Berisha: Përpjekjet për të manipuluar hetimin faktojnë se pas sulmit qëndron Edi Rama.

Të nderuar deputetë, i nderuar z. Boçi.

Shfrytëzoj këtë moment për tu përcjellur urimet më të përzemërta për të gjithë kandidatët që morën pjesë në primare dhe në tërësi u mbyllën dje. Në veçanti atyre që fituan në këtë garë, e parë në historinë e vendit. E një rëndësie jetike në një vend ku nuk votohet. Le të shprehim ne besimin dhe vendosmërinë për ta shndërruar ne këtë në një frymëzim për shoqërinë shqiptare dhe Shqipërinë në tërësi.

Përfundimi i primareve dëshmon përpjekjet tonë më serioze dhe përpjekjen më serioze që një forcë politike ka bërë ndonjëherë për të respektuar liritë, dinjitetin, votën e anëtarëve të vet. Përbën vendosjen e një praktike që ka në themel votën e lirë, të cilën e përdorin partitë me moderne, më demokratike në Europë dhe botë.

Kjo praktikë përmbys praktikat e mëparshme të përzgjedhjes, përfaqësimit të qeveritarëve qendror dhe vendor të forcave politike. Vendos në qendër pushtetin e anëtarëve, zhdërvjellëson, apo formën e vjetër e përfaqësimit e zëvendëson me një formë të re më të drejtë dhe më të ndershme. Ndaj dua të falënderoj edhe njëherë të gjithë ata që morën pjesë në garë, degët, drejtuesit e grupeve, kryesitë, komisionet, komisionin e menaxhimit të zgjedhjeve në qendër për punën, do të thosha në tërësi të shkëlqyer që ka zhvilluar.

Duke thënë të shkëlqyer nuk mund të them dhe nuk pretendoj fare që këto të ishin primaret të përsosura. Këto ishin primare në të cilat morën pjesë më shumë se 200 kandidatura, në tërësi personalitete politike të PD, por edhe anëtarë të shquar të shoqërisë civile, edhe ekselenca shqiptare që jetojnë dhe punojnë në kryeqytete të Europës, Bruksel, Londër etj.

Në çdo lloj varianti që të analizosh, primaret janë forma në genuine, më institucionale, më e drejtë e hapjes së partisë. Në këto primare janë pranuar me vetëdeklarim apo propozim nga degët apo anëtarësia, të gjithë ata të cilët kanë plotësuar kriteret elementare për të marrë pjesë në garë.

Thashë dhe më sipër që nuk ishin këto të përsosura, por praktika e fituar me këto primare, problematik e dala janë një pasuri e çmuar për ne për ti përsosur ato në raundet e tjera të zgjedhjeve. Pra jo që të mos tërhiqemi prej tyre, por të bëjmë gjithçka që kjo praktikë të konsolidohet transparente, e ndershme, e barabartë për kandidatët.

Dua të ua them këtu, jemi në hapat e parë dhe normale ndjeshmëritë, por gradualisht anëtarët, simpatizantë e PD, duke lexuar për këtë proces do të gjejnë se lobimi ndonëse unë personalisht nuk e këshilloj dhe mbështes, por është absolutisht pjesë konstante e procesit.

E them këtë sepse secili që e merr përsipër që të garojë, duhet ta dijë se rivali i tij do të mund të mobilizojnë, persona, grupe, personalitet të partisë, jashtë partisë për të krijuar një impakt sa më pozitiv për kandidaturën e tij dhe për këtë duhet të mësohemi.

Sikur, persona, grupe interesi kanë të drejtën e tyre të lobojnë për kandidatin që duan. Por këto janë të parat. Natyrisht nuk besoj se kryetari i partisë duhet të lobojë, drejtuesit kryesorë të partisë duhet të lobojnë se kjo do ta cenonte barazinë dhe ju siguroj se në mënyrën më absolute, asnjë lloj anësimi në këtë garë nuk kam pasur dhe nuk ka pasur nga drejtuesit kryesorë të partisë.

Gjithnjë kemi deklaruar se jemi në 2 beteja të fuqishme, primaret, por jemi edhe në betejën tjetër kundër armikut të egër të votës së lirë dhe shqiptarëve që është Edi Rama.

Edi Rama në këto vite ka arritur me metodat më korruptive të korruptojë brenda dhe jashtë vendit, ndoshta më shumë se kushdo tjetër në Europë. Sot ka dokumente të dhëna që faktojnë në mënyrë të pakundërshtueshme se ai blen dhe shet nga mëngjesi deri në darkë.

Në rast se shohim se, ai ka krijuar një makineri dhe mekanizma shkatërrimtare për votën, komplekse, për fat të keq këtë ne e kemi trashëgimni, por kjo nuk na lehtëson aspak, kjo na detyron ti japim zgjidhje kësaj.

Është sot e faktuar se çdo mund të pranojë, por votën e lirë nuk e pranon ai. Ata që mendojnë se ai pranon votën e lirë gënjejnë veten, ose nuk kanë të qartë doktrinën elektorale dhe kushtet e një procesi të barabartë zgjedhor.

Në të gjitha zhvillimet deri më sot Edi Ramës i ka dalë jashtë kontrollit vetëm një faktor. Ai ka në kontroll të plotë makinerinë shtetërore elektorale. Ka në kontroll të plotë dhe funksional patronazhistët. Një javë më parë shprehi krenari për ta. Ka në kontroll të plotë dhjetëra e qindra milionë euro për të blerë votat e shqiptarëve.

Ka pra në kontroll të plotë krimin e organizuar.

Për fat të keq ai kishte edhe kreun e opozitës, siç faktojnë dhe kjo atij i ka dalë jashtë kontrollit.

Pas përpjekjesh të jashtëzakonshme për ta mbajtur nën kontroll ai këtu e ka humbur betejën dhe tani nëpërmjet procesit gjyqësor kërkon të marrë me çdo kusht flamurin e PD në njërën anë dhe në një akt të pashembullt në 30 vite, në një akt kriminal, ai organizoi një atentat me një kamikaz pa eksploziv ndaj Sali Berishës.

Tani jemi këtu dhe keni ndjekur të gjithë debatin që zhvillohet. Sot nuk ka asnjë njeri që vë në dyshim se krimineli i përzgjedhur ishte atë ditë në një mision të strukturuar, organizuar dhe nuk kishte asgjë rastësore. E para.

Por vijmë te një çështje e dytë. Edi Rama sipas disave ishte njeriu më i painteresuar. Unë ju them atyre se në Shqipëri, nuk ka një të dytë që të ishte i interesuar për atë gjë. Në Ballkan ishte i interesuar Vuçiçi se i ka shprehur ato. Por unë tani nuk kam pse të rri me teori të vjetra, sepse absolutisht njeriu më i interesuar ishte Edi Rama, për arsye se ai mendoi se në zhurmnajën e madhe të samitit do të mund të japë një goditje të përmasave të papërcaktuara, një goditje kundërshtarit politik dhe forcës që ai përfaqësor.

E them këtë edhe njëherë sepse nuk ka njeri të dytë në Shqipëri që është më interesuar se ai. Tani atij opozita i ka dalë dore dhe nuk e kontrollon dot me asgjë.

Ata që mendojnë se Rama nuk ishte i interesuar në një farë mënyre bëjnë naivin, për të mos thënë dudumin, se nuk e njohin atë. Edi Rama është politikani i vetëm në Shqipëri dhe botë që di unë, i cili çdo sukses të tij, do ta festojë duke u vërsulur kundër kundërshtarit në moton plastë armiku.

Në vitin 2013 çfarë tha ai për votën. 1 milionë shuplaka për kundërshtarin. Nuk ishin dafina për të, por ishin shuplaka dhe për të atij e tij ishin plumba. Që nga ajo kohë unë e kam ndjekur dhe e kam denoncuar në çdo rast që ai bën këtë.

Ata që bëjnë avokatinë ndaj tij, janë të dështuar në këtë avokati. Dy ditë para samitit ai e faktoi, përdori 70 kg kundër një restorti turistik dhe vetëm e vetëm për ta mbuluar këtë akt të paimagjinueshëm me zhurmën e samitit. Një njeri normal nuk e bën kurrë këtë.

Ai që e bën në prag të samitit e bënë që të përfitojë nga jehona e samitit që kjo të jehojë sa më pak.

Por a e akuzoj unë Edi Ramën se është porositësi i krimit vetëm nga analiza logjike, jo, nuk do ta bëja këtë, sepse unë e di se një akuzë e tillë në shumë aspekte nuk më interesonte, mua më interesin e vërteta.

Së dyti, një akuzë pa baza nuk i shërben as shoqërisë shqiptare. Por unë e akuzoj atë sepse personi i cili kreu krimin, kamikazi i Edi Ramës, ishte dhe është informator i policisë kriminale. Prej kohësh, vitesh, i staxhionuar, i përdorur për çmontimin e grupeve të drogës, por i përdorur edhe si vesh për xhematin e xhamisë.

E përgënjeshtroi njëherë Met Rrumbullaku, por për së dyti se përgënjeshtron dot se do ti dalë edhe emri kod i tij.

Një informator sigurisht nuk përjashtohet mundësia të punojë dhe për të tjerë, por për definicion një informator është një njeri që informon eprorin e tij për çdo gjë. Kështu që idetë se Gerti Shehun e përdorën të tjerë, janë të pabesueshme.

E vërteta është kjo. Gerti Shehu në pyetjet e para  deklaroi se ‘ma kërkoi një vëlla mysliman’, por pasi unë e denoncova publikisht këtë pistë me të cilën e kishin pajisur atë sepse ishte këtu me lider të krishterë dhe bëhej shumë e besueshme, atë nuk e përmendëm më, sepse s’ka asgjë të vërtetë në atë. 

Vëllau mysliman që ja kërkoi është një vëlla që ndryshon fe sa herë ka zgjedhje dhe ky e ka emrin Edi Rama dhe kjo është e vërteta. Dhe pse e them këtë prap. Se nuk duhet akuzuar tjetri kot.

Çfarë ndodhi pas aktit kriminal. Një kryeministër e dinte se përgjegjësia kryesore për garantimin e një proteste është e tij, e dinte që një akt që nuk ka ndodhur në 30 vite  si përgjegjësi do të binte mbi të dhe ka vetëm një gjë në dorë, të garantojë gjithçka për një hetim të besueshëm transparent. Përkundrazi Edi Rama faktoi se bëri gjithçka për të manipuluar hetimin.

Sapo mbaroi mitingu, madje në mes të mitingut, zyra e tij dërgoi tek media më konfidente, tek media që shpërndan çdo fake neës për Sali Berishën, e njëjta media, sepse të tjera nuk ja pranojnë dhe kjo është media e Bolinos. Dërgoi dokumentin pa asnjë vlerë ligjore për të deklaruar se, Gerti Shehu ishte një i deizikuilibruar psikik. Edi Rama ndërkohë u ra telefonave në të 4 anët e Europës dhe botës, duke thënë se ai ka qenë akt i një të sëmuri psikik.

Gerti Shehu mund të jetë mjekuar dhe nuk dyshoj fare ato që shkruan mjeku, por ai ka kaluar në gjykatë. Është dënuar nga gjykata si person i përgjegjshëm për krimin që ka kryer. Gjykata për të përfillur një dokument ka rregullat e veta. Dokumentet e asaj natyre, ndaj kujt ti interesoj, janë me zero vlerë. Ato janë të rrezikshme sepse fare mirë me manipulim mund të ju lëshohet kriminelëve para vrasjeve, apo akteve të tyre. Janë absolutisht jo ligjore dhe shumë të gabuara.

Mjeku që ka lëshuar dokumentin nuk pretendon se ajo është një ekspertizë, ai pretendon se është një epikrizë që ja kanë kërkuar familjarët dhe thotë se ja ka dorëzuar edhe policisë. Policia nuk ka të drejtë të kërkojë dokumente të tilla. Policia për një të sëmurë, për një qytetar, mund ti marrë vetëm në rrugën ligjore dhe kurrë në atë rrugë që ka marrë.

Policia e ka marrë atë dokument për të liruar Gerti Shehun për ta liruar atë nga burgu, kur është arrestuar me një grup shpërndarësish droge tek liqeni. Policia e ka përdorur në njërën mënyrë apo një tjetër, dokumentin, ose ka dashur ta përdor pa sukses dokumentin kur ai është dënuar nga gjykata si i përgjegjshëm.

Problemet e shëndetit mendor, qëndrimi ka një kod shumë të qartë në Shqipëri dhe kudo në botë. Nuk janë kurrë institucionet private ato të cilat i autorizon ligji për dokumente të tilla. Ligji autorizon vetëm institucionet publike.

I sëmuri i Edi Ramës del se ka marrë patentën, rinovuar patentën në prill të vitit 2022, dokument që nuk lëshohet kurrë për të sëmurë problematikë psikik. Po ky i sëmurë i Edi Ramës ka marrë kredi nga bankat, çka nuk u jepet kurrë.

Pra të gjitha përpjekjet për ta sëmurë më shumë Gerti Shehun janë përpjekje për të shfajësuar barrën e krimit të tij dhe  për ta paraqitur të papërgjegjshëm. Janë përpjeke të Ramës për mbuluar aktin kriminal që ka porositur me qëllimin më madhor ti jap një goditje fatale opozitës dhe asnjë qëllim tjetër.

Hetimet e tjera çojnë plotësisht në Ministrinë e Brendshme ku dihet tashmë, ministri i familjes mbahet aty vetëm për punët e zeza të familjes dhe për asgjë tjetër. Por gjithçka në kohë do ti bëhet gradualisht e ditur publikut shqiptar.

Përpjekja e turpshme për të manipuluar hetimin, për të paragjykuar kriminelin dhe për ta nxjerrë atë me një dokument që as gjykata nuk ua pranoi dëshmon se Edi Rama qëndron ai totalisht prapa këtij akti kriminal të padëgjuar në historinë 30 vjeçare të pluralizmit.

Opozita me protestën e datës 6 dhjetor shënoi një fitore të jashtëzakonshme të pakrahasueshme me asnjë protestë tjetër. Dhe ajo nuk lidhet me atentatin ndaj meje, incidentin apo çfarë doni ta quajmë, por lidhet me zërin e fuqishëm në bulevard, ku e gjithë bota e kishte lajm kryesor se në Tiranë vërtetë u mblodh samiti, por opozita ishte e tëra në këmbë për korrupsionin e Edi Ramës, lidhet e tij me krimin.

Kështu që ata që dolën në protestë, që edhe sakrifikuan shumë se rrugët ishin të zëna. Ata që kanë ardhur nga Elbasani duhet ta linin makinën në TEG dhe të vinin në këmbë. Të tjerët kanë mbetur në rrugë se nuk kanë ardhur dot.

Kanë një meritë të jashtëzakonshme dhe e nxorrën opozitën fitimtare atë ditë, e nxorrën opozitën më të motivuar se kurrë në betejat që kemi përpara.

Beteja të cilat kanë dy objektiva më të rëndësishme. Rikthimin e të drejtës së votës së lirë të shqiptarëve dhe shpëtimin e Shqipërisë nga ky regjim, sundim. Të vështira, por absolutisht të realizueshme.

Ndaj dhe njëherë u çoj një përshëndetje të përzemërt të gjithë opozitarëve, të gjithë aleatëve tanë, forcave politike dhe i ftoj të qëndrojmë në këmbë për beteja të fuqishme që vendi nuk i ka parë ndonjëherë më parë. Atyre të cilët përpiqen ti japin betejave tona, përpjekjeve tona karakter frikësues, atyre u them se jeni skllevër të një regjimi që ju ka zhveshur nga çdo gjë.

Kjo betejë nuk ka asnjë qëllim tjetër veç të bëjë shqiptarët të lirë, tu kthejë atyre të drejtën për të votuar të lirë. Të zhdukë tregun e turpshëm të blerjes së votave. Të zhdukë rrjetën mafioze të merimangës së patronazhistëve. Të kthejë shtetin ligjor dhe jo në një makineri elektorale lubi që shtyp votën e qytetarëve të vet. Kur themi se nuk ka stabilitet pa votë të lirë nuk kërcënojmë njeri ne, kërcënojmë që dhunojnë votën e lirë, por për ata janë problemi më i vogël i yni.

Faleminderit shumë!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale