FJALA PERMBYLLESE E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË PROTESTË
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cilësoi heronj protestuesit që sot iu bashkuan kryengritjes paqësore. ‘Heronj të vërtetë jeni!’, dhe duke shtuar se ‘Tirana në tërë ekzistencën e saj nuk ka njohur një marshim triumfi si marshi juaj sot.’ Berisha theksoi se data ‘28 shkurti do gdhendet me germa të arta në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit’, duke e përkufizuar protestën si një akt qytetar të dinjitetit dhe guximit.
Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Sali Berisha e cilësoi marshimin si ‘marshi i fitores’, ‘marshi i shqiptarëve, i dinjitetit, i guximit’, të cilët për tre orë përcollën ‘mesazhin më të shkëlqyer’ drejt partnerëve ndërkombëtarë dhe njëkohësisht ‘i kallët tmerrin’ qeverisë.
Lideri i opozitës Sali Berisha dënoi ‘me forcën më të madhe’ përdorimin e topave të ujit ndaj protestuesve, duke pretenduar se në një moment kur tubimi ishte i qetë, forcat e rendit i drejtuan mjetet shpërndarëse drejt tij personalisht. ‘Po ku ka topa që më lëkundin mua’, u shpreh Berisha.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi vazhdimësi të protestave me ‘forma të shumëllojta dhe me jehonën më të madhe’, duke theksuar se ‘gjërat kanë planifikimin e tyre’ dhe se opozita do të veprojë sipas një strategjie të mirëmenduar.
FJALA E PLOTE:
Heronj të vërtetë jeni!
Tirana në tërë ekzistencën e saj nuk ka njohur një marshim triumfi si marshi juaj sot.
Kjo datë, 28 shkurti do gdhendet me germa të arta në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit.
Për tre orë, marshi juaj ishte marshi i fitores, ishte marshi i shqiptarëve, i dinjitetit, i guximit.
Ishte mesazhi më i shkëlqyer që ju u dërguat miqve tanë në Europë dhe në botë.
I kallët tmerrin dhe datën narkodiktatorit Edi Rama.
Qytetarë dhe qytetare, në marshim e sipër agjentë të infiltruar të policisë kriminale mashtruan kryengritësit se në shtëpinë e ish-diktatorit banon Edi Rama.
Dhe kjo ngjalli një revoltë të pakufishme dhe bëri ata që ata t’i përvishen asaj banese.
E gjithë beteja ishte shpërthim urrejtje ndaj Edi Ramës dhe jo ndaj ndërtesave.
Por, Edi Rama nuk banonte aty miq.
Edi Rama banonte tek vila e Mehmet Shehut.
Prandaj Edi tani fut jo një agjent, por edhe 120 agjentë po të fusësh, nuk do mund të devijosh më.
E dimë ku je, në Surrel ose tek vila e Mehmet Shehut.
Kjo është e vërteta.
Për sqarim.
Për të tjerat, ju e patë vetë madhështinë e revoltës tonë paqësore.
Rrugaçërinë e Ilir Prodës dhe Sokol Bizhgës, dy vasalë, mercenarë të Edi Ramës, të cilët do kenë fatin e tij.
Miq, korrëm një fitore tjetër sot.
Arritëm një rekord të ri në protestën tonë, çka do të thotë asgjë nuk na ndal ne pa e hedhur Edi Ramën aty ku e meriton, në koshin e plehrave të historisë.
Dënoj me forcën më të madhe dhunën jashtë çdo lloj shkaku të përdorur ndaj protestuesve me urdhër të Edi Ramës.
E patë dhe vetë, në një kohë kur ne po rrinim të qetë, topat e ujit i drejtoi drejt Sali Berishës, por i them se je i pashpresë o budalla.
O lëngaraq.
Po ku ka topa që më lëkundin mua.
Ta tregoj mirë.
Zoti Berisha, a kishit ju dijeni që kishte artistë brenda ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha sepse nga rrjetet sociale ka pasur artistë të huaj që kanë publikuar pamje nga sulmi me molotov brenda vilës së ish-diktatorit Hoxha, e cila tashmë ka një funksion tjetër?
Sali Berisha: Tani do më falësh, të them të vërtetën, për trashëgiminë e Enver Hoxhës kam zero respekt dhe preokupim.
Por pyeta se çfarë ndodhi dhe më thanë se ca njerëz me kostume të murrme, me uniforma të agjentëve të policisë kriminale, u thonë protestuesve se këtu tani banon Edi Rama.
Dhe ata iu kthyen.
Pra, ato fishekzjarre që u hodhën aty ishin kundër Edi Ramës, urrejtje për Edi Ramën.
Në fakt Edi Rama nuk banonte aty, banonte tek vila e Mehmet Shehut se e sqarova.
Pra, nuk ka pasur një plan paraprak? Keni një ndjesë për ata artistë të huaj që kanë qenë aty?
Sali Berisha: Ç’punë kanë të huajt aty? Me asgjë në botë Edi Rama nuk retushon dot figurën e Hitlerit shqiptar të pasluftës.
Zoti Berisha, keni qenë për disa vite në pushtet, pse nuk e keni shembur atë vilë më herët?
Sali Berisha: Unë kisha planet e mia. Aty ku sot është Piramida, aty do ndërtohej parlamenti. Tek vila e diktatorit, territori është i privatëve dhe unë do ua ktheja privatëve atë.
Projekti për parlamentin u bë dhe ju mund të merrni kronikat tuaja t’i shihni.
Ngeli në letra për buxhetin e lartë?
Sali Berisha: Ajo nuk ngeli në letër për buxhetin e lartë se edhe buxhetin e siguroja. Isha i vendosur. Në qoftë se të kujtohet, u bë një takim në parlament me Edi Ramën, i cili bëri avokatinë njëlloj sikur ta kishte shtëpinë e të atit.
Por nuk ia mora për bazë dhe u bë konkurs ndërkombëtar për ndërtesën e parlamentit.
I keni të gjitha në kronikat e televizioneve.
Zoti Berisha do vijojnë protestat në këtë formë që pamë sot apo do ketë forma të tjera?
Sali Berisha: Gjenialiteti i opozitës është të organizojë protestat më të shumëllojta dhe me jehonën më të madhe. Të dyja.
Por siç e pe, kjo ishte një protestë e veçantë krejt.
Kurrë ndonjëherë Tirana një marshim 3-orësh nuk ka njohur.
Ja pra e thashë, ja ku janë, janë të gatshëm të nisen së bashku me mua në Surrel.
Po, po!
Pse nuk niseni?
Sali Berisha: Sepse gjërat kanë planifikimin e tyre. Nuk nisem pa plan. Ku të bëhet plani, nisemi dhe e bitisim ne.
Zoti Berisha, është e vërtetë që është gjetur një pajisje përgjimi brenda në ambientet e PD?
Sali Berisha: Po, është e vërtetë. Ajo pajisje po studiohet. Punonjësit kanë kapur një person, i cili ka ardhur këtu për të vendosur një pajisje. Se çfarë është pajisja, nuk mund të flas se duhet të pyes inxhinierët dhe teknikët e fushës.
Por më thanë që është një pajisje shumë e kushtueshme.
Dhe ai nuk largohet se thotë ma jepni pajisjen.
Pajisjen, sill pak identitetin dhe kush të ka dërguar se pajisje nuk merr më ai.
Ka qenë brenda PD ai person?
Sali Berisha: Ka ardhur një person i panjohur.
Me çfarë motivacioni erdhi?
Sali Berisha: Me motivacionin, e ka dërguar Ilir Proda dhe Vlora Agasi. Po, e ka atë. Ajo nuk jep dorëheqjen, por duhet të largohet menjëherë nga detyra, se mendon se mund ta mbajë shërbimin peng, absolutisht jo.
U përshëndes dhe u falenderoj shumë për përcjelljen që i bënë marshimit unik në historinë e Tiranës plot emocione dhe vërtetësira dhe uroj që fazën tjetër të kryengritjes ta përcjellim po me kaq përkushtim.
Tani do bëjmë bilancin.


