që shkruajnë ditë e natë kundra meje, nuk kam unë asnjë problem me këtë.

Problemi të vetëm kam këtë. Kur nga zyra e Edi Ramës, Fania, vetë personalisht, publikon në katër orë 16 lajme, ai ia ngrin faqen BalkanËeb-it.

Nga faqe gazetarësh profesionistësh që informojnë, e shndërron në faqe të Fanes. Edhe unë nuk mund të hesht. Ta them. Absolutisht! Jo, sepse për mua asgjë s’po kushton. Por mediat i dua. Gazetarët i respektoj. Nga kush e kam unë këtë, do të thuash ti? E kam nxjerrë nga gazetarët.

Nuk nisem kurrë pa informacion. E kam, sepse gazetari nuk mund të pranojë, gazetari është gazetar, ju që jeni gazetarë, a mund të pranoni ju të vërshohen këtu 16 lajme në katër orë?

Si mund të bëhet kjo? Dhe thashë edhe një ditë, as Donald Trumpi po t’ia kontrollosh këtu social dhe X-in, nuk ka 16 lajme në 4 orë. Pra, këto janë. Pastaj, ai bën zgjedhjet e tij, por që të ndodhë, drekon me Taulant Ballën.

A të kujtohet ty ajo, ai pallati që hynte tek Desada atje sipër? Luli me Taon. Ky nuk shkoi te Desada, po shkoi tek Air Albania. Me dëshmitarë. Dhe jo vetëm për veten.

Atëherë, ai bën zgjedhjet e veta.

Osman Stafa, News24: Z. Berisha, ju keni deklaruar se vazhdimisht, që kur keni ardhur në krye të Partisë Demokratike, se me Edi Ramën në zgjedhje, pra në garë me të nuk fitohet sepse ai votat ua vjedh. Thoni që mbroni votën, por edhe këto ua vjedh Rama se kështu keni ju argumentin kryesor, se ai vjedh votat, prandaj ju nuk vini dot në pushtet dhe s’ka garë. Thoni se protesta është e vetmja rrugë për të rrëzuar Edi Ramën, po deri më tani Edi Rama nuk është rrëzuar. Do shkoni në 22 maj për t’u rikonfirmuar si kryetar i Partisë Demokratike. A keni një strategji? E keni këtë garë për të qëndruar në krye të opozitës, apo e keni këtë garë për të mundur Edi Ramën? Pyetja e parë.

Sali Berisha: Këtë garë e kam kundër narkodiktaturës, Edi Ramës dhe narkodiktaturës. Dhe në qoftë se, sigurisht ti ke ndjekur deklaratat e mia. Nuk kam thënë kurrë se do i mbroj me pushkë. Kam deklaruar gjithnjë se, nuk i mbroj me kallashnikov. Por në rast se është bërë ndonjëherë mbrojtje vote në historinë e këtij vendi, është bërë mbrojtje vote këto dy vitet e fundit. Ja ku i ke, ja ku janë këtu. Kjo është mbrojtja.

Një minutë. Mbrojtje vote, ja ku i ke. Zgjedhjet, Osman, kam shkruajtur në atë kohë dhe e kam ballin hapur sot, u plaçkitën dhe në 2021-shin. Por ai që ishte, kishte zgjedhur të hynte në qeveri me Edi Ramën. U plaçkitën me dokumente. Kurrë nuk mund të rrëzosh një zgjedhje pa dokumente. Është beteja më DonKishoteske që mund të ndërmarrësh.

Dhe në 21-shin kishim dokumente të plota. Me qindra e qindra, mijëra fatura thesari të disbursuara në 12.000 familje, në muajin prill. 130 milionë euro. Po ai zotëria, ai kishte rënë dakord që të hynte në qeveri, dhe nuk e ndoqi. Bëri atë që bëri në zgjedhjet lokale.

‘Libri i Zi’ ia nxiu faqen këtij. Dhe ja ku janë, këto gjëra shumë të rënda. Mos harro! Pra, mbrojta votën. Por, për një gjë, që opozita të fitojë ka një kusht. Pa të cilin opozita s’fiton kurrë. Nuk gënjen opozitën. Opozita nuk fiton farsa elektorale.

Duhet të ketë zgjedhje. Po s’pati zgjedhje, opozita nuk fiton. Farsat i ka gjithmonë autokracia.

Osman Stafa: Për t’u rikthyer tek numrat. Basha i shitur sipas jush në zgjedhjet e vitit 2021, Basha i shitur në zgjedhje…

Sali Berisha: Po pse ai për groshë shkoi me Taulant Ballën tek Desada? Po për ndonjë groshë te Desada? Më thuaj mua pak. Se ka qenë mbrapa kjo.

Osman Stafa: Pra, Basha i shitur sipas jush në zgjedhjet e vitit 2021, Partia Demokratike dhe LSI-ja e asaj kohe kanë qenë minus 38.000 vota larg Partisë Socialiste. Ndërkohë Partia Demokratike në koalicion, e drejtuar nga Sali Berisha, vetëm me votat e, pra jo diaspora, është në 2025-ën minus 240.000 sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Atëherë, Rama ka vjedhur më shumë Bashën apo juve, se ju thoni ne kemi bërë betejë më të madhe.

Sali Berisha: Atëherë, i nderuar zotëri, Basha nuk u arrestua në fushatë elektorale, në vitin elektoral. Ilir Meta nuk u arrestua në vitin elektoral. Fatmir Mediu nuk u akuzua në vitin elektoral. Edi Rama nuk përsëriti Zajedin e Tunizisë në vitin elektoral. Një.

Dy. Edi Rama nuk dekretoi 29.000 hektarë kanabis në vitin elektoral. Tre. Edi Rama nuk fali 2.1 miliardë euro gjoba dhe kamata me impakt tek 210.000 familje dhe 84.000 biznese aktive, Osman.

Një minutë, se desha të jap një sugjerim. Edi Rama nuk u dha pensionistëve 100 euro në mes të fushatës elektorale. Dha 12.000 familjeve, disbursoi euro apo para për nga tërmeti. Kaq bëri dhe thashë vota vdiq pa hyrë në kuti. Kurse të gjitha këto të tjerat bënë që sot ky raport i firmosur nga socialistët, nga edhe të majtë fare, jo vetëm të djathtë, të thotë që linja midis shtetit dhe partisë u fshi.

Ndaj dhe, domethënë, duhet të dish një gjë. Ku është fatkeqësia? Fatkeqësia është se përdoret në mënyrë automatike termi zgjedhje, që duhet të ishte termi farsë në të vërtetë. Unë, që the ti, rikandidoj, po. S’do rikandidoja kurrë po të kishte patur zgjedhje të lira, kurrë.

Ta them haptazi, dhe e kam provuar unë këtë. E kam provuar unë këtë. Nuk ka njeri që ka dhënë dorëheqjen sa unë. Asnjë. Por farsa jo. Farsa nuk është zgjedhje. Nuk legjitimoj farsën unë. Problemi është se ju duhet të realizoni, të paktën këto që thonë, jo ato që thotë opozita, po këto që thotë Komisioni Europian, Parlamenti Europian. Kjo është.

Osman Stafa: Dhe pyetja e fundit. Se më thatë që ka gazetarë që më kanë thënë që BalkanËeb paska publikuar 16 lajme në katër orë. Po kjo është e numëruar. Atëherë, unë si gazetar i asaj medie, në qoftë se ju keni një provë, e nxirrni me screenshot-e, me çfarë do të tjetër, por unë ju siguroj që për askënd, se nuk ka as Salianji, as kush tjetër 16 çështje për të diskutuar dhe nuk ka aktivitet politik për ta mbaruar, për t’ju bërë pyetjen, ju lutem. Dhe Sali Berisha që del në konferencat me gazetarët në orën 12, mbledh grupin parlamentar në orën 13:30, bën dhe një takim në orën 18:00 që transmetohen të gjitha në News 24. Por dhe të thoni ju që News 24 merr urdhëra nga zyra e Ramës, teksa gazetarët janë nxjerrë në 6 të mëngjesit nga zyrat e tyre, apo bizneset që mbajnë në këmbë News 24-ën janë shembur hotele e të tjerë dhe merr urdhëra, a ju bën juve të pabesueshëm në sytë e publikut?

Sali Berisha: A mund të të jap një këshillë? Lëre Fanen të marrë avokatët e tij. Mos e krahaso veten me të.

Osman Stafa: Z. Berisha, unë s’jam avokat. Unë avokat i kujt nuk bëhem kurrë.

Sali Berisha: Po ja pra, të them unë ty. Prit një minutë. Dhe po të tregoj disa fakte. Në qoftë se ju keni fakte të tjera, jam dakord për t’i dëgjuar. Të them unë ty.

Atij zotërisë i është thënë, unë s’kam komunikuar kurrë me të. As me telefon, me as me gjë. Jo. Ja ç’them. Ai zotëria, meqë më thua tani, e gjen një ditë të përlotur atë Alesian. Ç’ke moj, i thotë? Ja thotë, s’po më japin hapësirë pune. Eja thotë. Eja te unë. Po çfarë je ti? Ajo foli si përfaqësuese e shtetit. Nënkryetare e forumit thotë.

E marrin në telefon Osman, prit tani se desha të them. E marrin në telefon kryetari i forumit. dhe i thotë, zotëria, ajo nuk ka një funksion. S’ka asnjëfarë, nënkryetare ajo. Tjetër, e merr në telefon sekretari i përgjithshëm. Po, po. Unë s’e kam marrë kurrë, ta them haptazi.

Vazhdonte, e servirte nënkryetarja e Forumit Rinor. Këto Osman duhet të mbajë gojën këtu para jush dhe para shqiptarëve, se meritojnë çdo epitet. Dhe nuk kam unë me, shiko, ka të tjerë që sillen si ai dhe më keq dhe unë s’merrem më. Por ka disa gjëra që s’mund t’i bëjë kurrë njeriu. Jo, ka këtë s’mund ta bëjë kurrë. Se pastaj, në qoftë se hyn në këto, hyn në gjëra që s’duhet të prish gojën këtu dhe e lamë me kaq. Po.

Osman Stafa: Z. Berisha, po të kërkoni në media, po të kërkoni në Google, Alesia Balliu, nënkryetare e FRPD-së, përpara se këtë ta nxirrte News-i, që është një lapsus i atyre gazetarëve… Me ç’rast e ka shkruajtur? Po. Pra, ka qenë një lapsus i atyre gazetarëve që ju zbardhin juve dhe për tre orë dhe që nuk ka për, të paktën për asnjë lloj qëllimi. Po të shikoni mediat e tjera e kanë publikuar, dhe është referuar atyre, por nuk mendoj se News 24 e cila në asnjë moment nuk i ka mohuar zërin opozitës apo çdo kritiku tjetër, apo çdo individi që ka dashur, të cilësohet për një lajm të tillë që dezinformon.

Sali Berisha: Tani, Osman, për një gjë të jesh i sigurt ti. Domethënë, unë kam treguar në mënyrë konstante respekt për gazetarët dhe tregoj. Për këtë të jesh i sigurt. Ndërsa, përsa u përket pronarëve, nuk është vetëm fillimi ky që po bëj.

Vetëm fillimi, po ta them këtu. Pse? Se absolutisht, mbroj interesin publik. Dhe s’bëj asgjë tjetër, s’mbroj fare Sali Berishën. Po interesin publik do ta mbroj gjer në fund. Dhe unë atë që u bëjnë, censurën. Ja e pe ti. Censurohet ai lajm?

Shqipëria e censuron, kush nuk e censuron në botë këtë lajmin. Kështu që, nuk kam unë një betejë me gazetarët unë. Nuk kam betejë me gazetarët. Beteja ime është me mafien më të rrezikshme, mafien e fjalës së lirë.

E thotë Konfuci: Kur fjalët humbasin kuptimin, njeriu nuk është më i lirë. Dhe tani po të marrësh, e keqja banale që ka, që është shtrirë në shoqërinë tonë, ka mënyrat, ka mjetet me të cilat shtrihet.

Nuk impresionohem unë kurrë nga asgjë për të mbrojtur atë që besoj. Dhe unë besoj se hapësira, se qytetarët shqiptarë duhet të kenë një hapësirë komunikative të drejtë. Valët janë të tyre, jo të pronarëve, jo të qeverisë, janë të publikut dhe ato valë duhet t’i informojnë ata si duhet.

Faleminderit dhe suksese!

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale