Berisha: Pashkën tjetër ta kremtojmë siç na e do zemra, pa antikrishtin në trojet tona

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për Pashkët.

Gjatë një vizite në Dioqezën e Tiranës dhe Durrësit, ka dhënë dhe mesazhin e tij.

‘Të gjithë besimtarëve, katolikë shqiptarë në Shqipëri dhe mbarë botën kudo që janë sot, ju uroj nga zemra, gëzuar ditën më të rëndësishme në historinë e qytetërimit perëndimor, ditën e ringjalljes së Krishtit mbret.

Kjo ditë shënon ringjalljen, përjetësinë, shpresën e pashuar.

Le të urojmë nga zemra, që Pashkën tjetër ta kremtojmë siç na e do zemra dhe pa antikrishtin në trojet tona’, theksoi kryetari i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale