Berisha-Peleshit: Shënove rekordin më të zi në historinë e parlamentarizmit! Ajo seancë e pashembullt u bë për të maskuar 18 Erion Veliaj

REAGIM I KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË PARLAMENT

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha kritikoi me tone të ashpra seancën e fundit parlamentare, duke e cilësuar atë si “rekordin më të zi në historinë e parlamentarizmit shqiptar, europian dhe botëror”.

Berisha e përshkroi procesverbalin e kësaj seance si më të turpshmin në historinë e shtetit, duke e quajtur një akt të paprecedentë dhe të pashembullt, i cili u zhvillua vetëm për të fshehur dhe maskuar veprimet e 18 personave të cilët ai i quajti “Erionë Veliaj”.

Lideri opozitar, Sali Berisha, theksoi se kjo mënyrë e zhvillimit të seancës, pa transparencë, pa votim dhe pa diskutime të hapura, është një shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe një tradhti ndaj vendit. Berisha kërkoi që kjo seancë të rikthehet nga Parlamenti për t’u zhvilluar me transparencë dhe demokraci, duke mos u kthyer nga Gjykata Kushtetuese, por nga vetë deputetët. Berisha shtoi se, ata që kanë frikë nga transparenca dhe kontrolli publik duhet të largohen, pasi kanë diçka për të fshehur, përfshirë vjedhjet dhe mëkatet e tyre.

Në përfundim të fjalës së tij, Kryetari i PD, Sali Berisha tha se përgjegjësia për këtë situatë nuk bie mbi opozitën, por mbi ata që tentojnë të shmangin përgjegjësinë dhe kontrollin publik.

REAGIMI I PLOTË

Akti i vetëm që kjo seancë mund të bëjë për atë procesverbal, ta hedhë në koshin e plehrave seancën dhe procesverbalin.

Ai do mbetet në arkivat e këtij shteti si procesverbali më i turpshëm në të gjithë historinë e tij.

Dhe ky turp do mbulojë ata të cilët zhvilluan një seancë si ajo, e pashembullt dhe e bënë atë vetëm e vetëm për të fshehur, për të maskuar 18 Erionë Veliaj.

Nuk mund t’ia bëje vendit tënd këtë kurrë.

Po citoj Kushtetutën këtu.

Por ti nuk mund t’ia bëje vendit tënd atë kurrë, pse një grup të papërgjegjshmish, që kanë turp dhe frikë nga vetja e tyre, nga rrezja e dritës dhe transparencës, kërkojnë të kalojnë pa transparencë, pa votim, pa asgjë.

Ti shënove rekordin më të zi në historinë e parlamentarizmit shqiptar, në historinë e Europës, në historinë e botës, të çdo regjimi.

Ndaj dhe rikthe seancën, të zhvillohet seanca.

Të mos e kthejë Gjykata Kushtetuese, por ta kthejë parlamenti dhe të bëhen zhvillimet.

Ata që kanë frikë nga vetja e tyre, ata t’ia mbathin, le të ikin.

Kanë frikë të dalin para qytetarëve për mëkatet e tyre, për vjedhjet që kanë bërë.

Nuk është përgjegjësia jonë kjo, është e atyre.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale