Kryetari i PD, Sali Berisha, tha se parlamenti është kthyer në strofull hajdutësh, duke mbrojtur interesat e kryeministrit Edi Rama. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha u shpreh se shumica parlamentare vepron si “maskë” e qeverisë dhe po shkel interesat e qytetarëve për të mbrojtur pushtetin e Ramës, jo ligjin.
FJALA E PLOTË
Të dashur qytetarë dhe qytetare, siç e shihni, parlamenti është strofulla e mbrojtjes së hajdutëve.
Këta që janë pas shpinës sime, edhe këta të këtij krahu, janë të gjithë maska e Lubisë dhe Edi Ramës.
Këta janë maska.
Kurrë ndonjëherë të dashur qytetarë nuk keni pasur në këtë sallë një grup njerëzish, të cilët shkelmojnë mbi interesat tuaja jetike për të mbrojtur, më falni, në pamje të parë vithet e Belindës, në të vërtetë Edi Ramën.


