Berisha: Paratë e vjedhura nga inceneratorët/ Rozeta bashkëpunoi me Alda Klosin. I bëj thirrje Mark Zuckerberg dhe Elon Musk të ndëshkojnë terrorin dixhital të Ramës.

Përshëndetje! Ky vit nis, ta quajmë të Alda Klosit de facto të Edi Ramës, dhe Arben Ahmetajt. Janë bërë me dhjetëra kronika, me dhjetëra raportime, por një enigmë ku qendron dhe çelësi i së vërtetës, nuk është trajtuar në dimensionin e duhur. Nuk është trajtuar raporti Rozeta Kasaforta.

Sipas të gjitha të dhënave, Alda Klosi, ose i mbante paratë në dyshek dhe flinte, se se dini ju. Manjakët e parave ndihen komfortë, sipas disa përshkrimeve kur flenë në dyshekë të mbushur me pra. Ose ajo i dha kodin e kasafortës. Ia dha në roje. Ia dha me mirëbesim. Pra, këtu qendron dhe rebusi, ndërkohë Rozeta Dobi ka marrë kërcënime nga më të mëdhatë. Qeveria ka bërë çdo përpjekje për t’i mbyllur gojën asaj. Gjithçka është bërë, dhe ajo është realisht e kërcënuar shumë.

Thirrja ime është që ajo të shpallet e penduar e drejtësisë, ç’ka nuk ndodh. Nuk ndodh, se kjo e lemerit Edi Ramën dhe Arben Ahmetajn. Ata që do të shkruajnë skenarin e filmit më të afërm, e sigurtë është që po gjetën artistët, do marrin një çmim ndërkombëtar. Rozeta, hajdute apo thjesht iu dhanë ato para për t’i mbajtur me mirëbesim? Po të jetë se marrim variantin e kasafortës, ju garantoj një për një se kodin e asaj nuk ia ka dhënë njeri tjetër përveç Alda Klosit. Se magjistare e bëni ju Rozetën që të dijë të zbërthejë kasafortat? Magjistare nuk ishte ajo, ishte pastruese.

Në qoftë se është histori eurosh në dyshek, atëherë përsëri është një bashkëpunim midis Aldës dhe Rozetës. Pse ndodhi ky bashkëpunim? Arben Ahmetaj është kandidat për kokërr të burgut. Shumë e thjeshtë! Pas Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit, Arben Ahmetaj është kandidati më i plotë për kokërr të burgut.

Natyrisht, në universin e interperceptimeve telefonike të tij, Alda dilte në radar. Pra, pse unë u ndala në këto. U ndala këto se qeveria po bën gjitçka për të mashtruar qytetarët në këtë hetim. Se shifra 120 mijë u caktua nga qeveria për t’u thënë Alda, kur ajo që siç e dini që vetëm rastësisht u zbulua shuma e madhe që ishte në tubat e aspiratorit. Rstësisht, se u treguan të pakujdesshëm në bisedë telefonike. Ato të gjitha janë paratë e Aldës, të Arben Ahmetajt dhe Edi Ramës. Ato janë paratë e djegësave. Edi Rama e ka shkarkuar atë vetëm më datën 20, në mënyrë që ajo të mos largohej nga detyra si zyrtare e lartë.

Edhe njëherë, Rozeta ose duhet mbrojtur, ose duhet lënë e lirë. Paratë ajo i ka marrë me mirëbesim, siç del. Cili është ai që mund të thotë se Rozeta gjeti kodin? Nuk ka njeri që e beson këtë. Nëse ajo do kishte marrë një specialist për dekodimin, gjurmët do ishin aty, kamerat do tregonin gjithçka.

A ka një gjë të tillë? Nuk ka një gjë të tillë.

Pra, kemi të bëjmë një bashkëpunim mes Aldës dhe Rozetës për të larguar paratë nga shtëpia e Aldës. Qofshin ato në kasafortë, qofshin në dyshek. Fytyra e vërtetë e qeverisë është Alda, që vjen në Tiranë me një apartament 40 metër dhe përfundon me shtatë apartamente, troje, llogari. Kushedi sa ka në Dubai ka ajo nga kontot e Arben Ahmetajt offshore, apo të Edi Ramës me rradhë. Nuk ndodh ndonjëherë, skandale të tilla të paimagjinueshme.

Ka shpërthyer, thotë populli vjedhja për fushë. Ai ka një term tjetër, por unë s’po e përdor atë. Po të themi që u hoq kapaku i pusetës së llumit të kësaj qeverie. Euro, euro, euro, kudo. Vjedhje, vjedhje, vjedhje, kudo.

Nuk është më pak demonstrativ, akti i pashembullt i Erion Veliajt. I cili pasi u korurëzua, dhe martua në kalanë e Gjirokastrës, paratë e dasmës, të paguara nga vëllai me tenderat që i kishte dhënë po Veliaj. Tani ai kalon në një akt tjetër. Nuk i beson më as vëllait të vetë. Veliaj tani në vjedhje përjashton edhe vëllanë. Ka vendosur të vjedhë direkt nga arka e bashkisë në kontot e tij. Nuk keni dëgjuar ndonjëherë ndonjë gjë të tillë.

Filloi ndërtimin dhe e trumpetoi me të madhe të rrugës ‘Xhon Belushi’, ia preu shiritin dhe hodhi asfaltet. Paraqiti buldozierë dhe rrulat aty, ndërkohë shpall tenderin që do mbyllej 20 ditë më vonë, më datën 9 janar, për asfaltimin e asaj rruge. Çdo njeri do mendonte se ky është një tender i paracaktuar. I ka thënë kompanisë, fillo punën ti se unë se unë do të shpall ty fitues pas 20 ditësh. Dhe kjo ishte një faqe e zezë që. Kjo ishte një shkelje e tmerrshme e të gjitha kushteve ligjore të funksionimit të prokurorimeve. Jo, është më keq.

Nuk po ndërtonte një kompani private rrugën, por po e ndërtonte bashkia. Më datë 9, Veliaj do shpallte veten fitues me një emër të ri. Dhe do fuste në xhep 470 milionë lek. Unë ju garantoj ju, se gjithçka do i ushtrohet një kontrolli të lehtë opozitar, dhe se ky është vetëm një episod, dhe ju shpejt, do njiheni me episode tjera glamoroze, jashtë çdo lloj imagjinate.

Skandal tjetër madhor, Erisa Fero, një kapobandë e vërtetë, drejtoreshë e kujt? E Mirlindës së mistershme. Mirlinda e mistershme është drejtoresha e AKSHI-t, një nga kampionët më kryesore si hajdute në historinë e këtij shteti. Mirlinda e AKSHI-t është autore e 250 e ca prokurimeve sekrete publike. Mirlinda e AKSHI-t e Ramës, se varet direkt prej tij, është autore e shpenzimeve për mbrojtjen e mbi 200 milionë eurove për mbrojtjen e rrjeteve dixhitale me mbi 200 milionë euro, me zero efekt, sepse 80 përqind janë vjedhje. Erisa bëhet drejtoreshë te Mirlinda për faktin e vetëm se ndan me të paratë e drogës. Nuk kishte asnjë meritë Erisa, asnjë kulturë, asnjë formim, asnjë arsim për të qenë drejtoreshë në AKSHI, përveç aftësive të saj.

Ky pra, është një shtet i kalbur. Seriali i skandaleve nuk ka fund.

Në treg është edhe një skandal tjetër, për të cilin ka dy variante dhe ne po e ndjekim. Sipas njërit variant, Ministria e Financave dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj ka paguar dy herë të njëjtin objekt. Sipas një varianti tjetër, kjo nuk është e vërtetë. Ai ka zbatuar një vendim gjykate, dhe se kjo është hakmarrje midis zyrtarëve të nivele të ndryshme. Nëse është varianti i parë, është një krim i shëmtuar. Nëse rast se është varianti i dytë, përbën përsëri një krim shumë të rëndë. Sepse organizohen kurthe të cilat nuk i shërbejnë luftës kundër korrupsionit, por të kundërtës. Nuk mund të them, unë jam marr me këtë problem, ua them unë këtu.

Meqënëse kam lexuar dy variante, në të dy variantet, ne po bëjmë verifikimin e tyre. Sapo të bëjmë verifikimet, do kemi qëndrimin përfundimtar për këtë çështje.

Të gjitha këto do rrëzonin jo një, por tre qeveri. Por Rama kalon në heshtje sikur nuk ka ndodhur asgjë. Në vend të ndonjë dorëheqje të menjëhershme për rastin Klosi, për rastin Fero. Erion Veliaj për rastin e rrugës ‘Xhon Belushi’, vazhdojnë mashtrimin çdo ditë ndaj qytetarëve. Atëherë fjala u takon qytetarëve. Nuk ka asnjë zgjidhje përveç një revolucioni të vërtetë për të përmbysur këtë regjim të pashembullt.

Edi Rama kundër përgjigjes së këtyre skandaleve, organizon në një rast të pashembullt në historinë 31 vjeçare të këtij shteti, darkën famëzezë me shefat e policisë në vend, në shkelje me çdo ligj të statusit të policisë dhe të çdo ligji dhe parimi tjetër. Darka ishte një përpjekje e Edi Ramës për të shtrënguar radhët përpara stuhisë së revolucionit që ai ndjen. Darka ishte një element kriminal elektoral. Pasi ai nuk ka ndërmend të veprojë ndryshe, përveçse të shkelmojë votën e qytetarëve.

Ftoj të gjithë demokratët të hapin një rregjistër të veçantë për çdo shef komisariati dhe të regjistrojnë çdo akt të tij. Një libër për krimet e Policisë së Shtetit. Udhëzimet e dhënë nga Edi Rama janë colpo di grazia për këtë institucion. Pasi largoi drejtorin e shërbimit informativ për SHBA, dhe emëroi njeriun e vetë militant të PS, shndërroi Shërbimin Informativ në një institucion të PS. Ky kaloi edhe në Policinë e Shtetit me këtë platformë. Zgjidhjen e jep dhe do ta japë vetëm revolucioni demokratik.

Qytetarë, ju e shihni vetë se kush qeveris dhe ku shkojnë taksat e paratë tuaja.

U zbulua rastësisht se sa dyshekë janë të mbushur me euro te këta ministra, se  tunele mund të jenë të mbushura në Surrel me arka, me euro. Atë vetëm revolucioni do të mund ta sqarojë. Kemi të bëjmë me një shpërthim të tmerrshëm të gjirizit të korrupsionit dhe vjedhjeve të kësaj qeverie.

Së fundmi, dua të dënoj me forcën më të madhe, terrorin dixhital që po ushtrohet mbi administratën shqiptare nga Edi Rama dhe qeveria e tij. Gjatë javës është shpërndarë një aplikacion, që do e quaja aplikacioni i terrorit dixhital, funksioni i të cilit është regjistrimi dhe përllogaritja e ‘like-eve’ dhe komentet e tyre drejt qeveritarëve.

Ky përbën një terror psikologjik dixhital mbi punonjës të administratës.

Ky vendim absurd, primitiv, u mor nga Edi Rama pasi e pa veten të tejkaluar tërësisht nga Sali Berisha në bilancin e vitit 2022 në botën dixhitale. Dhe nuk ia doli dot me gjithë blerjen, me gjithë dhjetëra-mijëra euro që ka shpenzuar për të blerë ‘like’ dhe llogari false, kalon në një akt të paimagjinueshëm për të fituar garën, duke detyruar punonjësit e administratës të bëjnë ‘like’ dhe komente dhe duke ua matur ato me këtë aplikacion. E kuptoni ju apo jo? Ky është terror!

Unë i bëj thirrje Mark Zuckerberg, Elon Musk, të ndëshkojnë këtë praktikë të abuzimit në rrjetet sociale nga një njeri që nuk ka asnjë parim, që terrorizon punonjësit e thjeshtë, dhe të heqin këtë të drejtë derisa të anulojnë aplikacionin famëzi të kontrollit të qytetarëve në këto rrjete. PD do të konsiderojë në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë, edhe një proces ndërkombëtar ndaj Edi Ramës për këtë çështje. Ky është terror, ky është turp, ky është denigrim, është depersonalizim. Ka bërë aplkacionin për të matur shkallën e nënshtrimit të punonjësve ndaj tij

A mundet një mendje e mbrapshtë të shfrytëzojë më shumë rrjetet dixhitale? Kur nuk e duan, nuk e duan. Arrogant, hajdut, njeri i cili është bërë simbol i vjedhjes, simbol i arrogancës. Si mund ta duan njerëzit atë.

Tani shpik aplikacionin, nëse nuk më bën ‘like’, ikën nga puna. Absolutisht, është e vërtetë kjo. Mos vidh, ky është i gjithë ilaçi.

Çdo shqiptar e ka marrë vesh që ky vjedh. Ky është hajdut kongjenital, i papërmbajtur.

A e vutë re që ky bëri gjithçka për të fshehur Alda Klosin. Nuk ia nxorrën emrin në fillim. Me kë i funksioni do thoni ju. Me Damian Gjiknurin. Me disa prej tyre. Ata janë vjedhë, sepse ata e dinë se ku ka para, dhe i ka mbyll të gjitha vetë, për të mos i dalë të kompromentuar ministrat.

Rrjetet më të rrezikshme mafioze janë krijuar tani në qeverinë shqiptare. Nuk i ka kush këto rrjete në Europë, as në Botë. Ju tani jeni të gjithë të interesuar për opozitën.

Opozita tani shpall fushatën për këshilltarët. Tani ne hymë në fazën e përzgjedhjes dhe të këshilltarëve. Ajo që mund t’ju them unë juve me siguri është risia e këtyre këshillave se do të ketë një përqindje të caktuar nga shoqëria civile. Hapja dhe vetëm hapja, është konstantja e PD. Ndaj edhe parlamentarë të qytetarëve nuk do të jenë vetëm partiakët, anëtarët e nderuar të PD, por do jenë simpantizantët, do të jenë edhe shoqëria civile. Njerëz që kanë mbrojtur dhe mbrojnë kauza të drejta qytetare. I inkurajoj ata në të gjithë Shqipërinë që të paraqesin kandidaturat e tyre për parlamentarë të qeverisjes vendore-lokale. Iu bëj thirrje strukturave të PD, në propozimet e tyre në lidhje me statutin, të përfshijnë edhe personalitete të shquara nga shoqëria civile, burra, gra, djem, vajza që kanë bërë dhe bëjnë avokatinë e qytetarëve shqiptarë.

Këto ishin çështjet që unë desha të ngre sot para jush. Mbetem i hapur për të gjitha pyetjet që keni.

PYETJE – PËRGJIGJE

Olta Blaceri, Vizion Plus: Z.Berisha, ju po mbështesni dhe deputetët demokratë, një lëvizje të Salianjit për t’u bërë kryetar i Grupit Parlamentar të PD. Sipas statut të PD është publikuar në dokumentin e 11 dhjetorit. Kryetari i grupit që është nënkryetari i PD zgjidhet me votë, fshihet nga Këshilli Kombëtar. Duke i dhënë mbështetje Salianjit, a po shkelni ju statutin e PD, a po shkelni ju parimin e Kuvendit të 11 dhjetorit?

Berisha: Asnjë shkelje. Askush nuk ka deklaruar se proceset ligjore në parti nuk do ndiqen siç e përcakton statuti. Por, jemi para një rrethane të tillë, siç e dini. Nënkryetari i PD QË KRYESONTE Grupin Parlamentar, Luçiano Boçi, ka vendosur dhe është përzgjedhur për qytetar të parë të Bashkisë së Elbasanit, si kandidat i PD. Në këtë rast ai nuk mund të mbajë të dy funksionet. Ai mund të mbajë funskionin e nënkryetarit të partisë, pa hezitim këtu, por nuk mund të mbajë funksionin e Grupit Parlamentar, as mandatin e deputetit, se kështu janë përcakitmet ligjore.

Pra, është krijuar një vakancë. Në këtë kontekst, Ervin Salianji është një nënkryetar i Grupit Parlamentar. Natyrisht, vullneti i deputetëve do të respektohet, por procedurat ligjore gjithashtu do të respektohen. Nuk ka asnjë shkelje pra. Jo.

Ermal Rizai, Syri Tv: Z.Berisha, nqs qeveria me mënyrat që po ndjek dhe mund të ndjekë. Gjykata me zvarritjen e procesit të statutit të PD-së, z.Alibeaj me praktikat që po ndjek me anë të përjashtimeve, nuk e lejojnë PD të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit. Si do të veproni, pasi ditët po kalojnë, koha po afrohet.

Berisha: Shumë e drejtë.Së pari, unë njerëzisht ju kërkoj të keni të qartë përfundimisht se për Shqipërinë dhe çdo vend, anëtarë të KE-së po e marr, gjykata ka vendosiur në mënyrën më të prerë për PD. Në vendet jodiktatoriale, regjistrimi i çdo force politike, dhe çdo shoqate bëhet në gjykatë. Në vende të tjera bëhet në ministri. Kalimi i regjistrimit në gjykatë është një garanci e këtyre forcave politike, e këtyre shoqatave për pavarësinë e tyre nga establishmenti.Edhe njëherë. Gjykata ka legjitimuar, ka vendosur qartë këtë rregull elementar. Shqiptar, apo i huaj, e ka të qartë se gjykata vendosi për PD të rithemeluar në datën 11 dhjetor.

Asgjë tjetër në botë përveç vullnetit të sëmurë të Edi Ramës nuk mund të ndalonte regjishtrimin e kësaj force politike në rregjistrin e partive politike. Atë e ndalon Edi Rama.

Edi Rama mban peng vendimin e gjykatës. Të gjitha të tjerat janë turp, turp dhe vetëm turp i Edi Ramës, dhe të dy tre personave të keqpërdorur në shkallën më ekstreme prej tij.

A mund të imagjinoni ju njeri që për fatin më të keq ka drejtuar këtë forcë politike, dhe sot bën rolin ligjërisht të mashtruesit publik. Me paturpësinë më të madhe. E bën se e detyron Edi Rama.

Në çdo vend të botës, nqs ke patur një funksion publik dhe ke dhënë dorëheqjen prej tij, ti nuk mund të pretendosh kurrë as edhe një ditë më tej në rrafshin ligjor se je ai që ke qenqë. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri me të keqshfrytëzuar, me të keqpërdorurin, Lulzim Basha.

Në çdo vend të lirë të botës, ky përballet me ligjin për mashtrim publik. Nuk ndodh kjo se e mbron Edi Rama. Në duash ti, i thotë Rama këtij si mashtrues publik, dhe vazhdo ti. Nuk ka situatë më të turpshme. Të njëjtën gjë bën me Bashën Bis. Por nqs ka një njeri në skkenën politike, që ka poshtëruar veten e tij në mënyrë sistematike është Basha Bis. Juve ju kujtohet kur iu thoshte shqiptarëve që arritëm marrëveshjen për presidentin, dhe në fund Taulant Begojaris i tregonte Brrylit, mjeranit që vihej në një rol vetposhtërimi.

Vazhdojmë më tutje. U thoshte shqiptarëve se ka marrëveshje për Avokatin e Popullit, dhe në fund Taulant Balla i tregonte Brrylin. Kur zhvishesh nga çdolloj morali, dhe poshtërojnë, natyrisht ke probleme të mëdha. Prandaj, s’mund ta quaj ndryshe veçse Basha Bis.

Pra, këtu kemi të bëjmë me këtë lloj llumësire. Njëlloj si puseta që shpërtheu me Alda Klosin. Ky është një aspekt tjetër politik. S’ka ndonjë dallim këtu. Këto janë pjesë të një gjirizi të krijuar nga ky regjim. Si do veprohet?

Opozita do të qendrojë, absolutisht do të qendrojë. Dhe ne do e faktojmë që do qendrojë. Ne jemi burra, gra, djem dhe vajza. Ne do mbrojmë idealet tona. Ne do mbrojmë kauzën tonë. Lëvizja jonë është lëvizje idealiste. Ata që s’e kuptojnë të tillë e kanë gabim. Lëvizja jonë është mision. Misioni ynë është të shpëtojmë nga kjo llumësirë. A mudn të ndodhë kund në botë kjo. Është deputet, dhe kalon në kulmin e poshtërimit, e thërret gjykata në mënyrë të përsëritur dhe nuk shkon. Për të konfirmuar aktin, gjykata sigurisht është e urdhëruar. Se gjykata atë e merr brenda një ore, dhe e deyron të paraqitet, por nuk e le Rama gjykatën, sepse i duhet që ta ketë edhe më tej në këtë proces, pavarësisht, se ai vetëposhtërohet çdo ditë sikur nuk ka karakter, s’ka moral, s’ka asgjë mbi tokë, përveç shërbimeve ndaj Edi Ramës.

Z. Berisha, edhe diçka tjetër ju lutem. Në fjalën tuaj, përveçse deklaruat se hapet fushata për Këshillet Bashkiake, thatë se qytetarët duhet të përgatiten për revolucionin demokratik. Do na e shpjegoni pak, se na duket një fjalë e përgjithshme kjo. Revolucion demokratik, por cilat janë hapat. Dhe diçka tjetër te deputetët. Ju jeni themelues i ësaj force politike. Si ndjeheni kur dëgjoni emisionet politike, ku deputetët nuk përballen dhe nuk flasin në media për atë çfarë po ndodh në kampin opozitar. Keni një koment për këtë?

Berisha: Kanë shumë të drejtë deputetët. Ata duhet të merren me Edi Ramën. Pse të mosmerresh me veglat, dhe të merresh me trungun. Pse do merresh me gjethet dhe të mos merresh me trungun. Deputetët po merren me Edi Ramën, do merren me Edi Ramën, dhe vetëm me Edi Ramën. Ky do të jetë qëllim. Revolucion? Atë unë ta sqaroj, por të këshilloj të bësh edhe një takim kështu me qytetarët në rrugë se ata ta shpjegojnë ehde më bukur se unë.

Revolucioni është një lëvizje e fuqishme që i tmerron të gjithë. E fut në elektroshok regjimin. Ky është revolucioni. Një elektroshok.

Osman Stafa, News 24: Z. Berisha, do të këmbëngulja edhe njëherë te pyetja e kolegut Rizai në lidhje me lëvizjen që do të bëjë PD e drejtuar prej jush për sa i përket listave për këhilltarë. Pra, do të zgjidhet përsëri një format i 6 marsit nqs ju nuk do të mundeni zyrtarisht të merrni logon?

Berisha: Jo, ne e kemi logon. Ne nuk zgjedhim. Zyrtarisht e kemi logon, pikërisht këtu është. Ne absolutisht në çdo ligj të botës, e kemi logon, sepse ka një vendim gjykate që e njeh. I gjithë problemi është këtu, Edi Rama nuk lejon regjistrimin e vendimit të gjykatës. Kjo nuk do të thotë se nuk kemi logo, ne e kemi logon. Do merremi me Edi Ramën. S’kemi punë me gjykatën, jemi paq me të. Gjykata ka vendosur. Vendimi i gjykatës për një parti është një check-up i dokumentacionit dhe i parimeve nëse përputhet apo jo me Kushtetutën. Nëse është kjo parti në harkun kushtetues apo jo. Kaq. Nuk ka punë tjetër fare. Ke ti objeksione që të gjitha këto janë false, në çdo vend të botës ti hap proces tjetër. Por palë në këtë proces nuk mund të bëhesh kurrë. Sepse nëse vendosim këtë praktikë, ne rrëzojmë çdo vendim gjyqësor. Këtu gjithçka është politike, dhe ne do japim zgjidhjen që meriton.

Zgjidhja do jetë revolucioni. Pa diskutim.

Nuk ka asgjë këtu, gjykatësi ka dhënë vendimin. Ne do i dalim zot vendimit, ligjit.

Anisa Kadisha, RTSH: Z. Berisha, cilat mund të jenë sipas jush mekanizmat që do të përdorë kryeministri Edi Rama për të shkaktuar tërmet në zgjedhjet e 14 majit pas deklaratës së tij dhe si do t’i paraprini këto mekanizma?

Berisha: Ai e nisi. Dhe e ka nisur me kohë këtë, qoftë me fondet, qoftë me takimin që bëri me narko-komisarët, të cilëve ndër të tjera iu tha që mbyllni një sy për drogën, po ajo është punë tjetër. Pra, mekanizmat janë ato të cilat ai, por në një proporcion shumë më të madh. Reagimi do të jetë ai te cilin ai nuk e imagjinon. Le të vazhdojë. Ne nga zgjedhjet nuk largohemi, sepse ne jëmi në një betejë jetë a vdekje me monizmin, i cili për fat të keq ka edhe firmën e Lulzim Bashës, padiskutim.

Enkel Xhangoli, Klan News: Z.Berisha, për ta vazhduar pak çështjen e e revolucionit. A po planifikon PD një protestë para zgjedhjeve dhe a mund ta shtyjë çështja rregjistrimin e PD në KQZ një protestë për të mbrojtur atë çfarë keni krijuar gjatë një viti?

Berisha: Fushata elektorale është veçmas. Zgjedhja e këshilltarëve është veçmas pjesës së fushatës. Revolucioni është veçmas. Janë linja këto që ecin të pa penguara, por duke mbështetur njëra tjetrën.

Almer Toska, Portali Timoni.al: Z.Berisha, kur Edi Rama, sipas denoncimeve që ju bëni çdo ditë, apo edhe herë pas here edhe nga foltorja, është aktiv në fushatë sipas jush duke masakruar edhe zgjedhjet, duke ndikuar që të marrë rezultatin edhe në tavolinë me forma nga më të ndryshme. Pse nuk e shohim Sali Berishën e foltoreve aktiv, të ngrejë frymë në PD dhe në strukturat përkatëse?

Berisha: Unë kam qenë dhe jam në struktura, padiskutim. Gjithçka bëhet me një projekt, me një program, por strukturat janë aty dhe unë do të jem midis tyre çdo kohë. Nuk ka diskutim.

Kur do të nisni ju një fushatë të fuqishme, siç bëtë gjatë foltoreve, për të ngritur frymën, se disi duket e vakët?

Berisha: Fushata do të jetë shumëplanëshe. Do jetë fushatë fushatë për të paraqitur kandidatët. Do jetë fushatë për të ngritur masa. Do të jetë një diversitet i madh. Ky vit është shumë premtues. Është vit shprese. Ne e kemi shpallur vit shprese. I kthimit të shpresës përfundimisht.

Ju falenderoj!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale