Berisha për gazetarët te Parlamenti: Edi Rama nuk i do investitorët e huaj në Shqipëri, ai do vetëm ato të vetët

PRONONCIMI I KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT TE PARLAMENTI

Pasi foli në sallën e parlamentit, kryetari i PD-së Sali Berisha u ndal dhe foli për gazetarët. Gjatë fjalës së tij, Berisha foli sërish për investimet në Vlorë. Sipas tij me ndërtimin e aeroportit të Vlorës, po zhduket një habitat qindra vjeçar. ‘Po filloi fluturimi i avionëve, aty nuk fluturojnë më shpendë. Ikin! Edhe çfarë fitove? Zhduke një habitat qindra vjeçar. Zhduke një habitat nga më të mrekullueshmit natyror.’, theksoi Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh para gazetarëve tek parlamenti, se Edi Rama nuk i do investitorët e huaj. Sipas tij, kreu i qeverisë do vetëm ato të vetët, që investojnë lekët e drogës dhe korrupsionit.  Po pse nuk ka asnjë investitor të huaj deri tani, ma thuaj ti mua? Në qoftë se e ke të paqartë, atëherë mbas kësaj konference unë të lutem shumë ulu, shkruaj: Si ka mundësi që në vendin tim 13 vite asnjë investitor serioz i huaj?  Se nuk i do Rama. Rama do me këta të vetët a më kupton apo jo? Kjo është i gjithë problemi.’, theksoi Berisha.

Prononcimi i kryetarit të PD, Sali Berisha:

Si mund të shpjegohet që nuk ka asnjë kompani të huaj, në mënyrë absolute, asnjë kompani të huaj që të ketë investuar në 13 vite në Shqipëri? Na thoni një. E di ç’bëjnë apo jo? Këta klientela e Ramës regjistrohet në Holandë, regjistrohet në vende të tjera dhe kujtojnë se po vijnë, janë investime që vijnë nga jashtë. Janë të gjitha mashtrime.

Pyetje: Zoti Berisha, ju mendoni se cenohet zona e mbrojtur në Zvërnec me këtë investim?

Sali Berisha: Tani, më pyet mua, unë jam mjek dhe ju them me sinqeritet, e ndjej veten mjedisor. Pse? Se unë e di rëndësinë jetike që ka mjedisi për jetën, për shëndetin e njerëzve. Kam ngritur zërin në mënyrën më të fuqishme, më të fuqishme për parkun e Butrintit. Parku Kombëtar i Butrintit për mua është një nga mrekullitë më të rralla në botë. Unë e njoh atë, e kam vizituar.

Edhe kur shoh video, kur ti sheh ndonjë film në Netflix, unë shoh parkun e Butrintit, për shembull. Jo pra, konkrete a më kupton apo jo? Pra, unë e pëlqej shumë, se më pëlqen. Tani shko u ndërtua atje, tek gjiri i Manastirit. Qeveria ndërtoi atje. Asnjë fjalë. E ngritëm zërin në mënyrën më të fuqishme. Por krimi më i shëmtuar, të jemi të sinqertë me ju, është aeroporti i Vlorës. Pse? Aeroporti i Vlorës e zhduku lagunën, e zhduku habitatin.

Pyetje: Dëmtimi i zonës Ramsar.

Sali Berisha: Tmerrësisht. Nuk ka më, nuk do ketë më. Po filloi fluturimi i avionëve, aty nuk fluturojnë më shpendë. Ikin! Edhe çfarë fitove? Zhduke një habitat qindra vjeçar. Zhduke një habitat nga më të mrekullueshmit natyror. Në një kohë kur, prit…

Pyetje: Po ky investim e cënon biodiversitetin atje zoti Berisha? Ky investim e cenon zonën e mbrojtur, biodiversitetin atje?

Sali Berisha: Prit se do vij unë aty, do vij unë aty. Po, pa diskutim, po. Ky habitat u shkatërrua nga avionët dhe siç e thashë, ju lutem se po e përsëris prapë, ne donim ta ndërtonim aeroportin, çuam ekspertët, ekspertët na sollën përgjigje.

Aeroporti duhet të ndërtohet te kthesa e Levanit. Një. Kjo nuk cenon habitatin dhe asgjë, së dyti i shërben dhe Beratit dhe Gjirokastrës. Për këto arsye është në pozicionin më të mirë, plotësisht dakord. Edhe këta në 2017, ën çuan grupin e ekspertëve të tyre… U kthye grupi i ekspertëve dhe raportuan, nuk i priti Lubia, po i priti Gurabardhi. Sublubia, Lubia. Gurabardhi desh i nxori me lecka, se ç’ishte një drejtoreshë e atij, por ju tha pse ju kërkoni të ndërtohet këta thanë, ne kërkojmë sepse këto janë, i numëruan të gjitha kushtet.

Pra krimi më i shëmtuar për mua që mund të bëhet është aeroporti i Vlorës. Jua them unë ty, se e zhduken. Nuk është puna e lagunës, është puna e habitatit të shpendëve. Ikën shendët! Le që janë një rrezik dhe për avionët po.

Marrim Thethin. Thethi dhe Valbona janë parqe kombëtare. Të mos harroni ë, Thethi dhe Valbona janë parqe kombëtare. Çfarë do të thotë kjo? Kanë mbrojtje të shkallës së dytë. E para është, janë rezervatet e rralla siç është lumi i Gashit dhe Kardhiqi, pastaj vijnë parqet kombëtare.

Pyetje: Janë dhënë dhe leje hidrocentralesh në Valbonë.

Sali Berisha: Tani, edhe në parqe kombëtare, në qoftë se lexon, unë lexoj, lexoj se jam thashë, e ndjej mjedisorin në disa aspekte. Edhe në parqe kombëtare kur është problemi për interesa të komunitetit, lejohet ndërtimi, edhe hidrocentrale, konkretisht hidrocentrale.

Pse? Sepse ti nesër do zhvillosh Alpet, do zhvillosh pjesën nga Valbona, në Dobërdol dhe në zonën tjetër. Duan energji ato. Po energji, të marrësh energji nga Fierza e ta sjellësh rrotull,  efiçenca është përtokë.

Kështu që ndërtimi i burimeve afër është një kusht edhe unë për këtë arsye i kam lejuar dhe me bindje se ajo lejohet në të gjithë botën për këto qëllime.

Tjetër, vijmë tek ndërtimi në zonën këtu. Eko, ndërtimi nuk ndalohet dhe unë ju sugjeroj kaq, lexoni vetë, lexoni vetë. Keni mundësi të lexoni. A lejohet eko, ndërtimi? Kjo është peizazh, është zonë peizazhi, është e mbrojtur, është po e mbrojtur e pestë, nuk ka rëndësi. A lejohet eko, ndërtimi? Lejohet eko, ndërtimi. Lejohet edhe kudo në botë.

Mos të themi po ky zotëria tani, që i ka ngatërruar të gjitha hesapet dhe që duket do t’i përziej.  I thirra thotë, më thanë kështu thotë, po çfarë duhet ne t’i thirrim? Na duhet aty, po të ndërtohet, respektojnë kushtet, siç ndërtohet te peizazhi, ndërtojnë në kushte ekologjike. Po a do të ndërtosh grataçelë? Jo, grataçelë s’mund të ndërtosh.

A do t’i përshtatesh, nuk mund ta përjashtosh gjithë atë zonë. Unë kam disa nga këta mjedisorët, unë i respektoj shumë. Janë heronj për mua, se sakrifikojnë për interesin e përbashkët. Po ama, të them unë që…

Pyetje: Zoti Berisha, prapë nuk e kuptuam, pse do t’i përzëri kryeministri Rama investitorët? Se është e paqartë.

Sali Berisha: Po pse nuk ka asnjë investitor të huaj deri tani, ma thuaj ti mua? Në qoftë se e ke të paqartë, atëherë mbas kësaj konference unë të lutem shumë ulu, shkruaj: Si ka mundësi që në vendin tim 13 vite asnjë investitor serioz i huaj?

Edhe një që ishte në Lalëz, e di ç’i bënë në Lalëz? Ia nxorën Rrumin tek ura e Limuthit dhe ja bëri kockat copa atij, a më kupton apo jo? Përfaqësuesit. Absolutisht. Dhe Rrumi njihet, mbrapa ka zyrën, zyrën e Ramës.  

Dhe ky iku. Ai ishte 1 miliard e gjysmë investim, po ai ishte një familje shumë e pasur e Katarit. Bleu tokën, do zhvillonte, do bënte një zhvillim fantastik aty. Iku Rrumi. Se nuk donte Rama. Rama do me këta të vetët a më kupton apo jo? Kjo është i gjithë problemi.

Faleminderit!

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale