TAKIMI I KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME BANORË TË KOMBINATIT
EKSTRAKT
Kryetari i PD Sali Berisha ka prezantuar kandidatët e PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në Kombinat. Gjatë fjalës së tij, ai ka paraqitur shtyllat e programit të PD ndërkohë që ka kujtuar që pagat dhe pensionet nuk u rriten përgjatë 12 vjetëve të qeverisje të rilindjes, ndërkohë që çmimet janë dyfishuar. ‘Program i PD në mënyrë të padiskutueshme ka eksperiencën, ka trashëgimi eksperiencën me të cilën ne, siç jeni dëshmitarë, bëmë një ndryshim të madh në qëndrimin e shtetit ndaj qytetarëve’, tha lideri i opozitës.
Gjatë takimit me banorë të Kombinatit, lideri i opozitës Sali Berisha, ka folur dhe për shpenzimet e mëdha që shqiptarët për shëndetësinë, duke paguar nga xhepi i tyre çdo shërbim. ‘A mund të imagjinoni ju se shpenzohet nga shqiptarët në vit 820 milionë euro në vit para xhepi për kujdesin shëndetësor. I bie 410 euro për person. Kjo sepse paratë tuaja vidhen’, u shpreh lideri i opozitës. ‘Ju jepni paratë dhe Edi Rama i merr paratë me këtë Korbën e Korrupsionit. I dha PPP për sterilizimin. E rriti çmimin e sterilizimit 84 herë’. ‘Kjo është e vërteta absolute’, tha kreu demokrat.
Kryedemokrati Sali Berisha gjatë takimit me banorët e kombinatit, duke ju referuar inceneratorit të Tiranës ai theksoi faktin se, ky djegës nuk ekziston, por se ‘vetëm 300 metra larg nga vendi ku jemi ulur tani, Edi Rama ka zhdukur 130 milionë euro’.
‘Këtu, 300 metra nga ku jemi ulur ne, është një nga veprat më të mëdha të krimit të Edi Ramës, djegësi i Sharrës. Miqtë e mi, a u kujtohet kur dilte e u thoshte se po bëhet një transformim, po bëhet një revolucion. Po mafia më e poshtër e botës është mafia e plehrave, më e egra.
Ku janë? Ku është djegësi? 130 milionë euro tuajat, djegësi nuk ekziston. Shteti, qeveria kishte një mbikëqyrje. Paguante 3 rroga për mbikëqyrjen e punimeve, por Lubi Balluku duke e ditur se paratë shkonin në kontot e Ramës, nuk bënte asnjë raport. Dhe pas 6 vitesh, aty nuk ka as nam, as nishan, janë zhdukur 130 milionë euro’, theksoi kryedemokrati Berisha.
‘Opozitarët e opozitës janë klonimet më të shëmtuara, më antidemokratike që mund të bëhen’. Kështu deklaroi kryetari i PD gjatë një takimi në Kombinat. ‘Opozitarët e opozitës janë klonimet më të shëmtuara, më antidemokratike që mund të bëhen. Sigurisht ke të drejtë të bësh apo të mos bësh koalicion. Por një gjë ta dini, të gjithë atyre forcave politike, jo PS-së dhe Bravës, të gjithë i kemi ftuar. I ftuam të vijnë në koalicion.
Jo. Çfarë thonë tani? Ne nuk duam rotacion. Duan Edi Ramën atëherë. Rrinë për të zgrapur vota nga ne për të ndihmuar Edi Ramën. Ky është akt i shëmtuar. Nxjerrin teza se ne jemi kundër sistemit. Cilit sistem? Kujt ia tha ti këtë? Ti harron se kjo është tezë talebanësh.
Urdhëro, ka një opozitë të vërtetë që po përballet dhëmb për dhëmb dhe deri dje ishte në atë opozitë ti. Po kur të kapën për veshi, të nxorën jashtë, nxjerr teza të tilla. Unë nuk dua rotacionin. Unë jam opozitë e sistemit. Kjo do të thotë opozitë e opozitës, shërbëtor i qeverisë.
Kryetari i opozitës shqiptare deklaroi nga kombinati se ‘çiftet e reja do marrin grante 30 mijë euro për të përballuar kredinë’. ‘Ne do krijojmë klimën më miqësore për biznesin, tërheqjen e investimeve të huaja, punësimi dhe rritja e rrogave janë qëllimet tona’, tha kreu demokrat.
‘Do bëjmë gjithçka për shkollimin, për punësimin dhe strehimin e të rinjve. Çiftet e reja do marrin grante 30 mijë euro për të përballuar kredinë. Dhe në rast se familja e tyre bëhet me tre fëmijë, ai grant falet përgjithmonë. Pra, krahas këtyre, Shqipëria do shndërrohet në epiqendër të teknologjisë së lartë’, theksoi kryetari i PD-së, Sali Berisha në bashkëbisedimin me qytetarët e Kombinatit, të cilët janë lënë në harresë nga shteti, që prej tërmetit tragjik të nëntorit 2019.
FJALA E PLOTE:
Të dashur drejtues të PD.
I dashur zoti Paloka, deputet i PD dhe kandidat për deputet i PD.
Zonja Mimoza dhe zoti Akil, përfaqësues të tre tanët të shkëlqyer për qytetarët e Kombinatit dhe Tiranës.
I dashur miku ynë Artur Roshi, aleat besnik në të gjitha betejat.
Shpreh kënaqësinë time që jam sot këtu së bashku me përfaqësuesit tanë për të paraqitur para jush programin tonë.
Për të paraqitur para jush projektin tonë për katër vitet që vijnë.
Vij këtu me bindjen më të thellë se ia kemi dalë të hartojmë projektin më të mirë që kemi paraqitur ndonjëherë para shqiptarëve.
Ia kemi dalë të hartojmë një projekt të tillë së pari sepse kemi ekspertizën më të mirë ndërkombëtare, dy fondacione kryesore në botë të qendrës së djathtë, fondacioni Adenauer i Gjermanisë dhe fondacioni Heritage i SHBA kanë shqyrtuar dhe vlerësuar programin tonë. Kanë bërë sugjerimet e tyre.
Por nga ana tjetër ky program në mënyrë të padiskutueshme ka eksperiencën, ka trashëgimi eksperiencën me të cilën ne, siç jeni dëshmitarë, bëmë një ndryshim të madh në qëndrimin e shtetit ndaj qytetarëve.
Dhe ky ndryshim u shpreh para së gjithash në dhënien, në rikthimin e parave të taksave qytetarëve shqiptarë.
Ky është një parim themelor për ata që qeverisin.
Miq, shteti është si familja.
Ai që drejton familjen, ai ka një detyrim që të ardhurat e familjes t’i shpërndajë në mënyrë të drejtë për anëtarët e saj dhe në mënyrë transparente të tregojë se çfarë do bëjë me të tjerët.
Kështu është edhe qeveria, ka detyrë që ato që mbledh nga qytetarët, taksat, t’ua rikthejë së pari qytetarëve dhe të tjerat t’i përcaktojë për shërbime ndaj tyre, për shëndetësinë, për arsimin, për rrugët, për shkollat, për veprat publike.
Çfarë ndodhi në Shqipëri?
Në Shqipëri ndodhi një zhvillim që tejkalon çdo imagjinatë.
Në qoftë se nga viti 2005 deri në vitin 2013, bazuar në këtë parim, t’ua kthejmë paratë qytetarëve, nuk ka mësues në Shqipëri që të thotë se në atë periudhë nuk m’u dyfishua rroga.
Nuk ka mjek, nuk ka infermiere që të dëshmojë se në ato vite, rroga e tij nuk u dyfishua.
Nuk ka pension të ulët që thotë se pensioni i tij nuk u dyfishua.
Nuk ka pension të mesëm që të thotë se pensioni i tij nuk u rrit me 60 përqind.
Nuk ka pension të lartë që të thotë se pensioni i tij nuk u rrit me 40 përqind.
Pse ndodhën këto? Thjesht, paratë qeveria grumbullonte nga ju, që ishin tuajat, aktin e parë, i kthente tek ju
Në këtë mënyrë, arritëm atë që kurrë ndonjëherë ndoshta nuk kishte ekzistuar. Arritëm të jemi qytetarët më të mirëpaguar të rajonit. Rrogat në Shqipëri ishin më të larta edhe se në Bullgari, edhe në Rumani. Pensionet në Shqipëri ishin më të larta se në këto vende, por edhe në vendet e rajonit.
Kjo ishte Shqipëria e vitit 2013.
Nuk ndalem aspak as për t’u krenuar, as për t’u lëvduar, por për t’u thënë çdo shqiptari se ka një parim për çdo qeveri, dhe ky parim është, t’ua kthejë shqiptarëve paratë që u merr.
Ku jemi sot? Në vitin 2025.
Para 12 vitesh, çdo pensionist në Shqipëri merrte pension më të madh se pensionisti në Mal të Zi, Serbi, Maqedoni e me radhë.
Rroga e ulët në Shqipëri ishte më e lartë se në secilin prej këtyre vendeve, përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë.
Sot në qoftë se pensionisti në Shqipëri merr si pension mesatar 170 euro, pensionisti në Mal të Zi merr 450 euro. Merrte 138 euro.
Po pse? Sepse qeveria çdo vit është e detyruar t’u kthejë paratë qytetarëve.
Rroga minimale në Rumani ishte 167 euro. Ishte 180 lej. Sot rroga minimale në Rumani është rreth 800 euro. Pse? Sepse qeveria u kthente paratë qytetarëve.
Çfarë ndodhi me ne? Qeveria nuk ua ktheu paratë qytetarëve.
Jo vetëm kaq, se kjo është gjysma e të keqes.
Gjysma tjetër më e rëndë e të keqes është se këtu çmimet nga viti në vit u rritën. Se këtu buka sot kushton mbidyfishin e asaj që kushtonte në vitin 2013. Kushtonte 400-500 lekë, kushton 900-1000 lekë.
Se mishi sot kushton 1600-1800 lekë, kushtonte 700 lekë.
Se domatet kushtonin 100 lekë, kushtojnë 400 lekë.
Pra, për të blerë ti qytetar i dashur sot aq sa blije në vitin 2013, të duhen dy herë e më shumë.
Dhe rrogat nuk u rritën, pensionet nuk u rritën.
Për të përballuar këtë rritje, sot çdo pensionist duhej të kishte pensionin 390 euro. Në qoftë se qeveria thotë do u indeksojmë. Në qoftë se qeveria do ishte e ndershme t’u indeksonte, pensioni juaj do të ishte 390 euro. Prandaj qeveria e Malit të Zi që i indeksoi, e ka pensionin 450 euro.
Çfarë do bëjmë ne?
Ne do fillojmë t’u kthejmë paratë qytetarëve.
Duke parë këtë gjendje katastrofale, një vit e gjysmë më parë ne dërguam në parlament ligjin e minimumit jetik.
Minimumi jetik është që çdo shqiptar do ketë në ditë 6.3 euro apo 200 euro.
Por sot, 57 përqind e pensionistëve, më së paku, të cilët nuk kanë pensione të plota, sot të gjithë shqiptarët në ndihmë ekonomike, të gjithë studentët, të gjithë jetimët, marrin nën minimumin jetik.
Atëherë ne dërguam një ligj në parlament.
E refuzoi në mënyrë kategorike dhe pasi nuk e votoi, deklaroi se kjo do na çonte në katastrofë.
Mashtrim i jashtëzakonshëm.
Tani do shtroni një pyetje, po pse nuk shkuam në katastrofë kur dyfishuam rrogat e mësuesve, mjekëve, infermierëve? Kur dyfishuam pensionet e ulëta.
Pse nuk shkuam? Çfarë katastrofe, ky është një mashtrim i turpshëm.
Po pse nuk shkon në katastrofë Albin Kurti, që para 3 muajsh me një buxhet sa gjysma e këtij që kemi ne, me pensionistë gjysma e këtyre që kemi ne, mori 100 milionë euro, i çoi në fondin e pensioneve dhe tha se pensionet do rriten 20 përqind. Çfarë katastrofe pësoi ai?
Të dashur qytetarë, këta janë bërë një grup njerëzish që nuk kanë ndjenja njerëzore. Që njerëzit u duken miza.
Këta kanë gjetur ngushëllim me shprehjen që nuk vdes kush për bukën në Shqipëri. Po a mund të thotë një shtetar që puna qenka që një qytetar të vdesë apo jo për bukë?
Pra, e kanë degraduar në këtë shkallë gjendjen.
Po sa janë këta? Këta janë 760 mijë pensionistë, janë mijëra e mijëra të tjerë me ndihmë ekonomike ose nuk kanë farë ndihmë ekonomike.
Çfarë do bëjmë ne? 90 ditët e para do vendosim minimumin jetik 200 euro.
Rrogat e ulëta. Nuk do ketë rrogë në Shqipëri nën 500 euro. E ka çdo vend dhe u garantoj se pas rrogës minimale, do kalohet në ditën me pagën minimale. E ka çdo vend dhe ne në këtë rrugë do ecim.
A mjaftojnë këto? Jo, u them unë. Çfarë do bëjmë tjetër ne. Ushqimet dhe gjërat bazë të gjithë rrogëulëtit, të gjithë pensionistët do i marrin 20 përqind më lirë se të tjerët. Do kenë kartën e konsumatorit dhe do u jepet mbrapsht e gjithë TVSh që është 450 euro në vit. Është pra sa tre pensione të sotme.
Nafta, që pasqyrohet në çdo çmim, do zbresë në çmimin që shitet në Kosovë dhe Maqedoni, 40 përqind më lirë.
Energjia elektrike do zbresë në 7 lekë për familjarët.
Tarifat e ujit do përgjysmohen.
Pra, do ketë një frymëmarrje më të madhe ekonomike për njerëzit.
Do thoni ju, po ilaçet?
Do ketë një përgjigje shumë të mirë. Ne do marrim listën e Italisë sepse janë mijëra e mijëra shqiptarë që u kërkojnë fëmijëve të tyre, njerëzve të tyre për t’u çuar ilaçet për mjekim. Jo, listën që ka Italia për rimbursim do e ketë edhe Shqipëria.
Po, nuk them se do kemi kuzhinën italiane, nuk them se do kemi mirëqenien italiane, po do barazohemi 100 përqind në listën e ilaçeve sepse jetë kemi ne, jetë kanë edhe ata.
Prandaj dyllosen Toma me Vilma Nushin dhe në Shqipëri që nuk shitet asnjë ilaç që nuk tregtohet në dy vende të BE.
Pra, në këtë mënyrë ne bëhemi më të drejtë.
Shoqëria bëhet me moral.
Ne tregojmë solidaritetin tonë.
Nuk ka të varfër për dembelizëm.
Të varfrit i krijon regjimi dhe duhet detyrimisht qeveria të bëjë gjithçka për t’i nxjerrë nga varfëria.
Dhe ky sistem që vendosim ne është një hap shumë i mirë përpara.
Rroga mesatare do jetë 1200 euro. Rroga e mësuesit do jetë 1500 euro.
Rrogat e mjekëve dhe infermierëve do dyfishohen.
A e dini ju se në ç’gjendje katastrofe është sistemi ynë shëndetësor.
Isha në Dibër sot. Dhe në Dibër kam qenë në pranverë të vitit 1986, kam shkuar atje dhe kam ngritur një reanimacion me 5 shtretër.
Unë u them ju, sot spitali i Dibrës, sot sistemi shëndetësor i Dibrës është shumë më poshtë se ç’ishte në vitin 1986 në të gjitha aspektet. Një rrokullisje, mungesa totale, ikje masive e mjekëve dhe infermierëve dhe nuk pyet kush fare për këtë.
Spitalet pa ilaçe, pa aparatura.
Çfarë nxori javën e fundit INSTAT? INSTAT tregoi se shqiptarët janë njerëzit që paguajnë më shumë nga xhepi i tyre në Europë, ndoshta edhe në botë, për kujdesin shëndetësor.
A mund të imagjinoni ju se shpenzohet nga shqiptarët në vit 820 milionë euro në vit para xhepi për kujdesin shëndetësor. I bie 410 euro për person. Kjo sepse paratë tuaja vidhen.
Ju jepni paratë dhe Edi Rama i merr paratë me këtë Korbën e Korrupsionit. I dha PPP për sterilizimin. E rriti çmimin e sterilizimit 84 herë. Kjo është e vërteta absolute.
Kjo solli që çdo muaj të paktën 1 mijë shqiptarë nuk operohen dot se spitalet nuk blejnë dot setet e sterilizuara.
Dha laboratoret. Çfarë solli kjo? Shqiptarët mund të bëjnë analiza vetëm 20 ditë. 10 ditët e fundit asnjë analizë.
Pra a ka një rrokullisje më të madhe se kjo, a ka një vjedhje më të madhe se kjo?
A u kujtohet ju ky kryeministër që është në shumë aspekte më i pakët nuk mund të bëhet burri në dije se ai, që kishte gjetur një gërshërë të thyer dhe një pincë dhe vraponte nëpër studio ‘ja me se operoheshin’. Kush mo operohej me ato? Apo doje të vidhje ti, të rrisje koston 84 herë.
Pra, shkatërruan shëndetësinë.
Vdekshmëria nga sëmundjet e rënda është 2-3 herë më e lartë në Europë se i lënë të sëmurët pa ilaçe.
Dhe se thotë se në Onkologjik janë kryer krime kundër njerëzimit.
Dhe janë kryer, ua them unë. Janë krime të mirëfillta kundër njerëzimit sepse janë lënë të sëmurët pa ilaçe.
Çfarë ndodh? Në vend se si kryeministër të urdhërojë ndryshimin e menjëhershëm, të dërgojë fondin e duhur, tre muaj mbrapa, mjekët thonë nuk ka mjekim.
Kur shkon pas vjedhjes, humbet çdo moral dhe njerëzit të duken miza, të duken armiq, të duken të pavlerë.
Këtu, 300 metra nga ku jemi ulur ne, është një nga veprat më të mëdha të krimit të Edi Ramës, djegësi i Sharrës.
Miqtë e mi, a u kujtohet kur dilte e u thoshte se po bëhet një transformim, po bëhet një revolucion.
Po mafia më e poshtër e botës është mafia e plehrave, më e egra.
Ku janë? Ku është djegësi? 130 milionë euro tuajat, djegësi nuk ekziston.
Shteti, qeveria kishte një mbikëqyrje. Paguante 3 rroga për mbikëqyrjen e punimeve, por Lubi Balluku duke e ditur se paratë shkonin në kontot e Ramës, nuk bënte asnjë raport.
Dhe pas 6 vitesh, aty nuk ka as nam, as nishan, janë zhdukur 130 milionë euro.
Mos është vetëm kjo?
Jo, thashë edhe njëherë, rrogat tuaja, pensionet tuaja i kanë vjedhur.
I kanë vjedhur sepse marrim tjetrën, blen kopshtin e Edenit 5 milionë euro, nuk e bën kryeministër në botë. Për të zbavitur sytë se lodhet shumë ky hajdut. As Shtëpia e Bardhë, as pallati perandorak i Japonisë, as kancelaria e Gjermanisë nuk kanë kurrë një gjë të tillë në oborr. Se kam qenë unë, i kam parë këto.
Ai e bën këtë se i dukeni miza, i duken qenie për të mos qenë, për të ikur, për t’u larguar.
Se po ta dish se ai mbrapa Dajtit përdor parmendën se nuk ka me çfarë të punojë atë copë tokë, ti nuk mund të udhëtosh me avion në dispozicion.
Pra, çfarë ndodh, në vend që të vijë t’u japë ju llogari, çfarë ka bërë, mor të mburret edhe me sukseset, nuk thotë dot asgjë se në çdo bërje ka më shumë vjedhje se bërje. Se në çdo vepër ka më shumë vjedhje se vepër.
Se po të përmendësh tunelin e Llogarasë ka vjedhur 60 milionë me dokumente.
Sepse po të përmendësh Sheshin Skënderbej dhe sheshet e qyteteve, ka vjedhur 2 miliardë euro.
Nuk i përmend dot veprat sepse ka vjedhur.
Rruga e Arbrit, ndërtoi 27 kilometra që kishin mbetur. Kilometri 10 metra i gjerë ka shkuar më shtrenjtë se kilometri i Rrugës së Kombit 27 metra e gjerë me 4 kosi.
Pra, në këto kushte nuk mund të vijë para jush, nuk mund të flasë për asgjë që ka bërë këto 12 vite sepse ka vjedhur më shumë se çdo gjë tjetër.
Ndaj dhe thotë këneta, zhabat, hardhucat, zhapinjtë. Dhe tani, meqenëse u bë bajat, tani ka filluar temën se po të mos jenë gratë, burrat bëhen me bisht, gjëra të turpit.
Po jo o miq, shiheni vetë.
Muhabete të tilla se si e si të mos bëhet debat për hallet tuaja.
Të mos paraqitet projekt para jush.
Janë katër vite që do vijnë.
Si e si të shpëtojë për dështimet e tij.
Si e si të mbulojë mashtrimet e tij.
Pra një narrativë të turpshme, nuk po e prish gojën për t’ia thënë fjalët që meriton.
Ne i garantojmë qytetarët se do e ndryshojmë Shqipërinë.
Se biznesi i vogël, siç ua kam deklaruar kudo ku i kam takuar, do ketë energjinë me 6 lekë.
Do ketë sipërfaqen publike me 120 lekë kundrejt 1500 lekë që i marrin sot.
Se tavani i vendosjes së TVSH do spostohet nga 100 në 180 lekë.
Se tavani i pagesës së tatim fitimit do spostohet nga 140 në 180 mijë euro.
Dhe se bashkia do ta ketë kufirin tek thana, nuk do mund të vendosë kurrë mbi 1 përqind të xhiros vjetore tarifa bashkiake. Në këtë mënyrë ne i japim një frymëmarrje të vërtetë biznesit të vogël.
Made in Albania, prodhimi në Shqipëri është motoja jonë, është krenaria jonë.
Ne do krijojmë klimën më miqësore për biznesin, tërheqjen e investimeve të huaja, punësimi dhe rritja e rrogave janë qëllimet tona.
U garantoj se energjia nga jugu në veri, në çdo çati shqiptare që dëshiron do ketë panelet fotovoltaike dhe brenda 3 viteve do likuidojë investimin e tyre dhe do e ketë energjinë gjithmonë falas. Dhe shteti do u blejë çdo tepricë prodhimi.
Shqipëri Madhështore pa rini nuk ka.
Ndaj dhe ne do vendosim bonuset për fëmijën e parë 70 euro.
Për fëmijën e dytë 60 euro.
Për fëmijën e tretë, shpenzimet totale nga lindja gjer 23 vjeç.
Do modernizojmë arsimin.
Mësuesin do e vendosim në piedestal.
Bursa e studentit do të jetë 200 euro. Mesatarja hiqet.
Do bëjmë gjithçka për shkollimin, për punësimin dhe strehimin e të rinjve.
Çiftet e reja do marrin grante 30 mijë euro për të përballuar kredinë.
Dhe në rast se familja e tyre bëhet me tre fëmijë, ai grant falet përgjithmonë.
Pra, krahas këtyre, Shqipëria do shndërrohet në epiqendër të teknologjisë së lartë.
Shqipëria do jetë një Shqipëri Madhështore dhe u siguroj ju se ky projekt është konkret, është 100 përqind i realizueshëm. Kërkon mbështetjen tuaj më 11 maj.
Miq, ne jemi në një regjim të pashembullt.
Censurë e jashtëzakonshme.
Mediat, të ashtuquajtura kombëtare, janë nën kontroll të tmerrshëm nga qeveria.
Mbrëmë, Belind Këlliçi ishte në televizioni shtetëror.
Ndodhi ajo që nuk ka ndodhur kurrë as në kohë të Ramiz Alisë. E ftuan dhe filloi të fliste për programin. Natyrisht të nxjerrë një nga një vjedhjet e Ramës, Lubi Ballukut dhe këtyre qeveritarëve.
Absolutisht u ndërpre transmetimi në mes. U futën reklama dhe u ndërpre transmetimi.
Histori e turpshme, histori e cila edhe në pluralizëm u vendos pluralizmi, Partia e Punës nuk bëri një gjë të tillë.
Çfarë bëjnë tani? Nuk i dërgojnë në studio televizive për t’u ballafaquar me deputetët tanë, deputetët socialistë. Dhe nxjerrin të ashtuquajturit opozitarë të opozitës.
Opozitarët e opozitës janë klonimet më të shëmtuara, më antidemokratike që mund të bëhen.
Sigurisht ke të drejtë të bësh apo të mos bësh koalicion. Por një gjë ta dini, të gjithë atyre forcave politike, jo PS-së dhe Bravës, të gjithë i kemi ftuar.
Jo se unë nuk kisha vërejtje, por prapë interesi juaj, prapë interesi i madh i vendit për të shpëtuar nga kjo e keqe.
I ftuam të vijnë në koalicion.
Jo. Çfarë thonë tani? Ne nuk duam rotacion. Duan Edi Ramën atëherë.
Rrinë për të zgrapur vota nga ne për të ndihmuar Edi Ramën.
Ky është akt i shëmtuar.
Nxjerrin teza se ne jemi kundër sistemit. Cilit sistem? Kujt ia tha ti këtë? Ti harron se kjo është tezë talebanësh.
Urdhëro, ka një opozitë të vërtetë që po përballet dhëmb ëpr dhëmb dhe deri dje ishte në atë opozitë ti. Po kur të kapën për veshi, të nxorën jashtë, nxjerr teza të tilla. Unë nuk dua rotacionin. Unë jam opozitë e sistemit.
Kjo do të thotë opozitë e opozitës, shërbëtor i qeverisë.
Ndaj dhe për ta mbyllur këtë, thirrja ime për ju është kjo: në këto kushte, të gjithë ne jemi misionarë.
Dhe u siguroj ju se si misionarë ne do tejkalojmë çdo censurë, çdo bllokim, çdo kërcënim dhe do realizojmë fitoren e shkëlqyer me datën 11 maj.
Ky projekt është projekt për çdo shqiptar të ndershëm pavarësisht nga bindjet e tij politike.
Ky projekt është projekt që kërkon të nxjerrë Shqipërinë nga mjerimi.
Është projekt që kërkon t’i mundësojë suksesin çdo shqiptari që kërkon të jetojë me djersën e tij.
Është projekt që kërkon të mbajë fëmijët shqiptarë këtu për të ndërtuar në Shqipëri ëndrrën e tyre.
Ndaj dhe ne të ndalemi në këtë kohë, ditë e natë me çdo qytetar, t’i paraqesim projektin, të diskutojmë.
Ka një klimë të jashtëzakonshme.
Unë po vij sot nga Dibra, e kam parë atë klimë vetëm në vitin 1992.
Kudo që shkoj gjej një entuziazëm, një optimizëm të pakrahasueshëm me të tjerët.
A e dini që nëpër Tiranë sillen si hije të zeza përfaqësuesit e PS? Nuk i pret kush.
Tre vetë presion Erion Braçe, pesë vetë Fatzi Xhafën, Korbën kërkush.
Me një fjalë ecin të braktisur nga qytetarët.
Tani unë jam këtu për t’u dëgjuar ju dhe për tu garantuar se kjo infrastrukturë që unë e gjej siç ka qenë shumë vite më parë, do transformohet në mënyrë rrënjësore.
Dhe që askush nuk do mund të vazhdojë të shfrytëzojë si Makbeth fatkeqësinë e tërmetit për t’u degdisur ju jashtë votrave tuaja, për t’u pasuruar në kurrizin tuaj.
Unë jam i vetëdijshëm për problemet që keni, por u garantoj se 11 Maji është përgjigja më e shkëlqyer që u japim atyre.