Kryetari i PD-së Sali Berisha duke folur në sallën e parlamentit ka akuzuar kryetarin e kuvendit Niko Peleshi, si vasal të Edi Ramës.
Berisha i bëri akuzat ndaj Peleshit, pas ndryshimit të rendit të ditës, kërkesë e bërë nga PS-ja.
‘Do mbetesh në historinë e këtij vendi si vasali më i shpifur i Edi Ramës, si armik i egër i Kushtetutës dhe të drejtave kushtetuese të deputetëve.
Si armik i egër i procesit të integrimit të Shqipërisë.
Ka një muaj që janë dorëzuar amendamentet për amendimin e ligjeve të cilat BE, KE, Parlamenti Evropian kërkon të anulohen dhe të amendohen.
Të cilat protesta më e fuqishme pas viteve ‘90 rinore qytetare kërkon të anulohen.
Dhe ti në radhë të parë me përgjegjësi absolute të tënden, i injoron sikur nuk ekzistojnë.’, tha kryetari i PD-së, Sali Berisha në foltoren e parlamentit.


