Berisha: Përpjekjet për të mbyllur hetimin për aferës së djegësve dështuan. Ligjërisht dhe penalisht, Edi Rama është përgjegjësi kryesor

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN E PËRJAVSHME ME GAZETARËT

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Prof.Dr.Sali Berisha ka denoncuar prova të reja të skandalit të vjedhjes së shekullit duke akuzuar direkt Ramën se është në mënyrën më të padiskutueshme, ligjërisht dhe penalisht përgjegjësi kryesor i kësaj afere.

Berisha tha se, Rama është përgjegjës direkt për vendimin e qeverisë të datës 16 dhjetor 2016, me të cilin është vendosur financimi i kontratës antiligjore, të firmosur me negociata të mbyllura, të ndaluara me ligj. Në mungesë të tij ai ka autorizuar të firmosë këtë vendim, Niko Peleshin. Por firmosja e këtij vendimi në një kohë rekord prej 12 orësh janë firmosur 12 akte me 17 firma nën kujdesin direkt të Edi Ramës, ndaj dhe Arben Ahmetaj thotë: ‘mbreti nuk jam unë’.

Rama është përgjegjës direkt dhe më kryesor për vjedhjen e shekullit, sepse ai ka firmosur me datën 7 dhjetor 2017, dhënien e bonusit prej 8 pikësh kompanisë ‘Integrated Energy BV SHPK’, një kompani që nuk ekzistonte dhe që ai ishte i informuar nga ministri i tij se kompania në fjalë nuk ekziston.

Berisha ka denoncuar se, në verën e vitit 2019, Edi Rama deklaron publikisht për të kthyer në park të gjelbër zonën e mbetjeve në Porto Romano. Të ashtuquajturin ‘Eco Park Durrës’, Edi Rama deklaroi se do ta bëjë me firmën e privatit. Në përputhje me direktivën e tij, me datën 16 tetor 2019, shpallet tenderi për ndërtimin e ‘Eco Park Durrës’. Procedura në mënyrën më paradoksale anulohet në 3 dhjetor 2019, vetëm 3 ditë para se të hapeshin oferta. Anulohet, çka përbën vepër penale dhe penalitet të rënda të autoritetit kontraktues.

Zoto e parashikoi që duhet të vjedhin me një projekt dhe bënë një projekt që të vjedhin edhe në Porto Romano 19 milionë euro ku e përfshirë është edhe Rea Xhillari, vajza e bashkëshortes së Ramës. Zoto i ka paguar 225 mijë euro kompanisë dhe nënkontraktores Rea Xhillari.

Berisha ka denonuar sot me fakte se si Klodian Zoto, ndonëse i shpallur në kërkim, jeton në Vlorë dhe udhëton me makinë shtetrore të mbikqyrjes së inceneratorëve. Berisha ka treguar para mediave edhe targat e makinës me të cilën lëviz i pa shqetësuar Klodian Zoto.

Një tjetër provë e paraqitur nga Berisha në lidhje me vjedhjen e shekulit është edhe fakti se, Gjykata e Vjenës i ka refuzuar Mirel Mërtirit azilin politik në Austri, ndërsa qeveria po i bën gati pasaportën për ta dërguar në Zimbabve, ku ka një tjetër aferë inceneratorësh.

FJALA E PLOTË

Edhe njëherë ju përshëndes.

Ju të tre jeni sot heronjtë e ditës në gazetari, sepse nuk keni braktisur profesionin dhe vërsulur drejt vakancave, ç’ka është normale.

Unë sot jam sot këtu para jush për të informuar shqiptarët se përpjekja për të mbyllur hetimet për vjedhjen e shekullit me 3 persona në arrati, Arben Ahmetaj, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, është një përpjekjet më antiligjore, më qesharake dhe më të rrezikshme.

Dhe kjo në fakt siç e shikoni, propaganda, por jo vetëm propaganda, këtu e ka qëllimin madhor. Harrova të them, se përveç këtyre ishte edhe asambleja anti-Damian, edhe ajo është pjesë e hetimit, po hetimit strikt partiak se u bë me dyer të mbyllura, u mblodh një asamble për t’i thënë popullit se unë e shkarkova Damian Gjiknurin.

E vërteta është se njëherë dhe 100 herë, po ta analizosh dhe studiosh këtë rast, në këtë aspekt kam një privilegj të veçantë, se jam ish-kryeministër dhe duke qenë se afera e djegësve buron e tëra nga Këshilli i Ministrave, dua të shprehem këtu se Edi Rama është në mënyrën më të padiskutueshme ligjërisht dhe penalisht, përgjegjësi më kryesor i kësaj afere.

Unë në mënyrë të veçantë do të ndalem këtu në aferën e Porto Romanos, e cila është një aferë brenda vjedhjes së shekullit, mbi të cilën nxin firma personale direkt e Edi Ramës, firmë me të cilën  ai provon se ai është përgjegjës kryesor ligjërisht dhe penalisht për vjedhjen dhe shpërdorimin e rreth 19 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Në verën e vitit 2019 Edi Rama deklaron publikisht projektin e tij për të kthyer në park të gjelbër zonën e mbetjeve në Porto Romano. Të ashtuquajturin ‘Eco Park Durrës’, Edi Rama deklaroi se do ta bënte me ndihmën e privatit. Dakord!

Në përputhje me direktivën e tij, më datën 16 tetor 2019 AKKUM shpall tenderin për ndërtimin e ‘Eco Park Durrës’. Procedura në mënyrën më paradoksale anulohet më datën 03.12.2019, vetëm tri ditë para se të hapeshin ofertat. Anulohet, ç’ka përbën vepër penale, dhe penalitete të rënda për autoritetin kontraktues.

Me datën 16.02.2019, Edi Rama firmos një vendim si kryetar i komunitetit ndërministror të emergjencave civile, dhe ky vendim ka dy pika: mbetjet e krijuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 për qarkun Tiranë, Lezhë, Durrës do të depozitoheshin në landfillin e Porto Romanos. AKKUM ngarkohet të marrë masa për inkapsulimin e zonës së Porto Romanos dhe rijetësimin e kësaj zone me procedurë të përshpejtuar në kushtet e emergjencës së krijuar.

Ju mund të thoni po ndodhi tërmeti? Tërmeti ndodhi dy javë para se të mbyllej tenderi i anuluar. Do shohim pse u anulua tenderi.

Pra, tenderi që u anulua me datën 3. Me datën 21.12, të themi tri javë më vonë, midis kompanisë Victoria Invest International sh.p.k dhe kompanisë De Mare SRL ndodh 17 maji. Lidhet një marrëveshje bashkëpunimi për të marrë pjesë në procesurën tenderuese të AKKUM. Me datën 27.12.2019 midis AKKUM dhe Joe Inventistor që mund të quhet nga pikëpamja të themi si shaka, Joe Investitor i 17 majit, De Mare dhe Victoria lidhet kontrata me negocim të drejtëpërdrejtë, nuk ka fjalë të hapur, kështu me tender. E marrin me urdhër këto të dyja vlerën përsëri të njëjtë 1.9 miliardë lekë. Nuk ndryshon gjë, por ata të katërt duheshin përjashtuar.

Më datën 14.05.2020, pra rreth pesë muaj më vonë Joe Invenstitor, 17 maj nënshkruajnë një marrëveshje me kompaninë Artcon sh.p.k në pronësi të Denis Ymerit, dhe nënkontraktimi shkon në vlerën 649 milionë lekë.

Më datën 23.11.2016 Ilsa Zoto i shet aksionet te Denis Ymeri. Më datën 04.05.2020 kompania e ndryshon emrin nga Artemis Farm në Artcon. Habia dhe misteri i dytë i Edi Ramës qendron në faktin se më datën 01.04.2019, 13 muaj para këtyre marrëvehsjeve lidhet një kontratë midis Integrated Energy sh.p.k, kompanisë së inceneratorit të Tiranës, dhe studios arkitekturore Casanova Hernandez.

Objekti i kësaj kontrate ishte projekti ‘Eco Park Durrës’ mbi landfillin ekzistues mbi Porto Romano. Shikoni tani. Tani këtu kemi të bëjmë me ëndrra korruptive, se ëndërr është kjo,

Zoto e parashikon që duhet të vjedhin me një projekt, ta bëjmë një projekt që të vjedhim dhe në Porto Romano 19 milionë. Ky e ka bërë më datën  1 prill, kjo është datë e vëçantë. Zoto firmos me Rea Xhillarin dhe Casanovën, se Rea është nënkontraktore aty. Rea është e pamëshirë, nuk njeh ligj, nuk njeh standart.

Pra, këta nënshkruajnë, këta bëjnë projektin. 3 muaj prapa Edi Rama del thotë: do të ndërtoj një ‘Eco Park’ në Durrës unë. Këta projektin e kanë gati.

Zoto i ka paguar 225 mijë euro kompanisë dhe nënkontraktores, zonjushës së nderuar Xhillari, thjeshtrës të themi, dhe kështu fillon pastaj zinxhiri i tenderave që ju e dëgjuat, të anulimit të tendereva, të hapjes së kontraktimeve direkte, të kalimit nga Victoria invest dhe De Mare, të 6 milionë eurove te këta tjerët, te Klodian Zoto.

Pra, kemi të bëjmë me një aferë në të cilën në epiqendër të saj është personalisht dhe direkt Edi Rama.

Meqënëse jam këtu, dhe e shoh që ka një tendencë krejtësisht të hapur që përgjegjësit kryesorë të vjedhjes së shekullit t’i nxjerrin jashtë ligjit, në kuptimin, ligji nuk i prek, mbi ligjin. Por i kujtoj qytetarëve, Edi Rama është përgjegjës direkt ligjërisht dhe penalisht i aferës së inceneratorëve, vjedhjes së shekullit, dhe kjo provohet në mënyrë të pakundërshtueshme nga faktet që vijojnë:

1- Ai në kundërshtim flagrant me ligjin, sapo erdhi në pushtet për t’i hapur rrugën aferës së vjedhjes së shekullit, firmosi vet shpalljen e emergjencës kombëtare mjedisore dhe hodhi poshtë strategjinë e miratuar dhe hartuar me ndihmën e BE me një investim prej 4 milionë eurosh për trajtimin e mbetjeve me depozitim, seleksionim, riciklim dhe zgjerim të landfillit.

Zëvendësoi këtë strategji me atë trajtimit të mbetjeve me djegie.

2- Edi Rama është përgjegjës direkt, sepse ai me firmën e tij ka miratuar në kundërshtim me ligjin, përfshirjen në buxhetin me afat të mesëm të financimit të djegësit të Elbasanit.

3- Edi Rama është përgjegjës direkt për vendimin e qeverisë të datës 16 dhjetor të vitit 2016, me të cilin është vendosur financimi i kontratës antiligjore, të firmosur me negociata të mbyllura të ndaluara me ligj. Në mungesë të tij ai ka autorizuar të firmosë këtë vendim, në vend të tij zëvendësin e vet, Niko Peleshi.

Për firmosjen e këtij vendimi në një kohë rekord prej 12 orësh janë firmosur 9 akte me 17 firma nën kujdesin direkt të Edi Ramës. Ndaj edhe Arben Ahmetaj thotë: mbreti nuk jam unë, nuk jam unë, thotë.

Edi Rama është përgjegjës direkt, dhe më kryesor për vjedhjen e shekullit, se ai ka firmosur se ai ka firmosur më datën 7 dhjetor të vitit 2017, dhënien e bonusit prejt 8 pikësh kompanisë Integrated Energy BV sh.p.k, një kompani që nuk ekzistonte, dhe që ai ishte informuar nga ministri i tij, se kompania në fjalë nuk ekziston.

TEC-in e ndërtuar 100% me paratë e buxhetit të shtetit me djegësin e Elbasanit, ia ka dhuruar për 25 vite ndërmarrjes së tyre private Albtec, nga e cila, apo taksapaguesit marrin vetëm firmë koncensionare prej 2 përqind, rregull ky që zbatohet vetëm në rastin emkoncensioneve që ndërtohen tërësisht me kontribut financiar privat.

Edi Rama është përgjegjës direkt për vjedhjen e shekullit, sepse në kundërshtim të hapur me nënin 2 të ligjit 9000 të funksionimit të Këshillit të Ministrave, ai me gjithë qindra e qindra denoncime të aferës korruptive të shekullit në media, në parlament, nuk ka ndërhyrë, por përkundrazi ka bërë avokatin e vendosur të vjedhjes së shekullit, sepse është vet sipërmarrës kryesor i djegësve.

Pra, të gjitha këto e bëjnë për qytetarët shqiptarë të pashpresë hetimin e vërtetë të vjedhjes së shekullit, dhe pa asnjë shpresë gjetjen dhe rikthimin e 200 milionë eurove, të paktën deri tani, por ato  vazhdojnë të rrjedhin në llogari, sepse sekuestrimi nënkupton që llogaritë përsëri janë të Zotos dhe Mërtirit.

Për ta mbyllur këtë ekspoze, për të thënë që nuk ka, mund t’ju informoj këtu se, sekretin që mban qeveria, pikërisht për këto qëllime. Mirël Mërtiri që ndodhet në Vjenë dhe ka kërkuar azil politik, ka kalaur gjykimin në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vjenës, dhe Gjykata e Shkallës së Parë ia ka refuzuar azilin politik Mirel Mërtirit.

Lajmi censurohet nga mediat e Edi Ramës dhe djegësave, por censurimi është edhe më problematik, sepse qeveria po i pregatit pasaportën atij në mënyrë që ai t’ia mbathë atje ku janë një pjesë e mirë e parave, në Zimbabve. Këto janë informacione të sigurta.

Por e kam edhe një informacion tjetër për ta mbyllur këtë ekspoze.

Ku është Klodian Zoto, çfarë bën?

Klodian Zoto rrezatohet, bronzohet mirë e bukur në Vlorë. Dhe në dispozicion të Klodian Zotos, ua them me përgjegjësi të plotë, nga persona që nuk u shpëton gjë. A mund ta filmoni pak këtë?

Kjo është vetura, mundësisht me targa, a i kapni targat? Me të cilën shëtit Klodian Zoto. Dhe kjo veturë e kujt është thoni ju? Kjo është e ‘Integrated Energy’ që tani e ka agjencia shtetërore e mbikëqyrjes së djegësit të Tiranës. E keni kapur mirë këtë? Targën mundësisht, se targa, shkoni pastaj klikoni tek targat dhe e gjeni e kujt është. Është shumë kollaj. Ja, ky është hetimi që të themi.

Tani, edhe dje e thashë edhe prap e them.

Alberto Presezzi dhe Flavio Tossi, dy biznesmenë të mëkëmbur italianë, nuk janë fonio, jo, kanë udhëtuar me çarter disa herë dhe kanë takuar në të gjitha rastet Erion Veliajn, pa asnjë mëdyshje.

Gjurmët e ardhjes së tyre janë të gjitha në TIMS. Por problemi është se, po të pyeten ata, del që Erion Veliaj është pronari i djegësit të Tiranës, se ç’punë kishin ata në qoftë se djegësi ishte i Klodian Zotos. Ato do të takonin Klodianin, Ilsën apo Denisin, të themi edhe Denisin.

Jo ata shkonin drejt e te zyra e pronarit, se e dinin se me kë duhet të flisnin. Por këto mund të jenë pjesë e hetimit. Vazhdojmë.

PYETJE-PËRGJIGJE

Ardit Hoxha, Euronews: Përtej çështjes që ju trajtuat në shtrimin tuaj, unë kisha dy pyetje që kanë të bëjnë me çështjen e zgjedhjeve. E para, vetëm para pak minutash Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar datën për zgjedhjet e pjesshme në Kukës, të cilat do të përsëriten. A ka grupimi juaj i PD një kandidat për Bashkinë Kukës, apo do të jetë i njëjti kandidat që kishit për datën  14 maj, pavarësisht humbjes?

Berisha: Cili do jetë kandidati, akoma nuk e kemi përcaktuar. Do diskutohet dhe përcaktohet.

– A keni sot një datë se kur do të zhvillohet votëbesimi për ju si kryetar i PD, pasi bazuar në statut duke përfunduar të gjitha hallkat dhe proceset e brendshme nga analiza e zgjedhjeve do të duhet të ketë edhe një proces votëbesimi. A ka një datë se kur do të mblidhet kuvendi i PD për të bërë votëbesimin tuaj?

Berisha: Nuk vetëbesohem në Kuvend, por në Referendum. Nuk ka një datë, por do të caktohet. Domethënë, u bë mbledhja e Kryesisë, u bë mbledhja e Këshillit Kombëtar, u miratua rezoluta, tani duhet të mblidhet Kryesia dhe të përcaktojë agjendën e veprimeve.

Është e pashmangshme. Domethënë, votëbesimi është ligj absolut. Kjo është.

Anisa Kadesha, TVSH: Z.Berisha, në shtator nis edhe sesioni i parlamentar. Kush do të jetë kryetari i grupit tuaj parlamentar, apo z.Bardhi do t’ju përfaqësojë të gjithë demokratëve në Kuvend?

Berisha: PD do të ketë grupin e saj parlamentar në mënyrë të padiskutueshme. Tani, cilat do jenë modalitetet do jenë edhe deputetët që do përcaktojnë, por do të ketë grupin e vet, kjo nuk ka asnjë diskutim në fillim të sesionit.

Ermal Rizaj, Syri Tv: Sa i takon asaj çfarë thatë ju ditën e djeshme, se z.Veliaj i bën presion sistemit të drejtësisë për të shpëtuar nga kjo aferë. Sot ju nxorrët për sa i takon z.Mërtirit dhe z.Zoto, po për z.Veliaj kur bëni një akuzë të tillë keni prova?

Berisha: Që po bën? Prit!

Lexo pak çfarë thotë Erion Veliaj në duelin që pati me Dukën. Ai tregoi që SKAP-in e ka një seksion të bashkisë. A po bën ai presion të jashtëzakonshëm? Po bën presione në të gjithë sistemin e drejtësisë, sepse ai e konstaton që vërtetë të themi i bëri gropën Arben Ahmetajt, por a është i gatshëm Arben Ahmetaj të shkojë si qeni në vresht për Erion Veliajn? Atë mbetet ta shohim. Ai ka frikë se jo. E thashë edhe njëherë. Unë jam vet personi që kam akuzuar më shumë se kushdo tjetër për Arben Ahmetajn, ju e dini, për afera, etj.

Pavarësisht se një pjesë ka tangencialitet në akuzat e lidhura e me djegësat, në ato tjerat me pasuritë, ajo është një punë tjetër, t’i shohin, t’i zbulojnë.

Por, megjithë këtë, ai ka përgjegjësi për mua. Ama të thuash ti që ky ka përgjegjësi se, pas 5 kërkesave e pranoi herën e 5-të, dhe këta që insistuan 4 herë të tjera, dhe këta që falsifikuan. Se ky falsifikoi. Kur e lëshoi Arben Ahmetaj. Arben Ahmetaj dha konsensusin kur Erion Veliaj solli vendimin e falsifikuar të Këshillit të Qarkut të Tiranës. Se marrin përsipër financimin e Këshillit Bashkiak, se marrin 91 milionë euro financim.

Pra, se çfarë kishte Ministria e Financave? Ministria e Financave kundërshtonte me pretekstin se nuk i paguanin dot. Dhe pastaj të përpiqesh, se këtu janë intrigat, të përpiqesh tani t’i arrestosh ish-bashkëshorten dhe partneren për ta paraqitur se ky ishte biznesi familjar i Ahmetajve, dhe këta ishin duarjashtë, kjo nuk mudn të pranohet.

Pra, përgjegjësitë janë, por nuk mund të mos ketë përgjegjësi ai që kërkoi 4 herë, dhe një gjë ua them këtu.

Veliaj nuk ka vetëm atë vendim të falsifikuar, ka edhe ca shkresa tjera, që sapo të na bjenë në dorë do ua paraqesim mediave. Veliaj është me firmë i gozhduar në këtë aferë, kjo është gjithçka.

Kishte një studim shumë serioz të dy kompanive botërore për mbetjet e Tiranës, dhe ato jipnin strategjinë e depozitimit, seleksionimit, riciklimit, etj. me radhë. Dhe ky e hoqi atë komplet, vendosi djegësat. Ju kujtohet në një marrëveshje që shkruajti me një Emilio Ranzi dhe Tossin e Veronës, që Emilio Ranzi ishte në përndjekje penale si boss Ndrangheta atje. Pra, Veliaj është ngado që ta sjellësh është mafie plehu, ngado të dali, nuk shpëton.

Atë e nxjerrin mbi ligjin, ajo është punë tjetër pastaj, se duan që me Arben Ahmetajn me ish-bashkëshorten dhe ish-partneren ta mbyllin problemin, apo me Zoton në Vlorë me pushime dhe këtë tjetrin në Zimbabve që po fluturon, po i çojnë pasaportën, kjo është punë tjetër, është turp i madh.

– Z.Berisha, ju deklaruat se në qoftë se ish deputeti socialist, Alqi Bllako që publiku e njeh dhe Etleva Kondi nuk kemi zbardhje rreth inceneratorit të Tiranës. Çfarë i lidh z.Bllako me znj. Kondi?

Berisha: Etleva Kondi, që ta dini ju, sipas burimeve fort të sigurta, linte punën në zyrën e saj në ora 2, dhe shkonte në punë tek zyrat e ‘Integrated Energy’ nga ora 2 deri sa i duhej puna. Dhe ato shkresa, se enigma ishin ato shkresa, dhe ju e dini që këtu kishte një Klodian Zoto, i cili dilte se hartonte çdo shkresë nga kompjuteri i tij çdo shkresë që shkonte në Këshillin e Ministrave, në ministri dhe kudo.

Po tani, ku i dinte ky njeri? Dhe ata që e njohin nga afër, ata japin garanci të plota se ai është pa asnjë asftësi të tillë. Dhe unë mendoja gjithnjë, se këto i ka bërë studio Pustina, të jem i sinqertë me ju. Se një shkresë zyrtare është një shkresë zyrtare, ka rregullat e veta të konceptimit.

Tani sipas faktit që Etleva Kondi shkonte dhe punonte në zyrate Integrated Energy çdo ditë në ora 2, del që ajo e njihte shkresën, dhe shkresat të jenë të formuluara prej saj. Mund të shkonin te Pustina, nuk mund të them ose jo, se është çështje hetimi.

Por znj.Kondi ka njohuri absolute për të gjithë shkresërinë dhe procesin e vjedhjes së shekullit. Të tillë e ka Alqi Bllako. Pse Bllako?

Sepse kryeministri, të gjithë procesin e përqendroi te Ministria e Mjedisit, ku Alqi ishte Sekretar i Përgjithshëm. Po ta ndash Erion Veliajn mëdysh, gjysma del Alqi, gjysma tjetër mbetet Erion. Ata janë siamezë në miqësi, në karakter dhe në çdo gjë.

Në këtë mënyrë, sigurisht unë e kuptoj vështirësinë e hetimit, nuk ka diskutim, por ata që kanë dëshirë të hetojnë. Se e di si e morën Alqin këta?

Alqin e morën nga Greqia që ta dish ti, u arratis dhe është bërë e njohur kjo punë publikisht, dhe i thanë Alqi, kthehu se na more fytyrën para gjithë botës, se do kesh akuza, i ke dhënë babait këtë rrogë, i ke dhënë atë rrogë. Po Alqi nuk është ashtu.

Alqi është Erioni, se në gjithë djegësin e Tiranës Erioni këtë kishte direkt. Në qoftë se Etleva dhe Alqi, tani që po shkojnë edhe ata, se minsitrat ikën, përveç Lefterit. Edhe atë me mashtrim e futën brenda. Këta të dy, edhe për t’i bërë një shërbim kanë bërë gabime, por për t’i bërë një shërbim vendit, këta duhet të të, mendoj unë në qoftë se është i interesuar SPAK. Po SPAK nuk është i interesuar të shkojë, as te Erioni, as te Edi Rama, as te Engjëll Agaçi.

Entela Shehu është e deleguara e Engjëll Agaçit, se harrova t’ju them. Ajo të gjitha këto i ka kryer me porosi dhe e lidhur ngushtësisht në detyrë me Engëll Agaçin. Artur Metani ka qenë në prapavijë, se Arturi është marrë, por nuk besoj të jetë marrë me Entelën, Engjëlli po. Engjëlli ka patur Entelën direkt në çdo gjë. Se ka një enigmë këtu, se nga vijnë gjithë këto shkresa, me qindra shkresa. Duhet të jesh një aparat të tërë për të formuluar qindra shkresa si këta, i formulonte kjo, me siguri, ose studio Pustina pastaj.

Tani, ju uroj një super uikend, se e meritoni!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale