FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË PARLAMENT
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në parlament ka akuzuar drejtpërdrejt Olsi Ramën, vëllain e Edi Rama, që sipas tij është ‘bosi kryesor’ i rrjetit të call-centerave kriminale që operojnë në qytetet shqiptare. Berisha pohoi se kjo veprimtari mashtruese, e cila u drejtohet pensionistëve të huaj, ka mbulimin e plotë të strukturave shtetërore, nga policia deri te prokuroria dhe gjykatat.
‘Edhe sot që po flasim, në qytetet e Shqipërisë zhvillohet në mënyrë të ethshme një nga veprimtaritë më të përhapura, më të gjera kriminale,’ deklaroi kryedemokrati Sali Berisha nga foltorja e parlamentit, duke specifikuar se qindra call-centera ‘vjedhin ditë e natë pensionistët’ e Italisë, Austrisë, Gjermanisë dhe Spanjës.
Sipas liderit të opozitës, rrjeti ka arritur të vjedhë deri në 30 milionë euro në javë vetëm nga një call-center i vetëm, duke shfrytëzuar kripto-monedhat si mjet transferimi dhe fshehje të fondeve. Berisha u shpreh se, Amant Josifit, si ‘eksponenti kryesor në Shqipëri’ të grupit Milton, ka vjedhur mbi 2.2 miliardë euro.
Kryetari i PD-së Sali Berisha pohoi se Josifi u arratis drejt Dubait i shoqëruar, sipas burimeve, nga vetë Olsi Rama. ‘Kur Spanja gjeti Josifin në Dubai dhe kërkoi ekstradimin e tij, autoritetet shqiptare refuzuan, me argumentin se ‘po e heton Spanja’. Shefi i SKAK-ut, Dumani, deklaroi publikisht se nuk kishte mandat arresti për Josifin’ çka Berisha e cilësoi skandaloze.
Kryedemokrati akuzoi se shefi i komisariatit lokal merr minimum 5,000 euro në muaj nga call-centerat si ‘mbrojtje’, ndërkohë që asnjë aksion policor nuk ka nisur nga autoritetet shqiptare. ‘Të gjitha janë të ndërmarra nga policia gjermane, italiane, austriake dhe spanjolle,’ u shpreh Berisha, duke pyetur retorikisht: ‘A ka turp më të madh?’
FJALA E PLOTE:
Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë, zonja dhe zotërinj deputetë.
Parlamenti shqiptar ka mbetur vetëm një fiksion dhe nuk është më një realitet.
Parlamenti shqiptar nuk mbron më interesat e qytetarëve shqiptarë, po përdoret në mënyrën më të pamëshirë kundër qytetarëve shqiptarë, interesave, pasurive, taksave të tyre.
Për herë të parë në gjithë ekzistencën e parlamentit, mandatet e krimit në parlament nuk lejojnë ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.
Edhe sot që po flasim, në qytetet e Shqipërisë zhvillohet në mënyrë të ethshme një nga veprimtaritë më të përhapura, më të gjera kriminale.
Këto ditë, në qytetet e Shqipërisë me qindra e qindra të ashtuquajtura call-centera vjedhin ditë e natë pensionistët e vendeve që kanë kontribute të jashtëzakonshme, që kanë kontribuar miliarda, miliarda, miliarda në këtë vend për këta qytetarë.
Hiena të vërteta nga salla krimi të mbrojtura nga shteti mashtrojnë dhe u grabisin pensionet pensionistëve në Itali, Austri, Gjermani, Spanjë, në një aktivitet fund e krye të mbrojtur nga shteti.
Në një aktivitet në të cilin strukturat shtetërore nga polici tek niveli më i lartë janë mburojë.
Në një aktivitet në të cilin përfshihet nga shefi i komisariatit që merr rrogën minimale 5 mijë euro në muaj nga call-centera, tek vëllai i kryeministrit që është de facto sipas burimeve të huaja dhe vetë vendit, bosi kryesor i tyre.
Në këtë aktivitet kriminal, në të cilin ka call-centera që në një javë u vjedhin 30 milionë euro me mashtrim pensionistëve të vendeve të tjera, ka një bashkërendim nga nivelet më të larta tek prokuroria, tek gjykatat, tek policia.
Të dashur qytetarë dhe qytetare, vetëm ortaku legal i Olsi Ramës, këshilltari zyrtar i Olta Xhaçkës, Amant Josifi, ishte eksponenti më kryesor në Shqipëri i grupit Milton që ka vjedhur së paku 2.2 miliardë euro.
Ka përdorur kriptomonedhën për mashtrime që shkojnë miliarda euro.
Kur një ditë në këtë parlament, Alban Çela apo Ardian Çela si quhej ai që e rrahu Lubia me nanditët e saj, që drejtonte OSHEE-në, deklaroi se energjinë janë dy kuçedra që po e thithin, njëra është kuçedra e Bitcoin dhe tjetra është kuçedra e kanabisit, shtëpitë e barit, u deshën pak që ta shtronin në dru atë dhe të mos e merrte veten gjer sot.
Të dashur qytetarë dhe qytetare, kur policia e vendeve të huaja zbuloi rrjetin, kreu i Skapit, famëziu Dumani u tha shqiptarëve se për Amant Josifin nuk kemi mandat arresti.
Si mor të mos ketë mandat arresti për Amant Josifin, i cili me grupin e tij kishte vjedhur 2.2 miliardë euro.
Në këtë parlament është denoncuar.
U kërkonte të dorëzonin Bitcoinin në kuletën e tij dixhitale dhe i garantonte se do ta merrnin me këtë interes.
Dhe këtu kishte konvertuesin e Bitcoinit.
Dhe pasi i dërgonte në Dubai apo i konvertonte dhe i inkasonte në bankat e krimit, pensionisti kërkonte paratë që nuk i merrte kurrë.
Amant Josifi u arratis në Dubai i shoqëruar thonë nga Olsi Rama, por një gjë është e sigurt që call-centerat e tij mbroheshin nga shteti.
Dhe kur Spanja e gjeti në Dubai dhe kërkoi ekstradimin, përsëri Altin Troplini jo tha, po e heton Spanja.
Pra, kjo është një veprimtari e mbrojtur nga shteti, një veprimtari kriminale e tmerrshme që turpëron Shqipërinë, që damkos Shqipërinë.
Dhe vini re, asnjë rast policia shqiptare nuk ka një aksion të vetin.
Që të gjitha janë të ndërmarra nga policia gjermane, italiane, austriake kjo e fundit, spanjolle dhe policitë me radhë.
A ka turp më të madh mor?
Dhe ju rrini dhe shikoni. Dhe ju nuk e çelni gojën se e dini se është Olsi.
Dhe thua pastaj të mos denoncojmë. Si të mos denoncojmë? Të bëhemi bashkëfajtorë me ju dhe hajdutët tuaj?
Dhe thoni pastaj të fshehim këto.
Po a fshihen këto?
Po fshehja e tyre është krim kombëtar.
Nga krim shtetëror, në qoftë se opozita nuk i denoncon, kjo shndërrohet në një krim kombëtar.
Po kjo nuk do ndodhë kurrë.
Kurse juve ua kanë qepur gojën.
E morët vesh historinë? E çeli gojën Ulsi, e çeli. Guxoi dhe i tha Lubisë, të keqen i tha, të mos kemi të barrë më.
Iku, e shitoi zana.
Iku nga kandidatura. Le se ai bën sikur nuk e di, nuk merrem me të unë.
Po merrem me të.
Vetëm se guxoi t’i thoshte aman të keqen Lubi…


