PRONONCIM PËR MEDIA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA PARA KUVENDIT
EKSTRAKT
Kryetari i PD, Sali Berisha i bëri thirrje qytetarëve të Tiranës për një pjesëmarrje masive ditën e hapjes së fshatës elektorale ditën e shtunë me 15 prill. Berisha denoncoi sërish para mediave atentatin ndaj Kryetarit të PD të Vaut të Dejës, Bernard Ndreca. Ai u shpreh se: Rama dhe partia e tij po kthehen në genet e tyre terroriste. Ai u tha gjithashtu se: Rama është porositësi i këtij atentati ndaj dhe autorët e atentatit nuk arrestohen.
Kryetari i PD denoncoi grabitjen e fondeve të demokratëve për zgjedhjet lokale të 14 majit. Ai u shpreh se 2 milionë dollarë u janë dhënë pengjeve të regjimit. Ai tha se PD do të shkojë drejt fitores dhe do të financohet nga kontributet vullnetare të anëtarëve dhe mbështetësve të saj. Në lidhje me vizitën e zyrtarit të Departamentit të Shtett në Tiranë, Berisha tha se e garanton zotin Eskobar për ekstradimin e Ramës drejt SHBA-së sapo këtë ta kërkojë drejtësia amerikane.
FJALA E PLOTË
Një akt i shëmtuar i Edi Ramës dhe partisë së tij ndaj një politikani të shkëlqyer, ndaj një politikani të ri, ndaj një qytetari shembullor siç është Bernard Ndreca, kryetar i PD të Vaut të Dejës.
Ju e patë vetë se çfarë akti ishte. Një nga organizimet më të shëmtuara për eleminimin, për marrjen e jetës së një njeriu, për faktin e vetëm se është kundërshtar i Edi Ramës në Bashkinë e Vaut të Dejës.
Edi Rama është në panik të tmerrshëm. Edi Rama konstaton kudo se po i shket toka nën këmbë, dhe u kthye tek praktikat më agresive të PPSH, e cila ka qenë një parti e mirëfilltë terroriste. Edi Rama u kthye në genin e tij familjar, i cili përbëhet nga xhelatë të intelektualëze shqiptarë të inteligjencës teknike dhe asaj joteknike, shoqërore, letrare, politike. Dhe vetëm me këtë mund të shpjegohet heshtja prej varri e Edi Ramës si porositës i aktit terrorist në Vaun e Dejës.
Kurrë një kryeministër, në qoftë se do të ishte dorëjashtë, nuk do të do heshtte, por do të ishte më i pari që do të dënonte një akt në planifikimin e likujdimit fizik të një kundërshtari politik. Por Edi Rama nuk e bën dot këtë, sepse Edi Rama nuk do të kapë autorët, për arsye se qendron prapa këtij akti. Edi Rama ka falanga krimi. Tani qoftë në policinë e shtetit, me ndryshimet që ka bërë në shërbimin inteligjent, e ka rikthyer atë në kohën e Fatos Klosit, kur ky shërbim ndërmerrte akte terroriste. Dhe kjo përbën si të thuash stadin përfundimtar të degradimit të këtij regjimi.
Pyetje: Sa i përket zgjedhjeve të 14 majit, duke se kandidatët i keni ju, por paratë i ka marrë Gazmend Bardhi dhe grupimi tjetër. Me çfarë financimesh doo të bëjë fushatë PD?
Berisha: Një nga aktet më të turpshme, më të shëmtuara është se mundi, djersën dhe taksat e 620 mijë qytetarëve që votuan PD-në, grabiten nga një grup, pengje të Edi Ramës. Jo pak, por janë 2 milionë dollarë, dhe 1 milionë dollarë është vetëm fushata. Përfaqësuesit e 620 mijë votuesve në 61 bashki nuk marrin asnjë qindarkë. Kjo tregon fytyrën e shëmtuar të këtij regjimi. Kjo tregon amoralitetin e plotë të Edi Ramës. Keqpërdorimin e dyshes famëkeqe Alibasha-Brava.
Por PD e sigurt drejt fitores, asgjë nuk e pengon. Ju e shihni çfarë të dridhurash iu kanë hyrë qeveritarëve, çfarë mashtrimesh bëjnë nga mëngjesi deri në darkë. Ajo po financohet dhe do financohet nga kontributet vullnetare të anëtarëve dhe mbështetësve të saj.
Së shpejti do njoftojmë një rregullore, dhe ato fonde do të përdoren për përballimin e nevojave të fushatës, që është siç e shihni.
PD po e financon fryma e fitores. Ka një frymë fitoreje kudo që shkon. Ju e shihni çfarë ndodh. Erion Veliaj ngarkon në furgona punonjësit e bashkisë dhe absolutishtpërsërit takimin me punonjës të bashkisë se ka frikë, tmerr nga qytetarët.
Edi Rama e hapi fushatën vetëm me nomenklaturën e tij të korruptuar, deputetët dhe ministrat, sepse edhe ai ka frikë të tmerrshme nga qytetarët. Pra, janë në një dëshpërim të thellë. Forca politike e idealeve të lirisë, e transformimeve epokale të Shqipërisë është në një ngjitje vertikale. Janë të pashpresë.
Jam këtu për një thirrje nga zemra të të gjithë qytetarëve të Tiranës. Të të gjithë mbështetësve dhe demokratëve në mbarë Shqipërinë, ta shndërrojnë datën 15 në arenën kombëtare në ditën e triumfit përfundimtar të opozitës shqiptare, ditën e cunamit të madh të shqiptarëve.
Pyetje: Z.Berisha, keni biseduar me z.Meta pas takimit që ai bëri me të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve, Escobar në rast se ka marrë ndonjë porosi që lidhet pikërisht me koalicionin që ju keni, lidhur këtu gjithmonë me deklaratat e ambasadores Kim?
Berisha: Unë e ndoqa vizitën e ndihmës Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar në Tiranë. Mua, ajo vizitë më pëlqeu. Unë kam një eksperiencë të gjatë politike. Ajo çka mund ta garantoj zotin Escobar, dhe jo vetëm atë, se në programin elektoral të Sali Berishës do shtohet një pikë: ekstradimi i Ramës në SHBA sapo drejtësia amerikane ta kërkojë për ta çiftuar me McGonigalin. Kjo do jetë pikë e programit.
Ambasadorja Yuri Kim është një McGonigal me fustan. Me 100% ajo do jetë në hetim, as mos e diskutoni fare. Dhe unë i kam bërë thirrje inspektorit të përgjithshëm të DASH, FBI, dhe kongresit të SHBA që të hetojë aferat korruptive të McGonigal me fustan, përfshi pronat e saj në Shqipëri, duke garantuar se PD është e gatshme të ndihmojë në transparencën e këtyre çështjeve.
A mund të imagjinosh ti që unë të flas pa prova? E ftoj inspektorin e përgjithshëm të vijë, të dërgojë persona për t’u njohur me fakte të pakundërshtueshme siç është kjo dritë dielli, me ato çfarë kam thënë unë. Nuk mund unë kurrë t’i lejoj vetes të akuzoj për gjëra konkrete një njeri, cilido qoftë ai shqiptar apo i huaj, kjo nuk ndodh.
Sidoqoftë, mbajeni shënim, në programin tim shtohet një pikë: ekstradimi i Edi Ramës në procesin McGonigal, meqënëse nuk ka drejtësi në botë që mund të dënojë atë që merr ryshfet, dhe nuk dënon atë që ka dhënë ryshfet.
Ftesa për podcast, mbetet në çdo formë, po ai nuk ka guxim kurrë. Mbetet në podcast, në çfarë të dojë, në ChatGPT, në çfarë të dojë në të gjitha format, nuk kam asnjë kufizim. Mirupafshim!