Berisha pas takimit me Glover: Paraqitëm të gjithë problematikën që e konsiderojmë shumë të rëndësishme për një proces zgjedhor normal

PRONONCIM PËR MEDIA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA PAS TAKIMIT ME DREJTUESEN E MISIONIT TË ODIHR, GLOVER

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot pas takimit me shefen e Misionit të ODIHR, Glover se kanë dështuar përpjekjet për ta lënë vendin pa opozitë.

DEKLARATA E PLOTË

Pata një takim me Shefen e Misionit të ODIHR, zonjën Gover ku i paraqita për dështimin e përpjekjeve për ta lënë vendin pa opozitë, vendosmërinë e PD për të çuar përpara proçesin elektoral sikurse e kemi shprehur para shqiptarëve.
Mendoj se zonja Glover ishte tek ne një takim për tu informuar mbi pikëpamjet faktet dhe zhvillimet sipas PD të këtyre zgjedhjeve në Shqipëri. Ne paraqitëm të gjithë problematikën që e konsiderojmë shumë të rëndësishme për një proces zgjedhor normal.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale