Ekstrakt
Duke folur në parlament, kryetari i PD-së, Sali Berisha, akuzoi qeverinë shqiptare për mbrojtje të zyrtarëve të përfshirë në abuzime me fondet e IPARD, duke bërë krahasim me veprimet e institucioneve në Greqi.
Berisha u shpreh se në Greqi, vetëm pak ditë më parë, Parlamenti ka hequr imunitetin e 11 deputetëve në lidhje me hetimet për fondet IPARD. Sipas tij, një prej këtyre rasteve lidhej thjesht me një telefonatë informuese ndaj drejtuesve të programit.
Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se, sipas tij, mbron persona të përfshirë në afera me fondet IPARD dhe madje i promovon në poste publike. Sipas tij, ish-ministrja Frida Krifca është shembulli i kësaj mbrojtje qeveritare.
Fjala e mbajtur në parlament:
Të rilexosh këtu monologun e mashtrimit të të dielës të Edi Ramës, ajo është zgjedhja e saj, puna e saj, le ta marrë le ta rilexojë me radhë këtu, nuk kam asgjë.
Por dy gjëra do them.
Në republikën helenike, 10 ditë më parë, parlamenti, të dashur qytetare dhe qytetare, hoqi imunitetin e 11 deputetëve vetëm për IPARD-in.
Dhe meqenëse rastisi që njërin prej tyre e njihja, pyeta për të.
Absolutisht i vetmi moment që kishte telefonuar njëherë dhe pyetur se ç’po bëhej drejtoreshën e IPARD-it në Greqi.
Kaq ishte.
Dhe për kaq hoqi 11 imunitete.
Kurse ju i keni këtu, i mbron Rama, i gjen me hajni dhe i merr në zyra siç është Krifca me të tjerë.
Së dyti, çfarë ndodhi me këtë zotin ministër? Ua them të vërtetën.
Shkoi në Kuçovë, takim me socialistët. I thotë njërit prej tyre, se ti do të përfitosh, do kesh kaq nga këto fondet që lexoi parafolësja.
I tha ai, faleminderit, nuk i dua.
Dhe ky pse i tha.
Ai i tha se para se të mbërrijnë tek unë, i vidhni ju.


